Sekt apo Bashkësi?





e-zani.

Për myslimanët në mbarë botën, bashkësia e besimtarëe që jetoi eventin e shpalljes dhe mori mësimet e traditës nga vetë Profeti Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, shërben si model ku ne kthehemi për t’u frymëzuar, për të parë si kuptuan tekstet e shenjta dhe si krijuan dinamikat e një komuniteti njerëzish të bashkuar në etosin e dashurisë dhe shërbimit në rrugën e Zotit. Gjenerata myslimanësh kanë ruajtur dhe transmetuar fjalët dhe veprat e tyre si pjesë e urtësisë kolektive të bashkësisë.

Në kërkim të njohjes së traditës tonë fetare, shumë prej nesh studiuam dhe mësuam për shembullin e këtyre fanarëve ndriçues në rrugëtimin tonë shpirtëror. Ne frymëzohemi nga shembujt e Ebu Bekrit dhe Omerit, Aishes dhe Sumejes. Por si pjesë e kësaj tradite kolektive nuk janë transmetuar vetëm fjalët dhe veprat e këtyre gjigandëve të traditës, por edhe shembujt e myslimanëve të asaj gjenerate të parë të cilët shpesh nuk mundeshin të realizonin principet dhe praktikat morale të fesë.

Na transmetohet se për të disatën herë, një prej dishepujve (sahabëve) të Profetit, Zoti qoftë i kënaqur me të, u gjet i pirë e disa prej sahabëve të tjerë e mallkuan atë. I dashuri jonë, Profeti Muhamed, u tha atyre e njëkohësisht na mësoi dhe ne që mos e mallkonin atë mysliman të pirë sepse ai e donte Zotin dhe Profetin e Tij. Ky njeri vërtet kishte dështuar në realizimin dhe përmbajtjen e ndalesave të Zotit, por kjo nuk bëri që ai të përjashtohej nga bashkësia e besimtarëve.

Na transmetohet në një tjetër hadith se një prej pasuesve të Profetit i tregoi atij, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, se ai ishte takuar me një grua për të cilën kishte patur ndjenja kohë më parë dhe pa qenë i martuar me të e kishte puthur, në ç’rast Profeti e mësoi për forcën dhe cilësinë pastruese të lutjes, të namazit.

Gjenerata e parë e besimtarëve, ajo bashkësi tek e cila kthejmë kokën për të mësuar prej tyre, ka qenë një bashkësi që pati vend për shenjtorë apo njerëz me kontradikta, kalorës luftarakë e njerëz që shpesh nuk gjendnin dot kurajon për të përballuar sfidat, poetë e asketë, burra e gra, arabë, persë, evropianë e afrikanë. Rastet e mësipërme janë vetëm dy raste ndër shumë të tillë që na tregojnë se ajo bashkësi nuk ishte një bashkësi uniforme, se njerëzit për të cilët mësojmë dhe tek shembulli i tyre frymëzohemi përfaqsonin diversitetin e karaktereve e personaliteteve njerzore dhe mësimet e fesë që solli Profeti nuk kërkonin të uniformizonin anëtarët e bashkësisë, por për t’i ofruar secilit realizimin e potencialit të vet shpirtëror, për të ofruar një hartë të udhëtimit shpirtëror, por mbi të gjitha, për të ofruar jo një utopi uniformiteti, por një model bashkësie që njeh dhe vlerëson diversitetin njerzor.

Në shekujt që pasuan kodifikimin e dijeve të shenjta të Islamit, pamë dhe krijimin e shkollave të mendimit, të cilat u njohën historikisht si pjesë e ortodoksisë islame. Duke pranuar kodifikimin e Islamit si agregat i disa shkollave fetare, duke refuzuar një autoritet të vetëm, u sigurua që tradita islame të ishte përherë multivokale. Këto shekuj njohën dhe përhapjen e Islamit në territore gjeografike e në rajone kutlturore të ndryshme. Një nga parimet e njohura në mendimin islam ishte ai që njihte validitetin fetar të traditave lokale për sa kohë që ato nuk binin në kundërshtim me principet bazë të fesë, gjë që siguroi përhapjen e Islamit në territore kulturalisht diverse. Siç shkruan Noah Feldman, profesor pranë Universitetit të Harvard, Islami dhe Krishtërimi janë si futbolli, i cili edhe pse lindi në Angli, është bërë loja e preferuar e sa e sa vendeve të botës. Dijetarët e urtë të Malit do thonin se uji i lumit është i kthjellët, por mbart ngjyrën e shtratit ku kalon.

Teksa ne përpiqemi të ndërtojmë një bashkësi fetare në rrënojat shpirtërore që la pas komunizmi, përballur me sfidat e një bote ku fetë shpesh janë pjesë e konflikteve në rijte të një bote gjithnjë e më të ndërlidhur, na duhet të reflektojmë mbi këto karakteristika themeltare të traditës tonë fetare. Pa komentuar mbi qëndrimet shpesh të kundërta që pasuan shkrimin e Ludi Camit në këtë faqe, marrim shkas nga polarizimet që u reflektuan për të vënë në dukje një numër gjërash:

Islami ka patur përherë brenda vetes një traditë askete, puritane që është e mirëmbështetur në tekstet themeltare dhe në traditën skolastike. Ky qëndrim puritan, të cilin autori i këtyre rradhëve e vlerëson dhe e mbështet do tradhtonte principet mbi të cilat identifikohet nëse do mbarte arrogancën e të parit të myslimanëve të tjerë si më pak të vlefshëm kur nuk aderojnë në të njëjtat qëndrime. Islami, gjithashtu, ka patur përherë dhe një traditë liberale, me të cilën autori i këtyre rradhëve më së shumti identifikohet, por ky liberalizëm kthehet në pasqyrë e fenomenit ndaj të cilit shërben si antidot kur përqafon të njëjtin prerogativ ekskluziviteti si konservatorët që mëton të kritikojë.

Në këtë frymë le të themi diçka edhe për një aspekt të debatit mbi hixhabin, formave të mbajtjes, estetikës etj. që u ndesh në debatin e sipërpërmendur. Islami, pa dyshim, sheh një lidhje të domosdoshme midis kredos, principeve të veta dhe praktikave fetare ndër të cilat edhe etika e veshjes, çfarë kërkohet të mbulohet nga trupi njerzor etj. Këto çështje trajtohen gjerësisht në literaturën e Fikhut, por një gjykim fetar i mbështetur vetëm në Fikh është gjysmak.

I Dërguari i Zotit, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, na njoftoi se ndër njerëzit e parë që do hyjnë në ferr janë një hoxhë, një dëshmor dhe një njeri i pasur që u dhuronte nga pasuria e tij nevojtarëve. Të tre këta njerëz në sytë tanë do ishin modeli i devotshmërisë ndaj fesë duke përfaqsuar dedikimin ndaj dijes fetare, sakrificën supreme dhe bujarinë. Por Profeti na njoftoi se i pari, hoxha, i ishte dedikuar dijes jo për hir të Zotit, por që të fitonte status dhe reputacion si njeri fetar dhe i ditur. Synimi i statusit kish motivuar dhe luftëtarin dhe atë që u jepte të varfërve. Brenda llustrës së devocionit të këtyre tre njerëzve fshihej hipokrizia dhe babëzia.

Por Profeti na njoftoi gjithashtu për një prostitutë, e cila kur pa një qen të etur pranë një pusi tregoi mëshirë duke i dhënë ujë dhe akti i saj u pranua nga Zoti sepse ishte akt i mirëfilltë rahme – mëshire dhe Zoti ynë, Rrahman është i Gjithëmiëshirshmi. Një prej ulemave tha që të tërë do duhej të dëshironim të ishim ajo prostitutë sepse ajo arriti atë që ne të gjithë synojmë, pranim nga Zoti. Përtej anës së dukshme të statusit të saj social, tek ajo prostitutë gjendej një qënie shpirtërore.

Feja jonë ka një traditë të qartë mbi të lejuarën dhe të ndaluarën, mbi praktikat e fesë, por dhe një dimension shpirtëror dhe etik që na frenon nga gjykimi i nxituar i të tjerëve, që na bën thirje të dedikohemi ndaj konponentit shpirteror dhe të jemi gjykatës të vetes e avokatë të të tjerëve, të preukupuar me mangësitë e vetes dhe jo me mangësitë e supozuara të të tjerëve dhe kjo do na bëjë të jemi më dashamirës dhe pranues ndaj njëri-tjetrit.

Sektet dhe kultet moderne fetare kërkojnë nga anëtarët e tyre të vishen, sillen e mundësisht të mendojnë njëlloj. Bashkësitë krijohen mbi pranimin e diversitetit brenda unitetit të të përbashkëtave, mbi fokusin jo tek të veçantat dalluese, siç bëjnë sektarët, por tek universalet që na bashkojnë dhe çdo traditë shpirtërore fokusohet në dashamirësinë dhe dashurinë ndaj krijesave të Zotit dhe në disiplinimin e vetes.

Comments

  • Duke vendosur mënjanë për një moment nocionin modern perëndimor të lumturisë, martesa e Aishes me Profetin (paqja e Zotit qoftë mbi të) ishte një lumturi dhe dashuri reciproke, e argumentuar kjo nëpër shumë hadithe dhe libra të siras. Që martesa të lumtura ka midis njerëzve me mjaft diferencë në moshë kjo është e mirënjohur midis psikologëve.
    Kur diferenca (në moshë) ështe e madhe, për shembull kur kalon 15 deri në 20 vjeç, rezultatet mund të jenë më të lumtura. Martesa e një të madhi në moshë, sigurisht jo e një plaku, me një vajzë shumë të re është shpesh shumë e suksesshme dhe e harmonishme. Nusja prezantohet menjëherë dhe mësohet me marrëdhënie të moderuara seksuale.
    Pranimi i dopjo standarteve nga dikush nuk është gjithnjë i lehtë. Për disa duhen vite për të pranuar se kanë qenë hipokrit në vlerësimet e tyre. Fatmirësisht, mendimet e paraqitura këtu do të mbjellin farën e reflektimit te disa njerëz e ndoshta ata do të reflektojnë mbi të vërtetën. Duke pranuar se sa herë që mbetet diçka për tu qartësuar gjithmonë beteja është lënë përgjysmë, para se lexuesi të shkojë përpara për të vendosur gjykimin e tij personal se ku ai qëndron në lidhje me këtë çështje, dua të jap edhe disa informacione të tjera.
    Diskutimi i këtyre thënieve ngre një pyetje bazë. Si jemi ne për të gjykuar Muhamedin? Nga standardet e kohës së tij dhe vendit të tij apo nga ato të mendimeve më të ndriçuara në perëndim sot? Kur burimet këqyren me kujdes është e qartë se ato veprime të Muhamedit që nuk aprovohen nga perëndimi modern nuk kanë qenë objekt i kritikës morale të bashkëkohësve të tij. Ata kritikuan disa prej veprimeve të tij, por motivet e tyre ishin paragjykime supersticioze apo frikë prej pasojave. Martesa me Zejneben duket incest, por ky koncept incesti ishte lidhur me praktikat e vjetra që i përkasin një niveli shoqëror më të ulët të rregullave familjare ku një atësi fëmije nuk ishte përcaktuar përfundimisht; dhe ky nivel më i ulët ishte në proces eliminimi nga Islami. Nga këndvështrimi i kohës së Muhamedit, atëherë, thëniet për tradhti dhe sensualitet nuk mund të qëndrojnë. Bashkëkohësit e tij nuk e gjetën atë moralisht defektiv në asnjë gjë. Përkundrazi, disa prej veprimeve të kritikuara nga perëndimorët modern tregojnë se standardet e Muhamedit ishin më të larta se ato të kohës së tij. Në kohën dhe gjeneratën e tij ai ishte një reformator social, bile një reformator në sferën e moralit. Ai krijoi një sistem sigurie sociale dhe një strukturë të re familjare, të tëra këto ishin një përmirësim i pamat i asaj që ishte më parë. Duke marrë atë që është më e mirë në moralitetin e nomadëve dhe duke e adaptuar atë për komunitet e vendosura, ai vendosi një kornizë religjoze dhe sociale për jetën e shumë racave njerëzore. Një pikë, megjithatë, akoma ka nevojë për tu bërë ca më e qartë. Megjithëse e kemi përmendur atë kalimthi, hipokrizia dhe dopjo standarti i atyre që kritikojnë Muhamedin (paqja e Zotit qoftë mbi të) për moralin e tij ka nevojë për tu analizuar më gjerësisht dhe për tu paraqitur. Unë do të doja të ofroja disa këshilla dhe fjalë inkurajuese për muslimanët e rinj. Pjesa kryesore e këshillës sime është që të mos dekurajohen nga sulmet ndaj Islamit apo shtrembërimeve të tij në media. Sigurisht, ne të gjithë urrejmë të shohim të ndodhin gjëra të tilla, por në “periudhën e informacionit” e cila është sjellë nga një kulturë që (gjoja) vendos një vlerë supreme atë të lirisë së fjalës, nuk ka shumë gjëra që mund të bëjmë për ta ndaluar atë. Ana tjetër e medaljes së kësaj është fakti që e vërteta e Islamit është akoma gjallë dhe njerëzit (ata që duan) janë duke e gjetur atë. Po, Islami është duke u përhapur megjithë këto metoda hipokrite të tjerët janë duke përdorur për ta ndaluar atë. Nga gënjeshtrat e “zotit hënë” të Robert Moreit deri tek shtrembërimet gati të përditshme në media, Islami është akoma duke u përhapur në perëndim. Aktualisht, fakti që ata që bëjnë karrierë duke sulmuar Islamin, duhet të riklasifikojnë gënjeshtrat dhe deformimet kur ata diskutojnë për Islamin dhe kjo është një shenjë e mirë. Sigurisht, n.q.s. ata diskutojnë për Islamin ashtu siç ai duhet të kuptohet ata s’do bënin gjë tjetër veçse do të dëmtonin çështjen e tyre. Kur Islami është paraqitur nga jomuslimanët në perëndim zakonisht përmenden dhe kritikohen çështjet me rëndësi periferike. Besimet bazë në Islam, n.q.s. diskutohen ndonjë herë, gjithmonë janë shfaqur të deformuara. N.q.s. Islami do ishte fe qesharake e “botës së tretë” padyshim ata nuk do ta kishin trajtuar atë në këtë mënyrë. Në fakt një shumicë e librave anti-Islam që mbushin bibliotekat perendimoreane (dhe padyshim edhe internetin) nuk janë të dizenjuara për të konvertuar muslimanët, por për të tërhequr perëndimorët larg prej Islamit. Njerëzit që shkruajnë këto gënjeshtra janë vetëm duke u përpjekur të helmojnë mendjet e njerëzve kështu që ata nuk mund të jenë pranues të mesazhit Islam kur e dëgjojnë atë.
    Brenda 20 viteve të ardhshme numri i të konvertuarve britanikë do të barazojë ose do të kalojë komunitetin e emigrantëve muslimanë që sollën fenë.Islami është po aq fe botërore se edhe katolicizmi roman. Asnjë nacionalitet nuk e deklaron atë si vetëm të tijin.” Islami është gjithashtu duke u përhapur shpejt në kontinent dhe në Amerikë.

  • Megjithëse shumë prej ideve të Frojdit janë goditur fort sot, shumë prej ideve të tij akoma luajnë një rol në mendimin e shumë njerëzve(edhe ne mendjen e drejtuesve te Ezanit, mjerisht). Sigmund Frojd (1856-1939) thoshte se njerëzit janë në thelb “qenie seksuale”, se nxitjet seksuale në fëmijëri janë çelësi për të kuptuar sjelljen e njeriut. Ai zhvilloi metodologjinë e psikoanalizës dhe idetë e tij mbi seksin, fajin e shtypur dhe seksualitetin, ndjesinë subkoshienciale seksuale, kompleksin oedipus dhe të tjera ide, që kanë bërë çorap pikëpamjen perëndimore për seksualitetin. S’ka nevojë të thuhet se idetë e Frojdit janë kritikuar nga besimtarët jehudë, kristianë dhe muslimanë, sepse ato në themel mohojnë përgjegjësinë morale njerëzore. Në pikëpamjen e Frojdit për gjërat, qeniet njerëzore janë të burgosur të efekteve të forcave të pandërgjegjes dhe të ndjesisë së tyre seksuale. Ide të tilla janë mirëpritur gjithmonë nga “liberalët”, “humanistët” dhe të tjerë si këta. Ajo që duhet të tregohet është pikëpamja kontradiktore “moderne” perëndimore ndaj seksualitetit. Ata hutohen nga martesa në moshën e pubertitetit megjithëse kjo ka qenë diçka e njohur shumë herët. Ata kanë shkolla të reja ku edukata seksuale mësohet dhe ku një shoqëri ku “datimi” (vendosja e moshës apriori) pa dallim është konsideruar normë. Ndonjëherë seksi është thjesht një kënaqësi natyrale për tu shijuar, por herë të tjera është një shejtan psikologjik me pasoja që shkojnë larg. Shkurt, çdo gjë nga jeta e tyre private në sistemet e tyre gjyqësore, ka rënë viktimë e relativitetit moral të psikologëve dhe psikiatërve. Qëndrimi se një eksperiencë në jetë mund të shihet si një lloj “traume” është shumë i përhapur. Shumë njerëz ecin në jetë të munduar vazhdimisht nga ajo se çfarë lloj “kompleksi” ata do të vuajnë nga eksperiencat që ata kanë në jetën e tyre relativisht normale.
    Për shkak të natyrës që Zoti i Plotfuqishëm e ka krijuar njeriun, me dëshirë të fortë seksuale, njerëzit duhet të martohen të rinj. Në të shkuarën kjo ishte akoma më e domosdoshme për shkak se jeta mesatare ishte më e shkurtër. Jo vetëm që martesa e hershme siguron veprime legale për njerëzit me dëshirë të fortë seksuale, por ajo zakonisht prodhon më shumë fëmijë. Një prej qëllimeve kryesore të martesës është bërja e fëmijëve – “ji i frytshëm dhe shtohu”. Kjo ishte veçanërisht e rëndësishme në të shkuarën ku njerëzit nuk jetonin kaq gjatë sa sot dhe ku shkalla e
    fundit është se morali vjen prej Zotit dhe vetëm prej Tij. Vetëm në Islam një njeri me ndërgjegje të pastër mund të pranojë “të gjithë materialin” pa i injoruar apo pa i mohuar ato që si pëlqejnë në mënyrë hipokrite. Kjo është se si paqja e brendshme dhe balanca e gjërave arrihet. N.q.s. dikush i përket një feje pa pranuar çdo gjë në shkrimet e shenjta të saj ai jo vetëm që është duke gënjyer veten, por edhe Zotin. Me të gjithë këto ide të gabuara të kohëve moderne, është e lehtë të dalësh nga rruga e drejtë. Morali liberal perëndimor, që tani ka prekur gjithë cepat e globit është, nga ana kulturore, diçka si një gorillë 350 kilogramëshe. Është shumë e vështirë të qëndrosh e t’i zësh rrugën apo të flasësh kundër saj. Duke u inkurajuar, pasimi i “dëshirave të pavlera” është bërë një problem për njerëzimin, ashtu siç Zoti i plotfuqishëm thotë në Kur’an:
    “Thuaj: “Unë nuk i ndjek dëshirat tuaja të kota, sepse atëherë do të isha i humbur dhe nuk do të isha nga ata që janë në rrugë të drejtë”.” (Kur’an 6:56)

  • A jeni te sigurta qe po komentoni ne shkrimin e duhur se ndoshta jeni nisur per tjeter muhabet e ne ndonje tjeter adrese? Nuk e kam fort te qarte se me cfare shqise keni lexuar…

  • Do ishte mire qe ne artikuj te tille, te vihet emri i autorit; nuk mjafton te thuash ” e-zani” . E-zani udhehiqet , apo moderohet nga disa persona ku kane dallime ne menyre te menduari, te shprehuri dhe te komentuari. Kjo eshte nje verejtje qe ua kane bere edhe para disa muajve . Pse e them kete? Mjafton te shikosh reagimet e atyre motrave ( me te cilat nuk pajtohem ) per te kuptuar se secili nga ju duhet te dale me emrin e tij ne keto shkrime- reflektuese. Bashke me te thatin, digjet dhe i njomi.Komentet e motrave lart, me duken si nje pergjigje e gjithe atyre sharjeve dhe ofendimeve qe ka bere lart e poshte ne te gjitha forumet e ne cdo faqe , njeri nga moderatoret tuaj , kunder myslimaneve apo praktikave te myslimaneve. Vertet komentet e tyre jane ne vend te gabuar, por c`te mbjellesh do korresh. Prandaj me mire, secili nga ju te dali me emrin e tij , ndiqni keshillen qe jua u dhane ne facebook para disa muajve, shoket tuaj. selam

    • E bukur kjo: “Bashke me te thatin, digjet i njomi”! 🙂 🙂 🙂

      Sa bukur?! Vini emrin poshte shkrimit qe te dime ke po djegim!
      Per piqu te kuptoni se mesjeta ka mbaru ka kohe dhe turrat e druve nuk ndizen dot me me djeg njerez.

      • Dalan paske marre alamet zanati: bodyguard. e gezofsh, urime.por je bodyguard ne vend te gabuar dhe me personin e gabuar. dhe ne rastin konkret , digjet personi qe e ka shkruar kete shkrim qe i ka shkrimet gjithmone shume te mira. te pakten une arrije ta kuptoje se kush eshte autori i ketij shkrimi. selam, dhe kujdes kur flet me femra , e kam emer real dhe jo pseudonim.dhe nuk jam person i djegieve . personat e djegieve apo qe mbeshtesin djegiet , kerkoi aty lart te stafi i ketoj blogu.selam

        • Po tani, konter strajk duket se po lozim ketu, keshtu qe ca behen badigarde ndersa ca terroriste. Nuk ka alternative tjeter.

          Konkretisht ti vazhdon flet per djegie, dhe nuk e kupton qe nuk ia ndjen kujt per zjarre inkuizitore virtuale si keto qe ndez xhemati yne per te ngrohur shkretetiren e mendjes dhe zemeres se vet te boshatisur. Rendesi kane idete Klodiana, dhe jo njerezit qe vendosen pas apo para tyre. Nuk ka pike rendesie se kush e ka shkruar kete shkrim, rendesi ka se cfare shkruhet, ashtu sic nuk kam asnje lloj interesi te di nese ti personalisht shkruan me emrin e vertete apo me pseudonim. Nuk ka rendesi etiketa qe u veme gjerave, rendesi kane gjerat ne vetvete.

          • O Dalan, pavaresisht nga cfare po thuhet, po nuk perdoren keto termat terrorist kaq pa teklif. Cfaredo te jete duke thene debatuesi, a meriton ky muhabet perdorimin e termit “seksi” qe perdoret kaq shpesh nga jo-myslimane te papergjegjshem? Vete jam dakort me cfare po thua, por keto etiketime seriozisht me duken te papergjegjshme.

            Se dyti, e-zanit dhe gjithe atyre qe jane te perfshire ne kete projekt. Totalisht bashkohem me idene e hapjes se debateve mbi ceshtje qe na shqetesojne. Por keto debate nuk po sjellin tjeter vecse per te hedh kundra njeri-tjetrit ofendime qe jane inate te akumuluara prej vitesh brenda bashkesise. Problemi eshte se nuk duket te kete vullnet per te dale nga cikli i “luftes se ftohte” brenda llojit dhe me gjithe qellimin per tu bere forum ku diferencat diskutohen, po behet ne mejhane sharjes pese-lekeshe. Nuk mjafton perpjekja e ketij forumi, duhet dhe vullneti i mire i komentuesve nga bashkesia.

          • Dalan, je i lire te vazhosh dhe te flasesh me veten tende sa te duash dhe nuk do te te kthej pergjigje per ate lart. Gabimi i vetem qe bera ( ndoshta nga nxitimi im ) qe te thashe bodyguard, sepse ne te vertete je nje nga moderatoret e ketij sajti.selam dhe me fal por nuk kam ndermend te te kthej pergjigje per asnje koment qe mund te lesh ketu pas meje.

          • Tani qe e dekonspirove kete muhabet, mund te besh nje terheqje te suksesshme.
            Ben mire qe nuk kthen pergjigje sepse e shoh qe nuk ke ndermend te kuptosh asgje nga e gjithe sa thashe. Ti mund te mendosh se i vetmi nxitim i yti eshte qe me konsiderove badigard e jo moderator ky eshte gabimi me i vogel. Mentaliteti yt qe orevatet t’u vere gjoba publike njerezve qe shprehin mendimet e tua eshte problemi serioz qe ti shfaq kaq hapur, e qe ti vete nuk e ve re. Vendosmeria jote per te dalluar se kush eshte “i miri” e kush “i keqi” pas shkrimeve ku i miri e i keqi vendosin te identifikohen se bashku ne emrin e iniciatives se tyre te perbashekt (natyrisht kjo vjen per shkak se ata kane tjeter konsiderate per njeri-tjetrin, nga ajo qe ti ke per secilin), eshte per te qare hallin. Rikthehu edhe njehere ne fjalet e tua dhe perpiqu te kuptosh thelbin e banalitetit ku ti e fut biseden, si dhe sensin e verejtjes sime. Je ti qe kerkon te identifikosh njerez pertej ideve duke dashur te damkosesh ata qe nuk mendojne si ty. Je ti qe kerkon ti ndash administratoret e E-zanit ne, “te thate” e “te njome”, ndonese ata nuk duket se e bejne me njeri-tjetrin, por perkundrazi, pertej dallimeve te aty-ketushme ne mendime, ngrene iniciativa te perbashketa si dhe mbajne qendrime te perbashketa. Ndersa ti as qe deshiron qe ata te prononcohen se bashku, por kerkon te ndash autorin e cdo teksti. Thirrja jote eshte: “Mos rri me ate tjetrin, se perndryshe do te digjesh edhe ti”. E kupton sa larg eshte muhabeti?

            E gjith kjo vjen per shkak se mentaliteti ku ti ben pjese nuk eshte mesuar te diskutoje per ide, por vetem per njerez. Per kete arsye, edhe arritja me e madhe qe ti mendon se ke bere ne kete bisede eshte dekonspirimi se kush fshihet pas emrit Dalan.
            Ti nuk e kupton se, nese ka ndonje konspiracion ne kete mes, Dalani do ta kish shume kollaj te shkruante me emra te larmishem si psh. Hafsa, Aisha, pse jo edhe Klodiana, qe te mund ta ngaterroje edhe me vetveten. Gjithsesi, je e lire ti vendosesh cfaredo lloj celesi dekriptues emrave tane dhe te ndjehesh e kenaqur ne vigjilencen tende per te zbuluar ate cfare nuk fshihet pas fjaleve dhe qendrimeve tona.

            Te pakten per nje gje ke bere mire: faktin qe ke vendosur te mos me pergjigjesh. Natyrisht kjo eshte gje e mire pai, nga njera ane ti dukesh e painteresuar per te diskutuar per ide, ndersa nga ana tjeter une jam i painteresuar per te diskutuar per njerez. Kjo e ben te pamundur vazhdimin e debatit.

    • Klodiana vleresoj vemendjen tende te rregullt ndaj kesaj faqeje. Duke qene se ke ndjekur debatin te cilit i referohesh ke lexuar edhe pergjigjen qe kemi dhene ne ate rast. Nuk eshte e thene qe kushdo te dakordohet me cfare kemi thene, por se paku je njohur me menyren si e gjykojme kete pune. Neve qe administrojme kete faqe gjer me sot nuk na ka krijuar ndonje problem. Te tjeret jane te lire te ngrene gjykimin e tyre.

  • ca lidhje kane keto qe thone hafsa dhe sumeja me siper me shkrimin nuk e kuptoj hic. Ndoshta eshte koha qe Ezani ta beje te drejten e komentimit me identifikim real emer mbiemer qe mos te hyjne me diversante te tille qe me emra fallco femrash bejne sikur hapin debate por duket se jane thjesht misjonare protestante qe duan te hedhin balte mbi figuren e Profetit tone e te bejne tym mendjet e lexuesve ketu… apo e kam gabim Hafsa dhe Sumeja???

    • Mire e ka vella Arnauti qe habitet dhe thote “misjonare protestante qe duan te hedhin balte mbi figuren e Profetit tone”. Ne fakt keto dy shrimet si ai i Hafsase dhe ai i Sumejes, qe perseri cuditerisht ngjajne si dy pika uji, flasin ne menyre aspak elegante per intimitetin ne islam. Aq sa te lene pershtypjen se personi qe shkruan nuk eshte musliman. Nuk e di po te pakten kur permenden Profeti a.s dhe grate e tij, nenat e besimtareve, minimumi vishen dorashkat e bardha. Kurse ti flet per intimitetin e tyre pa teklif, si me qene ndonje harbut rrugesh. I rreshton ato dy gjera qe di dhe na i hedh ketu “belldum” si balata nga lopata.

  • Admin, a ka mundesi t’i fshini komentet e mesiperme, sepse autoret seksualisht te turbulluara, duket qe nuk e kane lexuar fare artikullin e mesiperm, i cili per mendimin tim eshte i denje per vemendje dhe komentimin e duhur nga njerez esell.
    Faleminderit.

  • Duket se ka nje problem teknik: vec faktit qe komentet e hafsa dhe sumeja duken pa lidhje me shkrimin, por verej gjithashtu se shfaqen vetem 3 komente (pa kete), ndersa duken te rregjistruara
    “7 comments”.

  • Numri i komenteve qe shihet ne artikull jane komentet e lena para se te aprovohen. Ne fakt ketu nuk ka njeri qe qendron 24 ore perpara ekranit. Meli e vleresoj komentin tend per me teper qe keta komentuesit e mesiperm kane kohe qe i bien ketij avazi pa patur rendesi se cfare shkruhet ketu. Tani mendo qe keto komentet nuk jane me te keqinjte, pjese e te cileve nderkaq u fshine. Ceshtja eshte se qendrimi jone ka qene te fshime komente qe jane fyese dhe te lejojme gati cdo gje tjeter por ne fakt komente qe nuk kane pike lidhjeje me artikullin do fillojme ti fshime sepse corodisin nje lexim e komentim normal ne blog. Faleminderit.

  • A të kam thënë, o Ezano, se nuk ta ka fajin Saliu? Thuaj po deshe që s’të kam thënë! Hahahahaha! Këto ndërhyrjet në inkoherencë postmoderniste të Cajes me Mejen më kujtuan atë skeçin e famshëm të Koço Devoles, në të cilin satirizohej mungesa e profesionalizmit tek trupat teatrale amatore të ndërmarrjeve e të kooperativave bujqësore. Futet në skenë Gim Bajkoja me qylaf e pushkë në dorë, hap një herë sytë përqark dhe pastaj del prapë. Vegim Xhani pyet: “Kush qe ky, or ti?” Dhe Koço Devole përgjigjet: “Do ketë ngatrrue aktin, or bacë!” Pas ca replikash, Gimi vjen prapë, kësaj radhe me vrap, i ngrysur, vë pushkën me qytë përdhe dhe thërret: “Babë! Kan vra Ruçin!” Të gjithë hidhërohen. Heqin qeleshet. Koçoja gjithashtu heq qeleshen i hidhëruar dhe nis të thotë diçka: “Heu… po…” Pastaj i ndryshon mimika dhe kujtohet për diçka: “Heu… po… po ti mahu, he burrë, se… se Ruçi jam un!” 🙂 🙂 🙂 🙂 🙂 Për të thënë ndonjë fjalë edhe për shkrimin, kujtoj shprehjen e Slavoj Zhizhekut: “Problemi i Hitlerit ishte se nuk qe aq i dhunshëm sa ç’duhej. Gandi, nga ana tjetër, qe më i dhunshëm se Hitleri.” Sipas Zhizhekut, Hitleri thjesht u mundua të bënte të funksiononte sistemin që e shihte si problem, ndërsa Gandi iu vu përballë sistemit dhe nuk bëri asnjë kompromis me të për asnjë çast. Në shkrim ka një frymë dashamirëse që, gjithsesi, përbën nxitje për kompromis me një mendësi të ngritur në sistem. Pa dashur t’i lë në derë “ezanit” qëndrimin e Hitlerit, ndaj këtij “sistemi”, që nuk është ndonjë traditë asketike me frymë franceskane dhe që po krijon mjaftueshëm probleme me manifestimin e vetvetes në shoqëri, unë pëlqej radikalizmin e Gandit.

  • Teksa lexoja shkrimin, prisja me padurim kur do dilte trajtimi i titullit. Me thene te drejten u habita qe ne fund u katandis kokoshi nje thele, dhe na doli qe kritizeret e shkrimit te meparshem paskan prirje sektare
    Ne lidhjen e natyrshme shkak-pasoje, cuditerisht si ne replicate ndaj shkrimit ” te permbledhesh veten….” ashtu edhe ne kete analize, ezani i shmanget trajtimit te shkeljeve te etikes ne etiketimet ndaj shamise ( per kujtese mund ti referoheni postimit te fundit nga adil ).
    Qe ne daljen e pare ne skene, e-zani, dashje pa dashje mori atributet e nje autoriteti, i cili nqs do vazhdoje te promovoje shkrime te tilla ( dhe ti shuaje zerat kunder me shkrime me doze te larte teologjike ) eshte themeli i nje sekti.
    Duke pritur nje pozicionim te ezanit, mbi shkrimin e zj Cami, ju kujtoj qe te gjithe njerezit jane gabimtare, me i miri eshte ai qe pendohet.
    Perndryshe, edhe polarizimet sado te skajshme do ti mirepresim ne emer te diversifitetit.

    • Ti To’ nuk dukesh nga ata gabimtare qe di te pendohesh.
      Perndryshe do te kishe dy gram kthjelltesi per te kuptuar dhe pranuar premisen e tjetrit, dhe nuk do te kerkoje me kaq kembengulje prononcime deklarative inkuizitive ndaj znj Cami, per te konfirmuar rikonfirmuar se ky blog eshte ne rregull me “boshtin tend ideologjik”. Tekfirizmi ideologjik prej nga buron kembengulja jote per te kerkuar prononcim, deshmon per ngurtesine e bindjeve te tua, pikerisht ato qe ky shkrim i evidenton si probleme themelore ne debate te tilla. Per kete arsye, kam idene qe mos kerko mekot prononcim. Qe ketu, duket se E-zani e ka kapercyer kufirin tend menhexhor.

    • To’ shkrimi, sic fatmiresisht e paske vene re dhe ti, nuk synonte te sillte per lexuesin kaposhin e vitit te ri, por te sillte nje thele perkujtuese per gjerat qe jane bazike. Nuk u tha asgjekundi qe kritizeret e shkrimit te kaluar jane sektare dhe te ftoj te lexosh pa paragjykuar, se paku pa paragjykuar veten.

      Rreth shkrimit ne fjale, une jam prej atyre lexuesve qe me la shije jo te mire menyra me te cilen eshte shkruar per ngjyren gri etj, etj. Por nese muhabeti ngelet ketu, hajde bejme gati kazanet e cajit qe te na mbaje gjersa te soset muhabeti. Por mund te ngreme nje tjeter pyetje dhe te pyesim se pse flasin njerezit ne kete menyre dhe te shohim kete bisede ne lidhje me cfare jane thene me pare kur ky muhabet u nis para nja dy javesh dhe me klimen brenda bashkesise tone prej vitesh. Ceshtja eshte te kuptojme pse kemi keto probleme komunikimi dhe nese ketu tek e-zani arrijme te sjellim vemendje ndaj ketyre ceshtjeve, atehere besojme se kontribuojme pozitivisht.

      Se fundmi, e-zani nuk e kishte reputacionin te trasheguar por te fituar dhe vezhgimi jot per shuarjen e zerave, sic mund te kontrollohet shume kollaj duke klikuar arkiven eshte i gabuar.

  • A e sheh, o Ezan vëllai, që ne myslimanët t’i japim në vazhdimësi argumentet se vërtet s’merremi vesh për asgjë, po së paku për një gjë jemi marrë vesh mirë: që të mos merremi vesh asnjëherë. E vjetër kjo punë. Kështu që mos u lodh kot me ne. Tani, natyrisht që në thelb të çdo mosmarrëveshjeje qëndron një etikë dhe respekt i ndërsjellë. Po ja që edhe kjo s’vlen për të gjithë. Hidhi një sy këtij shkrimi: http://www.asianews.it/news-en/Head-of-the-religious-police-in-Mecca,-men-and-women-can-pray-together-18247.html Kreun e policisë fetare të Mekës kërkojnë ta vrasin se ka thënë atë që them unë çdo ditë: që burrat dhe gratë s’kanë pse të ndahen me perde a me mure nëpër xhami, por mjafton që burrat të zënë rreshtat e parë dhe gratë rreshtat e fundit. Me këtë rast, për analogji, po jap argumentin fetar dhe fetvanë se edhe unë e paskam hak të vritem. Madje familjarisht. Po the gjëra të tilla, ata të cilët ti i fton në kompromis e në “adabu’l-ihtilaf” të dënojnë me vdekje. Kuptohet, fetvaja e dhënë nga autoritetet saudite mbart me siguri edhe ndonjë pikë ku të sqarohet se nëse ai që ka nxjerrë nga goja një blasfemi të tillë pendohet publikisht dhe kërkon falje, mund t’i kursehet jeta e të mos vritet, por më e shumta të çohet në aksion a punë vullnetare për riedukim. Me një pendesë publike mund ta shpëtosh shpesh lëkurën kur të tillët ndërtojnë shtete e kanë diçka në dorë. Po unë vijoj t’i qëndroj mendimit që kam shprehur më sipër: që ndaj një sistemi të tillë mendimi nuk ka pse të ketë kompromis e tolerancë dhe nuk duhet pritur që ky sistem mendimi të nisë të ushtrojë pushtet politik për ta dënuar. Fundja kur të tillët të kenë pushtet, nëse refuzon të pendohesh, hixhreti mbetet rruga e vetme për të mbetur gjallë. Dhe uroj që në Shqipëri e në asnjë vend të botës të mos ketë kurrë regjime që kërkojnë t’i detyrojnë shoqëritë të hyjnë me dhunë në sekte dhe t’i kërcënojnë me vdekje nëse, thjesht, flasin e thonë diçka ndryshe nga qëndrimi zyrtar i sektit. Prandaj, Ezan, meqë kjo punë nisi me thirrje, edhe thirrja ime e vetme për ty mbetet: mos u pendo për ato që shkruan nëse nuk mendon se ka diçka për t’u penduar dhe mos pusho asnjëherë së shkruari, edhe pse kur nis e shan Sali Berishën, mua të parit ma shpif. Po ja që unë dhe Sali Berisha në 1990-ën (ai nga podiumi e unë nga sheshi) për këtë ditë punuam: që ju të na shani e ne të mos ju bëjmë dot asgjë. 🙂 🙂 🙂

    • Edvin nje observim te shpejte per lajmin nga Saudija meqenese puna keto dite me ka sjell kendej (s’ka rendesi sa inat mund ta kete dynjaja kete vend, nafta do sjelle heret apo vone te miletin per pelegrinazh kendej). Ky vend ka ato telashe qe ja dime te tere por keto lajmesh jane se paku gjysmake sepse megjithe reputacionin qe ka, keto denimet me vdekje tip lincimesh fetare nuk jane aq te kollajta sa c’e kane reputacionin. Gjithsesi, personalisht jam i kujdeshem ndaj atriuimit te myslimaneve me te cilet shpesh nuk merem vesh me stampen “rrezik vdekjeje.” Ka plot qe e bejne kete pune dhe le t’ia shohin hajrin. Besoj se do bije dakort me mua qe rregullat etike te fese si adabi i ihtilafit nuk jane te kushtezuara nga njerezit me te cilet kemi diferenca, por te frymezuara nga perpjekja per te jetuar shembullin profetik. Me aq sa Zoti na jep takat, sigurisht.

      p.s. Kendej nga krahu im ma shpif gjer me sot vetem tribuna ku gjendet Saliu dhe ballajdisja nuk ka zbritur ende tek sheshi qe pershendet Saliun. Tani e ke…

      • Po ç’lodhesh kot ta verifikosh haberin deri në Saudi, o admino! Ja, po ta them unë si ka shkuar puna pa ardhur fare deri në ato anë! Pastaj ti për kuriozitet hajde dhe ma konfirmo në ndonjë kafe nëse i kisha rënë apo jo në të. 🙂 🙂 🙂 Lajmi vërtet duket gjysmak, fiks nga ata që gazetarët e Garbit mezi i gjuajnë t’i gjejnë dhe që po të mos ekzistonin, do t’i sajonin vetë. Në fakt, ky është lajm i vjetër dhe unë kam lexuar gjëra të ndryshme për “fatin përfundimtar” të kreut të policisë fetare. Po e kam të qartë që Mbretërinë nuk e ka lënë mendja ta vrasë tjetrin për një llafe goje, pavarësisht dëshirës së disave nga ata të “sektit”. Mbreti thjesht ka lënë të përhershmit që të japin fetvanë (të cilët shyqyr që s’i pyesin dhe shyqyr që bëjnë sikur i pyesin!), pastaj e kanë marrë atë zotërinë, e kanë çuar te Dordomuzi me urdhër të Gazep Dapit dhe i kanë bërë formalitetet. Në fund, zotëria ka shprehur pendesë dhe e kanë lëshuar. Kaq gjë i duhet Mbretërisë. Edhe këtyre këtu, kaq gjë u duhet. Ti mos shkruaj a mos thuaj gjëra në kundërshtim me boshtin ideologjik që thotë Dalani dhe këta ta “pranojnë toben”. 🙂 🙂 🙂

        Faleminderit, gjithashtu, për respektin për “sheshin” dhe shpreh thjesht dëshirën që në shkrimet e ardhshme, për hir të respektit për “sheshin”, të tregohesh pak më i përmbajtur edhe për ndjesitë e “sheshit” kundrejt “kapedanit” që zgjidhet nga “mejdani”, si dhe për qëndrimin e ndryshëm të adminit apo adminëve të tjerë të E-zanit, që i shohin gjërat pak a shumë si unë edhe në këtë drejtim.

  • Vella administrator…Jam plotesisht e sigurt qe komentova ne shkrimin e duhur dhe nuk jam nisur per tjeter muhabet dhe ne ndonje tjeter adrese.Duhet ta kini fort te qarte se shkrimin tuaj e kam lexuar dhe studiuar me mendje me te kthjellet dhe ndergjegje shume me te paster se tuajen.Megjithese ju e dini fort bukur, detyrohem te shtoj edhe nje fakt tjeter: para komentit tim ka pasur nje koment nga moter Aisha dhe nje koment nga moter Fatma,dhe komenti im eshte replikim plotesisht i llogjikshem.Pra ju ngelet juve te jini sadopak te llogjikshem dhe te mos kini me guximin te fshini mendimin e motrave myslimane.

    • Kjo njohja jote e komenteve qe lene komentues “te tjere” eshte interesante. Edhe me interesante eshte lidhja kuptimore midis tre komenteve nga tre komentues ku komentetet e njerit komentues, pra te tuat, nuk mund te kuptohen dot pa komentet e dy komentuesve te tjere. Gjithsesi, edhe pse nuk arrita te kuptoj qarte lidhjen e komentit tend me cfare po diskutojme ketu, postuam komentin tend pasi nuk pame te njejtat shkelje etike qe pame tek komentueset “e tjera.”

  • Vella arnaut; ne se do te kishit lexuar komentin e Aishes dhe te Fatmes do te shikonit lidhjet e natyrshme mes komenteve dhe ajo qe eshte me e rendesishme do te kuptonit lidhjen e llogjikshme me vete shkrimin e Ezanit. Ndoshta eshte koha qe Ezani ta beje te drejten e komentimit legjitime dhe te mos i erren syte me kur te ballafaqohet me mendime njerezore femerore.

    • Haha, Hafsa sapo e deklarove vete pisllekun qe ben me komentet. Ti permend komente te Aishes e Fatmes, komente te pabotuara nga Ezani, pra te pa-aprovuara. Nga e di ti ekzistencen e ketyre komenteve dhe per me teper permbajtjen e tyre? A mos jeni te “katra” ne nje kafe interneti e i shkruani komentet ne nje kohe e i postoni pasi ia lexoni njera tjetres? Vetem keshtu do kuptohej njohuria jote per komente te nisura por te pabotuara…
      Une vazhdoj te besoj se ti nuk je Hafsa, (emer te tille nuk para perdorin femrat myslimane shqiptare gjithsesi) por je nje misjonar protestant me shume durim e kohe neper duar, dhe me misjon luften e bute ndaj islamit e myslimaneve shqiptare. Per kete lufte ke lexuar dhe Kuranin, ose ndoshta thjesht ato libra misjonaresh protestante qe analizojne Kuranin e ju tregojne juve si ta sulmoni ate… (por ndoshta je dhe misjonar katolik, aty ka vend per debat…)

  • Duke shkeputur vetem dy shprehje nga komenti i Edvin Camit:(A të kam thënë, o Ezano, se nuk ta ka fajin Saliu? Thuaj po deshe që s’të kam thënë! Hahahahaha)
    Me ngelet vetem te kujtoj shprehjet popullore: Rrane malet,u ngriten h…. U ngriten kembet t’i bien kokes.Ose me sakte thenien e famshme : Eshte koha e maskarenjve.

  • 😀 😀 😀 😀 Aaaa, më vjen keq, o Caje, po unë s’të kam thënë ndonjë llafe që ti të më thuash maskara apo tjetër gjë. Vetëm emrin të kam shkurtuar. Jo se më ngelet hatri, po sikur të mos dilnim deri atje ku ke dalë ti, s’do të qe keq. Edhe ti, po të doje të më respektoje, mund të ma shkurtoje emrin në “Vini” e po të doje të më shaje mund të më thoshe “Edi”. 🙂 🙂 🙂 Shkurt, i kishe alternativat, po se ç’preferove ca shprehje të tjera që tregojnë se nuk reagon në frymën të bashkësisë, po në frymë të sektit. 😀 😀 😀 Nejse, unë t’i bëj hallall, se e shoh që t’i ka hipur nervat Ezani dhe jo unë. 🙂 🙂 🙂 Po vras pak mendjen të kuptoj se çfarë herezie ke gjetur në batutën e Saliut (se mos e ngatërron me Sali Protopapën, që ka qenë shpirt njeriu, se unë e kisha për Sali Binishin e Ben Blushit, që është burrë i poshtër), po më mirë s’po e vras mendjen, se e shoh që je zemëruar aq sa mua s’më shkon të vazhdoj e të bëj gallatë. Kështu që po kontribuoj pak vetëm në përgatitjen letrare të lexuesve duke i cituar të plota vargjet e Shefqet Musarait, apo të Çetit, siç i them unë, meqë ajo sajesa e “maleve” nuk është letërsi, po gjetje personale ose popullore:

    Do dalë djalli
    Nga fundi i dheut
    Do ngrihet bujku
    T’i thotë beut:

    – Ç’bëje zotrote
    Bej efendi,
    Kur unë luftoja
    Për Shqipëri? –

    Pa do na nxjerrë
    Kushedi c’defterë
    Zjarr i xhehnemit
    Mbi ne do bjerë..!

    Prandaj o burra!
    Dhe ne në çetë.
    Atdhenë e lirë
    Ta bëjmë vetë.

    Shkon shkëlqyeshëm me kontekstin! 🙂 🙂 🙂 🙂 Mbaj mend që në klasë të pestë të tetvjeçares ma ka pyetur mësuesja përmendësh këtë vjershë. E kishim mësuese kujdestare, me shumë partishmëri (besoj se ashtu është edhe sot) dhe e përjetonte më shumë emocion kur ia recitoja unë. 🙂 🙂 🙂 Tani, mëqë shoh se po nxehet shumë situata, unë po ju lë shëndenë që të shkoj e të bëj ndonjë “maskarallëk” në qejf tim dhe po u lë selamet e mia atyre që i mirëpresin, po po ua lë edhe atyre që kush e di për ç’më dinë e s’mi duan as selamet. Mbase ndonjë ditë ndodh që i shpëtojmë edhe neve keqkuptimeve. Ku i dihet! 🙂 Me selame, pra!

  • Intriguar edhe me pare nga katershja e pandare, Hafsa, Aishe, Fatma dhe Emine, kontrollova pak shkrimet e ezanit, dhe sidomos tek shkrimi grate dhe gjykatat sheriatike, vihet re qartas qe keta persona ne fakt jane nje, Hafsaja. Sepse nuk ka mundesi, qe keto te katra te gjenden ne te njejten kohe dhe me te njejtin horizont mendimi, bashke. Kur arrijne te mashtrojne deri ne kete pike une vras mendjen, per cilat vlera morale e shpirterore metojne lart e poshte valle? Apo qelimi e justifikon mjetin, ne kete rast? Hafsa ki kujdes, se per ne muslimanet, nuk vlen ai parim.

  • Eshte dashur te fshime perseri nje sere komentesh qellimi i vetem i te cileve eshte te shajne ndonje tjeter komentues pa adresuar idete e komentuesit, pa adresuar ndonje ceshtje relevante te artikullit por duke shperdoruar hapsiren e komenteve si poligon qitjesh. Ju lutemi ta shihni kete hapsire si mundesi kontribuimi me idete tuaja me shume se sa mundesia per te bere sherre lagjesh.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *