Z. Massalha, pas deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, gjatë vizitës së tij në Izrael ku ai doli kundra njohjes së Palestinës në OKB, ju patët shprehur habinë tuaj dhe patët kërkuar shpjegime nga qeveria shqiptare rreth kësaj deklarate. A keni marrë ndonjë shpjegim deri tani rreth kësaj çështjeje?

 

Po, ne patëm një takim të drejtpërdrejtë me z. Berisha, një takim fort të mirë dhe transparent ku ai na shpjegoi se raportimi nga mediat izraelite se ai kish thënë që “aplikimi i Palestinës për njohje në OKB saboton proçesin a paqes” ishte i rremë. Berisha na tha se fjala “sabotazh” nuk ishte përdorur prej tij. Ai na tha se Shqipëria ishte vendi i parë që e njohu Palestinën më 1988, gjë që është e vërtetë, dhe se ai ka marrëdhënie shumë të mira me liderët e Palestinës dhe se është tepër krenar me lidershipin tonë. Më tej na tha se Shqipëria ka një opinion dhe se ai nuk besonte se kalimi nëpërmjet OKBsë ishte mënyra më e mirë. Ai beson se mënyra më e mirë për të arritur drejt paqes janë negociatat nën mbikqyrjen e ShBAsë. Ne e respektojmë opinionin e tij.

 

A mendoni se marrëdhëniet mes Palestinës dhe Shqipërisë janë si më parë apo kanë ndryshuar?

 

Marrëdhëniet nuk kanë ndryshuar. Në fillim ne ishim të shtangur e të surprizuar prej deklaratës së z. Berisha, por, duke qenë se liderët tanë kanë shumë eksperiencë politike me deklarata e situata të tilla, ata nuk reaguan derisa ne u takuam dhe e sqaruam çështjen.

 

Çfarë mendoni për hapjen e lajmëruar të ambasadës së Izraelit në Tiranë?

 

Ne nuk kemi ndonjë kundërshtim. Ne e respektojmë këtë marrëdhënie, sidomos nëse do e ndihmojë proçesin e paqes dhe zgjidhjen me dy shtete. Dy shtete do të thotë shteti i Palestinës, sepse Izraeli e ka shtetin e tij që më 1948. Nëse ndonjë vend e shfrytëzon miqësinë e tij me Izraelin për të influencuar zgjidhjen paqësore të problemit, ne e mbështesim këtë gjë. Ne kemi ambasada në shumë vende ku edhe Izraeli ka ambasadë, dhe kjo është shumë normale, ne nuk ndërhyjmë, madje ne i inkurajojmë këto marrëdhënie nëse ato ndihmojnë në arritjen e zgjidhjes përfundimtare të proçesit të paqes.

 

A mendoni se ka vend për thellim dhe zgjerim të marrëdhënieve diplomatike mes Palestinës dhe Shqipërisë?

 

Unë mendoj se Palestina mund ta ndihmojë Shqipërinë vërtet shumë. Kosova është çështja më e rëndësishmë kombëtare për Shqipërinë, ashtu siç është Palestina çështja më e rëndësishme për vendet Arabe, gjë që u dëshmua dhe gjatë kërkesave të Pranverës Arabe. Ne mund të ndihmojmë në këtë drejtim nëpërmjet influencës sonë tek vendet Arabe dhe Islame.

 

A ka pasur ndonjëherë një ftesë nga ana juaj për zotin Berisha apo zyrtarë të tjerë të lartë të Shqipërisë që të vizitojnë Palestinën?

 

Po ka pasur, bile ne e ftuam z Berisha para se ai të shkonte në Izrael, madje para se të vinte z. Liberman në Shqipëri. Ftesa është bërë nga vetë Presidenti ynë por ne akoma nuk kemi marrë përgjigje.

 

 

Z. Ambasador, rreth Kosovës, ka pasur disa paqartësi dhe disa deklarata kundërshtuese në media rreth pozicionit të Palestinës mbi Kosovën. Cili është pozicioni juaj zyrtar rreth Kosovës?

 

Ne si popull palestinez kemi vuajtur shumë dhe ne mbështesim vetëvendosjen për çdo popull. Por ne morëm nëpërmjet mediave një deklaratë jo-zyrtare të zv. Kryeministrit të Kosovës, z. Hajredin Kuçi, ku ai thoshte që” Palestina të mos presë që ta njohë Kosova”.  Ne respektojmë çdo opinion të liderëve të shteteve të pavarura, por nuk e kuptojmë këtë deklaratë. Edhe sipas logjikës më të thjeshtë, Kosovës nuk i leverdis ta humbasë votën e Palestinës. Ne jemi për vetëvendosje dhe jemi vërtetë të surprizuar nga kjo deklaratë. Në të njëjtën kohë që z. Berisha ishte në Izrael, ne marrim këtë deklaratë nga zv. Kryeministri i Kosovës se “ne jemi me Amerikën e ne nuk do ta njohim Palestinën”. Pse ishte kjo deklaratë? Për benefitin e kujt? Ne kontaktuam ambasadën e Kosovës në Tiranë për të kërkuar sqarim rreth kësaj deklarate por nuk morëm kurrfarë përgjigje, prandaj po e konsiderojmë këtë deklaratë si të vërtetë.

 

 

Z. Massalha, a mendoni se publiku shqiptar është i informuar sa ç’duhet rreth çështjes palestineze?

 

Të them të vërtetën, jo, nuk është. Mediat këtu shumë rrallë flasin për këtë çështje. Ne mundohemi të bëjmë ç’të mundemi për të sqaruar gjërat. Mbulimi mediatik gjatë këtij viti ka qenë më i mirë për shkak të Asamblesë së Përgjithshme të OKBsë në Shtator dhe tensionit rreth çështjes palestineze, e po ashtu për shkak të vizitës së z. Berisha në Izrael, por në përgjithësi vëmendja mungon. Ne kemi nevojë për më tepër përpjekje nga mediat.

 

Z. Ambasador, faleminderit për këtë intervistë.

 

Faleminderit juve që interesoheni për çështjen e Palestinës.

 

Intervistoi  A.T. për E-Zanin. 27 Dhjetor, 2011.

Comments

  • Nuk arrij ta kuptoj dot logjiken pas qendrimit anti-palestinez te qeverise shqiptare e asaj kosovare. Jam i sigurt qe as qeveria amerikane nuk ua ka kerkuar dicka te tille. A ma shpjegon dot kush logjiken e mundshme te ketij qendrimi????

    • I nderuar Z Vili Minarolli,une Sali Berishen e njof qe ne fmieidht e levizjes sudentore,qe fidhoj te angazhohet ne strukturat e Partis Demokratike,e njof po sa’ce e njef edhe ti,Sali Berishes nuke mund tja hame hakun per sa i perket kontributin ne Partin Demokratike si intelektual i formuar sidomos si mjek kardijolog i zoti,po nuke munde te rrime pa ja thene doktorrit gabimet qe ka bere gjate rrugtimit ne Partin Demokratike qe jane te shumta dhe ne politiken shqiptare,une dhe ti dhe shume te tjere e deshtem Z Sali ne Partin Demokratike,por kurre nuke deshtem nje tjeter diktator,nje armik te fjales se lire,sa her u votue Sali Berisha nga strukturat e Partis Demokratike u vatue se donte ai e jo demokratet e nershem,u votue si ky ishte sipas goj dhenave ne partin ton si njeriu maj pershtatshem per tu perbadhur me ishe komunistat per kete kete drejte,po kurre elektorati i nershem nuke deshti te votonte nje komunist te pa ndreqshme,tani nje komunist moderrne,Sali Berisha u votue edhe per fjalet e thena neper fushata gjate mitingjeve qe ka bere neper rrethe,u votue edhe per programin e pare te Partis Demokratike,por fjalet e thena i harroj,programin e Partis Demokratike e ndryshoj sa her deshti zoteria e tije duke cuar larte ata qe sishin per ti cuar lart ne pozite,duke ngrir,duke shkarkuar te ter ata qe sa do pak kundershtonin urdherat e tije duke i lene vende numero te ter ata qe nuke ngrinin zerin ne strukturat e Partis Demokratike,nje nder ata je edhe ti se po ta ngreje zerin edhe ti o i nderuar do ishe ngrire me kohe si koleget e tu,ti ngele thjesht nje zedhense i dyte ne Partin Demokratike, vone te beri kryetar i Partis Demokratike per Tiranen sa te konsumoj pastaj te tha shko ne greqi Ambasador kukull,se per shqiptaret qe punojne e jetojne ne greqi ske ber as gje deri tani,ti o zoteri se ngrite zerin as kur deshten ta grabisin nje cop vije bregdetare,ti se ngrite zerin as kur tu xhvarrosen banoret ne gozine,ti spo e ngre zerin as per ngritjen e shkollave greke ne disa qytete te shqiperis qe po mbijne si kerpurdhat pas shiut,ti spo e ngre zerin per ngritjen e varrezave masive ne zonat e jugut te shqiperis,ti se ngrite zerin kur bollanot ne rruget e Sarandes ndryshoj mbi shkrimin e tambelave rrugore nga shqip ne greqisht,ti spo e ngre zerin per ti then stop politikes shoviniste te athines kunder shqiptarve,ti spo u thue stop kunder bandes qe behet ne doganat kapshtic,kakavije me madhrat e skaduara drejtim shqiperis,te spo e ngre zerin per te drejtat qe u takojne emigranteve qe jane ne greqi, ti spo e ngre zerin per te hape shkolla shqipe per femijet shqiptar te lindur ne greqi,ti spo e ngre zerin per ceshtjen came,prandaj sic ishe krytar i Partis kukull per Tiranen je tani Ambasador kukull ne greqi persa i perket zgjiedhjes se preblemeve te shqiptarve qe jane ne greqi,ti thua Z Sali hyri ne politiken shqiptare si intelektual i formuar si doktorr po po jo si politikan i moderuar,as ska qen ndonje her novator,e vizionar i mendimit i fjales se lire se shume her e ke pa vete dhe e ke provue vet presjonin e tije,me te thane te drejten politikan sishte u be tani kohet e fundit,kompromise ka ber tuj ble e shit deputet sa her ja kerkonin i nterresat e tije,po jo interresat e elktoratit,Berisha eshte deshtak ne politik sepse nuke ka sanje demokratet e vertet qe enderueme ne fidhim vitet 1990 e 1991,por jan te ter te lindur si shtatanik rruges,se ata qe e votuan,e perkrahen Partin Demokratike jane rrugve botes duhet pranuar rraliteti Z Vili,tani une se kuptoj pse po ja mban ison Z Sale me fjal te bukura apo po te mbaron mandati dhe ke frig se spo te kondidon ma se edhe tu te pati plas sherri ne Ambasade me ca qe u rrahen ne mes njeri tjetrit kushe kushe te beje nje pisdhik ma shume se tjetri,se ata su ngatrruan per ato qe shkrova ma larte,me kaqe po e mbylli duke te sqaruar ty dhe kureshtaret qe une jame domokrat ner te paret,dhe do ngelem e tidhe, po jo me Saliun ma ne krye te Partis Demokratike eshte elektorati dhe votuesit e tije i bejne thirrje Sali Berishes ka ardhe koha per tu larguar dhe lene vendin te tjerve se ka sa te duash ne rradhet e te djathtve,eshte kohe te largohet pas zgjedhjeve te 8 majit si burr shteti e jo si burracak ma vone e si i deshtuar por jame per ti then gjrat troc e jo per ti shtremruar sipas interresit,besoj emri ime do te kujtohet ne fushata ne SHkoder,Kamez,po edhe ne mbledhjet e strukturave te partis Demokratike ne selin e Partis Demokratike qe po thuajse ne te tera ishe edhe ti i pranishem ,me rrespekte nga Luvigj Sterbyci mi,

  • Servilizmi.
    Ky brez qe drejton sot Shqiperine, eshte lindur e rritur ne nje regjim, ku servilizmi ishte pjese paresore e manualit te perditshem te edukates qytetare. Ushtrimi i servilizmit ka qene njesoj si ai i perdorimit te fjaleve te tilla si, “te lutem”, “faleminderit”. Servilizmi eshte ai qe i ben njerezit te tregohen gjithmone me te devotshem se u kerkohet. Me kujtohet, ne nje interviste tek Fevziu, me sa permallim kujtonte Berisha takimin me Bushin (perpara ardhjes se tij ne Tirane). Gati sa nuk i rridhnin lot, nderkohe qe ishte thjesht nje pershendetje protokollare qe do te zgjaste vetem 30 sekonda. Ejjjj! Tridhjete sekonda! Dhe Berisha kish vrare mendjen per disa dite se cfare do ti thoshte Bushit ato 30 sekonda te qelbura.
    Per kete arsye, Salinjte tane nuk bejne gje tjeter vetem se shfaqin natyren e tyre, ne te cilen jane rritur e edukuar. Jane krejtesisht brenda habitatit te vet ndaj dhe nuk ke c’pret me shume.

  • po nuk kesh krej prej amerikes po edhe abasadori i palestine mu ne mes te beogradit deklaroj se palestina kurr nuk do ta njoh pavarsin e kosoves kjo eshte ne rregull se jan aleat me serbin po pse e quane kosoven djepi i serbis ky abasador eshte krejt e pa kuptushme

  • kjo eshte nje loj e tyre nje abasador per hater te serve ne beograd deklaron dicka tejeter kurse ai ne tira dicka tejeter per ta hedhur posht deklaraten e abasadorit te palestines ne beograd duhet te deklarohet presidenti i palestines edhe te shkarkohet ky abasador se ky eshe nje skandal i rend diplomatik per dryshe ajo deklarat qendron akoma

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *