Palestina në një univers tjetër





Leven Shkoza.

Është viti 2099.
Territoret e pushtuara Palestineze, të pushtuara prej Izraelit që më 1967, janë përfshirë nga një kryengritje e përgjithshme. Organizata rrebele e quajtur Ushtria Çlirimtare e Palestinës (UÇP) ka hapur disa vatra zjarri ndaj ushtrisë Izraelite, ushtria më e fortë dhe e dhunshme e rrajonit. Në fillimet e saj, UÇPja u quajt organizatë terroriste nga shumica e vendeve Perëndimore dhe u quajt krijesë e Mosadit prej shteteve Arabe, e parë me dyshim si një pretekst artificial i mbjellë nga agjenturat izraelite për të justifikuar një mësymje të gjerë ushtarake izraelite ndaj territoreve palestineze me qëllim spastrimin e plotë etnik të popullatës palestineze prej trojeve të tyre etnike. Por mbështetja e gjerë popullore që UÇP fitoi shumë shpejt si dhe masakrat brutale të civilëve në duart e forcave ushtarake e paramilitare izraelite, bënë që shumë shpejt opinioni ndërkombëtar të ndryshojë. Shumica e shteteve perëndimore, me ShBAnë në krye, janë rreshtuar në anën e popullit palestinez dhe i kanë kërkuar liderit izraelit Netanjahoviç të ndalë fushatën e dhunshme të spastrimeve etnike.
Aleanca ushtarake e NATOs, nën lidershipin Amerikan e Turk, i ka dhënë ultimatum qeverisë izraelite se nëse nuk ndalon fushatën ushtarake në Palestinë brenda 48 orëve, ajo do fillojë të bombardojë objektivat ushtarake izraelite nga ajri dhe deti.
Deri më tani, qeveria ultra-nacionaliste e Netanjahoviçit akoma nuk e ka perfillur ultimatumin dhe ka vazhduar fushatën e djegieve të shtëpive palestineze, shkatërrimit të ullishtave e tokave bujqësore, të vrasjeve të civilëve dhe shpërnguljeve me dhunë. Ushtria izraelite, IDF, ka deklaruar se nëse NATO vërtet fillon fushatën e bombardimeve, ata do të intensifikojnë fushatën e spastrimit etnik dhe brenda 48 orëve do përzënë çdo palestinez nga toka e Palestinës, të cilën izraelitët e quajnë djepi i civilizimit të tyre dhe mbi të cilën pretendojnë sovranitet të plotë.
48 orë më vonë…
Ultimatumi i NATOs ka skaduar, Izraeli nuk ka tërhequr forcat ushtarake prej tokave palestineze…
Gjenerali Wembley Clarkson, komandanti i përgjithshëm i NATOs ka urdhëruar fillimin e operacionit ushtarak ndaj pozicioneve ushtarake të Izraelit. Avjonë dhe rraketaTomahawk të NATOs kanë bombarduar baza ushtarake izraelite në Tel Aviv, Ashkelon, Ashdod, Haifa dhe Hadera si dhe mjete të blinduara izraelite në territoret Palestineze.
Përgjigja izraelite ishte e menjëhershme. IDF lëshoi një barrazh rraketash ndaj bazave të NATOs në Anjano të Italisë, Idlib të Turqisë dhe Bondstill të Kosovës, si dhe ndaj aeroplan-mbajtëseve amerikane USS Lincoln në Detin Mesdhe dhe USS Obama në Detin e Kuq. Dëmi i shkaktuar ndaj NATOs ka qenë i konsiderueshëm. Ndërkohë fushata e spastrimit etnik ndaj popullatës Palestineze është intensifikuar tej mase. Raportohet se dhjetra fshatra palestineze janë djegur e boshatisur, qindra civilë janë vrarë nga forcat ushtarake e paramilitare të shtetit hebre, dhe dhjetra femra raportohen të jenë përdhunuar. Dhjetra mijëra refugjatë palestinezë janë mbledhur në kufijtë Jordanezë, Libanezë e Egjiptianë të cilët kërkojnë strehim të menjëhershëm.
Qeveria ultra-nacionaliste e Tel Avivit ka përzënë nga territori i Izraelit, si dhe nga territoret palestineze, të gjithë gazetarët e huaj dhe ka vendosur një bllokazh mediatik. Ekspertët thonë se kjo taktikë është tregues i vënies në zbatim të një plani të errët nga ana e Izraelit me qëllim spastrimin total të popullatës palestineze. Ato pak video amatore të inçizuara me celular e të hedhura në iTube tregojnë për masakra në shkallë të gjerë ndaj popullsisë civile palestineze. Zëdhënësi i UÇPsë, Hashim Al-thani, thotë se forcat e tyre guerrilase po bëjnë çmos për të mbrojtur popullatën civile, por ata thonë se janë në disavantazh të thellë ushtarak ndaj Izraelit dhe mundësitë e tyre ushtarake janë të kufizuara.

Opinioni botëror është kryesisht në favor të ndërhyrjes së NATOs, por disa shtete, nën udhëheqjen e Rusisë dhe Kinës, janë shprehur kundra kësaj ndërhyrje të cilën e kanë dënuar si një agresion supremacist i NATOs ndaj sovranitetit të Izraelit. Brazili dhe India kanë shprehur mbështjetje të rezervuar ndaj sulmeve të NATOs por i bëjnë thirrje të gjitha palëve tu japin fund luftimeve sa më shpejt dhe të gjejnë një zgjidhje të negociuar. Ndërkohë mbështetësit e Izraelit nëpër botë kanë lëshuar alarmin se ky sulm agresor i NATOs ndaj Izraelit përbën kulminimin e anti-semitizmit historik Perëndimor ndaj Hebrejve, dhe synon zhdukjen e dyre nga faqja e dheut. Ata kanë organizuar koncerte në sheshe publike të Izraelit dhe në qytete të tjera të mëdha nën logon “TARGET” duke dhënë të kuptojnë se ata vetë, civilët Izraelitë dhe mbështetësit e tyre, janë shënjestra e vërtetë e sulmeve të NATOs. Në këto koncerte kanë marrë pjesë këngëtarë të mëdhenj botërorë hebrej e pacifistë të tjerë dhe pjesëmarrja e publikut ka qenë e gjerë. Debate të ashpra zhvillohen nëpër stacionet televizive Perëndimore, shumë prej tyre të kontrolluara nga hebrejtë, ku vazhdimisht dënohet sulmi i NATOs dhe akuzohen Palestinezët dhe UÇPja si iniciatorë të dhunës dhe terroristë fundamentalistë Islamikë, ndërsa Izraeli paraqitet si mbrojtës i interesave të tij kombëtare dhe sovranitetit të tij territorial. Nuk mungojnë zërat e moderuar hebrej e të tjerë që fajësojnë qeverinë ultra-nacionaliste te Netanjahoviçit dhe lidershipin zionist pr këtë konflikt të përgjakshëm.

Ditën e dytë të fushatës së NATOs, aleanca atlantike ka zgjeruar fushën e sulmeve ajrore e rraketore dhe ka goditur shënjestra qeveritare dhe ushtarake izraelite gati në të gjitha qytetet e Izraelit. Ndër objektet e goditura përfshihen Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Brëndshme në Tel Aviv, kulla komunikimi dhe qëndra ndërlidhjeje, depozita karburanti e depo armësh, qendra e komandës së sistemit të mbrojtjes rraketore Patriot (i installuar me financimin dhe ndihmën Amerikane shumë vjet më herët), anije luftarake Izraelite në Mesdhe, si dhe objektiva të shumtë ushtarakë izraelitë në territoret e pushtuara palestineze, si tanke e mjete të tjera blinduara.

Pas një jave bombardimesh të ashpra të NATOs, fuqia kundërsulmuese e Izraelit duket se është reduktuar shumë por fushata e spastrimit etnik në territoret Palestineze vazhdon pa ndërprerë. Më tepër se 1.5 miljon refugjatë palestinezë janë strehuar tashmë në vendet fqinje dhe fluksi i tyre vetëm sa rritet. Ndërkohë liderët e Izraelit dhe përfaqësues të UÇPsë kanë rënë dakort të mbajnë negociata të ndërmjetësuara nga fuqitë e mëdha në Rahm Al Buje të Egjiptit. Megjithëse pozicionet e të dy palëve janë tepër të largëta, dhe Izraeli duket se vetëm sa e ka ashpërsuar qëndrimin e vet ndaj palestinezëve, ekziston një shpresë e vogël se ndoshta nën presionin e luftës dhe sanksioneve, palët do arrijnë një kompromis. UÇPja dhe liderë të tjerë palestinezë janë shprehur të gatshëm të pranojnë një autonomi të gjerë, në vend të pavarësisë së plotë që dëshirojnë (një kompromis tepër i dhimbshëm për ta dhe jo i pranuar nga të gjitha grupet palestineze), por Izraeli, me arrogancën e tij historike, pretendon sovranitet të plotë mbi territoret palestineze, ofron vetëm kompensim financiar për palestinezët e zhvendosur dhe nuk pranon që ata të rikthehen në shtëpitë e tyre.

Pas pesë ditë bisedimesh të nxehta, vetëm palestinezët e firmosin paktin e kompromisit të Rahm Al Bujes në një akt të cilësuar si kompromis historik nga ana e tyre, ndërsa liderët izraelitë refuzojnë… bombardimet e ashpra të NATOs vazhdojnë…

Më në fund, pas dy muaj e gjysëm bombardimesh, që shkaktuan dëme të pallogaritshme ndaj kapacitetit ushtarak izraelit, përfshi humbje të mëdha në personel ushtarak, si dhe dëme të gjera ndaj infrastrukturës civile të shtetit hebre, dhe pas shpërnguljes së dhunshme të mëse 2.5 miljon civilëve palestinezë e vrasjes së mijëra prej tyre nga duart e forcave ushtarake e paramilitare izraelite, konflikti u mbyll në një mënyrë tragjedike. Lideri ultra-nacionalist hebre, Netanjahoviç, dorëzimi i të cilit para Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve ishte kusht i NATOs, vrau veten. Gjeneralët e IDF firmosën në Aman të Jordanisë kapitullimin e ushtrisë izraelite para NATOs dhe urdhëruan tërheqjen e trupave prej territoreve palestineze ku menjëherë kanë nisur të kthehen refugjatët palestinezë e të hyjnë trupat paqeruajtëse të NATOs nën misjonin PFOR. Liderët zionistë hebrej janë mbledhur në një konferencë për shtyp në Tel Aviv ku kanë pranuar kapitullimin dhe kanë pranuar përgjegjësinë për shkaktimin e konfliktit. Ata kanë ofruar dëmshpërblim ndaj Palestinezëve për njerëzit e vrarë e të plagosur, e për shkatërrimin e shtëpive e infrastrukturës. Ata i kanë kërkuar falje popullit hebre, si dhe atij palestinez, për lajthitjen e tyre ultra-nacionaliste dhe për kalimin në perversion të projektit zionist për një shtet hebre. Ata thanë se shpresojnë që ky konflikt i armatosur dhe kjo disfatë totale ushtarake për Izraelin të mos jenë dështimi i projektit zionist në tërësi, por të jenë lindja e një vizioni më human e të moralshëm për ndërtimin e dy shteteve mike, Izraelit e Palestinës, të cilat të mund të jetojnë më në fund në një paqe të vërtetë e jetëgjatë.

Comments

  • Po liderin e opozites Libaneze Berishovic, i cili sabotonte cdo nisem te qeverise per tu arritur nje marveshje paqje ne Rahm Al Buje ku e ke? Po trafikun e naftes tw Berishovicit me Bullanotovitz per llogari te Netanjahovic ku e le? Po shkermoqjen e shteti dhe luften civile te vitit 2097 ne Liban rrjedhur nga papergjegjshmeria dhe grykesia e Berishovic ku e ke?
    Mbase duhet nje biografi e hollsishme e liderit zulmemadh te Libanit, Berishovic

  • O ,Kahramanmarashlliolsun,parashikon shkermoqjen e shteti dhe lufte civile ne vitin 2097 ne Liban rrjedhur nga papergjegjshmeria dhe grykesia e Berishovic!?

    • Po Aishe, dhe shume piramida, shume shume. Dhe tentativen e Berishovic per te imituar ne adhurim mjeshtrin e tij Faraoni Enverses.

  • Berishovici i Libanit ishte kaurr po ca ti bejme ketij kryeministrit te Jordanise Beshir Al Hashisha i cili deshi me e shpall veten mbret te plotfuqishem e te perjetshem dhe me pas iu mbush mendja se ishte hebre dhe doli kategorikisht kundra Palestines dhe njohjes se saj ne OKB e ne cdo forum nderkombetar…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *