Në një kohë protestash e revolucionesh në gjithë hapsirën e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore ku rregjimet kliente të Perëndimit po rrëzohen, është ngritur me intensitet gjithnjë e më të madh ideja e formave shtetrore që bazohen në vlerat Islame dhe në ligjin e Sheriatit, apo edhe ideja e shtetit islam.

Dy intelektualë myslimanë në Perëndim, Profesor Khalid Blankinship, historian në Universitetin Temple, ShBA dhe Profesor Tarik Ramadan, studiues i studimeve islame në Universitetin e Oxfordit shkruajnë rreth idesë së shtetit Islamik dhe vendosjes së Sheriatit në vendet e Lindjes së Mesme duke sjellë një dozë të shëndetshme skepicizmi ndaj këtyre ideve. A është ideja e shtetit islamik një lloj zionizmi mysliman, pyet profesor Blankinship? Pse liderët perëndimorë nuk preukupohen nga deklaratat pro-sheriat të liderit të Libisë, pyet profesor Ramadan? Lexoni të plotë përgjigjen për pyetjen e profesor Blankinship duke klikuar këtu dhe lexoni artikullin e Profesor Ramadan, duke klikuar këtu.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *