Arber Fetiu.

Në njërin nga librat bestseller të Dr.Cherie Carter Scott – “If life is a game” , Dr. Ichak Adizes, njëri ndër ekspertët më me renome botërore në ngritjen e performancës së bizneseve dhe qeverive i cili ka punuar dhe punon në disa nga organizatat më serioze në botë dhe ka këshilluar dhjetëra burra shteti, sjell një fragment interesant nga historia e fëmijërisë. I lindur në Shkup me 1937, jo shumë vite më pas me 1938, së bashku me familjen e tij hebraike do të detyroheshin t’i iknin brutalitetit të shërbimeve naziste dhe të “merrnin byrdet” për të ruajtur kokën, siç thotë populli. Ikja prej nazistëve, i çoj drejt Shkodrës e cila, siç do ta quanin disa udhëtar te huaj, qe qendër “fundamentalizmit mysliman shqiptar” por edhe “Vatikani shqiptar”. Shefi religjioz mysliman i Shkodrës në vitin 1948, e dërgoi familjen e Adizes në një fshat të Shkodrës, ku ata do të jetonin dhe do të ruheshin për të mos rënë në duart e nazistëve, deri në fundin e luftës. Në fshatin shkodran, familja hebraike kishin zgjedhur vet që të asimiloheshin në kodin e veshjes, e edhe të aktronin sikur ishin mysliman: ata hanin fshehurazi gjatë Ramazanit dhe praktikonin rite fetare të Islamit, gjë për të cilën ata nuk dinin shumë. Ju ishin vet-nënshtruar një kodi të tillë, ngase të zotet e fshatit ishin “mysliman jashtëzakonisht fetar”.
Lufta morri fund dhe babai i Ichakut do të linte fshatin me premtimin që të kthehet dikur për të ndërtuar atë. 50 vite pas luftës, babai me të birin u kthyen për të përmbushur premtimin dhe Ichaku, i përzier me myslimanet e fshatit, i pyeti se a e dinin ata se “ne nuk ishim myslimane?”,
– “Natyrisht” –u përgjigjen ata – “prijësi ynë fetar na kishte treguar neve që ju ishit hebrenj. Madje na pati thëne që ju do të jeni të tillë edhe gjatë Ramazanit.”
Një familje tjetër hebraike prej 4 vetash, qe strehuar edhe tek familja Kurti, e cila sakrifikoi dhe rrezikoi vetën si shumë familje të tjera myslimane shqiptare, e që shpëtimin e hebrenjve do ta shprehte si një obligim fetar duke thënë: “Ne jemi familje fetare myslimane. Të bësh një të mirë është të gjesh një të mire tek Zoti”. E tillë ishte edhe familja Kazazi për të cilët strehimi ishte një akt poaq fetar që ngritej mbi permisen se “Pa Kuran nuk kishte Besë. Dhe pa Besë sdo kishte Kuran”,  apo familjet e tjera si ajo e Nuro Hoxhes nga Vlora, Gergjani nga Berati….e shume familje te tjera te cilat për motiv ultim ishte pikërisht  besimi i tyre.

****

Profanizimit i varrezave të vjetra të hebrenjve në Prishtinë para disa ditësh, ishte një lajm shume i keq dhe indinjues. Personalisht, vitin që shkoi, së bashku me një mikun tim në SHBA e patëm diskutuar hollësisht mundësinë e kërkimit të ndonjë financimi jo-qeveritar për rregullimin e varrezave të vjetra hebrenjve në kryeqytetin e Kosovës, pasi që qeveria e Kosovës ishte treguar vazhdimisht indiferente karshi kërkesave paraprake për të nderuar këto varrezat. Projekti për rregullimin e varrezave gjeti investim më të madh kohe nga miku im dhe disa studente të tjerë të cilët e vazhduan projektin. Dhe kështu, disa herë, kanë qenë studentet ata të cilët e kanë ndërmarrë pastrimin e varrezës, gjithnjë krahas indiferencës së qeverisë së Kosovës.
Përdhosja e varrezave hebraike nuk i bën nder aspak shqiptarëve dhe një akt i tillë duhet të dënohet e të dënohen autoret. Dhunuesit e tyre kanë mungesë skrupulli e burrërie që ballafaqohen me njerëz të vdekur, duke dëshmuar kështu sa të dobët janë moralisht. Akti, i përcjellur me simbole naziste që dëshmojnë patologji anti-semite, tregon për një provokim të rëndë karshi bajrakut që e mbajnë shqiptarët, ndër popujt e vetëm me shumicë myslimane, që me nder dhe sakrifice i ruajtën hebrenjtë nga terrori nazist gjate Luftës se Dyte. Gjithsesi, një akti i tillë dëshmon per ripertrirje te anti-semitizmi ne Kosove.

****

Nga reagimet e shumta qe dënonin përdhosjen e varrezave, reagime të cilave kryesisht i’u nënshkruhem edhe unë si qytetar i Kosovës, më bëri përshtypje dhe më indinjoi veçanërisht njëri i Blerim Latifit në Koha Ditore me datë 3.12.2011 me titullin “Fashizmi islamik kundër Kanunit të Lekë Dukagjinit” . I ngarkuar me emotivitet, zotëri Latifi e paskish marrë bajrakun e gjykimit të “vandalëve anonim” duke i emëruar guximshëm përtej fakteve dhe ligjit, si mysliman. Nuk me ka ndodhur ndonjëher  në ndonjërën nga gazetat kryesore të shteteve ku kam jetuar të kem parë të ndodhin skandale të këtilla, që të akuzojnë një grupi njerezish (real apo imagjinar) për fajtorë, kur ende nuk është zbardhur ndonje detaj mbi aktoret e këtij krimi! Blerim Latifi, e vesh petkun e gjykatësit dhe ndanë pleqërinë, duke i akuzuar “fundamentalistët islamik” si bastardues të varrezave hebraike (?!). Në momentin dhe kontekstin e shkrimit te tij, ajo cka ai ka shkruar, është thjeshtë një “shpifje” e pa ndërgjegjshme !  Ndërkaq, paradoksalisht, “profesori i filozofisë” Latifi, duke e ngritur argumentin e tij qendror kundër “puritanëve monoteist” të cilët janë “kundër shenjave te varreve” , i akuzon të njëjtit të kenë shënuar shenjën pagane të Hinduizmit, Budizmit e të Xhaninizmit, “svastiken”, të cilën e pati adaptuar edhe Hitleri ! Njerëzit që akuzohen se bëjnë luftë “kundër shenjave në varre”, akuzohen edhe për bërjen e shenjave mbi varre ! Haj medet or “professor” ! Edhe më e çuditshme është që “monoteistëve ekskluziv” (vehabinjeve) u penguakan papritmas varrezat hebraike kur në Kosovë më qindra vite dhe disa qindra herë më shumë, ka varre të krishterësh me shenja të dukshme e në hapsira edhe më të dukshme, të cilat nuk kanë pësuar ndonjëherë ndonjë dhunim prej “vehabijeve” që i paskan shpalle luftë “shenjave te varreve” (!?), siç konkludon “profesori” i kryeministrit!

Dënimi pa provë  është gjithnjë tendencioz, sidomos kur ai nuk trajtohet me dozën e domosdoshme te skepticizmit, me “ndoshta” apo “nëse” ! Bajraku që ka ngritur Blerim Latifi mua më kujtoi viziten time me disa miq të huaj në Manastirin e Decanit në vitin 2007, ku gjatë diskutimit me Patriarkun, ai ndër të tjera kallëzoi për sulmin me bazuke që ishte bërë drejt manastirit të vjetër: “Njerëzit e Ramushit” – tha ai – “na kane sulmuar Manastirin dhe duan ta shkatërrojnë” , “Po a janë zënë aktoret?” –pyeta unë sikur nuk dija gjë , “Jo ende” – tha patriarku, por pa harruar te insistoi me ngulm se ata ishin “njerëzit e Ramushit” edhe pse nuk ishin zënë. Arsyeja pse Blerim Latifi akuzon “vehabitët” (pa prove) bëhet në mënyrë që të justifikoj sadopak qeverinë e cila e ka punësuar atë si keshilltar politik, e cila ka trajtuar me indiference kërkesat për riparimin e varrezës për shumë kohë! Pra në vënd që në emër të qeverisë të kërkoj falje për lënien e varreve në mëshirë të fatit, Latifi, gjen justifikimin e vehabizmit për të larë qeverinë dhe veten e tij – nga turpi.

Edhe pse nuk mund të them me siguri pse Blerim Latifi i sulmon jerm taksapaguesit e qeverisë së tij, gjëja që më shqetëson në këtë mes është fakti se dikush disi mezi pret që në Kosovë të ketë akte të shëmtuara fidaishe “në emër të Allahut” e që të zbulohet “tjetri” i ri i shqiptareve, që do të zëvendësoj dialektiken me serbët e dikurshëm. Madje në mesin tonë kjo dëshire nganjëherë i tejkalon kufijtë e Kosovës, sikur me Enver Robellin, i cili me të dëgjuar mbi krimin makaber në Norvegji, vrapoi në murin e tij te facebook-ut për te dënuar “kriminelet fundamentaliste islamik” (e u desh që zhgënjimin e tij me konfirmimin e lajmit ta ndjek me fshirjen e mesazhit, bashkë me qindra “like’-et nga njerëzit me te cilët e ndan martonin). Kërkimi “ku janë e ku s’jane” i “terroristeve”, “vehabijve”, “fundamentalisteve”, e i “fashisteve” myslimanë, i shoqëruar gjithnjë me fluiditet e me imazhe imagjinative, bën myslimanet besimtar ne tërësi si komunitet të ndjehen ne shënjestër të diskursit dhe retorikes politike rreth një terminologjie të tillë.

Në rastin kontrekt reduktimi që i bën Latifi spektrit të anti-semitizmit në një prizëm kaq të ngushtë (mbi një grup më shume imagjinar sesa real, si duket) dëshmon gjithsesi indiferencën karshi magnitudes se aktit. Gjithsesi, ajo qe është alarmante, është se aktet e bastardimit të varrezave, dëshmojnë se mund të ketë ne Kosove, ndonjë ripërtërije te antisemitizmit gjithmonë margjinal në historinë shqiptare, e që ndër shqiptar ka qene i mishëruar në divizionin SS që mbante emrin e kalorësit te Krishtit,”Skënderbeu” (ndoshta Blerimi beson se ndonjë grup vehabish do mund te kenë qenë duke operuar edhe nen këtë emër !?) apo tek lavde të At Gjergj Fishtes drejtuar Hitlerit e Duces !  Profesori, injoron totalisht, vërshimin e shkrimeve neo-naziste nëpër portalet shqiptare si psh tek faqja www.vargmal.com.

Uroj që vandalet të kapen nga ligji dhe të dënohen për aktet e turpshme që i kanë bërë, dhe pa marrë parasysh cilit konfesion ata i përkasin, akti mbetet po aq i shëmtuar. E uroj po ashtu që profesori i filozofisë, t’i thotë vetit “javash” e të mos merr krye me u bë zëdhënëses i Policia e Kosovës. Shqiptarët, e shqiptarët mysliman ne veçanti, duhet të mbajnë lartë dhe me krenari bajrakun e hoxhës se Shkodrës, te familjes Kurti e Kazazi, e ta tredites se shqipetarit Hajredin Pashe Barbarosa qe shpetonte herenjte nga konvertimi i dhunshem qe u’a impononte atyre fanatiku domenikan Tomas de Torquemada ne Andaluzi. Ata qe për hir të Zotit kishin shpëtuar hebrenjtë nga sa ishin gjallë, mund edhe te mbrojnë të vdekurit nga neo-nazistet siç kanë ditur të mbrojnë të gjallët nga nazistet !

Comments

  • Eshte katastrofe menyra sesi gjykon kjo kategori njerezish. E te mendosh se ky person eshte edhe profesor filozofie, dhe madje edhe keshilltar i qeverise…
    Shkrimi i Blerim Latifit, eshte nga ata qe nuk meritojne as t’ua hedhesh syte, jo me ti kthesh pergjigje, por kur mendon se shteti i Kosoves e paguan per ti marre keshilla kete njeri, kjo do te thote se duhet te leme menjane cdo lloj pretendimi per nje debat me nivel, dhe ti hyjme diskutimeve te tilla foshnjarake, si, bie fjala, ” qe te akuzosh dike per dhunues varresh, duhen fakte”. Lidhjet logjike te Latifit ishin vertete skandaloze. Ai huazon nje term nga retorika islamofobike, per t’ua veshur nje kategorie shqiptaresh, vetem e vetem qe te mund t’ua lere kopilin ne dere per dhunimin e varrezes, ne ,menyre qe te nderseje opinionin publik ndaj tyre. Arsyetimi eshte ky:
    Perderisa edhe fashistet edhe vehavite urrejne cifutet, dhe perderisa te dyja palet nuk jane tolerante, atehere vehabinjte jane fashiste. Dhe kjo i jep te drejten Latifit te perdore kunder tyre termin islamo-fashist. Kjo behet ne menyre qe Latifi te pajtoje autoret hipotetike te dhunimit te varreve (vehabinjte), me simbolet neziste te vizatuara ne to prej dhunuesve. Pra, si ta puqim nazismin me islamizmin?! Sajojme islamo-fashizmin. Sprish pune se ky eshte thjesht nje term qe perdoret per akuzim dhe ne realitet nuk i perket asnje grupi konkret (sic jane psh. nazistet, te cilet dihet se kush jane konkretisht). E prej ketej, islamo-fashizmit duhet t’i mbetet fatura per dhunimin e varrezes se hebrenjve.
    Hajde ngreme edhe ne nje piste sipas ketyre kritereve. Latifo-fashistet, ne menyre qe te krijojne indinjate kolektive ndaj muslimaneve, dhunojne varret e hebrejve, duke bere qe dyshimet te bien mbi ta. Latifo-fashisti qe aktualisht keshillon qeverine, nuk eshte gje tjeter vetem se pjese e nje skenari te tille, qe synon t’u ngece te tjereve nje faj qe e ka bere vete.

    Me keta keshilltare, keq e ka punen ky shtet.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *