e-zani.

 

E përditshmja The Guardian raportonte pak ditë më parë se Vatikani mirëpret deklaratat e Baroneshës Warsi, ministres myslimane në qeverinë konservatore të David Camoron në Angli, në të cilat ajo ka folur rreth fjalimit që planifikon të mbajë gjatë vizitës në Vatikan ku ajo pritet të flasë për rrezikun e “sekularizmit militant.”

 

Lady Warsi raportohet të ketë thënë se Evropa duhet të ketë më shumë besim tek Krishtërimi i saj dhe i është bashkuar thirrjes së Papës për të kundërshtuar “sekularizmin intolerant.”

 

Lady Warsi do flasë për qëndrimin e saj në një fjalim të martën në Vatikan ku ajo do gjendet si drejtuese e një delegacioni qeveritar prej gjashtë anëtarësh nga Britania që do priten në audiencë private nga Papa. Baroneshë Warsi ka thënë se Britania rrezikohet nga një sekularizëm militant i ngjashëm me regjimet totalitare:

 

“Për mua, një nga aspektet më shqetësuese të këtij sekularizmi militant është se në thelbin e tij dhe në instiktet e tij është thellësisht intolerant. Ai demonstron cilësi të ngjashme me regjimet totalitare – u mohon njerëzve të drejtën e një identiteti fetar sepse është i frikësuar nga koncepti i identiteteve të shumëfishta.”

 

Në dallim nga Papa Gjon Pali II, i cili krijoi marrëdhënie tejet të mira dhe respektohej në shumë vende myslimane, Papa Benedikt ka ndikuar në rritjen e tensioneve midis të krishterëve dhe myslimanëve nëpërmjet një sërë deklaratash fyese ndaj Profetit Muhamed. Gjithashtu, kur disa nga klerikët më të njohur myslimanë lëshuan një thirje të përbashkët bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndaj të krishterëve në tërë botën, thirje që u mirëprit nga shumë kisha të krishtere në tërë botën, Vatikani e priti ftohtë. E megjithatë, myslimanë si Baronesha Warsi kanë parë tek qëndrimi kritik i Papës kundra “intolerancës sekulare” një kauzë të përbashkët.

 

Teksa Baronesha Warsi ka ndeshur edhe mjat kundërshti dhe kritika nga vetë bashkësia myslimane, sidomos për faktin se është ministre në një qeveri që ka trupa pushtuese në dy vende myslimane, Irakun dhe Afghanistanin – dy luftëra që kanë ndjellur zemërim tek shumë myslimanë në mbarë botën – figura më mainstream të bashkësisë myslimane në Britani, si Timothy J. Winter, profesor në Universitetin e Cambridge, kanë bërë thirje gjithashtu që myslimanët të shohin tek Papa një partner në rrezistencën kundra “diktaturës së relativizmit.” Edhe pse më vonë, pas deklaratave të Papës kundra Profetit Muhamed, prof. Winter (Abdel Hakim Murad) kritikoi ashpër retorikën e Papës, shumë myslimanë duket të dakordohen në kritikën e Papës Benedikt ndaj sekularizmit bashkëkohor evropian.

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *