Më datë 25.12.2011, në Hotel Arka në Shkup, Forumit Rinor Islam organizoi kuvendin e gjashtë të rradhës, respektivisht kuvendin e katërt zgjedhor.

Këtë kuvend e begatuan me prezencën e tyre edhe mysafirët nga vendi dhe rajoni, respektivisht kryetari i shoqatës “Ardhmëria” nga Shqipëria Ferid Piku, kryetari i shoqatës “Akea” nga Kosova Husamedin Abazi, kryetari i QMBI-së Muhamed Murtezi dhe kryetari i OH “Kalliri i Mirësisë” Rufat Sherifi, si dhe ish kryetari i parë i FRI-së Mr. Bashkim Aliu.

Përbërja e vjetër e kuvendit mbajti senacën e fundit në të cilën diskutoi mbi raportet e aktiviteteve dyvjeçare të prezantuara nga Kryetari Sali Shahsivari, dhe mbi raportin financiar për periudhën tetor 2009 deri më dhjetor 2011. Më pas Kuvnedi unanimisht i miratoi këto raporte. Pas shpërndarjes së përbërjes së vjetër të Kuvendit, u konstituua përbërja e re e kuvendit me kuvendarët e rinj të miratuar parprakisht nga degët përkatëse të FRI-së.

Kjo përbërje e re do të veprojë në mandatin 2011-2015. Kryetar i Kuvendit të ri u zgjodh Kujtim Kasami, nga Kërçova, kurse si nënkryetarë u zgjodhën Amet Imeri, nga Tetova dhe Shqipe Palloshi, nga Shkupi.

Pika më e rëndësishme e këij kuvendi ishte zgjedhja e kryetarit të ri të Forumit Rinor Islam për periudhën 2011-2015. Në propozim ishin tre kandidatë, nga të cilët me 35 vota pro, një kundër dhe dy të përmbajtur, kuvendi i FRI-së zgjodhi për Kryetar të ri, z. Fevzi Musliun nga Shkupi, i cili do ta udhëheqë këtë organizatë në katër vitet e ardhëshme.

Kuvendi poashtu miratoi edhe kryesinë e re të FRI-së në përbërje: Hasan baftijari – Shkup, Fisnik Shabani, nga Tetova, Berat Limani, nga Kumanova, Muhamed Mehmedi, nga Kërçova, Esma Sherifi dhe Ajshe Emini, nga Sektori i femrës. Në fund kryetari i posazgjedhur mbajti një fjalim përshëndetës ku mes të tjerash me theks të veçantë foli mbi qëllimet dhe fokuset që do të ketë kjo organizatë për këto katër vite; zhvillimin institucional dhe kadrovik të kësaj organizate, promovimin e vlerave islame dhe njerëzore në rajon dhe më gjërë, thellimin e bashkëpunimit me institucionet shtetërore dhe ato ndërkombëtare dhe zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë islame në vend.

Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë FRI-së

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *