Këto ditë, të cilat përkojnë me mbarimin e pelegrinazhit në Mekë të besimtarëve myslimanë nga e gjithë bota, Muzeu Britanik (The British Museum) njoftoi hapjen e ekspozitës Haj: Journey to the heart of Islam (Haxh: Udhëtim për në zemër të Islamit). Kuratorë të muzeut tregojnë se një vend të rëndësishëm në këtë ekspozitë zënë edhe relike nga udhëtarët e parë britanikë drejt qytetit të Mekës, disa prej të konvertuarve të parë në Islam dhe përfshin histori të mbledhura nga shumë nga pelegrinët e ditëve të sotme kun ë vit 25000 pelegrinë nga Britania shkojnë për të kryer ritet e Haxhit. Ekspozita do jetë e hapur nga data 26 janar gjer më datë 15 prill, 2012, viti kur në Angli do zhvillohen edhe lojrat olimpike, gjë që bën organizatorët të shpresojnë se do kenë dhe një numër më të madh vizitorësh të huaj.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *