Një fushatë e kompanisë së madhe të veshjeve Benetton, ka ngjallur reagime të shumta nga pauses të dy feve kryesore Krishtërimit dhe Islamit. Fushata e kompanisë “UNHATE”, paraqiste disa foto montazh të disa prej njerëzve të rëndësishëm të planetit duke u puthur në buzë me njëri-tjetrin. Një prej fotove të tilla, ajo që solli reagimet ishte ajo ku Papa Benedikti i XVI puthej në buzë me Imamin e Kajros Ahmed Muhamed Tayeb. Reagimet e fuqishme ndaj një akti të tillë, të konsideruar provokativ në Vatikan, por edhe në shumë rrethe muslimanësh në perëndim, sollën tërheqjen e kompanisë, e cila brenda 12 orësh kërkoi falje për gjithçka. Drejtues të lartë të kompanisë u justifikuan se nuk kanë pasur për qëllim provokimin e besimtarëve, por vetëm promovimin e një fushate kundër urrejtjes. Vatikani ka reaguar menjëherë. Një komunikatë e dalë nga krerë të lartë të klerit katolik kanë dënuar aktin duke u kërkuar besimtarëve në të gjithë botën të bojkotojnë produktet e Benetton. Ata e quajtën këtë veprim, mingesë të madhe respekti për Papën dhe një ofendim të madh për ndjenjat e besimtarëve. Sipas tyre ky akt ishte dhunim i parimeve të respektit mes njerëzve. Për këtë, Vatikani kërkon prej shtetit të marrë masa për të rikthyer respektin ndaj figurës së Papës.

Reagime ka patur edhe nga Komuniteti Musliman në Itali. Kryetari i këtij komuniteti, njëkohësisht edhe imam i Firences Izedin Elzir, duke u shprehur se reagimet nuk vijnë për arsye homofobie, por për shkak të faktit që fotomontazhe të tilla janë fyese për besimeve të cilëve u shërbejnë ata njerëz, të cilët, sipas tij nuk mund të trajtohen njësoj si njerëzit e tjerë. Ndërkohëk, imami i Xhamisë së Romës ka bërë një denoncim në gjykatë ndaj këtij akti.

Kompania Beneton, ka shprehur keqardhje për atë që ndodhi, duke u shprehur nëpërmjet zëdhënësit të saj se nuk i ka pritur reagime të tilla dhe se nuk ka dashur të krijojë ndjenja negative tek besimtarët. Në fakt xhiroja e fotove të Beneton, ka marrë përmasa të jashtëzakonshme, duke u përhapur kudo nëpër rrjetet sociale të komunikimit, megjithëse ato janë tërhequr nga kompania.

Kjo ngjarje duket se përsërit të njëjtën dukuri me atë të karrikaturave daneze ndaj Profetit Muhamed. Përballë lirisë së fjalës, të mbrojtur nga qarqe të ndryshme intelektuale, kundërvihen ndjenjat fetare të cilat lëndohen nga provokime të tilla, me apo pa qëllim qofshin, dhe reagimet janë përherë të përmasave të mëdha. Megjithatë ky fakt nuk ka kaluar me efetet e karikaturave dhe, duhet thënë se, nuk ka ndezur ndonjë fushatë konkrete në mbrojtje të lirisë së fjalës së kompanisë Benetton. GJithsesi, ajo që ka qenë interesante në këtë rast, është unifikimi i zërave kundër shprehjes publike të mosrespektit ndaj figurave fetare, midis të krishterëve dhe muslimanëve.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *