Para pak ditësh, faqja online ResPublica reagonte ndaj një deklarate të kreut të Knesset-it apo Parlamentit të Izraelit gjatë vizitës se kryeministrit Berisha në vendin e tij:

 

Rivlin-i, nga ana e vet, paska deklaruar se “Shqipëria është model dhe shembull parësor i një shteti mysliman shekullar, të moderuar dhe demokratik.”

Si Shqipëria shtet mysliman? Jo kaq shpejt, z. Rivlin.

Dikush herët a vonë duhet t’ua shpjegojë këtyre izraelitëve dhe hebrenjve, përndryshe ndoshta dashamirës, se Shqipëria nuk është shtet mysliman, por shtet laik (shekullar) ku bashkëjetojnë komunitete të tri feve të ndryshme.

Mendojmë se reagimi është tërësisht i drejtë. Falë represionit të regjimit komunist e më pas një përpjekje programatike shtetrore për të paraqitur Islamin si të papranueshëm në Evropën ku po shkojmë, prezenca e Islamit, sensitivitetet fetare në këtë vendin tonë janë zbehur tejmase. Politikanët vazhdojnë pretendojnë se ne do eksportojmë tolerancën fetare në Evropë, por eksporti ynë më i madh në Evropë kanë qenë nga industria e prostitucionit, hashashit dhe krahut të lirë të punës – shqiptarë, kurdë e kinezë – të paketuar në skafet e Vlorës. Shqipëria mund të eksportojë gjithshtu një program të suksesshëm deislamizimi që nuk ka nevojë të përdorë forma politikisht jokorekte si ato të serbëve në Bosnje. Shkrimtari disident sipas disave, Is Kadareja, celebron me të drejtë komunizmin si ‘e keqja prej të cilës erdhi një e mirë:’ nga e keqja e komunizmit erdhi për të gjithë ata që kanë shprehur hapur armiqësinë ndaj Islamit fitorja e madhe në luftë kundra Islamit, edhe pse fitorja nuk ka qenë aq e thellë sa do kishin dëshiruar këta zotërinjë.

 

Kësisoj,  nuk është për t’u habitur që kryministrit i vendit tonë ku ka edhe myslimanë, viziton Jeruzalemin dhe viziton në shenjë respekti tempujt e hebraizmit dhe krishtërimit, por nuk harxhon dy minuta vizitë në një nga vendet më të shenjta e më të rëndësishme të myslimanëve në tërë botën, xhaminë Aksa. Jemi mirënjohës që këmba e tij nuk u fut në atë vend të shenjtë.

 

Ndikimi i një kongresmeni amerikan si Elliot Engel sigurisht që do ketë më shumë rëndësi për Berishën se ndonjë konsideratë në politikën e jashtme qoftë për një mbështetje më të madhe për kauzën më të rëndësishme politike shqiptare, atë të Kosovës.

 

Ndërkohë ne myslimanëve shqiptarë na tundet para syve sa herë antarsia e Shqipërisë në Konferencën e Vendeve Myslimane, si pengesë për integrimin në Evropë. Ndërkohë ka mjaft tregues se Shqipëria gjendet në këtë konferencë nën shtysën amerikane apo franceze. Për këtë arsye, bëjmë thirrje që Shqipëria të dalë nga kjo konferencë e në mos daltë të përjashtohet. Tek e fundit Shqipëria ka dalë kundra një prej qëndrimeve më të rëndësishme të kësaj konference, mbështetjes për Palestinën.

 

Gjithashtu, u bëjmë thirrje vendeve myslimane si Kuvajti, Katari dhe Arabia Saudite të ndalin financimet në Shqipëri të cilat shkojnë jo në të mirë të popullit shqiptar, por për të forcuar e pasuruar politikanë të koruptuar.

 

Përtej iluzioneve për politikë të madhe të kryeministrit Berisha, Shqipëria është një vend i vogël, pa peshë dhe që nuk i bën as dobi e as dëm Palestinës. Ftesa izraelite tregon dëshpërimin izraelit për të treguar ca mbështetje ndërkombëtare për qëndrimin e tyre dhe krijojnë skena me Berishën teksa rrefuzojnë njohjen e Kosovës.

 

Përkujtojmë ato figura myslimane që dolën haptas në mbështetje të Berishës në zgjedhje të konsiderojnë qëndrimin e tyre ndaj një qeverie të korruptuar që vret qytetarët e vet në mes të ditës, vepron në dëm të interesave të vendit dhe nuk ka pikë respekti për ndjeshmëritë fetare të myslimanëve.

Comments

  • Eshte aq i ndyre dhe hipokrit komunisti i pandreqshem, sa futi dhe nji leter tek i ashtuquajturi Muri i lotve. Kulmi i hipokrizise nje komunist qe besoj eshte emocionuar ne jeten e tij vec kur i ka marr ere per se afermi tepricave biologjike te Hysni Kapos. Gjithcka, nga Nene Tereza, Kalifa bin Thani, Sabri Koci dhe Rabin Kapllani i ka hipokrizi. Fytyren e vertete ja njohim prej kaq vitesh, por nuk duam ta besojme. Gjendja e muslimaneve ne raport me kete parvenu eshte si ai shembulli i cifuteve me lopen, ndaj te ciles donin sa me teper detaje/argumenta per te pranuar te verteten. Pertej kesaj sot e tutje,……rujna Zot.

  • Aq shemtuar jane katandisur interesat e muslimaneve ne Shqiperi, sa i bejne pershtypje dhe gazetarit Mero Baze. Tragjikisht situaten e implikimeve ne vend pas vizites ne Izrael te “kryefamiljarit”,e ka pershkruar brenda kufinjve te realiteti tek rubrika “Antena brenda familjes”. Kur ka ardhur puna sa ti dhimsemi dhe Meros, vaj medet per ne. Pas kesaj beme te fundit nga i paudhi Berisha, atyre qe sinqerisht i dhemb Islami ne Shqiperi duhet te mendojne per forma alternative perfaqsimi ne publik. Varka e Berishes ka kohe qe fut uje, aq sa na jane lagur dhe mbathjet.
    Ps.
    Kujtoj ketu se Mero Baze, per shkak te protagonizmit te tepruar dhe makinerise se baltes qe ka kurdisur, sa here qe ndryshon pushteti(por dhe gjate madateve qeverisese) viziton shpesh ose dentistin, ose mjekun e familjes, ose serviset e makinave. Por ne rastin ne fjale Mero ka qellur ne shenje, sic thote shprehja “edhe shejtani thote ndonjehere te verteten”. Dhe e verteta kur te thuhet nga te tjeret djeg me shume.(per me teper)
    http://www.gazetatema.net/web/2011/11/23/zeni-i-coroditur-nga-fjalimi-i-doktorit-ne-izrael/

    • O Taku Mero duhet mirekuptuar vecanerisht kur i bie cunit te Sales sepse i ka zene vendin: nje here e nje kohe Mero ishte si bir ne shpirt i Sales por humbi edhe trashigimine pastaj. Sala, sipas tregimit te Meros, e coi Meron edhe kur kerkonte leke per te mbajtur gazeten Albania qe te takohej me biznesmenin saudit Abdul Latifi ne Stamboll. E sheh cfare xhongleri e kam Salen: Mire me vehabite, grur me sionistet. Hajde me thuj qe nuk eshte mjeshter pastaj. Lej keto qe marin diploma International Affairs dhe Political Science. Sala me stazhin per anetar partie shih c’i ka bo politikes, te jashtme e te brendshme.

  • shume shkrim me vend, bravo E-zani. Berisha eshte nje hipokrit, nje skuth pa shtylle kurrizore i cili shet dhe b… e vet per interesat e tij meskine, per ndonje miljon dollar investim izraelit per te mbajtur me kembe buxhetin e tij te skalafitur, apo per ndonje foto-op me drejtues shtetesh ne takime dypaleshe ngaqe nuk po e perfill njeri ne evrope a ne amerike. Reagimi i Skender Minxhozit tek Shqip ishte me i mire rreth kesaj ceshtje. TURP BERISHA TURP

  • Muslimanet, burra dhe gra mbi 18 vjec, kur te futen tek dhoma e fsheht ne zjedhjet e ardhshme, perpara se te firmosin,te kujtoje Murin e lotve, Kishen e varrit te shenjte dhe doren e Mari Magdalenes, dhe te mos mendojne per vendin e punes, femijet ke shpia, lejen e ndertimit dhe hallven e Selimit. Kur them muslimane bej fjale per ata qe duan Allahun xh sh. dhe Pejgamberi as.

  • Berisha me nje dore dha lejen e ndertimit te Xhamise ne Tirane, me doren tjeter dha miratimin per prishjen e Xhamise Aksa. Jazek ju qofte atyre qe do ti nakatosin komentet me pas me “cifutin” Edi Rama, e keqja me e vogel, nuk ja dijme njetin, thote bismilah kur prish gojen e me the e te thash.

  • Po pra, vend musliman qe feston lumturimin e Nene Terezes. Amund te quhej Izraeli vend hebraik nese festonte ringjalljen e Krishtit? Pejashta per xhelesh.

  • Me vjen keq kur disa njerez nisen te bejne kritika apo te mbajne qendrime ne shkrimet e tyre per ceshtje qe kane te bejne me sjelljet e njerezve te veshur me poitike ndaj Islamit kur e dime fare mire se politikanet tone te sotem nuk eshte se shquhen si muslimane te devotshem, prandaj sjelljet e tyre ndaj fese islame jane shume normale. Kur ankohemi per Kryeministrin nuk duhet te dalim ne konkluzione te tilla si i korruptuar apo vrases etj perderisa ne per keto akuza nuk kemi fare dijeni dhe qe nuk vertetuar asnjehere deri tani sepse perndryshe behemi pjese e nje retorike e cila nuk ka lidhje me temen ne fjale, por duhet te na mjaftoje liria e cila na jep te drejte te terheqim vemendjen kujtdo per ata qendrime dhe sjellje qe i konsiderojme se nuk mbahen dhe kryehen konform te drejtes. Duam apo s’duam ne jemi nje vend me popullsi me te madhe muslimane ne rajon si shtet dhe si komb dhe te huajt jane me te drejte se ne ne kete pike. Ata na shohin ashtu sic jemi ndersa ne duam te ju themi atyre se jemi ndryshe. Ne jemi anetar te Konferences Islamike dhe aty duhet te qendrojme sepse jemi ne poziten dhe vendin ku na takon.

    • Te vizitosh Murine loteve, Kishen e varrit te shenjte, dhe mos te shosh ne Xhamine Aksa, eshte e barabart me denimin me vdekje te keti vendi te shenjte. Me mire te mos vizitonte asnje sanktuar, ose devocionet “shpirterore” ti bente ne nje vizite private. “Denim me vdekje” Xhamise Aksa ja kane bere dhe lidere te tjere musliman me idiferentizmin e tyre ndaj ceshtjes palestineze, por rasti i tiranit Berisha eshte barabart me “Foier”, pra eshte unikale. Per cfar i duhet te jete Shqiperia ne IK, vecse si sabotatore e ceshtjes se Palestines, pra qe te prezantohet ne raste krizash si vendi “musliman”i cili mbeshtet kryqtaret dhe sionistet, vendi i vetem “musliman” qe i bashkangjitet gati ne adhurim kauzes se aparteidit sionist. Duhet thene haptaz se prezenca jone atje vec i prish pune Islamit ne Shqiperi. Perfundimisht Shqiperia eshte vend “musliman” sionist me Nen Terzen embleme kombetare,kosh gjigand plerash, vrasesish serial me arme dhe me automjete, lincues gjykatesish dhe funksionaresh, perandori hashashi dhe municionesh (BUM), fole eksport-import ruspiesh, arene per perplasje bandash,e shume te tjera. Vetem kush ka interesa tokesore ja ben kabull tiranit.
      Tash e tutje tirani do te therritet Prof. Dr. Fortlumturi. Haxhi Boteror. Rabi Sali, tituj i ka fituar me djerse. Turp, turp, turp.

    • Admir. E ka thon nji koke e mencme, “komunistet i bojn te gjitha, edhe ngelin me barre”. Kjo ne sintoni me ate shprehjen tjeter “ushtari i bo te gjitha, vetem nuk lind”
      Berisha deri tashti i ka bo nja 7 aborte.

  • Kjo puna e jemi apo s’jemi vend mysliman mund te shihet ne dy menyra: e para eshte keshtu sic e sheh Ezani, qe me te drejte thote se ne nuk kemi asnje tipar te nje vendi mysliman, por ne te kundert jemi konsumues dhe eksportues te cdo lloj anti-islamizmi, si korrupsioni, vjedhja, mashtrimi, prostitucioni, droga, mafia etj etj. Dikush me pati thene se fakti qe tek ne ka “pica hallall” dhe “mish hallall” tregon qe nuk jemi nje vend mysliman, sepse ne vende myslimane nuk ka emertime te tilla neper dyqane, vetekuptohet qe mishi dhe ushqimet jane hallall.
    Por nga ana tjeter, ata qe i referohen shqiperise se shtet i moderuar mysliman, e bejne kete vetem si reference ndaj shumices myslimane te popullsise, dhe ketu nuk bejne ndonje gabim. A ka ndonje menyre tjeter per ta bere kete reference pervec se duke thene “shtet mysliman”? ndoshta ka… jam kurioz te di nese edhe Libanit, qe ka nje popullsi mikse si shqiperia, i referohen si vend mysliman?

    • Jam shume dakort me te gjithe reagimet qe kane ardhur ketu, edhe me shkrimin. desha vetem nje saktesim ne kete koment: (Dikush me pati thene se fakti qe tek ne ka “pica hallall” dhe “mish hallall” tregon qe nuk jemi nje vend mysliman, sepse ne vende myslimane nuk ka emertime te tilla neper dyqane, vetekuptohet qe mishi dhe ushqimet jane hallall.). Kjo eshte e gabuar , sepse nuk mund te detyrosh kristianet apo cifutet qe jetojne ne vendet arabo-islame , te presin mishin sipas rregullave islame dhe te hane vvetem mishin qe hane myslimanet ( perjashto derrin) , kesaj do ti thoshin diktature islame. Te gjitha produktet shtazore shkruajne hallall per myslimanet ; dhe kur nuk eshte i prere sipas sheriatit nuk e shkruan kete fjale. Ashtu sic gjen te shkruar qe shpendet dhe bagetia eshte e rritur ne fermat e kristianeve por te prera me makine elektrike ose te prera sipas sheriatit islam nen mbikqyrjen e ministrise se bujqesise.Mishi i derrit shitet ne dyqane posacerisht per kristianet , ashtu si edhe pijet alkoolike qe shiten ne dyqane te vecanta dhe ne asnje menyre ne supermarketet qofte me pronar mysliman apo kristian.Jane disa rregulla te vendosura dhe te cilat zbatohen me rigorozitet . Nese nuk e shkruan mbi paketim : hallall apo e prere sipas sheriatit , myslimanet nuk e marrin. selam

      • nigjo more imam me gjith rrespektin qe kam per ty ;po dua te them se ato ligje qe ti kerkon mund ti aplikosh ne avganistan ,palestine ,jemen ,ose te baballaret tuaj turq e jo ne arberine tone te krishtere..ne kemi 1 shprehje qe themi ,mishi i dhise nuk shkon me mish dele ,prandaj dhe islami nuk ka dhe nuk do te kete vend ne albanine tone europiane

  • Admir@. Kjo shprehja “i moderuar” mua me duket si i “modeluar”, pra nje tip trikotazhi qe qepet shqepet dhe ngjyroset sa here qe i del boja. Ketu po te shtroj un nje pyetje per ta lene vec Libanin se atje ka burra: po Kosova e cila ka nje popullsi homogjene muslimane a quhet vend musliman? Nese po, perse ka kaq zell te ndertoje katedrale dhe jo xhami. Nese po, perse kur te krishteret nuk e duan lenden e mesim besimit, projekt ligji rezohet ne parlament? C’fare hyn ketu moderimi, ketu duket qarte modelimi.
    E gezofshim trikon e re.

  • Ndërsa është e vërtetë se Shqipëria është një vend i vogël, që s’i bën dot as dëm e as dobi as Palestinës dhe as Izraelit, është po kaq e vërtetë se Shqipëria as s’ka mundësi e as s’po përpiqet të bëjë politikë të madhe në favor të njërit apo të tjetrit, por po sheh hallet e veta dhe shumë mirë po bën. Dikur bënim vëllezër jugosllavët, sovjetikët e kinezët në emër të internacionalizmit proletar, ndërsa kosovarët cilësoheshin thjesht si “miq” (të shihet arkivi i “Zërit të Popullit” të viteve ’70 për më tej). Ndërsa sot Shqipëria nuk ka ç’të bëjë tjetër, përveçse t’i shohë marrëdhëniet e saj me Palestinën dhe Izraelin të kushtëzuara nga marrëdhëniet me Perëndimin dhe në veçanti me SHBA-të. Fundja edhe Palestina hallin e vet sheh, ndaj edhe ambasadori palestinez në Beograd doli e tha pa iu dridhur qerpiku i syrit se Serbia nuk ka qenë kurrë pushtuese në Kosovë dhe se Palestina s’ka ndër mend ta njohë Kosovën. Shkurt, në këtë rast, qëndrimi i palestinezëve dhe i izraelitëve ndaj Shqipërisë dhe Kosovës është i njëjtë dhe i njësuar. Për të gjitha këto arsye, qëndrimi i Berishës është korrekt dhe shteti ynë vijon të mbetet po në atë filozofi të shqiptuar nga Refik Toptani që, teksa shpallte pavarësinë me 26 nëntor 1912 në Tiranë, thoshte: “Me hidhërim të thellë, po ulim sot flamurin e vëllezërve tanë turq, që është valëvitur me shekuj në këto troje…” Pra, me keqardhje, vëllezër palestinezë, por tani kemi hallet tona, siç po shohim se edhe ju keni tuajat! Natyrisht, edhe në qëndrimet e shprehura për Islamin, në veçanti Berisha dhe në përgjithësi të gjithë shtetarët shqiptarë janë treguar korrektë e të kujdesshëm. Përjashtim bëjnë vetëm Moisiu, që në Oksford zbuloi se Islami shqiptar ishte “pa rrënjë”, si dhe Edi Rama, që krahas shkeljes së ndonjë tapeti xhamie me këpucë, talli edhe Berishën në KPD me fjalët: “Sali Berisha flet si Sabri Koçi, ndjesë pastë, që thoshte se pas vuajtjes vjen lehtësimi”. Gjithsesi, ndërsa Edi Ramës nuk duket t’i kërkojë hesap kush (përveç FMSH-së) për të tilla tallje të menderes, Berishës i kërkohet hesap se pse s’shkel në Mesxhid-i Aksa (mundësisht për të falur dy rekate namaz) dhe cilësohet si vrasës i popullit të vet përmes akuzash të shqiptuara vetëm në mediat e tallësit të Hafiz Sabri Koçit. Standardet e vëna, sidoqoftë, mjaftojnë që “vrasës kolektiv” të quhet edhe Profeti Muhammed(a.s.), për të cilin ka prova se ka dëbuar e vrarë “popullin e vet” hebre në Medinë në përmasa shumë më të mëdha se ç’ka bërë Berisha. Po si në rastin e qasjes ndaj Ramës dhe Berishës, edhe përpjekja për të qenë edhe mysliman, edhe socialist, në kushtet e Shqipërisë, është zakoni i të mësuarit me standarde dyfishe. Megjithatë, shpreh habinë që erdhi dita që edhe në forume myslimane të shoh jo thjesht komente, por edhe shkrime, në të cilat të gjej të riprodhuara sloganet antiberishiste të partisë së themeluar më 8 nëntor 1941, që e ktheu Shqipërinë në vendin e vetëm ateist në botë në vitin 1967. Nuk e mendonim këtë në vitet ’90, po me sa duket, ç’nuk do të na dëgjojnë veshët në të ardhmen.

  • Z Sali dhe e gjith rraca e tij janë mësuar me lodra fjalësh me sofizma dhe silogjizma! Po ti thuash jeni “vend musliman” të thotë, “Jo e ke gabim, jemi vend islam” etj… Është e vërtetë se e ka filluar karrirën me valixhe druri me çelës Tutius në kohën e Enverit …ariti edhe pikun kur u fut në rradhën e të besuarve jeniçerë dhe… pastaj xhaxhi Ramizi e përzgjodhi në Pesëshen e Parë të Pluralizmit, bashkë me Nanon, Gjinushin, Mejdanin dhe Kadarenë! Ai shkon e puthet edhe me çifutët dhe pastaj i spiunon tek…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *