Gratë dhe gjykatat sheriatike*





 Wael B. Hallaq**

Burimet që kemi në dispozicion, të cilat përbëhen kryesisht nga regjistrimet gjyqësore, na rrëfejnë pak gjëra rreth sfondit social të grave të përfshira në procedurat gjyqësore, si shiheshin ato nga anëtarët e grupit të tyre shoqëror, si perceptoheshin dhe pozicionoheshin ato në grupet më të gjera që përbënin bashkësitë e tyre më të afërta dhe, më e rëndësishmja, si dallonin nga njëra-tjetra gratë me pozitë të lartë shoqërore nga ato më pak të favorizuara në përvetësimin e përfitimeve të ligjit. Gjithsesi, është e qartë se integriteti personal ka luajtur një rol vendimtar në procedimet ligjore, një fakt ky që përthyhej në vendime dhe urdhra në favor të grave të cilat zotëronin një karakter të tillë apo që mbështeteshin nga dëshmitare gra të cilat mendohej se zotëronin, në të njëjtën mënyrë, një moral të lartësuar. Nëse evidenca gjyqësore është litari pas së cilit varet drejtësia, atëherë integriteti dhe karakteri moral janë fijet prej të cilave përbëhet ky litar. Integriteti dhe moraliteti ishte lëmë e burrit po aq sa edhe e gruas.

Bindja ligjore gjithëpërshkuese se gratë zotëronin personalitet të plotë ligjor shpjegon gjerësisht faktin përse ato, njësoj si edhe meshkujt, gëzonin të njëjtin akses në gjykatat myslimane. Njësoj si burrat, edhe gratë u drejtoheshin gjykatave, jo vetëm duke qenë paraprakisht në dijeni për të drejtat e tyre, por edhe duke qenë qartësisht të bindura se gjykatat tregoheshin të drejta dhe simpatizuese karshi tyre si dhe vepronin me prirjen e qartë për të mbrojtur të drejtat e tyre. Shpesh gratë përfaqësoheshin personalisht në gjykatë, por kur nuk ndodhte kështu – kjo ndodhte zakonisht në rastin e grave (dhe të shumë burrave) që i përkisnin shtresave të larta, përfshi edhe gratë jomyslimane – ato përfaqësoheshin nga ndonjë i afërt mashkull, ndonjë shërbëtor apo administrator i biznesit. Nga të gjitha të dhënat kuptojmë se kur gratë i drejtoheshin personalisht gjykatës, ato e bënin këtë në të njëjtën mënyrë si edhe burrat dhe i mbronin të drejtat e tyre në mënyrë të lirë  dhe të vendosur. Kur gratë tregoheshin në mënyrë energjike të drejtpërdrejta, gjykatat lejonin një hapësirë të madhe kuptimi dhe u jepnin atyre hapësirë të gjerë për të mbrojtur reputacionin, nderin, statusin dhe interesat materiale. Ato i qaseshin gjykatës qoftë si akuzuese, ashtu edhe si të akuzuara, duke hedhur në gjyq burra, por edhe gra. Gratë myslimane hidhnin në gjyq burra dhe gra jomyslimane; këto të fundit bënin të njëjtën gjë me gratë myslimane (ndonëse procedimet gjyqësore midis denominacioneve të ndryshme fetare ishin më pak të shpeshta se ato brenda të njëjtit denominacion fetar). Gratë e liruara nga skllavëria dërgonin në gjykatë padronët e tyre të mëparshëm po aq shpesh sa edhe të tjerët, të cilët ato mund t’i akuzonin për mospagim në kohë të borxhit apo për thyerjen e kontratave financiare ose të llojeve të tjera. Gratë ngrinin padi për dëme civile, për prishjen e martesës së tyre, për detyrimet financiare të ish-bashkëshortëve, për kujdestarinë e fëmijës si dhe për shpenzimet për dëmshpërblim ndaj shpifjeve. Ato gjithashtu hidhnin në gjyq gra të tjera për akuza të tilla si falimentim dhe dhunë fizike. Është padyshim e vërtetë se ligji islam, duke reflektuar përbërjen sociale të pjesës dërrmuese të bashkësive islame, nxiste struktura ligjore ose shoqërore të karakterizuara nga gjinia. Po aq i vërtetë, siç kanë vërejtur edhe disa historianë, është edhe fakti që “gjuha gjyqësore privilegjonte statusin social të burrave dhe të myslimanëve kundrejt grave dhe jomyslimanëve”[1]. Por, në këtë gjuhë dhe në vetë gjykatën nuk kishte asgjë që të mund të pakësonte të drejtat e grave apo t’i shkurajonte ato për t’iu drejtuar gjykatës, aq më pak t’iu hiqte atyre të drejtën për zotërim të pasurisë, integritetit juridiko-moral apo të drejtën që të akuzonin këdo që ato dëshironin. Kjo vlen edhe për gratë jomyslimane të cilat, në gjuhën e gjykatës, ishin në mënyrë të dyfishtë të paprivilegjuara për shkak të të qenurit të tyre njëkohësisht gra dhe jomyslimane. Sidoqoftë, të drejtat e tyre, si edhe fuqitë e tyre sociale dhe ligjore, nuk ishin më pak të favorizuara se homologet e tyre myslimane.

Është gjithashtu e vërtetë që në doktrinën ligjore dëshmia e një gruaje, në shumicën e fushave të ligjit, vlente sa gjysma e asaj të një burri. Gjithsesi, ne zotërojmë disa të dhëna rreth efekteve reale që një diskriminim i tillë ligjor mund të kishte mbi jetën aktuale dhe eksperiencën e grave. Me fjalë të tjera, si ndikonte ky rregull rreth dëshmimit të drejtat e tyre martesore, familjare dhe pronësore dhe, po aq e rëndësishme, si perceptoheshin dhe interpretoheshin këto efekte nga vetë gratë myslimane? Nëse gjykojmë mbi bazën e evidencave që kemi në dispozicion, efekti i përgjithshëm dhe relativ i këtyre rregullave diskriminuese të dëshmisë ishte më i pakët se eksperienca e simotrave bashkëkohëse me to në Evropë.

Evidencë për padëmshmërinë që përfshihet vlerën e mpakur të dëshmië së gruas është fakti i qartë se gratë shfaqeshin në gjykatë si akuzuese ose si të akuzuara në çdo sferë të aktivitetit ligjor, duke u shtrirë që nga çështjet penale tek ato civile. Ndonëse shumica e rasteve për të cilat ato drejtoheshin në gjykatë (dukshëm jo e vetmja mundësi e ligjit) ishte e një natyre ekonomike, gjithsesi ato ishin aktive në disa fronte të tjera. Madje edhe mund të thuhet se gjykatat shpesh preferonin gratë si kujdestare për minorenët, duke u kërkuar atyre (dhe duke i paguar ato) të administrojnë çështjet financiare të jetimëve dhe të pasurisë që ata kishin trashëguar. Ato nuk hezitonin që në emër të këtyre jetimëve të hidhnin të tjerët në gjyq njësoj siç bënin për fermat, mjetet bujqësore, orenditë e thurura, kafshët dhe skllevërit e tyre.

Një pjesë e mirë e proceseve gjyqësore rreth pasurisë lidhej me mosdhënien e pagesave të divorcit dhe me marrëveshjet e trashëgimisë. Në secilin rast, prania e zakonshme e grave në gjykatë, kryesisht si palë akuzuese, dëshmon për pozitën relativisht të favorshme në të cilën ato ishin. Divorci, siç e kishin kuptuar juristët dhe siç dëshmonte praktika ligjore, ishte një sipërmarrje financiarisht shumë e kushtueshme për bashkëshortin, për të mos thënë që në disa raste ai kishte efekte shkatërruese (një fakt që mund të shpjegojë gjithashtu rrallësinë e poligamisë). Pas divorcit ish-gruaja gëzonte të drejtën e mirëmbajtjes nga burri së paku për tre muaj,  si edhe për mehrin e vonuar, mirëmbajtjen e fëmijëve, çdo borxh që bashkëshorti i kishte marrë asaj gjatë martesës (një ndodhi kjo relativisht e rrallë), dhe, nëse femijet ishin të vegjël, një pagesë për gjidhënien. Po ashtu, nëse bashkëshorti nuk kishte qenë i rregullt në pagimin e detyrimeve martesore (një ndodhi kjo, relativisht e shpeshtë),  ai do të duhej të paguate shumën e plotë që i detyrohej qysh në kohën kur kishte nisur divorci.

Në këtë kontekst duhet të bëhet e qartë se kur gratë martoheshin, shpesh ato zotëronin paraprakisht një shumë të mjaftueshme kapitali, gjë që shpjegon përse ato ishin një burim huaje për shumë bashkëshortë dhe përse shumë prej tyre u angazhuan pikësëpari në biznesin e huadhënies. Përveç mehrit të menjëhershëm dhe garancisë financiare dhe materiale për jetesën e saj, gruaja siguronte edhe një pagesë të shtyrë në kohë, të cilën ajo mund ta merrte në çdo kohë që të dëshironte (për sa kohë në kontratë nuk ishte pohuar diçka tjetër). Po aq e rëndësishme ishte edhe paja që ajo merrte nga prindërit e saj, e cila zakonisht konsistonte në hisen e trashëgimisë që i takonte nga familja e saj, që i jepej në formë mobiljesh, veshjesh, xhevahiresh dhe ndonjëherë edhe në formë parash të thata.

Shumë gra, para ose gjatë martesës, pajiseshin me një pjesë të vakëfit, që i jepte atyre të ardhura të mëtejshme. Sido që të ketë qenë forma e pajës dhe shuma totale e pasurisë që ato mund të grumbullonin, gratë ishin tërësisht të ndërgjegjshme për të drejtën eksluzive ndaj pasurisë së tyre dhe e kuptonin shumë mirë që ato nuk ishin të obliguara të harxhonin asnjë pjesë të kësaj pasurie për të tjerët, apo edhe për veten e tyre. Gratë e shpenzonin pasurinë e tyre për veten vetëm në rastet kur kishin dëshirë ta bënin këtë, duke qenë se shpenzimet që lidheshin me ushqimin, banesën dhe veshmbathjet (sidomos kur burri ishte i pasur) ishin krejtësisht përgjegjësi e burrit dhe jo e gruas. Me fjalë të tjera, ndryshe nga pasuria e burrave, ajo e grave nuk ishte subjekt i efektit gërryes të shpenzimeve, përkundrazi ajo mund të ruhej, të investohej dhe të rritej.

Duke marrë parasysh pacënueshmërinë për shekuj me rradhë të këtyre të drejtave – të cilat në përgjithësi ndihmonin në rritjen e pasurisë së grave – arrijmë të kuptojmë përse, sipas të dhënave historike, divorci i njëanshëm nga burri duket se ka qenë më i pazakontë se khul-i, kontrata e prishjes së martesës (ku gruaja i jep burrit disa prej të drejtave financiare të saj në shkëmbim të divorcit). Shpeshtësia e khul-it në Stamboll, Anadoll, Siri, në Qipron myslimane, në Egjipt dhe Palestinë është vërejtur prej kohësh nga historianët. Ai është një fenomen që shpjegon – në këtë kontekst – tre tipare të prishjes së martesës në Islam. Së pari, ndonëse bashkëshorti mund kërkonte në mënyrë të njëanshme divorcin, gjithsesi ai duhej të paguante një “çmim” për këtë privilegj. Me fjalë të tjera, një bashkëshort mesatar kufizohej (në të drejtën e tij për divorc të njëanshëm) nga pengesa të rënda financiare, bashkangjitur edhe me pengesat morale dhe ligjore, të vendosura edhe nga ligji. Së dyti, e drejta e bashkëshortit për divorc të njëanshëm në të vërtetë ishte baraz me transferimin njëdrejtimësh të pasurisë nga bashkëshorti për tek bashkëshortja, përtej dhe mbi gjithçka që ai ishte i detyruar – gjatë martesës – të paguante për gruan e tij në përputhje me kontratën standarde. Në të vërtetë, një efekt i rëndësishëm i kësaj transferte ishte fakti se shumë gra të refuzuara blenin hisen e burrit në shtëpinë martesore, duke e kanalizuar pagesën e divorcit, që bashkëshorti u detyrohej atyre, drejt një blerjeje të tillë. Së treti, khul-i, brenda ekuacionit ekonomik të martesave myslimane, në njëfarë mënyre nuk përbënte një pakësim të pasurisë së gruas, sepse pagesa që jepte gruaja për të marrë divorcin përmes khul-it konsistonte kryesisht në mehrin e vonuar që burri ia kishte borxh, plus shpenzimet që burri duhej t’i jepte për periudhën e saj të pritjes. Kjo ishte kaq karakteristike, saqë manualet juridike e reflektonin këtë praktikë duke e paraqitur si një doktrinë normative. Gjithsesi, mbetet i vërtetë fakti se ishte premtimi financiar i bërë nga dhëndri ai që përdorej si mall shkëmbimi për khul-in.

Khul-i, si një mjet përmes së cilit një grua mund të dilte nga një martesë e palumtur, përbënte një kontekst të shkëlqyer për të vlerësuar dhunën shtëpiake kundër grave dhe shkaqet e tjera të mosmarrëveshjeve të tyre martesore. Duke qenë se gratë kishin akses mjaft të lehtë në gjykatë, gratë e palumtura kishin opsionin e të drejtuarit tek kadiu i cili mund të emëronte zyrtarë të gjykatës për të hetuar abuzimin apo dëmtimin që e bënte martesën e tyre të papërballueshme. Nëse abuzimi vërtetohej, atëherë gjykata kishte fuqinë që t’i jepte fund martesës, siç ndodhte shpesh në realitet. Ligji u lejonte, gjithashtu, grave të drejtën për vetëmbrojtje, përfshi këtu, në disa raste, edhe vrasjen e bashkëshortit dhunues. Por, nëse bashkëshorti nuk ishte fajtor, një grua që e konsideronte martesën e saj si të padureshme mund të merrte divorcin përmes khul-it.

Aspekti formal ligjor i situatave të tilla mund të rritet, nëse marrim në konsideratë edhe një aspekt tjetër social. Lidhjet e bashkëshortes/gruas me familjen e saj të origjinës nuk ndërpriteshin nga martesa dhe prindërit, vëllezërit dhe motrat vazhdonin t’i vështronin për së afërmi ato, sapo ndodhte martesa e vajzës a motrës së tyre. Në fund të fundit, ishin prindërit e bashkëshortes ata që zakonisht kishin luajtur rolin e shkesit për martesën dhe që, deri në njëfarë mase, e konsideronin veten përgjegjës për të, po aq sa edhe për mirëqenien e vajzës së tyre. Nëse martesa dështonte, të afërmit e bashkëshortes/gruas jo vetëm që duhej të merreshin me këtë dështim në hapësirën publike, por, gjithashtu, duhej të “merrnin mbrapsht” vajzën në gjirin e tyre, me të gjitha pasojat ekonomike dhe ato të tjera që kjo “marrje mbrapsht” përbënte. Interesi i tyre në suksesin e martesës së vajzës shpjegon inspektimin e ngushtë që shumë familje ushtronin (dhe vazhdojnë ende të ushtrojnë) për të parandaluar abuzimin me vajzën e tyre nga ana e bashkëshortit (përfshi këtu edhe rrahjen e bashkëshortit dhunues nga vëllai i gruas). Ndryshe nga situata e shumë grave që në familjet “atomike” të ditëve tona duhet të luftojnë për të mbrojtur vetveten, gratë në shoqëritë e hershme myslimane vazhdonin të kishin mbështetjen sociale dhe psikologjike – kur ishte e nevojshme edhe atë ekonomike – të familjeve të tyre të origjinës. Natyrisht, kjo nuk parandalonte abuzimin në çdo rast, por kontribuonte në mënyrë domethënëse në reduktimin e tij. Sidoqoftë, pasi të gjitha përpjekjet dështonin, familja fillestare e bashkëshortes, shpesh edhe me bashkëpunimin e familjes së bashkëshortit, ushtronte presionin e nevojshëm për t’i dhënë fund martesës, para shkuarjes, apo jo, tek kadiu.

Së fundmi, është e nevojshme të shpenzojmë disa fjalë rreth grave dhe të drejtave të pronësisë. Duke përbërë në disa qytetete rreth 40% të tregtarëve të pronës së paluajtshme, gratë i drejtoheshin rregullisht gjykatës për të regjistruar shitblerjet e tyre, duke regjistruar në këtë mënyrë faktin se ato ishin gjerësisht të përfshira në transaksione që lidheshin me transferimin e pronësisë së shtëpisë. Siç tregohet nga regjistrat dhe proceset gjyqësore, gratë zotëronin si pronat e banimit ashtu edhe ato tregtare, kryesisht dyqane që prodhonin rentë. Siç e kemi përmendur edhe më lart, kur gratë refuzoheshin nga bashkëshortët e tyre, ato shpesh blenin hisen e burrit në shtëpinë martesore duke përdorur paratë që burri u detyrohej atyre si rezultat i divorcit.

Gratë ishin, gjithashtu, pjesëmarrëse në një nga ekonomitë më të fuqishme në tokat myslimane, d.m.th. në pronat e paluajtshme që dhuroheshin si vakëf, të cilat deri në kohën e kolonizimit përbënin rreth dyzet deri në gjashtëdhjetë përqind të të gjitha pronave të paluajtshme. Me përjashtim të vakëfeve më të mëdha, zakonisht të themeluara nga sulltanë, mbretër, vezirë dhe emirë, shumë prej themeluesve të vakëfeve të vogla ose të mesme ishin gra. Shpesh ato themelonin dhe administronin të vetme vakëfet dhe në një shkallë më të vogël ato ishin, gjithashtu, bashkëthemeluese, bashkë me burra dhe gra të tjera. Një numër relativisht mbresëlënës vakëfesh janë themeluar nga skllave femra të liruara, të lidhura me elitat politike dhe ushtarake; edhe këto, gjithashtu, themelonin vakëfe në mënyrë të pavarur si edhe në bashkëpunim me padronët e tyre të mëparshëm (një fakt ky që dëshmon për fuqinë financiare dhe politike të skllaveve femra). Vakëfet e një madhësie modeste duket se kanë qenë themeluar në numër të barabartë si nga burrat ashtu edhe nga gratë. Pjesëmarrja e grave në ekonominë e rëndësishme të vakëfeve ka filluar që herët dhe është rritur në mënyrë të qëndrueshme përgjatë shekujve. Në shekullin e XVIII gratë përbënin tridhjetë deri në pesëdhjetë përqind të themeluesve të vakëfeve. Në disa vende kishte më shumë gra sesa burra që themelonin vakëfe. Në disa qytete një numër domethënës vakëfesh (më shumë se gjysma) të themeluara nga gratë ishin publike, u dedikoheshin qëlliemeve fetare dhe edukative ose ushqimit dhe përkujdesjes për të varfrit. Njësoj si burrat, shumica e grave që krijonin vakëfe i blenin pronat  e tyre për këtë qëllim.

Është e arsyeshme të mendojmë se numri i grave që përfitonin nga vakëfet ishte shumë më i madh se i atyre që i themelonin ato. Teoria se instrumenti ligjor i vakëfit përdorej për të privuar gratë nga e drejta e tyre për trashëgimi nuk qëndron më; përkundrazi, provat tregojnë se vakëfi përdorej për të krijuar një lloj sistemi matrilinear të transferimit të autoritetit të pronësisë (të kalimit të pasurisë). Njësoj i rëndësishëm ishte, gjithsesi, faktori vendimtar i shmangjes së ndarjes së pasurisë familjare (e cila tentohet të bëhet nga ndarja e trashëgimisë sipas Kuranit). Kjo shpesh kishte efekte të dëmshme ekonomike të cilat frenoheshin përmes përdorimit të instrumentit të vakëfit. Kështu që nuk duhet të na habisë fakti që shumë dhurime vakëfi i caktonin përfituesve të njëjtën të drejtë proporcionale të pronës njësoj si ndarja kuranore.

Një historiane ka zbuluar se në Alepin e shekullit  XVIII-XIX gratë ishin të pafavorizuara si trashëgimtare në më pak se 1% të 468 dhënieve të vakëfeve që ajo ka studiuar[2]. Gratë zakonisht caktonin më shumë gra sesa burra si përfituese të vakëfeve, ndërsa rreth 85% e burrave caktonin gratë apo vajzat e tyre si përfituese, një situatë kjo që gjendej edhe në Stambollin e shekullit të XVI. I njëjti model ndeshej edhe në lidhje me të drejtën e rezidencës në banesën e familjes së themeluesit të vakëfit. Shumica e akteve të vakëfit – në Alepo, Stamboll dhe gjetkë – nuk ishin diskriminues ndaj femrave dhe as nuk i kufizonin në asnjë mënyrë të drejtat e tyre. Por, kur akti i vakëfit ishte diskriminues, kufizimi nuk ndalonte të drejtën për të jetuar në shtëpi deri në martesë, apo të ktheheshin në të kur ato mbeteshin jetime apo divorcoheshin. Ky kufizim nuk zbatohej as ndaj trashëgimtareve femra, një fakt ky që “linte derën e hapur” për gratë e martuara dhe bashkëshortët e tyre si edhe për pasardhësit e tyre për të pretenduar të drejtën për të jetuar në shtëpinë e lënë vakëf.[3]

Gratë shiheshin, gjithashtu, po aq të kualifikuara sa burrat në kapacitetet e tyre si administratore të vakëfeve, një pozicion ky me shumë ndikim administrativ dhe financiar. Ndonëse kishte më shumë burra sesa gra që kryenin këtë funksion, një numër i madh grash shfaqen si administratore të vakëfeve të lëna nga baballarët, nënat, gjyshërit apo të afërmit e largët të tyre. Edhe në sytë e gjykatave, gratë kishin qartësisht përparësi mbi meshkujt më të rinj, për rolin e administratorit. Njësoj si burrat, gratë i rezervonin vetes të drejtën të ishin administratoret e para të vakëfeve të tyre. Ato po ashtu i rezervonin vetes të drejtën për të hedhur në gjyq, në emër të saj apo të kujtdo tjetër, këdo që nëpërkëmbte të drejtat e vakëfit.

Si përfundim, gratë myslimane ishin pjesëmarrëse të plota në jetën e ligjit. Siç është shprehur edhe një historian në lidhje me gratë në Perandorinë Osmane, ato “i përdornin të drejtat e tyre për t’iu drejtuar gjykatave për të promovuar interesat e tyre, në të cilat një skllave e liruar mund të kufizonte pretendimet e padronit të saj të kaluar për pasurinë e saj, ku një fermere mund të sfidonte pretendimin e një kreditori mbi kafshët e shtrenjta të fermës që ajo kishte blerë,  ku një vejushë mund të mbronte të drejtën e saj të përparësisë për të blerë hisen e burrit të saj në pasurinë e paluajtshme dhe ku një grua që udhëtonte e vetme nga një fshat në tjetrin mund të padiste një polic sepse i kishte penguar rrugën”[4]. Por, nëse ligji për funksionimin e duhur të tij varej mbi bashkësinë morale, atëherë gratë – njësoj si edhe burrat – ishin bartëse të plota të moralit që ligji dhe gjykata kërkonin. Si qytetare të moralshme apo si qytetare që aspironin për fuqitë që gjeneroheshin nga karakteri moral, gratë angazhoheshin me ligjin, duke humbur dhe fituar gjatë betejës gjyqësore. Si pjesëmarrëse në sistemin ligjor, ato zhvilluan strategjitë e tyre dhe përfituan nga burimet morale dhe sociale të disponueshme për to. Ato jetonin padyshim në patriarkalitet, por dinamika e brendshme e këtij patriarkaliteti u siguronte atyre mjete të bollshme që u lejonin liri të madhe veprimi. Fakti që “modernizmi islamik” shpesh është treguar shtypës ndaj grave, siç do ta shohim edhe në kapitullin e tetë të këtij libri, nuk e zhvlerëson faktin që për pothuajse një mijëvjeçar para ardhjes së modernitetit gratë në botën islame ishin më të favorizuara se shumica e grave në pjesë të tejra të botës, veçanërisht në Evropë.

 

* Fragment i shkëputur nga libri i Wael B. Hallaq me titull: “An Introduction to Islamic Law” (“Një hyrje në ligjin islam”) – Cambridge University Press 2009, f. 64-71.

 

** Wael b. Hallaq është profesor I Fondacionit Avalon në Universitetin e Columbia, New York për ligjin islam. Ai është një studiues me famë botërore ku ndër publikimet e tij mund të përmendim: The Origins and Evolution of Islamic Law (Cambridge, 2004), Authority, Continuity and Change in Islamic Law (Cambridge, 2001) and A History of Islamic Legal Theories (Cambridge, 1997).

 

Përktheu Rezart Beka

 

 

 

Bibliografia

 

  1. Deguilhem, Randi, “Consciousness of Self: The Muslim Woman as Creator and Manager of Waqf Foundations in Late Ottoman Damascus,” in Amira Sonbol, ed., Beyond the Exotic: Women’s Histories in Islamic Societies (Syracuse: Syracuse University Press, 2005), 102–15.
  2. Fay, Mary Ann, “Women and Waqf: Toward a Reconsideration of Women’s Place in the Mamluk Household,” International Journal of Middle EastStudies, 29, 1 (1997): 33–51.
  3. Gerber, Haim, “Social and Economic Position of Women in an Ottoman City, Bursa, 1600–1700,” International Journal of Middle East Studies, 12 (1980): 231–44.
  4. Jennings, Ronald C., “Divorce in the Ottoman Sharia Court of Cyprus, 1580–1640,” Studia Islamica, 78 (1993): 155–67. “Women in Early 17th Century Ottoman Judicial Records: The Sharia Court of Anatolian Kayseri,” Journal of the Economic and Social History of the Orient, 18 (1975): 53–114.
  5. Marcus, Abraham, “Men, Women and Property: Dealers in Real Estate in Eighteenth-Century Aleppo,” Journal of the Economic and Social History of the Orient, 26 (1983): 137–63.

 

  1. Meriwether, Margaret L., “The Rights of Children and the Responsibilities of Women: Women as Wasis  in Ottoman Aleppo, 1770–1840,” in A. Sonbol, ed., Women, the Family and Divorce Laws in Islamic History (Syracuse: Syracuse University Press, 1996), 219–35; “Women and Waqf Revisited: The Case of Aleppo, 1770–1840,” in Madeline C. Zilfi, ed., Women in the Ottoman Empire: Middle Eastern Women (Leiden and New York: Brill, 1997), 128–52.

 

  1. Peirce, Leslie, Morality Tales: Law and Gender in the Ottoman Court of Aintab (Berkeley: University of California Press, 2003).

 

  1. Powers, David S., “Four Cases Relating to Women and Divorce in al-Andalus and the Maghrib, 1100–1500,” in M. Masud et al., eds., Dispensing Justice in Islam: Qadis and Their Judgments (Leiden: Brill, 2006), 383–409.

 

  1. Rapoport, Yossef, Marriage, Money and Divorce in Medieval Islamic Society (Cambridge: Cambridge University Press, 2005).

 

  1. Seng, Yvonne J., “Standing at the Gates of Justice: Women in the Law Courts of Early Sixteenth-Century Isküdar, Istanbul,” in Susan Hirsch and M. Lazarus-Black, eds., Contested States: Law, Hegemony and Resistance (New York: Routledge, 1994), 184–206.

 

  1. Sonbol, Amira, ed., Women, the Family, and Divorce Laws in Islamic History (Syracuse: Syracuse University Press, 1996).

 

  1. Tucker, Judith E., In the House of the Law: Gender and Islamic Law in Ottoman Syria and Palestine (Berkeley: University of California Press, 1998).

 

  1. Zarinebaf-Shahr, Fariba, “Women, Law, and Imperial Justice in Ottoman Istanbul in the Late Seventeenth Century,” in Amira Sonbol, ed., Women, the Family, and Divorce Laws in Islamic History (Syracuse: Syracuse University Press, 1996), 81–96.

 

 

 

 

 

 



[1] F. Göçek and M. D. Baer, “Social Boundaries of Ottoman Women’s Experience in Eighteenth-Century Galata Court Records,” in M.C. Zilfi, ed., Women in the Ottoman Empire: Middle Eastern Modern Women in the Early Modern Era (Leiden and New York: Brill, 1997), f.  63.

[2] M. Meriwether, “Women and Waqf Revisited: The Case of Aleppo, 1770–1840,” in Madeline C. Zilfi, ed., Women in the Ottoman Empire: Middle Eastern Women (Leiden and New York: Brill, 1997), 138.

[3] Ibid., 138–39.

[4] Yvonne Seng, “Standing at the Gates of Justice: Women in the Law Courts of Early Sixteenth-Century Isküdar, Istanbul,” in Susan Hirsch and M. Lazarus-Black, eds., Contested States: Law, Hegemony and Resistance (New York: Routledge, 1994), 202.

Comments

  • Persa i perket vendeve Islame, jap mendmin tim modest, femra eshte konsideruar gjithmone ne menyre indirekte nje OBJEKT (flas per ato vende ku kane ne fuqi ligjin e shiariatit) ose sic thuhet nje placke, dhe nuk e kam me te thene, dhe as me te degjuar, por e kam me te lexuar dhe te studjuar.

    Diskriminimi lind qe nga momenti i marteses, ne dime shume mire qe martesa eshte nje KONTRATE (FLAS NE TERMA JURIDIK) e cila perfeksionohet me konsensin e te dyja paleve. Pothujase ne te gjitha vendet islamike femra martohet me nje perfaqesuses ose tutor (walì) pa pelqimin e tutorit martesa nuk behet, cfare do te thote kjo ? me fjale te thjeshta, femra nuk eshte pjese e kontrates dhe si e tille eshte e perjashtume nga cdo deshire apo vendim i saj per jeten, jeten e saj e kane ne duar te tjeret, ESHTE ABERRAZION TOTAL.

    Tjeter…

    KURANI, IV, 3: ” […] martohi me grate qe ju pelqejne, dy o tre o kater, dhe ne qofte se keni frike qe te mos jeni te denje vetem me njeren prej tyre …[…] ” ne fakt sipas shume interpretimeve fjalia vazhdon me poshte …

    KURANI, IV, 129: ” Edhe ne qofte se deshironi, nuk mund te veproni me barazi me grate e juaja”

    Duket qarte se Kurani parashikon istitutin e poligamise, por cfare eshte ploigamia ne realitet ? Fyrja e dinjtitet te fmeres; fyrje e personlitet te femres; denimi i te qenurit objekt; pamundesia per te shprehur ndjenjat; ndrydhja e besimive; pakenaqesia morale fizike apo psikollogjike…ETJ

    Nje tjeter prove qe tregon me se miri diskriminimin e femres Islame eshte e lidhur me proceduren e divorcit, femra, te divorcoj duhet te aktivizoj nje sere procedurash burukratike, ndersa mashkulli apo burri lirohet nga detyrimi i marteses vetem nepermjet nje deklarata te thjeshte e cila eshte efikase dhe nuk i neneshtrohet aspak seriozitet apo motivit per te cilin divorci po behet, me pak llafe eshte i lire.

    Te gjitha keto i perkasin jetes publike dhe private te femres ne Islam ku duhet te perballet cdo dite, jo me idete,por me realitetin i cili eshte brutal, i zi, makinoz.

  • cojani me email Jahjages kete perkthim se i ben mire, ia zgjeron pak horizontin e saj intelektual, si presidente e nje kombi me 90% popullsi myslimane qe eshte…

  • le qe keshtu trajtesash intelektuale te subjektit te sheriatit, apo cdo lloj subjekti, politikaneve tane mund tju vijne si nje vale e forte oksigjeni qe e godet papritur trurin e tyre te bykosur dhe ka rrezik i shkakton ndonje neuroze per shkak te dekompresimit te befasishem…

  • Hafsa mos u ngut kaq nga nje shkrim, qe duhet te te kishte bere me shume pershtypje nga referencat dhe autoret. Studim te veshtire paske zgjedhur, por qe ne citimin qe i ben ajetit 129 te sures Nisa (grate), i humb besueshmeria. Mendimi yt nuk eshte as i pari as i fundit qe degjojme dhe duhet ta dish se nuk jep efektin qe synon. Ki miresine te citosh ajetet kuranore si duhet dhe lerjua te tjereve interpretimin sipas botekuptimeve te tyre. Sigurisht nese nuk pretendon se ke dhene mendimin me te vyer qe ekziston, se ketu pastaj s’kemi c’i bejme sindromit. Pikesepari, dy ajetet qe referon ti i perkasin sures En-Nisa (Grate)dhe te lutem t’i citosh si duhet, sepse ne asnje perkthim te Kuranit Famelarte (mos u prek te lutem) nuk gjendet ashtu si na e sjell ti dhe per ata qe nuk e dine eshte keshtu: Ajeti 3 – “Nese keni frike se nuk beni drejtesi ndaj jetimeve (gjinia femerore kjo – shenimi im), atehere, martohuni me ato gra qe ju pelqejne: me dy, me tri apo me kater; e nese frikesoheni se nuk do te jeni te drejte ndaj te gjithave njesoj, atehere mjaftohuni me nje grua ose me ate qe e keni ne pushtetin tuaj. Ne kete menyre do t’i ruheni padrejtesise me lehte”. Ka nevoje per koment?
    Ndersa ajeti 129 thote: “Ju nuk mund te silleni drejt midis grave tuaja, edhe sikur te deshironi. Andaj mos anoni krejtesisht vetem nga njera, duke e lene tjetren si te varur. Nese ju i permiresoni marredheniet dhe ruheni nga padrejtesia, ta dini se Allahu eshte vertet Fales dhe meshireplote”.
    Ndersa ne nje perkthim tjeter te Kuranit, ajetet 3 dhe 129 te sures En-Nisa vijne keshtu: “Dhe neqoftese frikesoheni se nuk mund te trajtoni mire jetimet, atehere zgjidhne gra te tjera per martese, dy ose tri ose edhe kater, po neqoftese keni frike se nuk jeni ne gjendje qe te mbani drejtesi (me to sic e meritojne), atehere vetem nje, ose ato qe jua kap dora e djathte (nen pushtetin tuaj). kjo eshte me afer per t’ju ndaluar qe te mos beni padrejtesi”, ndersa tjetri ajet thote: “Ju kurre nuk do te jeni ne gjendje te vendosni drejtesi te plote ndermjet grave tuaja, edhe sikur kjo te jete deshira juaj me e zjarrte, keshtu qe mos jini shume te perkushtuar ndaj njeres prej tyre dhe duke lene tjetren si te varur. Dhe nese mbani drejtesi dhe veproni gjithcka qe eshte e drejte si dhe po te keni frike Allahun (duke ndenjur larg gjerave te gabuara), atehere Allahu eshte vazhdimisht Fales i Madh, kurdohere Meshireplote”.
    Meqe je marre me studime duhet te kuptosh konotacionin qe bart perkthimi, per te mos ngaterruar kuptimin.
    Po te vijme tek kontrata si term juridik, fillimisht jam dakort me ty qe kontrata eshte vullneti i lire i paleve. Por duhet ta dime qe te drejten e lidhjes se kontrates e permbajne edhe perfaqesuesit e personave kontraktuale gjithe duke shprehur vullnetin e te perfaqesuarve. Pra ne kete kontekst nuk kemi ndonje gabim juridik ose keqperdorje te ligjesise juridike. Persa i perket perkthimit qe i ke bere ti termit wali, nga asnje lloj pikepamje fetare, sociologjike, juridike, gjuhesore apo historike nuk mund te jete tutor, por: mbikqyres, kujdestar, garant etj. Tutori i shkon per shtat kohes se sotme megjithe ngjyrimin negativ qe bart ketu ne Shqiperi. Sepse, ta zeme, ne Itali fjala tutore eshte pikerisht mbikqyres administrativ apo social.
    Duke qene se ne muslimanet i permbahemi Kuranit dhe tradites profetike, nder muslimane eshte shume e njohur historia nje vajze (emri i te ciles s’me bie ndermend tani), e cila shkoi te Profeti per t’u ankuar se babai i saj e kishte fejuar me zor, Profeti a.s. e pyeti nese e donte ate qe i kishte zgjedhur babai e nese jo ishte e lire ta ndante. Por pergjigja e gruas ishte se ajo nuk kishte kundershtim per djalin, por per menyren si kishte vendosur babai pa pelqimin e saj dhe per t’i treguar wali-ve se nuk mund te vendosnin pa miratimin e grave, gje e cila iu ndalua wali-ut (mbikqyresit, garantit etj).
    Ndersa persa i perket poligamise, edhe kjo varet nga kendveshtrimi, qe gjithsesi nuk mund te jete pergjithesues. Ne librin e tij Sonata e Krojcerit Leo Tolstoi godet me neveri degjenerimin e shoqerise ruse te kohes, “dhe nuk e ngas llafin per muhamedanet, te cilet i bejne publike marredheniet me me teper se nje grua”.
    Pak pas Luftes se Dyte Boterore, ne vendet europiane eshte zhvilluar diskutim i gjate dhe u mor seriozisht ne konsiderate poligamia. Atehere nuk ishte fyerje, sot eshte.
    Tani, nese poligamia quhet fyerje, atehere pervec kesaj, i bie se jetuakemi ne nje bote te mrekullueshme ku femra jeton me e lumtur se kurre me te drejta te plota. Po gjithe ato OJQ grash e femijesh te mitur, perse na duhen?
    Qe te jemi te qarte, nese ka njerez qe duan te jetojne sipas disa rregullave te caktuara nga vete Zoti, udhehequr nga Kurani dhe ku njeriu (femer e mashkull qofte) gjen vetveten, ku eshte problemi?
    Megjithate, pavaresisht rravgimeve tona (aberration), shkrimit lart nuk i humbet shkelqimi dhe vertetesia.

  • Ajo qe ti shpreh me lart Hafsa, eshte thjesht nje renditje e atyre gjerave qe shprehin rendome misionaret e krishtere ne vendet muslimane si Shqiperia, te cilet kerkojne te ngaterrojne diskutime teorike mbi probleme sociale, me aspekte te ndryshme mbi jeten shoqerore te kodifikuar nga feja.
    Problemi kryesor qe ti ben, qe e bejne gjithmone misionare te tille, eshte gjykimi i disa normave sheriatike, duke u nisur nga premisa te modernitetit. Duhet te perpiqesh te kuptosh se kemi te bejme me dy konceptime shume te ndryshme midis shoqerive moderne dhe atyre tradicionale. Nese nuk ben dot kete dallim s’ke per te kuptaur asgje nga problematika qe merr persiper te na sqarosh, sado shume te studiosh ne kete drejtim.
    Konkretisht, koncepti i Valitu, qe ti permend, ka te beje me menyren tradicionale te strukturimit te shoqerise. Nje prej elementeve ku ndryshon shoqeria moderne nga ajo tradicionale, ne raport me marredheniet gjinore, eshte pikerisht ajo qe ka te beje me rolet gjinore. Ne te gjitha shoqerite para ardhjes se modernitetit, ne te gjithe boten, perendim, lindje, veri jug, krishterim, kudo, ne pavaresi nga feja, kultura, politika, shoqerite kane funksionuar mbi baze te ndarjeve te roleve gjinore, ku, te te gjithe boten, grate jane marre me punet e shtepise, ndersa burrat me punet e luftes dhe sigurimit te kushteve te jeteses. Keshtu edhe tek muslimanet, burrat kane pasur pergjegjesine e garantimit te ketyre kushteve, dhe si rrjedhim valiu, eshte personi pergjegjes per garantimin e tyre. Sipas Islamit, asnje grua nuk mund te jetoje pa mbrojtje, pa vali. Kur i vdes bashkeshorti, behet vali i ati, i vellai, xhaxhai, ndonje i aferm. Sepse gruaja nuk mund te lihet pa mbrojtje. Kjo ka te beje me logjiken e kohes dhe kushtet shoqerore, por edhe fizike te jetes. Per kete arsye Valiu eshte pjesemarres ne aktin e marteses, pasi gruaja, sipas ketij konceptimi kalon nga familja e babait, ku vali eshte kryefamiljari, babai pra, tek ajo e burrit. Ne kete menyre, ketu nuk kemi te bejme thjesht me nje akt midis dy personash, por nje akt midis dy familjesh, ku njera familje transveron, jo vetem vajzen, por edhe nje sere te drejtash, pergjegjesishe, detyrimesh, benefitesh tek familja ku jep vajzen. Dhe kjo ka funksionuar keshtu ne te gjithe boten. Shoqeria tradicionale nuk ka ne qender individin por bashkesine, keshtu qe individet jane te tille, vetem ne raport me grupin ku bejne pjese.
    Islami, ka shkuar me larg se kjo. Ai nuk e vendos kete marredhenie thjesht ne nje raport mes valinjsh, por vendos si kusht thelbesor pelqimin e ciftit, detyrimin per tu pare e njohur perpara martese, etj. Madje shkohet deri aty, sa, te pakten sipas meth’hebit hanefi, vajza mund te martohet vete, edhe pa marre pelqimin e valiut, ne rastin kur ka arritur ne moshe te plote pjekurie dhe eshte e pergjegjshme per veprimet e veta, sidomos kur valiu nuk nxjerr ndonje arsye te mjaftueshme per te moslejuar martesen. Pra, ne pelqimin e kerkuar prej vajzes dhe valiut, prevalon ai i vajzesh. Pra, jo vetem qe vajza nuk eshte e neshtruar dhe nuk mund te martohet pa vullnetin e saj, por, ajo edhe mund te martohet edhe pa deshiren e valiut, babait.
    Gjithashtu, gruaja mund te ndahet nga burri. Sigurisht, kete duhet ta beje duke shkuar ne gjykate, por po ne te njejten menyre edhe burrit i duhet te shkoje ne gjykate, per sa kohe qe martesa kerkon nje akt zgjidhjeje. Marrja e vendimit prej gjykatesit ne raste te tilla eshte thjesht ceshtje burokracie, pasi gjykatesi eshte i detyruar t’ia jape, nese gruaja e ka ndare mendjen.
    Ndersa ne lidhje me poligamine, duhet te dish se sipas antropologeve nga te gjitha kulturat e evidentuara, 97 perqind jane kultura poligame. Duhet te kuptosh se Islami eshte nje fe universale dhe ka ardhur per te gjitha kulturat, ndaj ai nuk mund t’u beje padrejtesi njerezve qe jetojne ne kultura poligame, vetem pse mendja jote etnocentrike nuk mund ta kuptoje menyren sesi funksionon poligamia duke e quajtur ulje te dinjitetit te femres. Njerez te shumte prej kulturave te tilla, nese Islami do ta ndalonte poligamine, do te ishin hedhur perpjete keshtu si puna jote, duke u shprehur se Islami dhunon dinjitetin dhe te drejtat e njeriut, per te krijuar nje familje me me shume se nje grua. Eshte problem emancipimi kur kerkon ti vleresosh kulturat e tjera mbi baze te kultures tende dhe ky eshte problem i madh i joti, jo i Islamit.
    Megjithate, Islami ka ardhur, per ta kufizuar poligamine, si nje marredhenie martesore ekzistuese. Ai e ka kufizuar numrin e grave ne jo me shume se kater, nderkohe qe, ajeti i Kuranit qe ti permend, ku percaktohet drejtesia si kusht i poligamise (pa i hyre diskutimit te interpretimit te ajetit, qe na tregoi me siper L. Durres), dhe ku ne pamundesi per ta mbajtur drejtesine, muslimanet keshillohen te mbajne me mire nje grua.
    Pra, Islami nuk e ka ndaluar poligamine, si nje e drejte njerezore, e kulturave ku kjo forme familjeje aplikohet, por nga ana tjeter ka kufizuar numrin e grave, nderkohe qe keshillon me mire ne mbajtjen e nje gruaje.
    Ketu nuk ka kurrfare cenimi te dinjitetit njerezor. Perkundrazi, eshte qendrimi me i mire per nje fe universale si Islami.

  • Me qe kam kohe po shprehem shkurt dhe permbledhtas.
    Te vertetet universale shkelqejne ne Kur’anin Famelarte.
    Sipas jush Kur’ani e lejon poligaminë e kufizuar.Mesa duket ju i referoheni Surah Nisa e Kur’anit të famshëm :
    “ .. martohuni me ato gra që ju pëlqejnë; me dy, me tri e me katra. E nëse i frikoheni padrejtësisë (ndaj tyre), atëherë vetëm me një…” Sipas meje Kur’ani është i vetmi libër fetar në tërë faqen e botës që përmban citatin ‘martoje vetëm një ‘
    Sipas jush Islami e vendos një kufi, e që është katër gra . Islami i jep mashkullit leje që të martojë dy,tri,katër gra,por me kusht që të jetë i drejtë me ato .
    E sipas meje në të njëjtën Sure En Nisa ajeti 129 thotë :
    Ju kurrsesi nuk do të mund ta mbani drejtësinë mes grave ….”
    [Kur’an 4:129]
    Për këtë poligamia eshte një përjashtim,ashtu sikurse eshte perjashtim nje krim .Shumë njerëz kanë koncepte të gabuara dhe gabojne.Edhe kete te vertete universale e gjejme ne Kur’anin Famelarte.(Shumica jane ne humbje,mos beni si ata)Lus Allahun mos jini pjese e shumices!

  • Selam L’Durres! Gjeniu i prozës ruse, por edhe i letërsisë botërore në përgjithësi, Leon Tolstoj, në romanin e tij të shkurtër “Sonata e Krojcerit” ka trajtuar problemet fondamentale morale, jo vetëm të shoqërisë ruse të kohës, por edhe mbare njerezimit në përgjithësi. I bën një analizë tejet të fuqishme moralit të proklamuar nga feja dhe moralit të turmave për të arritur në përfundim pesimist se shkelja e kurorës nuk mund të falet dhe nuk mund të ndreqet me asnjë çmim, me asnjë përkushtim dhe me asnjë pendesë.

  • Trajtimi që Tostoi humanist i bën nevojës së barazisë së gruas është fenomenal dhe mbështetet mbi principet e domosdoshmërisë së barazisë gjinore. Ai duke përshkruar shembuj të tragjedive familjare, të cilat kanë motiv kurorëthyerjen, vëren se pasojat e kësaj gjendjeje janë shkaktarët e degjenerimit moral të shoqërisë, e cila jo vetëm që është e paaftë për të ndryshuar gjendjen, por nuk bën as edhe përpjekjen më të vogël për të bërë ndonjë ndryshim. Tostoi ka vërejtur me shumë vëmendje se 10 urdhëresat e Hyjit, të cilat janë transmetuar njerëzimit përmes profetit Mojsi janë bazamenti moral i shoqërisë njerëzore, por është lakmia ajo që te shumica e njerëzve prish ekuilibrin mes ndjenjës dhe arsyes.
    Me qëllim për të dhënë një mësim universal për domosdoshmërinë e ruajtjes së moralit, Tostoi përmes figurës së Pozdnishevit ka arritur të përmbarojë një monument të fuqishëm letrar, një traktat moral filozofik, me qëllim që vepra të ushtrojë ndikim, duke paraqitur shembuj konkretë të tragjedisë dhe jo vetëm duke bërë thirrje deklarative për moral sikur bën feja, duke u mbështetur vetëm në institucionin e faljes, pendimit dhe mëshirës.

  • Selam vella arnaut, i nisa presidentes Jahjaga fragmentin e meposhtem shkeputur nga libri’ Sonata e Krojcerit'( Leo Tolstoi)

    Pozdnishevi(protagonisti i vepres) vëren se burrave u prishet qejfi kur gratë lindin. “Fëmijët bëhen pengesa për dëfrimet e tyre, dhe mashkulli shikon si të zbrazë epshin e tij të pangopshëm seksual. Në raste të tilla vjen poligamia, jo e hapët dhe e ndershme sikur ndër myslimanë, por e poshtër, hipokrite dhe gënjeshtare sikur është ajo e evropianëve. Skllavëria e gruas vjen nga fakti se ajo konsiderohet si mjet i kënaqësisë seksuale. Edhe atëherë kur asaj i japin të drejta, burrat prapë fillojnë ta trajtojnë si një objekt për dëfrimin e tyre”. Kjo ide ngulet në shpirtin e çdo mashkulli, kështu që gruaja mbetet një skllave e poshtëruar dhe e kompromentuar. Shkrimtari i madh rus, e kishte kuptuar mirëfilli se edukata e gruas duhet të rrjedhë nga një pikëpamje e drejtë dhe jo e gabuar mbi rolin e saj në jetën shoqërore.

  • Duke u mbeshtetur ne citimin qe L,Durres paraqet ne komentin e vet :Ne librin e tij Sonata e Krojcerit Leo Tolstoi godet me neveri degjenerimin e shoqerise ruse te kohes, “dhe nuk e ngas llafin per muhamedanet, te cilet i bejne publike marredheniet me me teper se nje grua”.
    me lejoni te bej nje korrigjim qe do te perputhej me mire me domethenien e autorit(Tolstoi)“dhe nuk e vlen te permendim(pra nenkuptimi i injorimit te moralit me baze jo arsyen,por ndjenjen_-jo dashurine,por seksin) muhamedanet, te cilet i bejne publike marredheniet me me teper se nje grua”.

  • …ne nje vizite turistike ne nje shtet mysliman u ndodha ne nje ndertese muze. Duke ndjekur ciceronin arritem ne nje holl te madh. Ne mes ndodhej nje shatervan i rumbull dhe anash disa dyer dhomash.Ciceroni na pyeti :-Doni te dini cndodhte ketu?
    – Yes! gati brohoriten turistet.
    -Ne mbremje zoteria rrotullohej rreth shatervanit deri sa vendoste se tek cila dhome do te hynte.Pra keto jane dhomat e grave te tij…shperthyen te qeshura nga turistet qe perfaqesonin me dhjetra e dhjetra vende te botes.Ne ato te qeshura kishe pak gezim, por shume revolte dhe percmim ,o Gysi im.

  • Duhet te kuptojme nje gje, Tolstoi mund te jete shkrimtar i madh, por nuk ma ndjen fare se cfare mendon ai ne raste te tilla, pasi shkrimtari nuk ka autoritet per keto pune. Shkrimtari eshte shkrimtar dhe zoteron aftesi per paraqitjen estetike te fjales, ndonjehere edhe mendimit, por kjo nuk i jep kurrfare autoriteti per gjera qe jane shkencore, dhe duhen pare nga nje perspektive rigoroze shkencore.
    Ne rastin konkret, ajo qe ka thene Tolstoi, nga ana sociologjike dhe etike vlen te hidhet ne koshin e plehrave.

    Nese e vini re, frazat e sjella me lart prej Tolstoit, ne qender te tyre kane modernitetin. Ne fakt, ai reflekton problematiken e kohes se tij, e cila ishte ne kulmin e joshjes prej modernitetit dhe verbimin e intelektualeve nga opiumi iluminist. Ne kete menyre, Tolstoi flet me neveri per shume elemente te tradites duke aspiruar vlerat moderne, sic eshte psh. barazia gjionre, ne rastin konkret. Sot, shumica e studiuesve jane kritike ndaj modernitetit dhe ne menyre derrmuese kane hequr dore nga perrallat iluministe, duke e pare boten ne nje sy me te permbajtur.

    Barazia, sidomos barazia gjinore, eshte nje model krejtesisht modern, i cili edhe sot nuk eshte arritur ende ne realitet, pavaresisht se ka fituar nje shtrirje te gjere teorikisht. Islami dhe Krishterimi jane fe shekullore (njeri 2000 e tjetri 1400 vjecare), dhe natyrisht, ato jane perhapur ne nje kontekst global kulturor tradicional, ku barazia gjinore (flas ne kuptimin e roleve, pra barazi rolesh, sic e kuptojne sot shume feministe) ka qene nje non-sens. Bota tradicionale, qe prej lindjes se njeriut te pare e deri ne epoken moderne (ne fakt vijon edne deri me sot, por tashme ne menyre te ngaterruar), ka funksionuar mbi modele qe orientohen drejt ndarjes gjinore te puneve, dhe jo ne barazi (keto i them duke iu referuar debatit mbi valiun qe beme me siper. Pra, gruaja kishte vali babain deri ne martese, ku vali behej burri, pikerisht sepse gruaja, sipas Islamit, duke pas para sysh kontekstin kulturor, shoqeror, rrethanat ne te cilat ndertoheshin shoqerite, nuk mund te lihej pa mbrojtje. Valiu ishte mbrojtes. Dhe kjo nuk eshte shtypje, sic e shikoni ju. Por eshte perkujdesje ndaj gruas. Sigurisht, nuk eshte barazitare, por eshte njerezore.)
    Te pretendosh se burri dhe gruaja jane njesoj dhe se kane te njejtat funksione, detyra dhe pergjegjesi shoqerore, eshte nje non sens, qe edhe sot nuk qendron dot, sado qe mbahet me paterica.
    Megjithate, une di te them qe barazia gjinore eshte dicka e mirenjohur ne Islam, flas ne planin parimor. Ka shume elemente ku Profeti a.s. ka theksuar se gruaja eshte e njejte dhe e barabarte me burrin. Kjo nuk do te thote barazi ne ndarje detyrash, por ne pergjegjesi dhe dinjitet. Pra ndarja e roleve gjinore, u jep funksione te ndryshme grave dhe burrave, por jo disnivel shoqeror. Per kete arsye, kur shohim se ne shume aspakte ligjet Islame nuk parashikojne te njejten gje midis burrit dhe gruas, kjo nuk do te thote se ligji ka diskriminuar njerin kundrejt tjetrit. Kjo behet thjesht, sepse ligji perpiqet te ofroje zgjidhjen e duhur, ne funksion te natyres se marredhenieve qe ekzistojne ne shoqeri, si dhe ne funksion te plotesimit sa me te mire te funksioneve shoqerore, ne perputhje me rolet gjinore nepermjet te cilave keto funksione realizohen.
    Nderkohe, pikepamja e sotme moderniste, barazitare, fenimiste mbi rolet gjinore, kerkon barazi ne role, ku burri dhe gruaja kane te njejtat funksione. Te kerkosh kete gje, ne shoqerite tradicionale, ku jane perhapur Islami dhe Krishterimi, eshte budallallek.

    Nga ana tjeter, se cfare thote Tolstoi per poligamine, mua nuk me hyn ne sy fare. Nese bazohemi, ne menyre kaq qesharake mbi emra njerezish, pa lidhje me profesionin e tyre, atehere une mund te nxjerr citime fantastike ku grate percmohen krejtesisht, ashtu sic mund te gjej edhe citime qe cojne uje ne mbeshtetje te poligamise. Une mund te them se Platoni i shihte grate si qenie pa tedrejta qytetare (dhe keshtu i shihnin te gjithe filozofet e antikitetit), te cilat mund te shiteshin e bliheshin, dhe te cilat nuk pyeteshin per asgje ne jeten e familjes dhe shoqerise.
    Gjithashtu une mund te them se shumica derrmuese e shkrimtareve i pershkruajne grate si krijesa pa tru, te paafta per te gjykuar drejt dhe kthjellet. Psh. Lermontovi thote se qe ti hysh arsyetimit te nje gruaje, duhet te kesh fshire nga mendja jote edhe format me elementare te logjikes; Balzaku ka gjithashtu gjera te tilla pa fund ne romanet e veta e po keshtu edhe Shekspiri tek Otello, Shume zhurme per asgje, etj. Nga ana tjeter, Frojdi, i konsideron grate qenie kompleksive te cilat rriten ne inferioritet qe prej vegjelise perballe mashkullit, nderkohe qe Nicja na keshillon qe kur te shkojme tek grate, te mos harrojme kamzhikun…
    Ky eshte muhabet kot.

    Poligamia eshte nje dukuri shoqerore, e cila studiohet ne menyre shkencore e jo me fantaziara shkrimtaresh. Letersia ka vendin e vet ne kulturen e njeriut, por nuk mund ti referohesh shkrimtarit per ceshtje te mirefillta studimore. Antropologet, ata qe studiojne ne menyre shkencore familjen, martesen dhe marredheniet ne cift ne kultura te ndryshme, e shohin poligamine si dicka krejtesisht normale. Sic e thashe poligamia eshte karakteristike e 97 perqind te kulturave te evidentuara prej antropologeve. Nuk ka mundesi, nuk eshte logjike te mendosh se vetem 3 perqind e kulturave jane ne rregull dhe 97 te tjerat jane te gabuara, per me teper, ti konsiderosh imorale. Mbi te gjitha, nuk ka asnje evidence qe na thote se ne kulturat poligame femrat jetojne me me pak dinjitet sesa ne ato monogame.
    Ky eshte nje etnocentrizem i verber i cili, paaftesine e vet per te kuptuar perspektivat e ndryshme qe ofron bota, i shkarkon si paragjykime ndaj alternativave te te tjereve. Ky eshte fanatizem qe nuk i shkon njerezve me kulture.
    Eshte banale, t’ju tregoj tani, qe njerezit ne bote kane kuptime te ndryshme per martesen dhe familjen dhe se kuptimi qe ka perendimi nuk ka asnje te drejte te imponohet si kuptim universal, perfundimtar. Eshte elementare te dini qe njerezit gjykojne jo ne ajer, por te nisur nga parime qe prodhohen nga nje kontekst kulturor. Per kete arsye, kur gjykojme per nje dukuri konkrete sociale, duhet ta shohim ate ne pozicionin qe ze ne lidhje me teresine kulturore ku ben pjese, dhe jo te nxitohemi te nxjerrim pernjehere perfundime paragjykuese mosaprovuese. Prej ketej, parimi elementar qe kane nxjerre njerezit e mencur (shume me te avancuar se niveli i kohes nga e cila shkruante Tolstoi) eshte se, nuk mund ti gjykosh kulturat e tjera, duke i vleresuar sipas kritereve te kultures tende. Sigurisht ka disa kritere universale, por jo ketu, jo ne ato gjera ku kulturat jane krejtesisht te ndara, e per me teper kur shumica e kulturave eshte kundra jush.

  • Krishterimi eshte fe qe dhunon dinjitetin e guras, sepse te gjithe Profetet e Bibles kane pasur familje poligame, asnje femer nuk mund te jete priftereshe, Zoti ne Bibel paraqitet si Ate e jo Nene.

  • Moter Maria te gjitha fete kane ardhur vetem per te lartesuar dinjitetin njerezor.Alfa e problemit eshte ndarja e shoqerise njerezore ne besimtare dhe pabesimtare. Ketu jane rrenjet e interpretimit te cdo problemi.Fatkeqesisht verberia njerezore nuk arrin te dalloje.

  • Per Hafsa dhe Emina.
    Sikur te ishim ne oren e leximit letrar, me siguri do ishim kenaqur duke e komentuar vepren e Tolstoi-t. Me vjen keq qe e keni konsideruar citimin tim te Pozdnishevi-t, qe me gjase identifikohet autori ne mase te madhe, si nje uzurpim, duke besuar se e drejta e interpretimit te veprave te tij dhe e verteta e kulluar gjendet vetem ne njerin drejtim. Kjo me sjell ndermend nje kohe tashme te kaluar (por qe s’paska kaluar akoma) qe, p.sh. Tolstoin vete apo dhe shkrimtare te tjere rus, i interpretonin sipas pozicionit te vet ideologjik dhe kjo ishte e verteta qe duhet te mesonim dhe nuk kishte tjeter. Madje e kunderta perbente herezi. Te njejten gje p.sh tek komenti i emina-s . Nenkuptimi eshte yti, Emina, jo dhe I Tolstoit.
    Tolstoi ka shkruar ne kushtet e nje religjioziteti te thelle dhe i gjithe korpusi I veprave te tij eshte studiuar thelle nder vite jo vetem si gjeni letrash, por edhe per nga pikepamjet e tij filozofike, fetare etj, per te cilat bashkekohesi, miku dhe adhuruesi I tij I madh Vladimir Chertkov thote “se do te kuptohen ne te ardhmen“ dhe se shume nga idete e mendimet e tij ishin te pakuptueshme per kohen. Te thuash qe Tolstoi lartesonte 10 urdheresat, meqenese fene e tij e njihte mire, eshte pak, meqenese pjesa e fese ka qene shume kontroverse tek ai, sic deshmojne studiuesit e mevonshem te jetes se tij, nder to: Ernest Simon, Aylmer Maude, Helen Muchnik, William Lyon Phelps, Stephan Zweig etj. Per te mos permendur letrat, ditaret e memuaret, pamfletet qe la te shkruara ai vete dhe qe nuk jane perkthyer akoma ne shqip, gje per te cilen nuk eshte vendi ketu.
    Por po kaq mire njihte edhe fe te tjera (nder to Islamin) dhe eshte shprehur sic I takon gjenise se tij, po te kemi parasysh se vende kufitare te Rusise se kohes ishin edhe vendet te Azise qendrore si: Kirgistani, Turkmenistani, Kazakistani, Taxhikistani, Uzbekistani, Afganistani etj, te cilat kishin shumice muslimane te popullsise. Por nuk po i permend ketu, qe te mos ndizet zjarr debati.
    Per shkak te mendimeve dhe pikepamjeve te tij filozofike-fetare ishte I anatemuar dhe ekskomunikuar nga kisha, madje edhe ne ditet e sotme ai pothuaj lihet ne harrese nga vendi I tij. Po e le me kaq, meqenese kjo nuk eshte teme e diskutimit ketu. Nderkaq, nese Sonata e Krojcerit eshte veper monumentale, kritiket e letersise bien dakort se shkrimtaret europiane nuk kane nxjerre dot nje personazh te dyte qe te konkurroje Ana Kareninen.
    Kjo persa i perket letersise. Meqenese tema e diskutimit ishte shkrimi i mesiperm, atehere besoj se duhet kuptuar nje gje. Poligamia qe ketu quhet e kufizuar, ne fakt eshte rregulluar me ligj hyjnor dhe qe nje krim beka perjashtim kjo eshte hera e pare qe e degjoj. Kur behet fjale per nje marredhenie te vendosur midis personash madhor dhe me zotesi te plote per te vepruar, rregulluar institucionalisht ne komunitetin ku bejne pjese, atehere kushtet per te qene krim thjesht nuk ekzistojne.
    Poligamia, shprehjet apo mitet qe lidhen me te, nuk eshte karakteristike vetem e Islamit apo e vendeve arabe sot, por me shpalljen e Kuranit u institucionalizua per cdo vend dhe kohe ku jetojne muslimane. Mirepo shtrirja ne kohe nuk supozon vetem periudhen tone te vdekshmerise dhe as nuk kufizohet ne 1400 vjet. E duke qene se jemi besimtare ne Zot dhe pranojme se nuk e dime te fshehten e ardhme, atehere nuk e dime se si do te jete kjo dispozite e tij, e quajtur sot si nje krim. Thjesht ecet me ca klishe e tabu te stervjetra, te cilat ne nje te ardhme mund te rrezohen po kaq lehte, sa c‘jane rrezuar shume syresh keto 50-60 vitet e fundit.

  • Posacerisht per Ergysin:Cka thene Tolstoi, nga ana sociologjike dhe etike nuk vlen te hidhet ne koshin e plehrave.

    Tolstoi, autori dhe mendimtari gjenial rus, i dha kontribut të madh letërsisë dhe historisë ruse. Mirëpo, pikëpamjet e tij filozofike, shqyrtimet në të cilat ai ka prezantuar idetë mbi Zotin, shpirtin, dijen, dashurinë dhe shumë pikëpamje të tjera të tij, mbetën të pakuptueshme për kohën kur jetoi. Për këtë arsye, qe mallkuar dhe anatemuar prej kishës, kurse miqtë dhe të afërmit e braktisën.
    Kështu ai shkruan për kishën: “Bota bëri çka dëshiroi, i lejoi kishës ta shpjegojë rëndësinë dhe synimin e jetës. Bota vendosi jetën krejtësisht të kundërt me mësimet e Krishtit, kurse kisha studioi veprat e shkruara me të cilat e la popullin të jetojë në kundërshti me ligjin e Krishtit, të jetojë sipas vullnetit të tij. Rezultati ishte se bota filloi të jetojë jetën më të keqe se në jetën pagane, kurse kisha jo vetëm që këtë e arsyetonte, por edhe e miratonte duke folur se kjo është në pajtim me mësimin e Krishtit …”
    ***
    Rusja e cila ishte e martuar me një mysliman, E. Velikova, i shkroi Tolstojit, që bijtë e saj dëshirojnë ta pranojnë islamin, dhe pyeti për këshillë dhe a është kjo e mundur. Autori iu përgjigj: “Sa i përket preferimit të muhamedanizmit ndaj ortodoksisë … mundem vetëm të pajtohem në mendimin me shpirtrat të cilët janë në këtë kalim. … duke i kuptuar idealet kristiane dhe doktrinën kristiane në mënyrë të drejtë, për mua nuk ka dyshim që muhamedanizmi, sipas formave të jashtme, pakrahasueshëm është mbi ortodoksinë. Dhe, nëse personi gjendet të zgjedhë ndërmjet këtyre dy obcioneve: ta mbajë ortodoksinë apo ta pranojë muhamedanizmin, për çdo person të arsyeshëm nuk ka dyshim se do ta pranojë muhamedanizmin me pranimin e doktrines: Një Zot dhe i Dërguari i Tij, në vend të adhurimit të ndërlikuar dhe të paqartë – trinitetit, shpagimit, sakramenteve, shenjtorëve dhe ikonave të tyre dhe ritualet komplekse.”
    ***
    Ta shqyrtojmë edhe një letër të autorit të madh, e cila edhe më tepër e sqaron pikëpamjen:
    “Do ta kisha kënaqësinë sikur ju të ishit të fesë dhe bindjes së njëjtë sikur unë. Keni zbuluar diçka në zemrën time. Çfarëdo suksesi në jetë, pasuria, respektet dhe falënderimet nuk më janë siguruar. Miqtë e mi, madje edhe familja kanë kthyer kokën nga unë. Disa – liberalët dhe estetët më konsiderojnë për budalla ose me mendje të dobët sikur Gogolin; revolucionarët dhe radikalët konsiderojnë se jam mistik, orator, llafazan; njerëzit qeveritarë më konsiderojnë të rrezikshëm, ortodoksët (pravosllavët) me konsiderojnë djall. E pranoj se e kam rëndë … Prandaj, ju lutem, shikoni në mua si pasues të Muhamedit (muhamedan), dhe çdo gjë do të jetë në rregull.”

  • Posacerisht per L, Durres
    Henri Miller, me talentin e tij të egër por edhe të pakujdesshëm, botoi romanin “Ana Karenina”, i bindur se njëfarë Tolstoi qe veç lëndë e parë e një përpunimi të mrekullueshëm. Miller fut një jetë të re në melodramën e trishtuar dhe tepër narrative tolstojane të kohës së carit. E nis rrëfimin intrigues në vetën e parë, ndërmjet Vronckit, duke e kaluar në kohë dhe në hapësirë veprimin nga Rusia në Parisin e viteve ’30 të shekullit XX. Qëllimi i këndshëm është që të zbulojë madhërisht hedonizmin mistik dhe të vazhdueshëm të kontit të shthurrur, domethënë të Vronckit, i cili pikërisht në Monparnas bie në ndikimin apokaliptik të materializmit amerikan. Lidhja e tij me Anën, grua e metë nga mendja, e dehur nga streset e estetikës e të seksit të dyshimtë, në fakt mbesa e një postieri francez të verbër, i jep mundësi shkrimtarit të rezymojë para botës e vetes se vesi më thelbësor dhe mrekullia e rëndë dhe e padurueshme e gruas në përgjithësi, është urrejtja fatale ndaj natyrës poligamike të burrit. Ana hidhet nga Kulla Eifel. Romani “Ana Karenina” i rindërtuar është absolutisht një gjë serioze, që e mohon tautologjinë, madje, pretendohet nga Miller se romani i vjetër i Tolstoit është kopja e romanit të tij, çka është dhe një konceptim i ri i kohës, ku e ardhmja është më e vjetër sesa e kaluara, gjë që e vë në kontradiktë edhe matematikore teorinë e relativitetit të Ajnshtajnit.

  • Drejtuar Ergysit per zgjerim horizonti.

    Ne të gjithë e dimë se shkenca bashkëkohore synon të zbulojë informacionin, dijen mbi botën e sendeve dhe nuk ka aspak për qëllim të qokë në rolin e tyre, në të tërën. Kjo metodologji ka prodhuar një varg disiplinash të cungëta, shkenca laboratorike dhe eksperimentale, roli i të cilave stërngushtet në matje dhe evidentime; shkenca krejt të pazonja për të njohur Realitetin Absolut të ekzistencës. Shkencat humane si sociologjia, historia, kritika e letërsisë, ekonomia, e drejta, etj, shkencat natyrore si fizika, kimia, biologjia, astronomia dhe plot të tjera disiplina janë të orientuara drejt sendit dhe jo drejt qëllimit të sendit. Edhe nëse kërkojnë qëllimin e sendit, atë e kërkojnë brenda botës së sendeve dhe askurrëndonjëherë jashtë saj.
    Rrjedhimisht këto shkenca kanë krijuar edhe kuptimet e tyre origjinale, brenda metodologjisë së tyre. Është krejt normale që për të marrë një kuptim të saktë të qëllimit të këtyre shkencave në tërësi dhe në përveçshmëri është e nevojshme njohja e mirë e asaj metodologjie mbi të cilën ato mbështesin zhvillimin dhe vlefshmërinë e tyre. Ashtu siç është e nevojshme të njohësh gramatikën dhe sintaksën e një gjuhe, me qëllim që të mund ta kuptosh. Prandaj edhe terminologjia qe karakterizon këto disiplina mbart në vete kuptimin e gjymtë të vetë disiplinës prej nga është lindur. Ngjitja e tyre në orvatjet për të shpjeguar fenë tonë rrezikon të sjellë infektime në trupin e saj. Gjymtia që ata trashëgojnë është shkak për mospuqjen e trupave të huaj me gojëzat e qenies së Islamit.

  • Ne sherbim te komenteve te mesiperme:

    Po çfarë është saktësisht poligamia?

    Të kesh më shumë se një bashkëshort, apo bashkëshorte, edhe pse teknikisht një lidhje zyrtare kur një burrë ka më shumë se një grua quhet “polygyny”. Kur një grua ka më shumë se një bashkëshort, lidhja quhet “Polyandry”. Në botë, lidhje të tilla kanë forma të ndryshme. Në disa kultura, një grua ndahet nga dy vëllezër, në të tjera një baba dhe një bir kanë të njëjtën grua. Ka edhe nga ato në të cilat një burrë ka shumë gra, deri në 11 syresh si në Arsi, një rajon etiopian. Në shumë vende, një grua që mbetet e ve, merret nga vëllezërit e mbetur të burrit të ndjerë, babai, apo qoftë edhe djali që i shoqi mund të ketë pasur me një grua tjetër.

    Sa e përhapur është?

    Në vitin 1998, Universiteti i Viskonsinit bëri një sondazh në shumë shtete dhe shoqëri të ndryshme të botës. Prej këtyre, 186 ishin monogame, disa, rreth 453, kishin raste të herëpashershme të polyginisë dhe 588 të tjera e konsideronin të zakonshme martesën me më shumë se një bashkëshort.

    Sipas disa antropologëve, poligamia ka qenë një normë në historinë njerëzore. Në vitin 2003, revista “New Scientist” sugjeronte se deri 10 mijë vjet më parë, shumë fëmijë kishin ardhur në jetë nga një numër i vogël meshkujsh. Variacionet e ADN-së tregojnë se shpërndarja e kromozomit X tregonte se një numër i pakët burrash kishte pasur një ndikim më të madh se burrat e tjerë.

    Poligamia është shumë e zakonshme në vendet me fe animiste dhe ato myslimane në Afrikën Perëndimore. Në Senegal, për shembull, thuajse 47% e martesave bëhen me shumë gra njëherazi. Kjo lloj martese ndeshet në përqindje të larta edhe në vendet arabe. Në popullsitë e beduinëve të Izraelit, martesa të tilla e kalojnë 30%. Gjithashtu edhe mormonët, thuajse 10 mijë syresh, ata më fundamentalistët kanë jetuar deri në vitin 2005 në martesa poligame.

    Cila është origjina e poligamisë?

    Kësaj pyetjeje askush nuk mund t’i përgjigjet, por ka të dhëna që mund të japin një lloj shpjegimi. Kështu ajo është më e zakonshme në vendet në të cilat aktiviteti ekonomik prekolonial ka qenë i përqendruar nëpër ferma që kanë pasur nevojë për shumë fuqi punëtore.

    Afrika është një shembull i mirë i kësaj. Shkalla e lartë e vdekshmërisë foshnjore mund të jetë një tjetër faktor, pasi duke qenë se shumë fëmijë nuk arrinin t’i mbijetonin vitit të pestë të jetës, familja kishte nevojë për fëmijë të tjerë dhe këtë nuk mund ta mundësonte një grua e vetme.

    Më pas, ndër shkaqet e këtij fenomeni mund të përmendim edhe luftën. Për shkak të konflikteve, shumë meshkuj vriteshin dhe numri i tyre ulej ndjeshëm, ndaj i takonte që një mashkull të ndante më shumë se një grua, duke qenë se gratë ishin më të shumta në numër. Sa më shumë gra të kishte një burrë, aq më shumë aleancë politike dhe ushtarake kishte, pasi lidhjet me një grua nënkuptonin lidhjet me familje dhe fise të caktuara. Numri i madh i grave që mund të kishte një burrë ishin tregues i statusit të tij financiar dhe pasuror. Një familje e madhe ishte burim krenarie, ndërsa një familje e vogël ishte simbol i dështimit dhe turpit.

    Përzierja me politikën

    Martesa me vejusha, kohë më parë, ka qenë një strategji sociale për të siguruar mbijetesën e jetimëve. Profeti Muhamed, që kishte një martesë monogame për 25 vjet deri sa i vdiq gruaja e parë, u martua me nëntë gra të tjera më pas dhe arsyeja për këtë ishte se ato ishin vejusha lufte.

    Kurani i jep leje myslimanëve që të mund të marrin deri në katër gra, por me kusht që burri të kujdeset për të katërta në të njëjtën mënyrë dhe pa bërë dallime mes tyre.

    Shumë shoqëri tradicionale afrikane e kanë një zakon të tillë gjithashtu. Të trashëgoje vejushën do të thoshte të trashëgoje edhe gjithë pasurinë e saj.

    Nëpër shekuj, edhe liderë të tjerë politikë kanë pasur një avantazh të tillë. Në Gjermani, në vitin 1650, Parlamenti i Nurembergut, dekretoi ligjin sipas të cilit duke qenë se gjatë luftës 30-vjeçare u vranë shumë njerëz, një burri i lejohej martesa deri me dhjetë gra. Në vitin 2001, Presidenti Bashir i Sudanit, i detyroi meshkujt që të merrnin më shumë se një grua për të shtuar numrin e popullsisë, duke argumentuar se popullsia i kishte çuar vende të tilla si Kina dhe India drejt begatisë dhe zhvillimit ekonomik.

    Ku është e ligjshme poligamia?

    Në Afrikën e Jugut, në Egjipt, Eritrea, Marok dhe Malajzi. Iran dhe Libi, por në këto raste, vetëm nëse e lejon gruaja e parë me shkrim. Në vende të tjera si Izraeli, Çeçenia dhe Burma është e paligjshme, por ky ligj nuk zbatohet.

    A ka të bëjë me fenë?

    Pjesërisht. Krishterimi e dënon poligaminë, duke e cilësuar si një ofendim ndaj dinjitetit të martesës e duke këmbëngulur se dashuria bashkëshortore mes burrit dhe gruas duhet të jetë e këmbyeshme dhe e pandashme, pra ekskluzive. Por Zoti Hindu, Krishna, kishte 16108 gra. Edhe shumë njerëz fetarë hebrenj në të shkuarën kanë pasur shumë gra, përfshi edhe Abrahamin, Jacobin, Davidin, Solomonin. Dhe në konfucianizëm, konkubinat lejoheshin, por vetëm për të sjellë në jetë trashëgimtarë dhe jo për variacion seksual. Kurani, gjithashtu, e ndalon në mënyrë të qartë “mut’ah” (martesën e kënaqësisë).

    Përse nisi që të pakësohet me kalimin e shekujve?

    Misionarët e krishterë u përpoqën që ta çrrënjosnin nga Afrika. Disa marksistë të kontinentit thonë se sistemi i pronësisë që promovonte poligamia binte në kundërshtim me interesat e kolonizatorëve europianë. Por në fakt është një gjë që ka të bëjë më shumë me imperializmin kulturor europian. Neoliberalët argumentojnë se poligamia, në të gjitha format e saj, është një recetë për struktura sociale, që janë kundër lirive sociale dhe vetë demokracisë. Feministët e kanë përdorur gjithashtu si një argument i dhunës kundër grave.

    Një gazetare televizive saudite shkaktoi polemika të mëdha në botën arabe, kur në një emision të saj kërkoi barazinë mes burrit dhe gruas në islam dhe të drejtën që edhe gratë të kishin katër burra.

    A mund të ketë rigjenerim të këtij zakoni?

    Sipas disa antropologëve, mund të ndodhë një rritje e vogël me daljen e shumë vendeve afrikane nga gjendja koloniale e neokoloniale.

  • Duke pare komentet , harrova titullin e shkrimit aq sa u detyrova ta shikoj edhe nje here se cila ishte tema qe trajtohej.Jeni kapur pas poligamise , a te thuash qe eshte urdher dhe duhet te zbatohet; sikur zbatuat farzet dhe po sqaroni me perpikmeri te lejuarat.Poligamia eshte ceshtje e gjere dhe aspak e veshtire per ta komentuar;islami nuk eshte futur ne nje vend dhe te kete ndryshuar ato zakone te mira, apo te pranueshme nga feja.eshte fakt qe poligamia nuk ka gjetur terren ne tokat shqiptare ( perjashto veriun e shqiperise ne disa raste te vecanta) , sepse kjo ishte dhe eshte kultura ne shqiperi.Ne shtete te tjera islame, ke poligami: kjo ka qene kultura e tyre dhe vazhdon te jete e mbeshtetur nga Kur`ani dhe sunneti i profetit Muhamed alejhi selam.Ketu duhej te ishte diskutuar rreth temes se shkrimit ; gjithe keto energji , motra te dashura , duhet ta kishit harxhuar per diskutimin rreth temes dhe jo te dilnit jashte temes. selam.

  • Fatma, nuk te mora vesh, per cfare mi drejtove mua fjalite e mesiperme? Nese qellimi yt eshte te zgjerosh horizontin tim, fillimisht duhet te me njohesh dhe te dish se ku ka nevoje te zgjerohet. Nese paragrafi i mesiperm eshte debat per cfare kam thene une, me duhet te te pyes se ku sheh kundershtim midis fjaleve te mija dhe paragrafit tend.
    Gjithcka sa ke thene me lart eshte elementare, dhe as nuk me the ndonje gje te re, dhe as edhe ndonje gje per te cilen nuk bie dakort. Per me teper, tema qe po diskutonim me siper nuk ka lidhje fare me problemet metodologjike te shkencave sociale.

  • Hafsa, une nuk eci me megalomanira te tilla si “Tolstoi eshte mendimatar gjenial rus”, apo per faktin se ka dhene kontribut per letersine, historine, filozofine, e bla bla bla.
    Rrjeshtimi i fjaleve (mbiemrave) ne menyre te tille, thjesht ofron sugjestion dhe nuk argumenton asgje. Gjithashtu, fakti qe Tolstoi paska dhene kontribut, ne filozofi, histori, etj. nuk me sugjestionon aspak. Fakti qe ka dhene kontribut, nuk do te thote se eshte filozof, e aq me teper, nuk do te thote se eshte autoritet ne filozofi, e madje, edhe sikur te ishte i tille, nuk perben argument ne nje debat. Nese e paska thene nje filozof nje gje, nuk perben argument se ajo eshte e vertete. Filozofi eshte qenie e gabueshme si cdo njeri. Tjeter gje eshte ne shkenca te tjera, ku mund te mbeshtetesh ne autoritete per lidhje me studime te caktuara, per sa kohe ato nuk jane kundershtuar ne rrethet shkencore.
    Mua nuk me intereson kontributi i Tolstoit, me intereson vertetesia dhe saktesia shkencore e asaj qe ai thote. Letersia mund te preke edhe tema filozfike, por eshte tjeter gje filozofia dhe tjeter gje letersia. Kur flitet per filozofi, i referohemi filozofeve. Kur flitet per letersi, po, mund t’i referohesh Tolstoit. Gjithashtu, Tolstoin mund ta marresh ne reference, per te ilustruar nje dukur, por jo per te argumentuar nje debat, per me teper nje debat qe nuk eshte letrar, e madje as edhe historik e filozofik (ku ti pretendon se paska dhene kontribut).
    Fusha per te cilen po flasim ka te beje me shume me socionlogjine e antropologjine. E per sa kohe Tolstoi nuk ka qene as sociolog e as antropolog, fjalen e tij, e hedh ne kosh qe cke me te, nga aspekti i argumentit. Argument, ne nje debat qe lidhet me fenomene qe jane objekt i disa skencave te caktuara, nuk mund te jene idete e nje shkrimtari ne nje roman. Nga ana shkencore ato kane vlere zero. Pra, Tolstoi te jete i madh sa te doje, nuk mund te jete i madh kudo, dhe per ceshtjen qe po flasim, per mua eshte po aq i vogel sa te gjithe ne, sepse kjo ceshtje nuk lidhet aspak me gjenialitetin e tij.
    Gjithashtu, edhe kontributi i Tolstoit ne reflektimet fetare, nuk me sugjestionon aspak. Mund ti vleresoj nga ana letrare, por vetem kaq. Mbi fete ka studiues te mirefillte, qe ofrojne te verteta shume me serioze se ato qe mund te thote Tolstoi dhe cdo shkrimtar tjeter.

  • Henry Miller dhe Tolstoi kane piketakimet e veta se ishin bashkekohes, por jane ne kendveshtrime krejtesisht te kunderta. Nuk besoj se eshte rasti te hidhemi dege me dege deri tek Miller. Vetem ai fragment aty eshte t’i sillesh Miller-it skiç, per ate qe ishte dhe perfaqesonte. Qellimi im nuk ishte qe te mbushej ketu me citime e fjale te medha te te tjereve, se nuk sjell ndonje gje interesante, por te sillej qetesisht nje mendim. Madje edhe citimet e mesiperme rreth asaj c’ka Tolstoi mendon per Islamin nuk perbejne ndonje te re impresionuese, prandaj dhe e kurseva vendin dhe kohen per t’i cituar. I kane ditur te tjere shume me mire dhe me perpara se ne. Tolstoi eshte vetem nje shembull nder shume dhe nese iu referova, pata si shkak formimim e tij te thelle religjioz. Po ashtu desha te sillja ne veshtrim menyra se si i qasen ai dhe te tjere nje argumenti, nje teorie, qofte edhe nje feje tjeter, pra te kundertes se tyre. Nje pjese studimi si ai me siper, i renditur ne kronologji te perpikte historike dhe juridike prodhoi nje reaksion te tille, por ky reaksion kishte te bente vetem e vetem me poligamine, dhe jo edhe me pjesen tjeter te shkrimit. Vazhdoj te kembengul se jane pikerisht klishete e stervjetruara qe nuk lene te lexohet si duhet qofte edhe nje shkrim.
    Kushdo qe eshte besimtar e din mire se feja eshte pune e shpirtit dhe perkushtimit te vet, ne permasa te atilla sa qe identifikohet me te. Po ashtu nuk mund te ngresh nje fe duke ulur tjetren gjithe duke pretenduar se e ke ndihmuar ate. Ne kete prizem ironia qe behet me siper me Kuranin as nuk i shton ndonje gje dhe as nuk i heq ndonje gje madheshtise qe ai liber bart. Nuk eshte Zoti e feja qe kane nevoje per ne, por e kunderta.

  • Ergys, duke pare vendosmerine(kokefortesine) tuaj per mospranimin e vlerave universale te gjenive te njerezimit, me mbetet qe te bej roje ne koshin e plehrave dhe sa here qe ju t’i beni shuk shkrimet profetike artistike dhe ti hidhni ne kosh , une t’i nxjer prej andej me dhimbjem me te thelle!Selam.

  • Shume mire. Gerrmo aty se te siguroj qe do te mbledhesh koleksionin me te cmuar ne bote te gjerave pa vlere, sic jane psh. pikepamjet e Homerit per Skllaverine, pikepamjet e shkolles se miletit se bota noton mbi uje, pikepamjet e Eskilit per marredheniet gjinore, pikepamjet e Aristotelit per rendesen e trupave, pikepamjet e Shekspirit per shpejtesine e drites, pikepamjet e Makiavelit per perfshirjen e popullit ne qeverisje, pikepamjet e Volterit mbi vleren e asketizmit dhe misticizmit, pikepamjet e Zhyl Vernit per formacionin gjeologjik te tokes (mundesisht mund te ndermarresh edhe nje udhetim per ne qender te saj, sipas te dhenave nga romanet e tij), pikepamjet e Fihtes dhe Nices per racat superiore, pikepamjet e Fojerbahut per perjetesine e shpirtit apo mbi perkatesine gjinore te engjejve, pikepamjet e Lord Bajronit mbi te teorine e Big Bang-ut, pikepamjet e Majakovskit mbi vleren e tregut te lire dhe eficensen uljes se normes se interesit ne kontrollimin e inflacionit, madje edhe pikepamjet e Elton John-it per zoofiline.
    Te siguroj qe do te kesh grumbulluar materialin me fantastik qe mund te behet, me te cilin mund te hartosh enciklopedine me interesante te kotesise njerezore. Do te kesh mbledhur koleksionin me fantastik te te gjithe teprices dhe skorjes se gjenialitetit njerezor. Po pate kohe dhe durim per te humbur kot. Jepi. Te siguroj qe do ta blej me qef nje kopje dhe do ta cmoj si suvenirin me interesant te bibliotekes sime.

  • Selam,se pari kerkoj ndjese per vonimin e replikes per shkak te pritjes se nje pergjigjeje ,e cila me erdhi sot ne mbremje…
    Sipas porosise suaj te vyer germova e germova ne koshat e plehrave dhe ngela e shtangur kur midis mbeturinave gjeta dhe nje tru njerezor. Fillimisht nuk u besova syve, por fakti ishte fakt.Materja trunore pasi kaloi ne nje komision mjekoligjor u dergua ne Laboratorin e Studimeve Gjenetike ne Rome per analiza speciale.Pra para pak minutash mbriti pergjigja zyrtare:Lenda trunore rezulton Tru Sociologu.

    • Ergys, kot e ke qe lodhesh vella, t’u pergjigjesh kater grave njeherazi, sepse eshte qartesisht e dukshme, qe ato jane vetem nje. Aishja, Fatma, Emina jane jo me pak e jo me shume, e dashura Hafsa. Sepse nuk ka mundesi qe fill mbas Hafsase, ne te njejtin hark kohor dalin keto te treja dhe cuditerisht me te njejtin sil shkrimi dhe me te njejtin horizont mendimi. Ndersa sa per Hafsane, me vjen keq, po qenka ne demence totale.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *