Clifford Krauss.

Tripoli, Libi – Tripoli nuk është më kryeqyteti i një shteti policor. Por ajo në çka është shndërruar në vetëm disa javë, mund të jetë si frymëzuese edhe shqetësuese.

Shpërndarës hashashi shesin mallin e tyre haptazi në qendrën e qytetit, që njihej si Sheshi Jeshil para se Kol. Muamar Kadafi t rrëzohej. Shoferët kalojnë me të kuqe pa e menduar dy herë, ndërsa demonstrata politike bllokojnë trafikun. Anëtarët e grupeve të parregullta militante të cilët kanë zëvendësuar policinë e urrejtur të Tripolit në shumë lagje akoma tregojnë disiplinë të dobët me armët t tyre, duke shtënë me to aksidentalisht ose në ajër shumë shpesh.

Tripoli është një qytet vibrant me gati 2 miljon banorë dhe një port aktiv, dhe zbukurohet me rrënoja Romake e me mure të vjetra fortifikuese të ndërtuara nga Osmanët dhe sundues të tjerë. Por, ndërsa ka kaluar ndryshime të tjera të vrullshme ndër shekuj, ajo që po ndodh këto ditë ishte e paimagjinueshme vetëm disa javë më par kur Kolonel Kadafi përpiqej të kontrollonte edhe detajet më të vogla të jetës së përditshme.

Xhamat e veshur ishin të ndaluar në makina; tani shoferët kudo po ngjisin shtresa plastike në ngjyrë jeshil të errët në xhamat e tyre për tu mbrojtur nga dielli përvëlues por edhe si shenjë e lirisë së tyre të re. Shitësit e fruta-perimeve ishin të ndaluar nga shitja e produkteve të tyre në shumicën e rrugëve; tani, turma prej tyre dalin jashtë duke shitur banane e portokaj n[n mbikalime rrugësh e në anë të rrethrrotullimeve, duke ndihmuar familjet e tyre të ushqehen por edhe duke përkeqësuar trafikun.

Anglishtja ishte kryesisht e ndaluar nga parullat publike nën Kolonel Kadafin. Tani, parulla në anglisht kanë mbirë gjithandej nëpër qytet, edhe pse pak Libianë i kuptojnë. Parullat janë një shenjë tjetër e çlirimit, si dhe e gatishmërisë së vendit për tu hapur me botën e jashtme.

“Sot, Tripoli Ka Një Pulsim të Ri” thotë një reklamë që tregon dy militantë që përqafohen, e ngritur nga qeveria e përkohshme bashkiake. Madje edhe shumica a grafiteve revolucionare, që gjendet kudo, është në anglisht. “Libia e Lirë” është më i përhapuri. Disa madje thonë “Faleminderit NATO” ndaj asistencës ushtarake Perëndimore e cila ishte vendimtare për rrëzimin e qeverisë së vjetër.

Dhe pa dyshim, ka karikatura të shumta të sapo vizatuara të ish-diktatorit me kostum kllouni ose koka e tij e vendosur mbi trupin e njërës kafshë apo tjetrës.

Shumica e banorëve të Tripolit thonë se s’kanë qenë kurrë më të lumtur, por ka akoma ankth.

“Njerëzit nuk e kuptojnë ç’është liria,” thotë Sara Abulher, një studente juridiku në Universitetin e Tripolit, i cili tani vonë hoqi emrin e vjetër të ngjitur prej qeverisë së Kadafit. “Njerëzit mendojnë se liria është të bësh ç’të duash, por liria gjithashtu do të thotë të respektosh nevojat e njerëzve të tjerë. Liri do të thotë të mos e kalosh kufirin.”

Znj. Abulher tha që ajo ishte gjithashtu e shqetësuar që shumë prej shoqeve të saj në studimet pasuniversitare po i hiqnin hixhabet e tyre, mbulesa tradicionale Myslimane e kokës.

Otman Abdelkhalig, infermier i vjetër dhomën e urgjencës në Spitalin Qëndror të Tripolit, tha: “Është një vend i ri. Njerëzit janë të lumtur sepse tani mund të flasin lirisht më në fund.”

Por  Z. Abdelkhalig tha se ai gjithashtu shihte një anë fatkeqe të gjithë kësaj lirie të re. Shoferët e Tripolit janë njohur gjithmonë për shpejtësinë e tyre dhe për ndryshimin e korsive papritur, por vozitja e rrezikshme ka arritur nivele të reja, tha ai.

Të paktën 15 viktima aksidentesh rrugore vijnë çdo ditë me krahë të thyer, lëndime në kokë ose brinjë, tre herë më shumë se numri normal, tha Z. Abdelkhalig, një imigrant Sudanez i cili jeton këtu prej 32 vitesh. Dhe çdo ditë, dy-tre veta paraqiten këtu me plagë armësh zjarri. Qeveria e re e përkohshme sapo po fillon të formojë ushtrinë kombëtare dhe të organizojë forcat kombëtare e lokale të policisë. Forcat policore të Tripolit që dikur merreshin me trafikun apo me shkelje të rëndomta të rendit, dikur shkonin deri ne 4000, por shumica e tyre thjesht e lanë punën, dhe lidershipi i mëparshëm është hequr nga puna.

Rryshfeti ishte dikur mënyra kryesore e bërjes së parave nga policia rrugore, por ato zakone të vjetra duket se po ndryshojnë, të paktën për momentin.

“Nuk ka ardhur koha për gjoba akoma,” thotë Rreshter Mobruk Ali, i cili po qëndronte ulur në makinën e tij të patrulles pranë një rrethrrotullimi afër portit duke parë makinat që kalonin pranë me shpejtësi. “Më parë duhet të mbledhim armët nga rebelët, dhe pastaj do i kthehemi punës.”

Ali thotë se ai u pushua nga puna para 20 vitesh sepse shpesh nuk paraqitej në punë, duke u marrë me halle familjare. Por ai u kthye në polici menjëherë pasi Tripoli u çlirua. Ai thotë se tani do jetë diçka e respektueshme të jesh oficer policie, dhe administrata e përkohshme bashkiake ka premtuar të rrisë pagat.

“Tani njerëzit buzëqeshin kur na shikojnë,” thotë ai.

Fatmirësisht, mungesa e punës së rregullt policore nuk duket se ka prodhuar ndonjë valë krimi përveç rritjes në vese. Disa banorë ankohen për vjedhje makinash, por rezidentët thonë se nuk ndjejnë rrezik nga ecja në rrugë, dhe tregtarët thonë se nuk i druhen vjedhjeve.

“Ne kemi perspektivë fetare,” thotë Sadek Kahil, pronari i një argjendarie në qytetin e vjetër brenda mureve, i cili i shpalos hatpazi byzylykët e varset nusërore prej floriri e argjendi në dukje pa masa sigurie. “Njerëzit të cilët luftuan për vendin e tyre nuk kthehen në hajdutë dyqanesh,” shton ai. “Ne kemi probleme, por çdo gjë është e mundur tani që e hoqëm qafe atë idjot autoritar.”

Por një lloj tjetër biznesi po zien në lagjen e varfër të Gergarg, nga më të varfrat e qytetit, ku mace të egra rrëmojnë nëpër plehra në rrugët prej dheu. Njerëzit këtu haptazi shesin hashash dhe bokha, një pije alkoolike shtëpiake e distiluar prej fikut, në qese plastike para shtëpive të tyre.

Shitja e alkoolit dhe e drogës është e ndaluar, dhe gjatë viteve të Kadafit shitësit në Gergarg e kryenin biznesin e tyre në mënyrë sekrete. Tani blerësit kalojnë hapur me makinë nëpër lagje dhe shitësit as që mundohen ta fshehin aktivitetin e tyre.

“Libia është 100% e lirë,” thotë një shitës i cili identifikohet vetëm me emër, Ibrahim, teksa i tregonte një blerësi arka me Scotch, vodka, verë të kuqe tuniziane, dhe kallëpe hashashi në garazhin e tij. “Çdo gjë është në rregull. Ne jemi të lirë.”

 

Marrë nga New York Times

Përktheu A.T.

Comments

  • Kujtova Nga titulli se do kishte ndonje gje per transformimin e kryeqytetit tone…

    do kisha sugjeruar me pak Libi e me shume Librazhd ne blog

  • Transformimi i Tripolit me kujton pikerisht transformimin e Tiranes pas renies se komunizmit, prishja rendit, mbushja e rrugeve me shites ambulante bananesh e produktesh te vjedhura nga kombinatet shteterore, futja e hashashit e pijeve alkolike artizanale, etj etj

  • Arnaut,uroj ttbehet mbar t vizitosh Tunisin dhe t shofish se si ne hapesirat e pabanuara eshte kryer plotesisht infrastruktura me perspektiven e ndertimeve te planifikuara me nje llogjike te persosur,te bisedosh me banoret dhe te kuptosh se nuk e kane konceptin e mungeses se ujit apo nderprerjes te dritave, t shofish me shume femra se meshkuj qe ngasin makina,etj

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *