Mitet antinacionaliste në Shqipëri





Ergys Mërtiri

Debati mbi nacionalizmin ka ndarë në dy grupe kryesore opinionin publik në Shqipëri. Ka një grup intelektualësh që, duke marrë shkas nga një rritje e shprehjes publike të ndjenjave nacionaliste të kohëve të fundit, shprehen të shqetësuar se këto dukuri dëmtojnë zhvillimin shoqëror, kulturor e politik në vend. Më i angazhuari në këtë grup, Fatos Lubonja, e shikon këtë si një dukuri që rrit mundësitë e abuzimit të politikës në raport me qeverisjen. Në disa shkrime të tij, si edhe në debate publike televizive, ai e dënon nacionalizmin si një dukuri emotive, ideologjike, iracionale, e cila krijon mite të kota, të dëmshme për shoqërinë. Lubonja përpiqet të na thotë se kombi nuk është asgjë qenësore tek individi dhe sensitivitetj që ai zgjon është i gënjeshtërt. Sipas tij dukuri të tilla prodhojnë ndjesi, që shfrytëzohen nga politika për të mbajtur pushtetin e për të abuzuar me të, duke e përdorur në funksion të interesave koruptive. Ato ushqejnë turmat me propagandë, duke zhvendosur vëmendjen nga detyrimet reale politike, që kanë të bëjnë me qeverisjen, zhvillimin, zbatimin e ligjit etj.

Nga ky grup intelektualësh nacionalizmi paraqitet si një ideologji e gabuar, e cila bazohet mbi ndjesi të rrejshme, që vijnë prej indoktrinimit të ushtruar prej kohësh mbi shoqëritë. Kjo ideologji, sipas tyre është agresive, intolerante, totalitare, përjashtuese dhe përmban një rrezik të madh për kombet duke i çuar ata në luftëra të përgjakshme. Ajo gjithashtu qendron në kundërshtim me të drejtat e njeriut, pasi nuk pranon të drejtat e pakicave dhe eleminon diversitetin dhe lirinë individuale. Nga ana tjetër, sipas tyre njeriu mbart brenda vetes shumë shtresëzime identitare, që nacionalizmi synon t’i eleminojë apo t’i zhvendosë në plan të dytë duke ngritur kombin mbi gjithçka. Për të gjitha këto, nacionalizmi shihet si një e keqe e madhe kërcënuese për shoqërinë, si një pengues, jo vetëm për paqen mes popujve, por edhe për zhvillimin e brendshëm të secilit prej tyre.

Në fakt, keqkuptimi më i madh është se antinacionalizmi shqiptar përballet me një ligjërim që në thelb nuk është aspak nacionalist. Debati këtu merr në konsideratë disa ekzaltime emocionale populiste, të njerëzve që, në vetvete, në planin parimor e politik, nuk ofrojnë asnjë qasje konkrete që të jetë në funksion të një projekti kombëtar nacionalist. Shumica e tyre vijnë nga një formim ideologjik që bie ndesh me atë nacionalist, ndikime të cilat spikatin në ligjërimin dominues të shoqërisë civile në Shqipëri. Vizioni i tyre për shoqërinë shqiptare, por edhe qendrimet e mbajtura në momente të caktuara kundrejt çështjeve të ndryshme me interes kombëtar, si ajo e Kosovës, integrimit mbarëshqiptar në rajon etj., kanë qenë në kundërshtim me parimet nacionaliste. Për këto arsye, nacionalizmi i tyre është më shumë folklorik sesa ideologjik e politik dhe kjo do të thotë se debati këtu zhvillohet pa praninë e nacionalizmit të vërtetë. Në rastin konkret, kemi një ekip tjetër, që ka vjedhur fanelën e nacionalizmit dhe ka zbritur në fush në vend tëtij. Për sa kohë skena e debatit publik shqiptar mbetet peng e oborrtarëve të vjetër, çdo ide me vlerë është e destinuar që për momentin të mbetet e papërfaqësuar.

Konstruksionizmi dekonstruktivist

Argumentet e paraqitura nga kundërshtarët e nacionalizmit, mbartin në vetvete shumë keqkuptime dhe shtrembërime, të cilat janë po kaq ideologjike sa dukuria që ata përpiqen të skicojnë. Duke iu referuar teorive postmoderne ata paraqesin një qasje dekonstruktuese ndaj miteve nacionaliste, të cilat sipas tyre, bëhen pengesë për lirinë dhe kthjelltësinë e të menduarit, por në të vërtetë, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se prodhojnë mite të rinj që u kundërvihen të parëve. Në rastin konkret, nacionalizmi për të cilin ata flasin është nacionalizmi që ata e përcaktojnë në mënyrë arbitrare dhe jo në mënyrë shkencore nga përkufizimet teorike. Ata paraqesin një objekt të cilin e ndërtojnë vetë me duart e tyre, dhe më pas prodhojnë kritikën përkatëse për t’a hedhur poshtë. “Kundërshtari” është ndërtuar në mënyrë të posaçme për t’u mundur kollaj dhe kjo e bën debatin fiktiv. Këtu kemi të bëjmë me një diskurs që fillimisht e konstrukton vetë objektin që kërkon të dekonstruktojë. Për pasojë, dekonstruksioni është i rrejshëm, për sa kohë konstrukti nuk është i vërtetë, por prodhim subjektiv i kritikuesit. Natyrisht, në rastin konkret fusha është bosh dhe është e lehtë të bësh gol pa portier.

Eshtë e vërtetë që çdo kritikë fillon duke rindërtuar teorinë që kritikohet, por, duke iu referuar Popper-it, një kritikë e mirë është ajo që e ndërton në mënyrën më të mirë objektin që kritikon. Sipas tij, kritika shkencore duhet ta ndërtojë teorinë që kritikon me argumentet më të forta të mundshme dhe vetëm pasi ta ketë bërë këtë ajo merr vlerë. Ajo merr vlerë kur hedh poshtë argumentet më të forta të teorisë së kritkuar, e jo ato më të dobta. Duke u marrë me diskutime periferike, duke rrëzuar argumente që nuk janë thelbësore, apo edhe më keq, argumente që nuk i përkasin objektit të kritikuar, atëherë kritika është e dështuar. Ajo shndërrohet në propagandë ideologji e mitologji.

Fillimisht, duhet të dimë që teoritë për nacionalizmin janë të shumta dhe ofrojnë një gamë të gjerë debatesh e diskutimesh, gjë që do të thotë se definime të tilla të objektit si ato që paraqiten nga antinacionalistët shqiptarë, janë thjeshtëzime pa lidhje me nacionalizmin e vërtetë. Ata përpiqen ta identifikojnë nacionalizmin jo në planin teorik e parimor, por nëpërmjet evidencave selektive empirike, të përzgjedhura qoftë nga fusha e historisë, qoftë nga aktualiteti. Debati shtrohet gabim që në krye pasi nuk bëhet dallimi i nacionalizmit si parim, nga nacionalizmi si lëvizje. Trajtat që merr një lëvizje e caktuar politike e shoqërore, nuk mund të merren si kriter për të përcaktuar se cilat janë tiparet e parimit prej nga ajo lëvizje niset. Duhet të kuptojmë se nacionalizmi nuk është ai që paraqet Milosheviçi apo Berisha, por ai që paraqesin studiuesit e kësaj fushe. Fakti që studiuesit nuk kanë rënë dakort për një definim të termit kjo duhet të na bëjë më të rezervuar e jo më të lirë për të imponuar përkufizime në bazë të asaj çfarë na leverdis në debat.

Qoftë edhe duke iu referuar definicioneve moderniste, nacionalizmi mbetet krejt i ndryshëm nga ai i paraqitur prej antinacionalistëve shqiptarë. Një prej tyre, Ernest Gellner, përkufizimi i të cilit është sot më i përdoruri në studimet e kësaj fushe, e përshkruan nacionalizmin si një parim politik që synon të përputhë njësinë politike me njësinë kombëtare, duke unifikuar kufinjtë politikë me ata kulturorë.  Prej këtej lind ndjenja e nacionalizmit, e cila ka të bëjë me revoltën ndaj shkeljes së këtij parimi dhe ajo e dëshirës për realizimin e tij, e cila synon të realizohet nga nacionalizmi si lëvizje. Sipas Gellner-it, parimi nacionalist mund të shfaqet në një “Shpirt etik universalist”, ku kemi të bëjmë me një doktrinë që mbron të drejtën e të gjitha kombeve të realizojnë këtë parim në mënyrë të barabartë.

Pra, prej këtej rrjedh se nacionalizmi  si parim nuk është domosdoshmërisht intolerant dhe armiqësor ndaj popujve të tjerë dhe as që ka ndonjëfarë totalitarizmi në këtë mes. Patjetër, ekziston një mori shembujsh që tregojnë për luftëra dhe viktima që janë bërë në emër të nacionalizmit, por këto lidhen më tepër me shtrembërime të tij dhe nuk vërtetojnë se dhuna është e qenësishme për të. Teoria hidhet poshtë vetëm nëse vërtetohet një lidhje domosdoshmërie shkak-pasojë midis dy variableve dhe jo thjesht nga pranëvënia e tyre. Për të qenë të saktë, do të duhet doemos të vërtetohet gjithashtu se midis nacionalizmit (si variabël i pavarur) dhe dhunës (si variabël i varur) nuk ka ndonjë variabël tjetër që ndërhyn, i cili mund të jetë shkaku kryesor i të dytit. Në rastin konkret, ky variabël i pallogaritur prej antinacionalistëve, mund të lidhet me politikat e Fuqive të Mëdha, si një faktor determinues në pakënaqësitë e krijuara tek popuj të shumtë, të cilët janë të detyruar të vuajnë ende drama, të destinuara të mbeten peng i koniukturës ndërkombëtare. Për sa kohë që ky variabël nuk futet në diskutim në analizën e efekteve të nacionalizmit, analiza mbetet krejtësisht e shkëputur nga një konsideratë e plotë ndaj të dhënave empirike. Si përfundim, konkluzionet mbeten të gabuara.

Sido që të jetë, mund të themi pa frikë se çdo parim universal ka sjellë luftëra dhe viktima në botë. Po të ecim me këtë logjikë atëherë nuk do të mund të na mbetej asnjë parim  mbi të cilin do të mund të ndërtojmë themelet e një shoqërie, pasi asnjë prej tyre nuk na garanton paqen përfundimtare në realitet.

Kush është gati të vdesë për Europën?

Nga ana tjetër, pyetja që shtrohet është: sa i shmangshëm është nacionalizmi? Ndonëse ka një kategori studiuesish, të ndikuar kryesisht nga marksizmi, si psh. Hobsbawm, të cilët e shohin atë si një stacion historik që do të shuhet me kalimin e kohës, ka studiues të tjerë që e mohojnë këtë, të mbështetur edhe në atë çfarë vërejnë në realitetet e sotme. Ky diskutim lidhet me mënyrën sesi e mendojmë të ardhmen e shoqërive moderne. Nëse besojmë tek një botë globale, ku kemi një rritje të jashtëzakonshme të ndërvarësisë, të kushtëzuar nga faktorët ekonomikë, atëherë patjetër që roli i nacionalizmit do të zbehet. Por, realiteti tregon që globalizimi ka provokuar kudo reaksion dhe kjo ka bërë që një valë e re nacionalizmi, pas një përgjumjeje për disa dekada gjatë luftës së ftohtë, po rikthehet në perëndim e kudo. Autorë të shumtë argumentojnë që globalizimi është, jo vetëm i dëmshëm dhe shkatërrues për botën, por edhe i destinuar të dështojë, për shkak të pamundësisë së tij për të prodhuar kulturë të përshtatshme për çdo vend, si dhe për shkak të pamundësisë për të menaxhuar nevojat shoqërore për t’u grupuar e dalluar nga njëri-tjetri duke ruajtur identitetet lokale. Për këtë arsye, autorë të tillë e shohin shtetin-komb si mënyrën më jetëgjatë të organizimit shoqëror, duke bërë që kombi të vazhdojë të jetë njësia bazë politike edhe për shumë kohë. Nacionalizmi është për ta diçka e pashmangshme dhe çdo përpjekje për ta luftuar, vetëm hap probleme shoqërore, duke mos adresuar drejt zhvillimet që ai shfaq.

Autorë të ndryshëm kanë folur për një realitet paskombëtar, por sot kjo ide duket e largët. Ka një skepticizëm në rritje ndaj gjithnj ideve të tilla për shkak se ato nuk sjellin modele që mund të prodhojnë kohezion social. Ato ofrojnë parimet abstrakte të cilat nuk mund t’i motivojnë njerëzit për t’i realizuar. Ndërsa kombi, shihet si një realitet konkret, i cili kultivon ndjeshmëri të lartë tek individët. Për këtë arsye, nacionalizmi shihet nga mjaft studiues si mjeti kryeso për garantimin e kohezionit social si dhe besnikërisë kolektive. Kush është gati të japë jetën për Komunitetin Evropian? – pyeste, jo pa humor Anderson.

Ky problem e shtron dyfish dobësinë e argumenteve antinacionaliste. Së pari ata nuk vërtetojnë që nacionalizmi është problematik, ndërsa së dyti ata nuk ofrojnë dot një model zëvendësues, të aftë të na bindë se mund të ndërtojë një rend të paqes përfundimtare. Për këtë arsye, ligjërimi antinacionalist në Shqipëri, përbën një aventurë të rrezikshme e cila kërcënon kohezionin social dhe indin më qenësor që ruan solidaritetin shoqëror. Ai përpiqet të krijojë atashime me disa vlera universale abstrakte, të cilat nuk ndërveprojnë dot në realitetet sociale dhe nuk na japin një identitet të përbashkët, të domosdoshëm në realitetin ku jetojmë, ku kultura është e rëndësishme për të kultivuar individualitetin tonë kombëtar në të gjitha planet e zhvillimit të vendit. Ligji, kushtetuta, sipas shumë autorëve, përfshi dhe ata modernistë, nuk mund të ofrojnë motivimet e duhura shoqërore, për t’i bërë njerëzit solidarë dhe të gatshëm të sakrifikojnë për diçka të përbashkët. Shoqëritë moderne individualiste, vuajnë për mjete të tilla, nëpërmjet të cilave, të bëjnë të mundur kohezionin social. Nacionalizmi, ashtu si edhe feja duken të vetmet mjete që kanë fuqinë e nevojshme për t’a bërë këtë. Për këtë arsye, është e rëndësishme që shoqëria të braktisë aventura të tilla intelektuale, që mund të sjellin efekte të pariparueshme në zhvillimin e shoqërisë shqiptare.

 

_______________________________

Botuar në Revistën Shenja

Comments

  • Ne 1817 Václav Hanka lajmeron per gjetjen e doreshkrimeve te shek. XIII ne organon e nje kishe. I boton me titullin “Králodvorsky Rukopis”. Nje vit me vone gjenden disa doreshkrime akoma me te hershme, te shek. IX, qe rrefejne historine e princeshes Libuše. Suksesi eshte i menjehereshem, Hanka shnderrohet ne nje hero, mirepo kur i kerkohen kopjet origjinale per t’i nenshtruar nje studimi filologjik, Hanka ne fillim refuzon, pastaj eshte i detyruar t’i dorezoje. Ndodh qe kopjet deklarohen fallsifikim i autorit, por tashme eshte vone, ato kane hyre ne rrjetin funksional te promovimit kombetar. Diçka e tille kishte ndodhur edhe me Ossian-in e Macpherson-it (1760), megjithese me vonese, kur tashme vepra ishte shnderruar ne mit te padiskutueshem. Ndersa autoret e vepres ruse “Slovo o pluku Igoreve”, qe lidhej me nje doreshkrim te shek. XII, jane me fat pasi kur u kerkohej origjinali ra nje zjarr ne Moske dhe u dogjen (1812). Shembuj te tille ka mjaft. Historiografia shqiptare ka prodhuar me bollek edhe pse eshte nje shkence, imagjinojme se cfare eshte farketuar nga letersia dhe artet ne pergjithesi.

    Hobsbawm i referohet pikerisht kesaj metode sajuese te urave lidhese me te kaluaren, per te cilat ideja e kombit dhe, akoma me fuqishem, ideologjia nacionaliste kane nevoje. Nuk merret me teori dhe as nuk eshte detyra e etikes se historianit te ofroje rrugezgjidhjen e dilemes: me mire kombi apo nje entitet si Evropa? Historiani qe vjen me ilaçe ideologjike i perket modelit ballkanas te tejzgjatur deri ne shekullin tone.

    Jo me kot Hobsbawm kategorizohet tek konstruktivizmi, ndryshe nga modernizmi gellnerian. Megjithese Gellneri pergjitheson, e nuk ka ç’te beje tjeter sepse i mungon metodologjia historike, ai ka te drejte ne disa pika te pakontestueshme. Se pari, nacionalizmi lind me industrializimin; se dyti, mbeshtetet fuqishem tek roli i shtypit; se treti, eshte politika shkolluese; se fundmi, eshte vete shteti modern qe do te tentoje te koinçidoje me territorin kombetar. Keto mjete i shpjegon ne menyre te detajuar historiani George Mosse ne lidhje me nacionalizimin e popullit gjerman nga fundi i shek. XVIII deri ne periudhen hittleriane.

    Tjeter problem eshte domosdoshmeria e ideologjise apo jo. Ketu mund te inkuadrohet pastaj Globalizimi.

  • Ne fakt, studiuesit nuk bien dakort per daten e lindjes se nacionalizmit. Ka nje mori historianesh si Hobsbawm si edhe studiuesish te shkencave shoqerore, si Gellner, Giddens etj, qe shprehen se nacionalizmi lind me industrializimin, nderkohe qe ka te tjere qe e shtrijne gjenezen e tij thelle qe perpara Revolucionit Francez, kur mbreterite Europiane, si Anglia e Franca, formojne nje tradite te gjate qeverisjeje, duke krijuar nje identitet te perbashket per nenshtetasit e vet. Nderkohe qe ka gjithashtu autore te tjere (ata primordialiste) te cilet e konsiderojne kombin si dicka qe ka ekzistuar perhere (Natyrisht, keta te fundit nuk jane shume bindes, te pakten per mua).

    Mendoj se ceshtja nuk eshte shume tek historia, por tek koncepti qe kemi per te, si dhe tek konceptimi qe kemi per objektin histoik ne fjale, kombin. Nga menyra e konceptimit te kombit, si dhe nga menyra e konceptimit te marredhenieve njerezore ne histori, mund te nxjerrim konkluzione te ndryshme.
    Problemi me dekonstruktivizmin, si ne rastin e Hobsbawm-it, eshte se perpiqet te cliroje mendimin historik prej miteve nacionaliste, nderkohe qe nuk ben gje tjeter vetem se nderton nje konstrukt te ri ideologjik per shpjegimin e historise, duke e pare kombin si produkt te marredhenieve ne prodhim. Pra, Hobsbawm, ka nje konceptim marksist per kombin (pasi ai eshte vete marksist) dhe per rrjedhoje ai e sheh ate si produkt te ekonomise. Jo me kot e lidh gjithcka me procesin e industrializimit. Per kete arsye, Hobasbawm-i ka dale nga sfera e vet e historianit, per te ofruar gjykime teorike, duke ofruar kendveshtrime qe e shohin kombin si nje stacion historik, i vlefshem vetem per nje periudhe te caktuar, i cili lidhet doemos me natyren e marredhenieve ekonomike te kohes, e qe do te zhduket, me t’u zhdukur ky sistem ekonomik. Per kete arsye, Hobasbawm gjykon qe tashme ka kaluar epoka e kombit, per shkak te zhvillimit te globalizimit.
    Mirpo kombi nuk eshte nje produkt i maredhenieve ekonomike. Perkundrazi, ai eshte i lidhur thellesisht me kulturen. Nga ana tjeter ka autore si Anthony Smith qe kane argumentuar se ekonomia nuk eshte primare ne formulimin e cdo aspekti te jetes se njeriut. Perkundrazi, kultura shpesh e kushtezon ekonomine dhe jo ekonomia kulturen. Pra kombi ka jeten e vet te pavarur nga ekonomia e madje eshte shpesh ekonomia qe varet prej tij e jo ai prej saj.

    Ndersa Gellner e shikon kombin si produkt te zhvillimit te kultures se larte. Pra jane elitat ato qe e kane prodhuar kombin nepermjet konstukteve qe u kane ofuar shoqerise. Megjithate ka nje debat jo te vogel mbi forcat vepruese ne ndryshimet sociale, nese ato vijne nga lart (elitat) apo nga poshte (populli). Ka edhe teori qe i integrojne te dyja. Teoria e Gellnerit eshte e manget pasi mbithekson rolin e nje faktori social mbi te tjeret. Gjithsesi, ideja e kombit ka buruar nga te dyaja kahet. Ka nje konstrukt elitar, i cili percakton se cili do te jete kombi, por ka edhe nje shtytje popullore instiktive qe lidhet me nje nevoje per te qarkuar rrethin e perkatesine ku ben pjese. Kjo nevoje na ben te identifikohemi me kombin, ne te njejten menyre sic njerezit jane identifikuar ne shekuj me fisin, gjakun, krahinen, vendin, etj.
    Pra, ketu futen teori te tjera te cilat diskutojne se sa i natyrshem eshte nacionalizmi. Shume prej tyre e konsiderojne te natyrshem pikerisht sepse eshte nevoje njerezore te identifikohesh me nje grup e te dallohesh prej te tjereve. E kunderta eshte e panatyrshme, prirja per te eleminuar cdo dallim, sic eshte globalizimi.

    Pra, nacionalizmi mund te jete nje dukuri moderne, dhe ajo natyisht shfaqet apo merr shtrirje te gjere me zhvillimet moderne. Por ajo ne fakt nuk eshte gje tjeter vetem se manifestim i reagimit te natyres sone te brendshme perballe modernitetit. Pra eshte natyra jone – ajo qe ka prodhuar historikisht rendin shoqeror tradicional – e cila kerkon te akomodohet ne nje realitet te ri modern. Per kete arsye nacionalizmi eshte i lidhur ngushtesisht me traditen, familjen, fene, kulturen tradicionale, trashegimine, lidhjet e forta shoqerore etj. Pra eshte nje perpjekje per te adaptuar traditen (ate qe gjendet brenda natyrshmerise sone), me modernitetin, i cili eshte tashme nje fakt i pashmengshem. Pra, nacionalizmi lind ne kohe moderne, por lind me synimin per te integruar ate cfare eshte primordiale tek qenia njerezore, ne nje sistem shoqeror pa themel, qe ne thelb te tij ka ndryshimin e parreshtur.

    Per kete arsye, nacionalizmi eshte vertete nje dukuri e re, por qe eshte prodhuar nga shtysa te natyrshme primordiale. Ai eshte i ri per aq sa eshte i ri mjedisi ku kerkon te veproje natyra njerezore. Patjeter, qe, ne kete kuptim edhe ideja e shtetit komb nuk eshte domosdoshmerisht statike. Per sa kohe nacionalizmi eshte nje marredhenie midis statikes dhe ndryshimit, atehere edhe produktet e tij jane gjithashtu te ndryshueshme dhe te qendrueshme.

    Nuk e di sa i qarte isha!

  • E vertete qe Hobsbawm, Gellner dhe shume sociolog, pa anashkaluar veçanerisht historianet, e lidhin lindjen e idese se kombit, siç e konceptojme ne sot, qe duhet dalluar nga nacionalizmi, me fillimet e Revolucionit Industrial, i cili nga ana e tij nuk ka nje date te caktuar, edhe pse nuk eshte domoethenes fakti se meqenese Revolucioni francez ka nje date, aty ka lindur gjithçka, pasi jane procese qe kerkojne kohen e vet.

    Tradita qe krijon Franca gjate periudhes Moderne nuk eshte tradite kombetare. Populli perceptohet si perkates i nje Shteti te Trete, si vazhdimesi e ndarjes mesjetare te ‘bellatores’, ‘oratores’ dhe ‘laboratores’. Shtresa e fundit, ne shqetesimin a abatit Sieyes ne “Qu’est-ce que le Tiers Etat”, pra jemi ne vitin 1879, identifikonte kombin, ndersa dy te tjerat, aristokracia (bellatores) dhe kleri (oratores) nuk perfaqesojne asgje, madje jane te huaj, deri ne ate pike sa revolucionaret i konsiderojne keto dy grupe francezesh si “pushtues”, ngaqe, sipas tyre, rrjedhin prej dominuesve Franke, ndersa populli ka renje gallo-kelte. E thene shkurt, mbreti francez dhe kleri nuk i konsideronin francez as antaret e borgjezise, jo me fshataresine. E pra, paradoksalisht, eshte pikerisht zona e Vandeas, rajoni i Loires, qe kundershton fuqishen “bashkekombasit” revolucionar, duke perkrahur aristokracine e cila nuk kishte identitet te perbashket me keto mbeshtetes, e aty represioni republikan eshte vertet tragjik.
    Diçka e tille vlen edhe per Angline, edhe pse situata eshte me e komplikuar per t’u sintetizuar ketu.

    Nese Hobsbawm nderton nje kosnstrukt te ri, duhet te me bindesh se shembujt qe solla une, megjithese nuk vijne nga ky historian, jane sajime te reja qe pretendojne te zevendesojne te vjetrat.
    Te gjitha kombet evropiane te shek. XIX jane imponuar nga kultura e larte dhe shresat e privilegjuara: Ballkani e verteton me se miri, e gjithashtu Gjermania – ketu eshte i domosdoshem G. Mosse –, Franca, Italia, vendet Skandinave, Skocia, Rusia, Cekia, etj. Miroslav Hrosch e ka shterruar ceshtjen. Persa i perket ambientit tone, meqenese i njeh, Clayer dhe Gawrych jane mjaft bindes ne kete aspekt. Kjo kuptohet edhe duke lexuar faqet e indoktrinuara te historive zyrtare, apo evolucionin gradual te Sami Frasherit. Duke dalur jashte Ballkanit, keto shtresa te privilegjuara i perkasin kyresisht borgjezise, e ja qe rastesisht dalim tek Revolucioni Industrial dhe paradigma gellneriane. Sigurisht, gjithçka nuk lidhet me procesin e industrializmit, por eshte nje shtyse e jashtezakonshme.
    Ndersa pohimi se «nacionalizmi mund te jete nje dukuri moderne, […] por ne fakt nuk eshte gje tjeter vetem se manifestim i reagimit te natyres sone te brendshme perballe modernitetit», vlen si manifesti sot, ne modernitet ose postmodernitet, por nese pranojme se eshte pjese e brendshmerise njerezore, atehere duhet te shpejgojme se ku ka qene fshehur deri ne shek. XVIII, ose, nese duam, deri ne epoken Moderne. Kete nuk e ben dot Smith, sepse ne rradhe te pare nuk eshte historian. Cfare e solli ne siperfaqe? Kush dhe cilat ishin mjetet? Hobsbawm jep disa pergjigje historike rreth periudhes, mjeteve dhe shtresave shtyese. Perseris, tjeter ceshtje eshte a duhet apo jo dhe a eshte sot funksional, e tjeter ceshtje eshte qartesimi se nacionalizmi eshte produkt i nevojave te nje epoke te re, me abuzimet prkatese teorike, ku nje nder to eshte edhe gjuha: ka rreth 6.000 gjuhe ne bote, por vetem rreth 200 etnokraci, ashtu sic ka raste qe flitet frengjishja ne Senegal me mire se ne Provencen franceze.

  • Doan, ceshtja nuk eshte kaq e thjesht dhe prandaj nuk mjafton vetem te jesh histoian per te njohur procese te tilla. Historianet deri me tani kane qene ata qe i kane konstruktuar te gjitha mitet nacionaliste dhe qe e cuan Europen ne katastrofe, historianet jane ata qe tashme denoncojne me shume se kushdo nacionalizmin. Problemi qendron tek interpretimi dhe konceptimi i marredhenieve njerezore. Patjeter historianet jane njohesit me te mire te materialit empirik, njohesit e faktologjise mbi te cilen ndertohet mendimi historik, po nuk jane domosdoshmerisht edhe interpretuesit me te mire te ketij materiali. Ne fund, interpretimi lidhet me paradigma dhe teori sociologjike, ndaj duhet patjeter perfytyrim per te kuptuar me mire realitetet historike. Pra, duhet patjeter nje kthjelltesi teorike per te ofruar nje rrefim historik me te vertete.
    Per kete arsye nuk e shoh Hobasbawm-in si dhe historiane te tjere si superiore ndaj Smith-it, Gellnerit e autoreve te tjere sociologe e filozofe. Mbi te gjitha nuk eshte e thene qe historiani te jete i pandikuar nga teorite sociologjike e filozofike, apo akoma edhe me keq, nga ideologjite. Hobsbawm-i e deshmon kete. Veshtrimi i tij mbi zhvillimet historike eshte veshtrim marksist. Ai e selekton apo e nxjerr ne pah rrefimin historik, sipas paradigmave nepermjet te cilave eshte i prirur te shohe.

    Nejse, per t’iu kthyer debatit, problemi qe duhet ndare ketu eshte dallimi midis kombit me nacionalizmin. Pra, nacionalizmi dhe kombi nuk jane e njejta gje. Studiuesit shpesh i ngaterrojne apo edhe i shkartisin me njeri-tjetrin. Rrjedhimisht, kur themi se nacionalizmi i ka rrenjet ne Francen monarkike, nuk themi se aty ka lindur nacionalizmi, por se aty ka lindur kombi apo me sakte embrioni fillestar i tij (kjo kjo varet nga teorite qe pranon, ne te cilat ne fakt nuk e shoh relavante te kembengul dhe nuk eshte se personalisht mbaj anen e ndokujt – thjesht po i permend si debate, ne menyre qe te kemi parasysh edhe kete pjese te argumenteve qe jane ne diskutim).
    Nje tjeter gje qe duhet dalluar ketu eshte prirja e brendshme per t’u dalluar nga tjetri, e per tu strehuar ne nje perkatesi shoqerore, nga vete nacionalizmi. Pra, une nuk them se nacionalizmi eshte primordial, por se trualli prej nga ai buron eshte primordial. Primordiale eshte forca, fuqia qe kultura ka mbi individin, si dhe ndikimi i forte identitar qe prodhohet midis pushtetit te kultures dhe nevojes per identifikim, dallim, perkatesi. Nacionalizmi nuk eshte gje tjeter vetem se zhvillues i ketyre shtysave te forta njerezore, te natyrshme, ne funksion te organizimit politik. Pra, nacionalizmi lind kur te gjitha keto marrin karakter politik.
    Prej ketej mund ti pergjigjemi edhe pyetjes “Ku ka qene fshehur kjo natyre njerezore deri ne shek. XVII?”. Nuk ka qene e fshehur askund. Njerezit kane jetuar ne realitete te tjera dhe kjo ndjenje (me sakte prirja qe na shtyn drejt kesaj ndjenje) ka funksionuar ne perputhje me ato realitete. Ndjenja e perkatesise dhe kultures ka funksionuar ne perkatesine fisnore, krahinore etj. Perse tashme del ne formen e nacionalizmit? Sepse tashme kemi dy faktore te rendesishem:
    E para sepse tashme kemi nje rritje te jashtezakonshme te komunikimit, si pasoje e perhapjes se shtypshkrimit (ne kohet e sotme ky komunikim eshte rritur shume me teper, nepermjet komunikimit elktronik). Kjo rritje e komunikimit sjell zgjerimin e rrethit te perkatesise, ne njesi me te gjera se ajo fisnore. Po gjithsesi ka nevoje qe ky zgjerim i rrethit te perkatesise te ndalet diku. Dhe kombi eshte pikerisht skaji ku ndalet ky kufi perkatesie. Pika ku ndalet ky zgjerim eshte pikerisht kufiri kulturor.
    E dyta, sepse tashme, me ndryshimet e medha ideologjike, sociale e politike kemi zhvillime qe sjellin perfshirjen e qytetarit ne politike dhe nacionalizmi ka ne thelb pikerisht perfshirjen e te gjithe anetareve te nje perkatesie kulturore ne nje bashkesi politike. Pra perkatesia kulturore ka ekzistuar ne formen e etnise, por qe ajo te aktivizohet, te shnderrohet ne komb duhet te ndertohet vetedija politike. Nacionalizmi eshte ne njefare menyre mjeti per ta shnderruar etnine ne komb.

    Kjo shpjegon edhe pikepamjen perjashtuese mbi shtetasit e thjeshte, fshataresine, ne France, per te cilen fole me lart. Pra, perjashtimi i shtresave te tjera te popullsise nuk perben ndonje problem ne kete rast per shkak se strukturat shoqerore kane pasur natyre krejt tjeter dhe individi nuk ka qene i perfshire ne politike. Shoqeria ka funksionuar mbi ne sistem tradicional, ku roli i shtetit ne jeten shoqerore ka qene teper minimal. Me ndryshimet qe sjell moderniteti, roli i shtetit rritet duke spostuar strukturat sociale tradicionale. Atehere behet e nevojshme qe kultura te futet ne politike, per te vijuar funskionimin e saj.
    Pra kemi zhvillime me nje tendence te dyfishte, qe buron prej perhapjes se individualizmit: Zgjerimi i shtetit nga njera ane dhe zgjerimi i bazes se perfshirjes se individit ne politike nga ana tjeter. E para ben te rendesishme qe kultura te perfshihet ne politike, ne punet e shtetit, pasi tashme eshte shteti qe ujdis jeten shoqerore, ndersa e dyta ben te mundshme qe individi te ndjehet pjese e shoqerise, duke ndjere perkatesine ne njesine kombetare.

    Nga e gjithe kjo mund te them se nacionalizmi nuk eshte gje tjeter vetem se produkt i natyres njerezore. Nacionalizmi eshte produkt i se njejtes dukuri qe ka prodhuar traditen. Ka nje “dore te padukshme”, nje force te madhe rregullatore brenda qenies njerezore e cila ka krjuar qenien sociale dhe rendin tradicional. Kjo eshte ne natyren njerezore. Tani, ne momentin kur moderniteti ka denatyruar ne menyre te ndjeshme shume prej strukturave dhe funksioneve sociale, kjo force ka prirjen te gjeje shtigje te tilla, te cilat ne menyre te vetvetijshme, te pavullnetshme, synojne te perfshijne indin e tradicional ne strukturat moderne. Kjo behet nepermjet perfshirjes se kultures ne keto struktura te reja, nepermjet perfshirjes se kultures ne shtetformim dhe kete merr persiper ta realizoje nacionalizmi. Pra dikur kultura e drejtonte jeten shoqerore nepermejt strukturave sociale, marredhenieve shoqerore, ndersa tani, kur keto struktura dhe marredhenie kane humbur peshen e tyre, ajo kerkon ta beje kete nepermjet shtetit dhe politikes, pasi tashme eshte pikerisht shteti qe i kryen ato funksione qe me pare i kryente vete shoqeria.
    Format nepermjet te cilave ai eshte zhvilluar jane rrethanore dhe shpesh shume problematike. Por pertej kesaj, mendoj qe jane keto prirje dhe shtysa qe sjellin realitete te tilla.
    Me duhet te them se per kete shpjegim ne fakt nuk po i referohem ndonje autori konkret. Ky eshte thjesht mendimi im duke u bazuar mbi menyren sesi Smith-i e shikon lidhjen midis nacionalizmit dhe tradites. Megjithate logjika te shpie ketu.

    Ndersa persa i perket pabarazise midis numrit te gjuheve dhe shteteve, duhet thene se gjuha eshte nje element i rendesishem i kultures, e per rrjedhoje edhe i nacionalizmit, por nuk eshte element determinist. Por ky eshte diskutim tjeter.

  • Diskutimi eshte degezuar se tepermi dhe mungon koha dhe vendi per t’u zgjatur.
    Doja te saktesoja diçka, per te perjashtuar keqkuptimet. Historiani, ne kete rast specifik Hobsbawm, nuk eshte superior ndaj sociologut, porse konkretisht ka perparesi, pasi i ofron ketij te dytit lenden e pare te perpunueshme: eshte era qe leviz helikat e mullirit, jo e kunderta. Kjo tematike kerkon fillimisht lende te pare historiografike, veçanerisht te periudhave te trajtuara.

  • Dakort, une nuk them qe sociologu e njeh me mire historine sesa historiani, por kur kalojme ne diskutime qe kane te bejne me natyren njerezore apo me parime teorike, ketu jemi ne fushe te sociologut, jo te historianit.

  • Kjo puna e raportit të historianit me sociologun (apo makar psiko-sociologun) në ndërtimin e konceptit për kombin dhe nacionalizmin paska shkuar në analogjinë e diskutimit mes (përgjithësisht) selefinjve dhe (përgjithësisht) joselefinjve nëse për ndërtimin e argumentit mbi një hadith ngre më shumë kandar muhadithi apo fakihu. Unë i qëndroj idesë së muhadithi dhe fakihu në operimin me hadithin janë përkatësisht në analogjinë e raporteve farmacist-mjek në operimin me një medikament. 😀 😀

    Dhe për t’i qëndruar analogjisë, po sjell ndër mend se jo vetëm nxitja e ndjenjave kombëtare, por edhe ndezja e ndjenjave fetare është shpesh e mbështetur në mitologji. Sa shekuj me radhë, ndër sa e sa myslimanë, kanë ushtruar ndikim hadithe të dobëta apo edhe të paqena në lidhje me historinë e Profetit (a.s.), sa zemra janë prekur prej historive e letrariteteve të Mevludit e të teksteve të tjera. Natyrisht, përballë kësaj, fikhu apo sira, të vështruara në nivelin thjesht shkencor, janë të ftohta. Por letërsia shemail nuk është e tillë. Dhe fakti se besimtarët motivojnë veten apo njëri-tjetrin me “mite” edhe në çështje të Fesë, nuk e rrëzon Fenë. Në një mënyrë të ngjashme, mitet e besës së Kostandinit apo të Ago Ymerit apo historitë e sajuara me pallën e Skënderbeut, që mund t’i rrëzojë hulumtimi i realitetit historik, nuk e rrëzojnë as kombin dhe as rëndësinë e vetëdijes për kombin.

    Në fakt, unë e pëlqej mendimin se ajo që lind me kohën që përkon me (barbarinë e) Revolucionit Francez apo edhe më herët, nuk është kombi, por vetëdija për kombin. Dhe nuk më duket se ka diçka që nuk bind në qëndrimin primordialist se kombi ka qenë gjithmonë i pranishëm, sikurse edhe Shqipëria nuk lindi në shekullin XIX, por njerëzit fituan vetëdijen e saj në atë kohë për arsye se rrethanat ia imponuan.

    Të kthehemi edhe një herë pak më pas. Prapë te Feja. Profeti (a.s.) i porosit shokët e tij që kur të marrin Egjiptin, të sillen mirë me popullsinë vendëse, “sepse”, – u thotë, “ata janë vëllezërit e mi nga Ismaili”. Të fillojmë të tallemi tani me pasaktësinë historike apo dyshueshmërinë shkencore të kësaj lidhjeje “të pretenduar” etnike? Në fakt, ajo që po përpiqet të thotë Profeti (a.s.) këtu nuk është lidhja e drejtpërdrejtë e gjakut të tij me atë të “vëllezërve egjiptianë” nëpërmjet Ismailit (a.s.), por vetëdija për një kombësi të përbashkët në kushtet kur besimet fetare ishin të ndryshme.

    Po kështu, kur bashkëshortja e tij me origjinë hebreje iu ankua se e shqetësojnë për këtë prejardhe, ç’i tha Profeti (a.s.)? Në mos i kujtofsha keq fjalët, i tha: “U thuaj atyre, se unë jam bija e Profetit Musa, mbesa e Profetit Harun dhe bashkëshortja e Profetit Muhamed.” E ç’është kjo? Vërtet të mbërrinte linja e saj etnike te Musa (a.s.) apo te Haruni (a.s.)? Kush e ka këtë garanci? Në fakt, kjo është vetëm një vlerë e shtuar që i shtohet përkatësisë fetare; një vlerë e shtuar që vjen nga prejardhja etnike, nga lidhja ndoshta mitologjike, por gjithsesi ndikuese, me paraardhës hipotetikë që shkojnë deri te Musa (a.s.) apo Haruni (a.s.). Një mundësi më tepër për t’i afruar e jo për t’i larguar njerëzit.

    E nëse këmbëngulni të më thoni se Profeti (a.s.) i ka pasur vërtet e literalisht të krishterët e Egjiptit vëllezër gjaku nga Ismaili (a.s.), atëherë më lind edhe mua e drejta të them se edhe unë i kam Teutën dhe Gentin stërgjyshër në linjë të drejtpërdrejtë gjenetike. 😀 😀 😀 😀

    E për t’i qëndruar anologjisë me Egjiptin, po ju lë edhe unë një porosi: të dashur miq, përtej tunelit të Kalimashit pashë Nishin. Do të vijë dita që ne, kombi shqiptar me besim mysliman, do të përballemi në luftë me fqinjët tanë sllavë e do të mbërrijmë deri në brigjet kroate. Por kroatët trajtojini mirë, sepse ata janë vëllezërit e mi nga ilirët. Hë, do talleni me mua tani? Talluni, talluni! Po kam delile të forta dhe ju bëj rruspaq pastaj! Hihihi! 😀 😀 😀

  • Per ta perthy edhe me diskutimin profesionist te nisur me siper, ne pozitat e nje amatori do thoja se, jo vetem globalizmi i shprehur ne terma ekonomike apo kulturore, por edhe feja ne perpjekjen e saj per tu perhapur e zbeh rendesine e nacionalizmit. Perfundimin qe e sheh edhe fene si nje nga mjetet e vetme per ruajtjen e kohezionit social, ne kushtet e shoqerive te sotme gjithmone e me shume multi-fetare, me duket i avancuar: e shumta qe mund te thuhet eshte se, ne rastin me te mire, ajo nuk e demton kete kohezion. Nacionalistet gjithmone i kane kerkuar komuniteteve fetare te dalin permbi dallimet e tyre doktrinore ne emer te ngjizjes te ideve se tyre. Feja e shqiptarit eshte shqiptaria, eshte ajo qe me vjen tani ndermend.

  • Përpjekjet për të bërë përkufizime monolite e absolutiste mbi përkufizimin e nacionalizmit dhe të fesë çojnë në përfundime të deformuara teorike, sepse si realiteti i nacionalizmit, ashtu edhe ai i fesë, nuk janë monolitë. Forma të ndryshme të frymës së nacionalizmit e të qasjes ndaj kombit kërkojnë daljen mbi dallimet fetare për ruajtjen e kohezionit shoqëror, sikurse edhe forma të ndryshme të universalizmit fetar imponojnë afrimin e njerëzve me njëri-tjetrin duke dalë mbi dallimet që vijnë si rezultat i identiteteve të tjera përveç fesë. Nga ana tjetër, ka raste të nacionalizmit të njësuar me fenë (kujtoj konceptin akuzë të Kaç Myftarajt: nacionalizmi islamik Baleta-Feraj) sikurse të Fesë që respekton përkatësitë kombëtare dhe identitetet përkatëse etnike apo fisnore. Profeti (a.s.) nuk ngurronte që t’i lejonte ushtritë e besimtarëve të organizuar në skuadra që mbanin gjithsecili flamujt dhe simbolet e fisit përkatës. Po ashtu, një pjesë e madhe e mbrujtësve të vetëdijes së nacionalizmit shqiptar kanë qenë klerikë.

    Kështu që konceptimi semplist i identitetit fetar dhe atij kombëtar si kundërshtues të njëri-tjetrit nuk është ndonjë gjetje e zgjuar prej kozmopolitëve apo ymetistëve literalistë, sikurse edhe konceptimi i shqiptarisë si Fe nuk është një gjetje e zgjuar prej nacionalistëve literalistë. E në fakt, Hafiz Ali Korça shkruan:

    Nasijonalist jam, po fetar siç duhet,
    Le të thotë bota ashtu siç i thuhet!

    Ndërsa vetë autori i vargjeve “Feja e shqiptarit asht shqiptaria” e tregon qartë se nuk e koncepton literalisht frymën e këtij vargu, teksa pak vargje më poshtë i referohet Zotit për konfirmimin frymëzimit të vet:

    Sh’prej Tivarit der n’Prevezë
    Ku lshon dielli flakë dhe rrezë,
    asht toka jonë, t’part na e kan lanë,
    kush mos ta përkasë, se desim t’tanë!
    Se desim si burrat që vdiqën që motit,
    për mos me u tuprnu përpara ZOTIT.

  • «Dhe fakti se besimtarët motivojnë veten apo njëri-tjetrin me “mite” edhe në çështje të Fesë, nuk e rrëzon Fenë. Në një mënyrë të ngjashme, mitet e besës së Kostandinit apo të Ago Ymerit apo historitë e sajuara me pallën e Skënderbeut, që mund t’i rrëzojë hulumtimi i realitetit historik, nuk e rrëzojnë as kombin dhe as rëndësinë e vetëdijes për kombin».

    Kjo ide Edvin mund te zgjatet edhe pak. Pikerisht sepse nuk shembet ideologjia apo teologjia nga fantazia, nuk besoj se eshte problematike te nenvizohet qe kornizat e tyre kerkojne koherence, pra, duke u ndalur posaçerisht tek ideja e kombit, qartesimi i “ithtareve” se Besa e Kostandinit eshte imagjinate artistike sigurisht qe nuk e shemb doktrinen. Nga ana tjeter, fakti se kjo çeshtja e Beses ngacmon emocionet dhe krenarine tone, nuk na jep te drejte ta shnderrojme ne institucion te vertetueshem me fakte reale, e kam fjalen ketu per historiografine: Santa Klaus mund te jete simpatik dhe i besueshem nga femijet e kulturave ku ai ka lindur, por kjo nuk i shtyn studjuesit t’i japin disa koordinata reale veprimtarise se tij, e nese kjo nuk realizohet, perseri nuk shembet dokrtina nga ku miti eshte levruar.

    Tjeter eshet deshira, tjeter eshte funksionalizmi i saj dhe tjeter eshte perputhja me realitetin. Natyrisht qe realiteti i kombit dhe ai i teologjise nuk jane sinonime.

    Duke iu rikthyer Kostandinit – po e marr si shembull -, ka mjaft shqiptare qe besojne se me te vertete karakteristike e shqiptareve eshte Besa. Kembengulin e shkojne deri ne lidhjen mistiko-historike me popullin e Beseve, si nje fis gjoja ilir, etj etj. Per ta vertetuar sa jane me bese shqiptaret, mjafton te hysh ne maredhenje me njerezit ne Shqiperi. Dikush mund te replikoje se ne e kishim “besen”, por na e hoqen – si gjithone, fajin e kane te tjeter. Po atehere nuk qenka pjese e “gjakut”? Historia deshmon se kalimet nga njeri kamp ne tjetrin kane rrugetuar gjate shekujve me shqiptaret. Gjithashtu besa eshte nje forme kontraktimi e pashkruar, karakteristike e ambienteve shoqerore ku edhe ligjet dhe normat jane orale, ku (pu)shteti reduktohet ne zonat urbane dhe shoqeria nuk eshte komplekse, kur maredhenjet nderpersonale rregullohen edhe nga koncepti i ‘nderit’ – pra kur nuk ka individualitet. Nuk eshte rastesi qe besen e gjejme tek sllavet, gjermaniket, latinet, ne mjaft kultura lindore dhe ne Ameriken e indianeve, e gjejme si karakteritike themelore te kalorsise mesjetare, tek aristokracia e periudhes Moderne, tek banditet e pendes se rilindesve – Robn Hood, cubat, kleftet, hajduket -, tek finlandezet, tek sokezet, etj. Keto te fundit pretendojne – ose te pakten kete ide kishin gjate sehk. XIX – gjithashtu se jane atdheu i beses. Pervec kesaj, kontrata-bese nuk respektohet nga i gjithe populli. Kostandini eshte nje rast, por dy kuneterit e Rozafes nuk e mbajten fjalen, e ato ishin gjithesej tre vellezer, pra 2/3 doli pa bese. Duke qene se eshte e shtrire gjithandej dhe se nuk eshte karakteristike gjitheperfshirese e shoqerive ku ka funksionur dhe funskionon, ta cilesojme di veçori shqiptare me duket hipokrizi.
    Ironija eshte edhe diku tjeter. Mjaft shqiptar te thjeshte, pa pretendime akademike, por edhe disa nga “edukatoret” tane elitar, vertet e mendojne besen si diçka shqiptare ose arberore. Mundohen te shpjegojne si Skenderbeu ishte me bese, ndersa osmanet jo. E nga ana tjeter, kur eksperimentohen ne shpjegimin e procesit te islamizimit, krijojne paradoksin komik, sidomos per eliten. Nje nga thjeshtimet e ketij procesi, shume i konsumuar nga gazetar, analist e specialist te fushave te ndryshme, eshte ‘pragmatizmi’, qe do te thote ‘interesi material’.
    Por si mund te jesh njeri i beses dhe njekohesiht tradhetar?

    Nje tjeter sinonim letrar eshte edhe mikpritja, qe kembengulet ne çdo hapesir (tonen) te etnicizohet. Qe te mos flasim pa ate “lenden e pare” qe po i kerkoja Ergysit: ne Chronica Slavorum Helmodl, atty rreth vitit 1156, kur ishte mes Vagreve pagane – popullsi sllave e Evropes qender-perendimore – pohonte «e nese dikush e refuzon pelegrinin [te huajin] qe i ka kerkuar mikepritje, eshte e ligjshme t’i digjet shtepia me te gjitha pasurite», po keshtu shprehej edhe Beda rreth Saksoneve. Nje fenomen kaq universal – po kursej raste te tjera – nuk mund te reduktohet tek nje popull e as te shrihet tek i gjithe populli. Kur themi se karakteristikat e shqiptarit jane mikpritja dhe besa nenkuptojme nje dallim te shprehur nga keto veçori ose gjurme specifike. Nese i gjejme tek popuj te tjere, detyrimisht nuk mbijeton ideja e specificitetit.

    Ajo çfare nuk shkon eshte tentativa per t’i veshur keto pretendime me baza historiografike, qe me vone perkthehen ne injektime tek popullsia. E keshtu krijohet miti, ushqehet imagjiata. Ec pastaj e bindi njerezit qe Ademi ose majmuni nuk ishin pellazg.

    Rreth idese se kombit ne Francen pararevolucionare mund te thuhet qe ishte e paqarte edhe tek te “ndriçuarit” me te spikatur. Do te kaloje rreth nje shekull pas revolucionit qe te formulohet nga Ernest Renan teorikisht ajo çka francezet duhej te kuptonin me perkatesi kombetare, ose ajo cfare tashme kishin ndertuar pas revolucionit. Megjithese ishte e qarte se “kombi” per Francen revolucionare perbente vetedijen kolektive qe ndante jo disa vlera si gjuha, etnia (apo besa), etj, por vullnetin per te mbrojtur pasurine e perbashket, tek e cila hynte territori, pranimi ligjeve te Republikes dhe liria, apo barazia, per aq sa keto mund te quheshin gjitheperfshirese. Jo rastesisht modeli kombetar francez shkeputet nga gjuha, feja, dhe tradita, per t’u strehuar tek koinçidenca e qytetareve me territorin politik, qe nuk duhet keqkuptuar si territor etnik, pasi disa nga lideret e revolucionit, si Brissot e Danton, kerkonin kufinj natyror (Alpet dhe Renin).

    Ne Francen monarkiste ka nje ndarje te theksuar mes mases te konceptuar si sherbetore, sipas nje tradite mesjetare te konsoliduar, dhe dy shtresave te tjera. Nuk mungojne ide te “çuditeshme” si ajo e Gregor de Torus qe madheronte karakterin gjermanik te “nation française”, apo pikepamja e Gui de Coquille (1588) qe lidhte Hugo Kapetin, themeluesin e Kapetingeve, me saksonet, nje fakt qe e bente ate “vrai fançois”. Studentet e Sorbones ndaheshin edhe ne baze te kombesive, qe perkonin edhe me nje qytet e nganjehere me statusin social.
    Popullsise franceze i mungonte kohezioni kombetar, i mungonte vetedija, bindja, ndjesia, imagjinata, e perkatesise se perbashket te specifikuar nga vlerat ento-linguistike dhe kulturore ne pergjithesi. Ajo qe i bashkonte 24 milion francez te revolucionit ishte vetem statusi social dhe autoriteti i pushtetit, i cili me kokefortesi vazhdonte te konsiderohej si i huaj edhe entikisht nga franko-galet e nenshtruar.
    Sic kam pohuar me lart, revolucioni nuk i bashkoi njerezit se flsinin nje familje dialektesh, apo se ishin katolik e mikprites.

    Natyrisht, ke te drejte kur thua se ka ekzistuar nje substrat, pasi nuk u bene gjermanet francez, ama eshte nje realitet politik modern qe i atribuoi asaj popullsie, te bashkuar nga “nenshtrimi”, koinçidencen me kombin. Do te ishte absurde te pretendonim se mungonin disa elemente te perbashketa. Gjermanet zgjodhen gjuhen dhe prodhimtarine folkloristike – me gjithe sinkreztimin e larte te kesaj te fundit. Nuk kishin mundesi tjeter te prodhonin shtetin. I eshte dashur me shume se nje shekull per ta gjermanizuar masen, per ta bindur se ka “x” vlera te trasheguara nga “x” periudhe.
    Te njejten gjuhe flisnin edhe territoret gjermane te habsburgeve – po evitoj t’i quaj austriake – por ja qe dolen dy kombe nga i njejti gjak. Sa shembuj te tille ka neper bote? Kujtome vetem arabet e ndare ne nje mori shtetesh ose urrejtjen “patologjike” qe ka kombi ekuadorian ndaj atij peruvian.

    Po e banalizoj:
    incidenti “gjuhesor” mes Presidentit dhe Kryeparlamentares tone gjeneroi disa rreagime te pilotuara ne qytetin tim, sikur Topi na paska share gjuhen. Ja nje “vlere” per t’u identifikuar. Kemi edhe ndjenjen e viktimizimit gjate 20 viteve te fundit, ate te martirizimit antikomunst, ate te krenarise historike te kryeqendres gjate periudhes osmane, ate te dinastise ilire, shto ketu barcaletat, me te cilat nenkuptohet ekskluzivieti i humorit, nje prodhimtari artistike, disa momente emocionuese gjate shekujve, besen dhe mikpritjen – te pakten keshtu gudulisim emocionalisht vetveten. Fundja, gjuha shqipe standarde eshte imponimi i nje dialekti. Do me? Ja ta “bera” kombin shkodran. Te perbashketat identifikuese jane, njerezit qe i besojne po ashtu, ndonje politikan qe luan me zjarrin nuk mungon. Fundja do te thone edhe shkodranet e kishin gjithmone nje substrat, por ishte i pergjumur. Si i behet se nuk me pelqen ky komb? Me duket shume i gjere. Kam komunitete akoma me te ngushta dhe me vlera te pretenduara, ose kam te tjere qe kane vlera te perbashketa (substrat), por nuk ka kohezion territorial.

    Nese substrati vlen per shqiptaret, duhet te vleje edhe per entitete te tjera.

    Ketu dalim tek nje paradigme: kombi dhe me vone ideologjia qe kerkon ta njesoje me nje shtet dhe nje teritor, qe Renan do ta quante “plebishit te perditshem”, per mua eshte derivat i nje kopromisi modern, i jetesuar nga mekanizma te ndryshem, ku padyshim elita intelektuale dhe politike ka patur rolin kryesor neagregacionin e ketyre ingranazheve.
    A eshte funksional ky kompromis? Po.

  • Duke marre shkase nga citimi i Vinit mbi theniet e profetit dhe te raportit mes historianit dhe sociologut me duhet te theksoj disa tipare te rendesishme. Duke marre si shkase paralelizmin qe krijoj Vini mes historianit dhe sociologut (duke e afruar me raportin mes muhadithit dhe fakihut) vlen per tu theksuar disa pika te rendesishme.

    Natyrisht qe nje pjese e dijetareve te fese (theksoj qe jo te gjithe dijetaret e fese) jane dakord qe per te ndertuar nje shoqeri me sjellje te mire (edeb) mund te perdoren dhe histori te cilat burimi i tyre nuk eshte shume i sigurt apo qe zinxhiri i tyre i transmetimit nuk eshte shume i forte. Ne kete moment kjo do te thote qe fjala vjen per historine e jetes se Profetit a.s (sira) jo pak here perdoren hadithe qe jane ose shume te dobeta apo qe ne rastin me te mire mund te mos merreshin fare ne konsiderate. E gjitha kjo ndodh jo per arsyen e krijimit te miteve sepse ne Islam nuk ekzistojne Mitet, le te sqarohem me mire ne kete pike. Nese ti permend ne historine e shqiperise se Skenderbeu me 50 trima mundi sulltanin me 15000 ushtare kjo perben krijimin e nje miti qe pranohet shkencerisht duke qene se hyn ne nje liber historie qe ti e meson ne shkolle. Ky mit ndikon thuajse ne 80 % te popullsise qe nuk vazhdon studimet per histori por qe mbetet vetem me mesimin e asaj ngjarjeje si perfundim kemi nje shoqeri qe beson realisht se Skenderbeu mundi me 50 petrita 15000 ushtare te sulltanit te cilet kishin nje fytyre te shemtuar, pinin vere, ishin barbare e me the e te thashe. Me pak fjale shoqeria krijon nje stereotip ndaj turqve (qe sipas historise sone nacionaliste jane pasardhesit e osmaneve). Te kthehemi tani tek historite me evlija qe shpesh here i gjejme ne Risalat e dijetareve mysliman, a tentojne ato te sjellin nje deformim te historise duke folur per mite? Jo, shumica e dijetareve kane rene dakord qe hadithet e dobeta mund te perdoren per nxitjen e kryerjes se nje vepre te mire apo per permisimin e zemrave por kurrsesi, e ritheksoj kurrsesi per ndryshimin e ngjarjeve historike apo per krijimin e stereotipeve.
    Keshtu qe do te gjejme dijetare apo muhadithin qe do te kritikojne jo pak libra per jeten e Profetit a.s vetem e vetem sepse keto libra merren me shume hadithe te trilluara dhe nuk e shfaqin realisht ngjarjen sikur ka ndodhur. Pra me pak fjale edhe ne shkencen e siras, ku hadithi edhe mund te meret i dobet, ka nje moment ku nuk mund te tolerohet dhe kjo ndodh per faktin se njeriu sduhet te krijoje legjenda apo te paverteta historike mbi jeten e profetit a.s. qe do te thote se smund te pranosh nje ngjarje te paqene ne jeten e profetit. Pra nese ne baze te hulumtimit historik (pra kritikes tekstuale te hadithit edhe jo vetem) ti verteton se nje hadith mbi nje ngjarje qe pohoet se i ka ndodh profetit a.,s nuk ka ndodhur realisht atehere kjo ngjarje eliminohet nga sira e profetit a.s dhe nuk perdoret per te perforcuar nje vetedije apo ku e di se cfare.

    Ndersa per sa i perket primordializmit, qe tentohet te shpjegohet me hadithe te profetit a.s, me duket si analogjia qe komunistet arabe apo edhe feministet arabe mundohet ti bejne teorive te tyre me hadithet e profetit a.s edhe nese do hulumtojme ne baze te metodologjise se tyre natyrisht qe mund te na dale profeti komunist apo edhe pro feministeve. Por e verteta eshte krejtesisht ndryshe, njeriu u krijua nga nje baba e nga nje nene (hajde te pyesim tani se cfare etnie kishte Ademi dhe Havaja? Cilit komb i perkiste Ademi dhe Havaja? Po Abeli dhe Kaini? A mos valle Kaini eshte serb/grek/turk?) keshtu qe koncepti primoridalist bie poshte dhe humb vleren e tij. Sepse nese ne realisht do kishim ne qenien tone njohjen e kombit dhe kombesise atehere duhet te dijme se cfare kombi i perket baba dhe nena jone.
    Akoma me tej, ne hadithet e permendura ku profeti a.s i ben thirrje sahabeve qe kur te pushtojne egjiptin te sillen mire me egjiptianet sepse ato jane vellezerit e tyre nga babai i Kurejsheve (Ismaili a.s) a mos do te thote qe egjiptianet e asaj periudhe ishin trashegimtare 100 % prej Ismailit? Nuk besoj se profeti a.s e ka pasur ne kete kuptim, megjithese duhet pare forma ne te cilen profeti e ka thene edhe pse e ka thene (pra duhet studiuar si hadith). Gjithsesi nga nje vezhgim i jashtem shihet qarte se egjiptianet e periudhes se profetit a.s nuk kane ndonje lidhje te madhe me egjiptianet e periudhes se Ibrahimit, madje akoma me tej ato ndryshojne edhe ne adetet e tyre (po ti referohemi librave historik qe flasin mbi Egjiptin e lashte edhe ate te pushtimit Maqedonas, Romak e bizantinas me pas). Prandaj nese mendojme se profeti a.s ka folur per nje lidhje gjaku te mirefillte kam frike se gabohemi duke qene se mund te kete folur mbi nje lidhje me teper shpirterore dhe kulturore me egjiptianet, vendi nga i cili erdhi Haxherja nena e Ismailit. Edhe nje here flasim per rrenje kulturore dhe jo per rrenje gjaku…perndryshe si do shpjegohej fakti qe profeti a.s ne hytben e lamtumires thote “asnje arab nuk eshte me i mire se sa nje joarab”? E kur profeti a.s flet me gruan e tij cifute nuk duhet pasur parasysh konotacioni nacionalist qe ne i japim kesaj bisede, por se profeti a.s flet mbi trashegimin fetare te kesaj gruaje e cila trashegonte besimin e Muses dhe Harunit dhe te qenurit bija e tyre eshte sic ne myslimanet jemi bij te grave te profetit a.s.
    E ne fund fare mund te hedhim nje veshtrim ne tekstet e shumta qe studiuesit mysliman dhe jo vetem kane kryer mbi nacionalizmin (sidomos ate ne vendet arabe). Ne libra te shumte studimore , antropologjike dhe sheriatik shikon se si modernizmi permes formules se nacionalizmit solli shkaterrimin e shoqerise myslimane. Ishin format e para te nacionalizmit qe shkaterruan sistemin sheriatik ne Malajzi, indokine, Indi, Egjipt e keshtu me rradhe. Jo me shume se dy jave me pare lexova kujtimet e sulltan Abdylhamitit II i cili flet me fjalet me te keqija per idete percarese qe vinin nga nacionalizmi duke u shnderruar ky i fundit ne nje fe ne vend te fese (vini re: Feja e shqyptarit asht Shqyptaria!). Te shikojme sot prodhimin e nacionalizmit ne fushen e usul fikhut, produkti quhet selefizem, rikthim i ligjeve te xhungles ne ishujt e Malajzise dhe Indokines te gjitha keto jane prodhime te nacionalizmit dhe modernizmit. Kush dyshon qe keto jane te verteta le te shohe dalilet e Talal Asadit, Hallaqut, Fakrhyt etj.

  • Të dashur Shvejk dhe Doan, më duket se po themi të njëjtat gjëra, por duke i shprehur ndryshe, po krijojmë përshtypjen sikur s’jemi në njëmendje. Në fakt, në njëmendje jemi, me përjashtim të faktit që po theksojmë aspekte të ndryshme të çështjeve të njëjta.

    Edhe unë po thosha se Profeti (a.s.) s’ka pasur hallin të theksojë prejardhjen etnike të egjiptianëve tek Ismaili (a.s.), por ka pranuar perceptimin (mitin) e shoqërisë për këtë duke respektuar legjendat apo qëndrimet e përgjithshme të njerëzve duke gjykuar se s’ka ndonjë qeder, por vetëm mirësi prej kësaj pune.

    Ky është edhe qëndrimi im ndaj miteve që theksohen për të nxitur ndjenja pozitive kombëtare. Nëse do ta shisnim “besën e Kostandinit” për fakt historik, do të ishte gomarllëk. Por i estetizuar në letërsi dhe i konceptuar jo në qasje shoviniste, por në edukimin me fjalën e dhënë, ky mit është pozitiv. I keqpërdorur për të treguar se shqiptarët janë të besës, ndërsa kinezët dhe senegalezët nuk janë, pa tjetër që është i dëmshëm.

    Të njëjtin qëndrim kam edhe për gjetjet letrare të Mevludit apo për hadithet e dobëta që përdoren për të ilustruar historinë e Profetit (a.s.). Shkencës i takon të diskutojë vërtetësinë apo t’i rrëzojë, ndërsa në letrësi dhe në qasjet estetike është normale që të përdoren në të mirë e jo në të keq të besimit.

    Ndërsa trazimi i nacionalizmit me shovinizmin nuk shërben për gjë. Duke ripohuar se s’ka një traditë të njësuar as për qasjen ndaj Fesë e as për qasjen ndaj kombit, kam parasysh se edhe nacionalizmi s’është domosdoshmërisht palla e Skënderbeut apo palla që u lihet në dorë shqiptarëve për të çarë rrugën e historisë sa herë që duan t’u tregojnë se sa absurde është kombëtarja. Të kujtojmë, për shembull, se në mjedisin akademik shqiptar, sulmin më të vërtetë, më shkencor dhe më realist ndaj Skënderbeut dhe veprimtarisë së tij e ka ndërtuar Hysamedin Feraj, që njihet për qëndrimet e tij nacionaliste. Çka do të thotë se kombi dhe kombëtarja mbeten në këmbë edhe pa mite apo edhe duke dekonstruktuar mite.

    Natyrisht, nacionalizmi që priret të shkojë në shovinizëm duke cenuar kombet e tjera apo që vendos lidhjen e gjakut mbi virtytin është xhahilijet dhe nuk gjen pranim as në Fe e as në fitre. I tillë është ai për të cilin flitet në kujtimet e Abdylhamidit II apo të të tjerëve. Ai është thjesht një formë xhahilijeti.

    Shkurt, jemi në njëmendje për ato që i shohim si dukuri negative, por “termat” po na pengojnë që të gjejmë gjuhën e përbashkët për ta thënë njëlloj atë që e mendojmë njëlloj. Dikur na thoshin edhe se “demokracia” është haram, sepse s’përkon me Islamin e me Sheriatin, po në fakt ajo që nuk përkonte ishte fjala apo termi, ndërsa brendia është çështje përkufizimi. Dhe fakti është se sot të gjithë myslimanët, me selefinj e me ihvanë, po rendin të bëhen pjesë e demokracisë duke e parë se është bukur të votosh apo të zgjidhesh me vota dhe parlamentet në Egjipt e në Tunizi po mbushen me njerëz që deri para ca kohësh votimin e quanin haram. Nuk them se e patën absolutisht gabim kur i thoshin “haram” (e patën vetëm “relativisht” gabim), por them se janë më të saktë tani që e kanë kuptuar se konceptet nuk janë monolite dhe të para e të shtjelluara në këndvështrime të ndryshme, prodhojnë pasoja apo rrjedhime të ndryshme.

    Për ta konkretizuar, po them se s’do të kemi të drejtë nëse pohojmë se Mehmet Aqif Pejani ka qenë antikombëtar kur, në një thirrje ymetiste, pyeste me ironi “Shqipëri ç’do të thotë?”, ndërsa Hafiz Ali Korça ka qenë antiymetist kur shkruante “Nasijonalist jam…”. Është logjikë sempliste t’i përplasësh këto dy qëndrime, ndërsa realiteti është se si Mehmet Aqifi, ashtu edhe Ali Korça ishin të gatshëm të vdisnin të dy si për Fenë, ashtu edhe për kombësinë.

    Mjafton vetëm të relativizohet këndvështrimi për t’i kuptuar gjërat, ndërsa absolutizimi s’vlen për gjë. Apo jo, o Shvejk? A s’e ke thënë vetë në romanin e Hashekut: “Të gjitha rrugët të çojnë në Burgjejevicë?” 😀 😀 😀 😀

  • Shvejk, te falenderoj per shpjegimet metodologjike ne shkencat e siras dhe hadithit, por mendoj se nuk jane relevante mbi temen. Fakti qe historiografia islame ka nje konceptim tjeter metodologjik nga ai i studimeve te te drejtes Islame (fikhut) duke perfshire ne materialin e vet empirik edhe hadithe me zinxhir transmetimi te dobet (daif), nuk verteton se hadithi qe solli Vinit eshte i dobet. Kjo eshte e kuptueshme ne baze te nje parimi te logjikes formale: Perhapja e nje fenomeni te pergjithshem, nuk do te thote se ai ekziston domosdoshmerisht tek cdo rast konkret. Per kete arsye, te lutem te mos kalojme ne degezime te tilla qe e sterzgjasin biseden ne rrjedha jorelevante.
    Metodologjikisht, sira eshte pjese e pranueshme e nje argumentimi fetar, per me teper kur po flasim per parime e jo per vendime sheriatik (hukme) konkrete.

    Persa i perket primordializmit, une nuk shoh askend ketu te mbroje kete teori. Per kete arsye, edhe argumentimi yt mbi perkatesite nacionale te Ademit dhe Havase eshte i tepert. Eshte debat mbi nje kundershtar te hamendesuar. Askush prej nesh nuk mbron idene se kombet jane te perjetshem, primordiale, por ne po themi se ndjenja e perkatesise prej nga buron ndarja ne kombe, eshte primordiale.
    Meqe u fute tek Ademi dhe Havaja, po perpiqem te riprodhoj disa argumentime interesante qe i kam hasur ne literaturen mbi kete teme. Duhet te kuptojme se dallimi eshte ne natyren e njeriut. Ai eshte mjeti nepermjet te cilit ne krijojme identitetet. Identiteti krijohet nga prania e tjetrit. Konkretisht, kur u krijua Ademi, ai ishte thjesht njeri, “qenia universale” brenda botes njerezore e perbere deri tani, nganje person i vetem. Ai nuk ka pasur mundesi ne kete menyre te gezoje e ushtroje kurrfare identiteti tjeter pervec atij te te qenit njeri. Objekti i identifikimit behet duke iu referuar krijesave te tjera te Zotit si engjejt dhe djajt. Pra Ademi ishte njeri, per ndryshim nga engjejt dhe per ndryshim nga xhinnet. Ademi merr identitetin e vet konkret, individual, apo me sakte, merr shenjen e nje perkatesie ne bashkesine njerezore, ne momentin qe krijohet Havaja, ne momentin qe lind nje qenie tjeter, duke lindur rrjedhimisht edhe “qenia sociale”. Ai tashme eshte “Ademi”, nderkohe qe eshte gjithashtu “burri”, duke fituar edhe perkatesine gjinore, per dallim tashme nga Havaja. Keshtu me rradhe, duke u shtuar njerezit, shtohen edhe vecantite dhe menyrat e identifikimit mes tyre, ku patjeter kombi eshte nje prej tyre.
    Njeriu eshte nje qenie sociale dhe si e tille, ai e ka ne natyren e tij te grupohet dhe dallohet. Per kete arsye, pavlefshmerine e argumentimit tend na e thote vete Kurani ne ajetin ku Zoti thote se i krijoji njerezit prej nje burri dhe gruaje (Ademi dhe Havaja) e me pas i ndau ne fise e popuj qe te njihen mes njeri-tjetrit. Pra Zoti na thote se “prinderit tane” nuk kishin perkatesi te tilla grupesh shoqerore (pasi ishin vetem dy), por me vone “femijet e tyre” i kultivuan keto perkatesi. Madje ajeti ketu na sqaron se keto perkatesi nuk i kultivuan ata, por i krijoji vete Zoti. Kjo do te thote se ato jane ne natyren njerezore me te cilen vete Krijuesi na ka mbrujtur. Per rrjedhoje, edhe kozmopolitizmi lubonjist qe ti mbron, eshte ne kundershtim me natyren njerezore, te pakten sipas konceptimit kuranor.

    Se treti, gjithashtu argumenti yt mbi faktin se lidhja e arabeve me egjiptianet eshte nje lidhje shpirterore e jo lidhje gjaku, eshte pa vend, pasi askush ketu nuk beson tek kombi per shkak te lidhjes se gjakut. Patjeter qe egjiptianet qe nga koha e Ibrahimit e deri tek ajo e Profetit a.s. nuk kane ruajtur pastertisht gjakun e tyre pasi nuk kane jetuar ne laborator. Nacionalizmi nuk e koncepton kombin si nje grup njerezish me ndonje informacion gjenetik te percaktuar ne menyre te rigoroze e perfundimtare. Lidhja eshte shpirterore, sepse eshte nje lidhje kulturore. Natyrisht, edhe adetet shoqerore ndryshojne, por edhe ndryshimet, ndodhin brenda nje rrjedhe historike, logjike natyrshmerie etj. Shoqerite nuk jane hermetike dhe nacionalizmi nuk predikon kete. Shoqerite komunikojne me njera-tjetren dhe komunikimi sjell pashmangshmerisht ndikime. Por ndikimet transmetohen ne menyre te perthyer tek njeri-tjetri, ne baze te fizionomise kulturore qe ka gjithsecili.
    Ne lidhje me keshillen qe Profeti a.s. i jep te shoqes hebreje, nuk ka shume lidhje me perkatesine fetare te Ibrahimit dhe Musait, sepse hebrenjte e asaj kohe nuk e kane trasheguar te paster fene e Ibrahimit dhe Musait. Ajo paragjykohej per prejardhjen etnike te saj, e cila lidhej me nje popull qe e kish deformuar fene e profeteve te tyre. Dhe per kete arsye Profeti e meson te argumentohet me faktin se Ibrahimi dhe Musai kane qene hebrenj, ndaj te jesh hebre nuk eshte dicka e nencmuar. Me kete argumentim, Profeti na meson te mos paragjykojme askend per prejardhjen e tij, duke i dhene legjitimitet cdo perkatesie etnike apo fisnore.

    Se fundi, ne lidhje me pasojat qe nacionalizmi ka sjelle ne shoqerite muslimane, ti shfaq pikerisht problemin qe kam trajtuar ne shkrim.
    Pike se pari, kur flitet per pasojat e nacionalizmit, duhet diskutuar se cfare lloj nacionalizmi ka qene ky qe i ka patur keto probleme.
    Se dyti, cfare te ben te jesh i sigurt se gjerat vleresohen nga pasojat e tyre ne rrethanat ne te cilat zbatohen?!
    Se treti, a je i sigurt se keto pasoja vijne pikerisht dhe ekskluzivisht prej nacionalizmit. A je i sigurt se nuk kane qene faktore te tjere me dominues si psh modernizmi, problemet politike e ideologjike te kohes apo edhe fundja, dekadenca e vete vendeve muslimane, nga aspekti intelektual, moral, kulturor, politik institucional etj. Po te lexosh Eqerem bej Vloren, ai sqaron mjaft mire korupsionin ne te cilin ish zhytur perandoria. Mos valle edhe korupsionin e solli nacionalizmi?
    Se katerti, a ishte i shmangshem nacionalizmi per kete periudhe? Kam para sysh ketu faktin qe edhe autore jonacionaliste si Gellner shprehen se nacionalizmi nuk eshte primordial, por eshte i natyrshem, pasi ai eshte ne perputhje me zhvillimet shoqerore qe kane ndodhur me modernizimin e shoqerive. Ndaj, problemi behet determinues dhe kjo e ben te paktuptimte fajsimin.
    Ajo qe duhet kuptuar tek autoret muslimane qe jane shprehur ndaj nacionalizmit, nuk ka te beje shume me fene sesa ka te beje me konceptimin e nacionalizmit. Pra, ceshtja ne kete rast ka te beje me perkutizimin e objektit: Cfare quajme nacionalizem.
    Patjeter perkufizimi qe jep Faruku, te con doemos ne mospranim dhe mosperputje me parimet fetare. S’ka dyshim qe edhe une jam kunder atij lloj nacionalizmi qe paraqitet ne tekstet e tyre. Pa pike dyshimi qe une jam antinacionalist, aq me teper, nese i referohemi, variantit qe propozon Lubonja. Nese nacionalizmi eshte totalitar, dogmatik, diskriminues, iracional, absurd etj. a kam ndonje shanc te mos jem antinacionalist?!
    Por diskutimi ketu qendron, nese nacionalizmi eshte apo jo ashtu sic e shohin ata. Ajo qe propozojne autore te tjere eshte pikerisht nje rilexim i nacionalizmit, duke iu referuar nje sere elementesh qe lidhen me parimet themelore te tij si dhe me natyren njerezore dhe jo me aktivitetin e levizjeve te shumta nacionaliste, te cilat shpesh nuk jane aspak te tilla, por marrin ngjyresa shoviniste, izolacioniste apo ksenofobike etj.
    Duhet te kuptojme gjithashtu se pertej diskutimit teorik, rethanat ne te cilat zhvillohen shoqeri te ndryshme jane krejtesisht te vecanta dhe nuk ka nje model strikt perfundimtar sesi funksionon nacionalizmi dhe sesi ndodhin proceset kombformuese. Per kete arsye vendet arabe kane shume ndryshim nga shume vende te tjera per nje mori arsyesh, fetare, gjuhesore, kulturore etij. Arabet jane pothuaj nje popull dhe perpjekjet per te theksuar dallime midis tyre jane me shume ideologjike dhe jashte nje koherence te nevojshme me mjedisin shoqeror. Pra, edhe nese e aplikojme nacionalizmin ne vendet arabe, ai do te kete nje natyre krejt tjeter, pasi rrethanat sociale e kulturore jane shume te ndryshme. Kjo e ben akoma edhe me te justifikueshem faktin qe shume autore muslimane, jane kunder nacionalizmit, por kjo nuk i jep domosdoshmeri vlere ketij gjykimi kur i referohemi realiteteve te tjera sic eshte psh. ai ballkanik.
    Nga ana tjeter, sic kemi autore muslimane kunder ntinacionalizmit, kemi edhe autore te tille si Hashim Kemal qe e legjitimojne ate. Tek e fundit problemi, ne shume studime lidhet me mospercaktimin e duhur te objektit.

  • Ergys duhet te sqarohemi qe pjese e debatit u bera duke marre shkas nga nje koment i Edvinit, ndersa per sa i perket diskutimit mbi nacionalizmin dhe konceptet e tij mendoj qe Doani ka dhene nje pergjigje shume te detajuar duke na treguar te gjitheve se askush nuk i ve dot “kufirin tek thana” nacionalizmit. Pra asnje lloj autoriteti apo parimi nuk e ndan dot nacionalizmin totalitar nga ai qe ti apo ndokush tjeter ka krijuar ne mendjen e tij. Edhe pse thua ne shkrim apo ne koment qe Lubonja/Shvejk apo dikush tjeter kane krijaur nje kundershtar edhe tani mundohen ti bien, duke dhene te kuptojme qe nacionalizmi nuk eshte ai qe Lubonja/Shvejk po analizojne, por ama teoria e tyre mbi nacionalizmin nuk eshte e sakte. E ritheksoj qe spo merrem fare me studiuesit qe ti merr ne analize edhe pse kam rezerva per Smith i cili eshte nder te paktet (mos them i vetmi) qe mbron teorin e shtetit komb ndersa Gellner e analizon teorin e shtetit komb edhe nuk e mbron ate.
    Madje akoma me tej Gellner pohon se shteti komb eshte produkt i modernizmit edhe nuk eshte prodhim i primordializmit human, kete teori me sa kuptoj une ti e kundershton duke qene se pohon se njeriu e ka ne gjendje primordiale ndjeshmerine per kombin. Nga lemi i studiuesve qe ti ke permendur vetem Smith, i cili ne rrafshet akademike nuk merret shume per baze, eshte nje studiues qe flet per nacionalizmin me pasion sepse pjesa me e madhe e akademikeve nuk jane nacionalista. Askush prej nesh nuk e di se deri ku shkon kombi yne, askush prej nesh nuk e di nese kosova eshte pjese e kombit tone qe ne gjeneze apo jo?! Askush prej nesh nuk e di nese edhe Kroacia eshte pjese e kombit Shqiptar apo jo, e si mund te vendoset kufiri i Shqiperise se madhe? Po citoj Doanin ne keto caste “…pasi disa nga lideret e revolucionit, si Brissot e Danton, kerkonin kufinj natyror (Alpet dhe Renin).”
    Ti rikthehemi komentit mbi hadithin dhe Ademin duke qene se mendoj se Doani ka kthyer nje përgjigje te forte mbi konceptet historike dhe sociologjike te temes.
    Se pari: me sa shoh une nga diskutimi me duket sikur ti mbron idene se nacionalizmi eshte dicka primordiale (pra natyrore) tek njeriu ndaj une pyet “Cfare etnie i perket Ademi duke qene se njeriu e paska natyrore?” Ne sqarimin tend u fokusove duke shpjeguar ndjesine e tjetrit

    Pike se pari Ademi qe para se te krijohej, ne baze te ajeteve kuranore, u quajt njeri madje edhe ne hebraishten e lashte Adam=Njeri. Nga ajetet Kuranore por edhe nga hadithet ne mesojme mbi nje gjendje te Ademit per te cilin nuk kemi as fakte edhe as deshmi prej tij, permes ketyre dy burimeve na tregohet se Zoti i mesoj njeriut emertimin e cdo sendi apo objekti duke i dhene nje dije qe ishte mbi dijet e engjejve dhe xhindeve. Po keshtu nga Kurani dhe nga hadithet mesojme se Zoti e kishte krijuar njeriun dhe se per te kishte plane e nje nder keto plane ishte ai i te qenurit “Mekembesi i Zotit ne toke”, pra njeriu do te dallonte (do kishte nje identitet me vete) nder banoret e qiellit sepse njihte emertimin e sendeve (gje qe engjejt se kishin) por nga ana tjeter do te dallonte nga cdo gje tjeter ne toke sepse ai do te ishte dhe eshte “Mekembesi i Zotit ne toke”. Por a e merr Ademi identitetin e vet ne castin kur krijohet Havaja? Nje hadith i profetit a.s na tregon se Zoti nga shpina e Ademit nxjerr gjithe krijesat e tij dhe i tregon Ademit per pasardhesit e tij e jo vetem kaq por njerin prej tyre (Musen a.s) Ademi e perzgjedh edhe i jep 40 vjet nga jeta e tij. Ky hadith na sherben per te na dhene te kuptojme se Ademi a.s ka qene ne dijeni te te qenurit nje “qenie sociale” sepse ai kishte marre dije prej te Gjithdijshmit e jo vetem kaq por vete Zoti i kishte treguar atij se do kishte pasardhes. Keshtu qe shpjegimi i teorive te ndryshme psikologjike apo sociologjike se si neve e shohim krijimin kur krijimi na eshte shpjeguar prej Zotit edhe ne na mbetet vetem nje pune komentuese mbi te me duket i tepert dhe deformues.
    Ndersa komenti yt mbi ajetin e “e ne i ndame njerezit ne popuj e fise ashtu sikunder ato te njihnin njeri tjetrin” edhe ne komentaret me te hershem te islamit nuk shihet si nje shenje per te hyjnizuar ndonje grup etnik apo per te perifrazuar sundimin e nje grupi ndaj nje tjetri as edhe per ndonje shenje nacionalizmi. Zoti ne Kuran na e tregon kete shembull (qe shihet edhe nga konteksti) per te treguar diversitetin ne krijimin e tij dhe anipse ky diversitet ekziston nuk do te thote asgje me shume vetem se sa nje prej shenjave te Zotit.
    Se dyti, as lidhja e egjiptianeve te kohes se profetit me ate te Ibrahimit, nga ana kulturore, nuk ka thuajse asgje te perbashket. Egjiptianet e kohes se Ibrahimit kishin nje kulture tjeter qe ndryshonte jashtezakonisht shume nga ajo e periudhes se profetit, jo vetem ne menyren e jeteses por edhe ne menyren se si e shihnin jeten, vdekjen, fenomenet natyrore e keshtu me rradhe. Kjo eshte nje tjeter pike qe duhet te biem dakord, a eshte kultura e patjetersueshme? Doani sjell nje shembull te bukur kur flet per krijimin e Gjermanise dhe Austrise.
    Se treti, nacionalizmi eshte nje prirje qe erdhi ne periudhen e modernizmit (jo vetem ne Shqiperi por edhe ne vendet myslimane) mbi kete teme mund te lexohen veprat e Hallaqut qe flet gjere e gjate por edhe te Talal Asadit. Modernizmi nuk eshte se erdhi vetem me nacionalizmin por si arme kishte edhe nacionalizmin madje si arme te forte. Mjafton te lexosh edhe Lewis per te deduktuar nje perfundim te ngjashem per Lindjen e Mesme apo edhe Clayer per te deduktuar nje histori per Shqiperine.

    Se katerti, natyrisht qe edhe problemi ne keto debate qe ne po bejme ketu eshte mbi termin se cfare eshte nacionalizem. Por menyra se si Faruku e sheh nacionalizmin eshte shume i qarte dhe shterues (qofte edhe Asadi) dhe kjo per faktin e thjeshte se nacionalizmi ka ne themel te tij kombin, kaq besoj se eshte e kuptueshme per tu distancuar nga nacionalizmi, sipas mendimit tim. Anakroniken e kesaj teorie e gjejme lehtesisht tek komnetet e Doanit.

    • Shvejk, ti duket se nuk ke kuptuar gje as nga ajo qe kam thene une e as nga ajo qe thote Doani dhe po perpiqesh ndermjet nesh nepermjet keqkuptimesh te pershkallezuara. Debati im me Doanin eshte tjeter kund, ka te beje me konceptimin e disa dukurive historike dhe jo mbi vertetesine apo pavertetesine e nacionalizmit. Nese i rikthehesh postimeve te Doanit do ta gjesh te cituar nga vete ai kete. Nga ana tjeter, edhe ne lidhje me historine, une nuk kam mbajtur qendrime, sepse nuk jam historian, thjesht kam ekspozuar qendrime te te tjereve, ne menyre qe te propozoj kendveshtrime te tjera.
      Nejse, me duket e kote tani te vazhdoj diskutimin, sepse ti i degezon bisedat ne gjera pa lidhje me thelbin e asaj qe po diskutojme, e per me teper, pa lidhje me kontekstin ne te cilin jane thene ato qe kundershton.
      Per kete arsye, po mjaftohem duke evidentuar keqkuptimet, pa hyre tani ne debat se me duket i kote.

      Fillimisht, me duket e tepert te shprehesh se Smith-i nuk merret per baze ne rrafshet akademike. Ne realitet Smith-i eshte aktualisht, njeriu me i cituar ne literaturen e studimeve mbi nacionalizmin dhe eshte padyshim nje nga autoret me ne ze, e me prestigjoze te kesaj fushe qe eshte ende gjalle. Revista “Sociology” e vlereson si “studiuesin me te shquar te nacionalizmit ne Britanine e Madhe. Jo me kot, Anthony Giddens, e ka mbeshtetur duke i kerkuar shkrimin e librit te tij “Kombet dhe nacionalizmi ne eren globale”, megjithese Smith-i ne liber kritikon edhe vete Giddens-in. Po keshtu, te thuash se ne te gjithe boten akademike Smith-i eshte i vetmi apo nder te vetmit qe mbron nacionalizmin, do te thote te flasesh qesim. Nacionalizmi vijon te jete nje nder temat me te debatuara kudo ne bote, ne rrafsh tifozesh dhe akademikesh, per kete nuk ka dyshim.

      Nese ti mendon se temen e nacionalizmit e ka shterruar Faruku dhe ne na mbetet vetem te bindemi, atehere per cfare diskutojme?! Rrofte Faruku e jazek i qofte Hashim Kemalit!

      Persa i perket primordializmit, te lutem perpiqu te kuptosh fillmisht se cfare thote tjetri dhe se ku qendron debati qe po behet, pastaj fillo dhe kundershto. Une nuk kam thene ne asnje vend se nacionalizmi eshte primordial. Perkundrazi, e kam thene edhe me siper (mos me lodh tani te riperseris gjerat), se duhet bere dallimi midis naiconalizmit si levizje, si botkuptim apo edhe si teori e ideologji, me ndjenjen nga ai buron. Kam thene se nacionalizmi eshte produkt modern (sic thote edhe Gellner, – me te cilin, ti po me vendos ne kundershtim nga fantazia jote, ne kete gje), por ndjenjat, shtysat dhe tiparet njerezore nga ai niset, jane primordiale. Pra, nacionalizmi vete eshte modern, por ai eshte zene me brume primordial. Jane dy gjera te ndryshme.

      Nga ana tjeter, diskutimi behet pa lidhje kur une flas per nje gje dhe ti me argumenton duke folur per nje gje tjeter. U perpoqa me lart te te ofroj nje argument mbi faktin qe Ademi ka mundur te ushtroje vetem ato tipare te formimit te identitetit qe perputhen me gjendjen e tij te shoqerizimit te kufizuar, ne nje stad kur sapo fillon te krijohet njeriu si qenie sociale. Argumentimi yt se ai e ka ditur qe me vone do te shtohen shume njerez, gje qe do te thote se paska qene ne dijeni te “qenies sociale”, s’ka lidhje fare me rrethanat ne te cilat ai e ushtron shoqerizimin.
      E njejta gje vlen edhe, kur abstragimet e mija ilustruese fillon dhe i gjykon fetarisht, duke i konsideruar deformuese per botkuptimet fetare. Perpiqu te kuptosh se ketu nuk jemi duke dhene fetva e nuk po bejme fikh ne lidhje me ate se cfare ka bere e si eshte sjelle Ademi, por po ilustrojme nje situate abstrakte, ne menyre qe te ndricojme sjelljen nejrezore.
      Po keshtu na sorrollat kot neper shpjegime pa lidhje, edhe ne lidhje me ajetin e Kuranit mbi faktin qe Zoti i ndau njerezit ne popuj e fise. Sigurisht qe ky ajet mbron diversitetin, kush tha qe jo?! Cfare po na kundershton ti me kete?! Por, nga ana tjeter ajeti na informon se Zoti “i ndau ata (njerezit, bijte e Ademit) ne fise e popuj” (pra ndarja eshte e natyrshme, eshte veper e Zotit, nuk eshte bidat i robit qe buron nga dogmat ideologjike, – sic gjykon Lubonja).
      Nga ana tjeter, kush tha qe ky ajet synon hyjnizimin e ndonje grupi apo sundimin e tij prej ndonje tjetri? Kush po mbron hyjnizimin e ndonje kombi ketu?! Ajetin, e solla ketu per t’i dhene pergjigje aludimeve te tua, sipas te cilave, “prinderit tane” (Ademi dhe Havaja), nuk kane qene shqiptare e nuk kane pasur ndonje kombesi. Atehere une solla kete ajet ku Zoti thote qe prinderit tane nuk kane pasur kombesi, por pasardhesit e tyre, Zoti vete i ndau ne popuj e kombe. As permendi kush ketu qe dikush duhet te jete me superior e dikush me inferior.

      Tani, qe te kete futboll, duhet qe te luhet ne te njejten fushe e me te njejtin top. Per kete arsye, perpiqu t’i qendrosh atyre qe thuhen dhe mos kalo degeve qe e spostojne vemendjen nga thelbi i diskutimit.

  • Leave a Reply to doani Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *