Imam Sabaudin Jashari.

Arnold Toenby, një nga teoricienët e civilizimeve, mendon se stimuli kryesor i ngritjes dhe zhvillimit të civilizimeve janë sfidat si dhe bashkëveprimi i popujve me këto sfida. Pra sfidat me të cilat përballen popujt i shtyn këta popuj të kërkojnë zgjidhjet apo mënyrat e duhura dhe të përshtatshme për mposhtjen apo tejkalimin e tyre. Ky proces bashkëveprimi apo përleshje me sfidat çon natyrshëm në akumulimin e zgjidhjeve të ndryshme e të mekanizmave dhe përvojave të shumëllojta të cilat në vetvete, ashtu të akumuluara përbëjnë atë që quhet civilizim.

Në bazë të studimit të historikut të civilizimeve Arnold Toenby i ndan sfidat në tre nivele: Sfida të ashpra, të mesme dhe të dobëta.

Sfidat e ashpra janë shkatërruese të popujve dhe përpjekjeve të tyre për t’u përballur me to. Sfidat e vogla nuk nxisin apo nuk kanë efekt stimulues sepse nuk kërkojnë mobilizim për zgjidhje të mëdha e rrjedhimisht nuk shkaktojnë zhvillim. Ndërsa të mesmet janë të vetmet që stimulojnë mobilizime të mëdha dhe rrjedhimisht zgjidhje dhe rezultate të larta, ngase edhe pse mund të jenë të forta, nuk arrijnë nivelin e shkatërrimit të zgjidhjeve dhe arritjeve të akumuluara. Sakaq sfidat tejkalohen dhe mposhten ndërsa zgjidhjet dhe arritjet e akumuluara mbeten dhe zhvillohen.

Organizimi i ballafaqimit me sfidat dhe roli i elitës

Toenby i kushton një vëmendje të veçantë mënyrës së organizimit dhe mobilizimit për t’u përballur me sfidat. Ai pohon se popujt në mënyrë masive janë të detyruar natyrshëm, të përballen me sfidat sepse ato janë gjithëpërfshirëse dhe jo selektive.

Më tepër se në çdo aspekt tjetër të jetës shoqërore, nevoja për t’u udhëhequr bëhet evidente gjatë këtij lloji mobilizimi dhe organizimi.

Natyrisht në krye të këtij ballafaqimi ngjiten elitat të cilat hap pas hapi, përpjekje pas përpjekje, zgjidhje pas zgjidhje, arritje pas arritje udhëheqin masat drejt tejkalimit të sfidave dhe triumfit ndaj tyre, si dhe fillojnë të shijojnë frytet e zgjidhjeve dhe rezultateve të mundit dhe përpjekjeve të mundimshme.

Toenby pohon se për elitat, pas triumfit ndaj sfidave fillon një sfidë tjetër, ajo e organizimit dhe sistemimit të jetës së popujve në atë formë që u mundëson shijimin e fryteve dhe të arritjeve në mënyrë të drejtë.

Menaxhimi i kësaj etape nuk konsiderohet shumë i vështirë për elitat sepse mirëbesimi i popujve ndaj elitave akoma vazhdon të jetë i lartë duke pasur parasysh se nën udhëheqjen e këtyre elitave u bë i mundur triumfi ndaj sfidave të mëdha.

Madje në këtë etapë popujt e kanë të lehtë të tolerojnë edhe disa shkelje të elitave të cilat i arsyetojnë me natyrën e etapës në të cilën janë.

Despotizmi i elitave dhe fillimi i trazirave

Një nga karakteristikat kryesore të sfidave, gjithmonë sipas Toenby, është se janë të vazhdueshme ose të herë pas hershme. D.m.th çdo brez ka sfidat e veta ndaj të cilave duhet të mobilizohet për t’i tejkaluar dhe mposhtur përmes zgjidhjeve të përshtatshme të cilat akumulohen dhe zhvillojnë civilizimin.

Pikërisht këtu fillon problemi

Duke pasur parasysh se çdo brez ka sfidat e veta specifike edhe zgjidhjet e tyre janë specifike apo të veçanta.

Popujt duan dhe duhet të vazhdojnë rrugën e tyre të përballjes me sfidat dhe zhvillimin e civilizimit të tyre përmes shpikjeve të zgjidhjeve të reja. Sakaq, natyrshëm i kërkohet elitës të jetë në nivelin e sfidave dhe në nivelin e kërkesës së popujve për t’u përballur me to.

Në shumë raste ndodh që elitat nuk janë tashmë të preokupuar apo të interesuar për t’iu përgjigjur kërkesës së popujve për t’u përballur me sfidat dhe rrjedhimisht për të zhvilluar civilizimin, por përkundrazi janë të preokupuar dhe të interesuar të ruajnë pozitat dhe privilegjet e të qenit elitë.

Pikërisht këtu qëndron pika kritike. Popujt të cilët konstatojnë apo diagnostifikojnë sëmundjen e elitës shtojnë presionin e tyre ndaj elitave për t’u ngritur në nivelin e shqetësimit të tyre për t’u përballur më sfidat.

E në këtë formë fillon të acarohet dialektika derisa arrin në përplasje, këtu vëmendja shkëputet nga përballja me sfidat të cilat vazhdojnë rrugën e tyre pa hasur në asnjë lloj rezistence dhe si rrjedhojë të gjitha zgjidhjet e akumuluara dhe arritjet e mëparshme shkatërrohen. Kështu kemi të bëjmë me rrënimin e civilizimit.” (Xhasim Sultan, Strategjia e perceptimit të dinamizmit)

Pas 90-ta, gjithpërfshirja dhe përjashtimi

Dashuria dhe nostalgjia për fenë ishte thuajse e para që u shfaq tek myslimanët shqiptar menjëherë pas rënies së komunizmit. Bashkë me ta u shfaq edhe diçka tjetër po kaq e rëndësishme por njëkohësisht shumë e rrezikshme, nevoja për dije islame. Të nxitur nga dashuria e madhe, brenda dhe jashtë Shqipërisë, për t’iu kthyer fesë, bijtë shqiptarë u turrën në anët e ndryshme të viseve të Lindjes islame për të mbushur cisternat e tyre të dijes e për t’u kthyer dhe për të shuar zjarrin e etjes së dijes që kishte populli shqiptar. Veç këtij fakti një fenomen tjetër shumë i rëndësishëm u shfaq si pasojë e shkakut të lartpërmendur, ai i importimit të ftesës dhe propagandës islame nga vendet islame në Shqipëri.

Të dy këto përvoja, ajo e studentëve shqiptar dhe ajo e ftuesve islam joshqiptar, pa dashur të cenoj asnjë aspekt pozitiv, qenë të detyruara domosdoshmërish të përballen me aktualitetin e ri shqiptar i cili ndër të tjera karakterizohej nga një vakum i stërmadh dije, si pasojë e shkëputjes jo të shkurtër nga përvoja e dijes dhe propagandës islame të lënë që nga koha e hafëz Ibrahim Dalliut, Ali Korçës, Ismet Dibrës… etj.

Një nga avaritë kryesore të dukshme dhe njëkohësisht shumë të dëmshme që ndodhën gjatë bashkëveprimit me këtë aktualitet ishte përjashtimi dydimensional.

Nga njëra anë studentët e dijes të ardhur nga shkolla të ndryshme, Turqia, Arabia Saudite, Egjipti, Libani, Siria… etj, në shumë raste, përjashtuan njëri-tjetrin siç përjashtuan apo edhe mohuan totalisht aktualitetin shqiptar, pra duke mos marrë parasysh elementët përbërës të këtij aktualiteti.

Nga ana tjetër edhe shumë aktorë të propagandës së importuar islame, në shumë raste dhe jo rrallë, ranë në të njëjtin gabim atë të përjashtimit të njëri-tjetrit dhe të aktualitetit apo mohimit të tij.

Sfidat krijojnë elitat e veta

Sfidat e ndryshme me të cilat u përball çështja islame në Shqipëri, veçanërisht pas 1998-s dhe 2001-t, shtuan në masë të madhe alergjinë dhe sensibilizimin e aktualitetit shqiptar ndaj përvojave hibride të propagandës islame, si ndaj asaj me aktorë të importuar dhe ndaj asaj me aktorë të brendshëm por me mentalitet të importuar.

Sakaq aktualiteti, i mishëruar me sfidat e tij, i ka shtyrë dhe vazhdon t’i shtyjë, detyrimisht, fuqishëm aktorët e ftesës dhe propagandës islame dhe aktivistët e saj drejt aktualizimit të tyre dhe bashkëveprimit të natyrshëm me këtë aktualitet.

Pra, këto sfida kanë nxitur dhe vazhdojnë të nxisin që aktorët islam në Shqipëri të përthithin dijen dhe përvojën islame globale në bazë të nevojave të aktualitetit shqiptar. Duke mos harruar se kemi të bëjmë me proces.

Sfidat e Shqipërisë janë shumë më të mëdha për t’u përballuar nga një grupim i vetëm

Një nga mesazhet kryesore që kanë arritur të përcjellin sfidat e këtyre njëzetenjë viteve postkomuniste është ai se sfidat e popullit shqiptar janë shumë më të mëdha për t’u mbajtur e për t’u përballuar nga një grupim i vetëm.

Profeti Muhamed (a.s) sapo arriti në Medine menjëherë faktorizoi të gjithë aktorët e qytet-shtetit të Medinës përmes dy reformave kryesore.

Reforma e parë konsistoi në vëllazërimin e dy  fiseve arabe myslimane, atë Eus dhe Hazrexh.

Ndërsa e dyta, që tërheq vëmendjen shumë më shumë, konsiston në nënshkrimin e kushtetutës e cila specifikon, në tre nene të saj, se të tre fiset hebraike të Medines, Benu Kurejdha, Benu Kajnuka, Benu Nadir janë pjesë e umetit politik mysliman të kryesuar nga vet Profeti Muhamed (a.s).

Kurrsesi, Profeti (a.s), nuk mund t’i linte jashtë vëmendjes hebrenjtë e Medines. E si mund ta bënte një gjë të tillë ndërkohë që hebrenjtë ishin përmendur në suren çelës të Kuranit dhe në më shumë se 30 versete në suren e parë të zbritur në Medinë, suren Bekare. Pavarësisht se në të shumtën e rasteve konteksti i përmendjes së tyre ishte negativ, përgjatë këtij konteksti njëkohësisht vërehet një mesazh i qartë që konsiston në faktin se janë një element që jo vetëm nuk duhen neglizhuar por duhet t’u kushtohet vëmendje e veçantë për arsye jo vetëm të problemeve të tyre por edhe të përvojës, dijes dhe civilizimit të tyre nga i cili mund të përfitohej shumë në përballjen e shoqërisë së re myslimane medinase me sfidat e reja dhe të vështira që e prisnin. E jo më kot Profeti Muhamed (a.s) bëri menjëherë aleancë me këto fise hebreje për t’u përballur me armiqtë e jashtëm të Medines pavarësisht se këta hebrenj e prishën me pabesi aleancën me Profetin (a.s).

Profeti (a.s) kishte parasysh gjithashtu se sfidat me të cilat përballet një popull bëjnë të nevojshëm mobilizimin e të gjitha energjive të këtij populli dhe e kishte shumë të qartë se çdo element përbërës i popujve ka peshën e vet në përballjen me këto sfida.

Jo më kot Profeti (a.s) pohon se “Dora e Allahut është me xhematin.”

Siç pohon, duke iu drejtuar çdo myslimani, se ”Çdonjëri prej jush është në një llogore prandaj çdokush duhet të jetë i kujdesshëm që të mos goditet Islami nga llogorja e tij.”

Siç pohon njëkohësisht se “munbetti”, “ai që e ngarkon devenë pa masë, as destinacionin nuk e arrin e as deveja nuk i mbetet”

Madje njohuria e tij e thellë, në lidhje me këtë ligj, kapërcen kuadrin njerëzor për të kaluar edhe tek kafshët. Madje kjo dijeni e bën të vlerësojë thellë edhe rolin e një prej kafshëve më të urryera për të, qenin për të cilin thotë: “Nëse qentë nuk do të ishin specie prej qenieve të gjalla do të kisha urdhëruar që të zhduken”. E pohon këtë duke pasur parasysh rolin që ka kjo specie në ruajtjen e ekuilibrit tek qeniet e gjalla.

D.m.th Profeti (a.s), siç mësohet nga thëniet e mësipërme, e dinte shumë mirë se defaktorizimi qoftë edhe i një elementi të thjeshtë të shoqërisë, në përballje me sfidat do t’a bënte sfidën më të fortë dhe rezistencën ndaj saj më të dobët dhe anasjelltas.

Siç përmenda pak më sipër dhe duke dashur ta kufizoj shqetësimin tek 75%-shi i myslimanëve shqiptar dhe pa kufizuar efektin e kësaj përqindje, aktualiteti islam shqiptar e fton institucionin përfaqësues të kësaj përqindje, pra KMSH-në, të ngrihet në nivelin e sfidave me të cilat përballet kjo përqindje.

Nuk dua t’a zgjeroj kuadrin e këtyre sfidave dhe as t’a kufizoj në kohë reagimin ndaj këtyre sfidave nga ana e KMSH-së.

Por shkurtimisht do të përqendrohem në disa sfida të thjeshta dhe më të dukshmet me të cilat përballen vetëm myslimanët e Tiranës, kam parasysh myslimanët e qytetit të Tiranës.

Si ka menduar ky institucion, përfaqësues i 75% të myslimanëve, të zgjidh nevojën për xhami dhe faltore të 50 mijë myslimanëve banues të anës veriore të qytetit të Tiranës, duke filluar nga Lapraka deri në Allias? Në të gjithë këtë zonë deri më tani nuk ka asnjë xhami ku mund të drejtohen myslimanët për të kryer detyrimin më të thjeshtë karshi Krijuesit të tyre. Po vallë çfarë zgjidhje ka menduar, po për të njëjtin numër myslimanësh dhe po për të njëjtin problem, nga rruga e Elbasanit deri tek pallati me shigjeta, tek unaza e re?

Mos vallë të gjithë këta dhjetëra mijëra mysliman duhet të drejtohen për namaz të mëngjesit dhe për atë të jacisë për tek xhamia e re që pritet të ndërtohet tek namazgjaja apo pas pallatit të kulturës?!

Po vallë çka menduar KMSH-ja për arsimimin fetar të fëmijëve mysliman të këtij 75% -shi?  Mos vallë të gjithë këta duhet të drejtohen për tek medreseja e Tiranës, ku një familje myslimane që i duhet të arsimojë, mesatarja tre fëmijë, i duhen të paktën të paguajë tri dhjetëmijë dollar për të dy ciklet, atë nëntëvjeçar dhe të mesëm?

Po vallë si ka menduar KMSH-ja të zgjidh nevojën fetare islame të jugut të Shqipërisë? Jam më se i sigurt se për institucionin tonë përfaqësues është e ditur se rrethi më i madh në Shqipëri, Fieri ka vetëm nëntë xhami, nga të cilat njëra është jofunksionale dhe tre të tjera janë të mbyllura e pa imam. Nuk po hyj të përmend këtu rrethet e tjera të jugut.

Po vallë si ka menduar KMSH-ja të zgjidh problemin financiar të imamëve të cilët pavarësisht se studiojnë 5-6 vjet studime akademike, madje edhe 11 vjet, në universitete me zë në botën Islame dhe më gjerë, të cilët sot ose paguhen me pesëmijë lek të reja ose nuk janë të emëruar gjëkundi?

A kanë menduar zyrtarët e këtij institucioni përfaqësues të 75% të shqiptarëve se sa vetë në ditë përcillen për në Sharrë e Tufinë pa e njohur Zotin e tyre dhe pa e ditur se pse kanë qenë në këtë botë?

Mendoj se kaq është mëse e mjaftueshme që drejtuesit zyrtarë të KMSh-së të kuptojnë se vetëm këto sfida, pa përmendur të tjerat, janë shumë më të mëdha se sa takati i tyre.

Nuk dua t’a rëndoj akoma dhe më shumë situatën duke sjellë ndërmend sfida të tjera shumë të mëdha që kanë të bëjnë me çështje të fushave të tjera të jetës së myslimanëve shqiptar.

Siç nuk dua t’a rëndoj akoma dhe më tepër duke sjellë ndërmend sfidën e rolit vendimtar që ka Islami i kësaj 75 %-she në identitetin e këtij kombi.

Portat e prurjeve intelektuale shtohen dhe nuk pakësohen

Mendoj se një sfidë tjetër e re, i bën thirrje për përgjigje dhe zgjidhje, institucionit përfaqësues të myslimanëve në Shqipëri.

Studentët dhe studiuesit mysliman shqiptar duke qenë të shtyrë nga fama jo shumë e mirë e universiteteve lindore arabe, e krijuar veçanërisht pas 2001, shumë prej tyre janë arsimuar dhe vazhdojnë të arsimohen, në fushën e studimeve islame, në universitetet perëndimore me famë.

Universitetit Bedër, si alternativë e krijimit të kuadrit islam brenda Shqipërisë, “për të shpëtuar një herë e përgjithmonë nga problemet që sjellin kuadrot e shkolluar në vendet arabe”, mendoj se do t’i shërbente shumë dija islame e ardhur nga universitete evropiane me famë botërore si ai i Sorbonit apo i Bosforit. Aq më shumë kur përputhet plotësisht me objektivin kryesor të këtij universiteti, atë të krijimit të kuadrove myslimanë evropianë brenda në Evropë. Pavarësisht se ka pasur dhe ka rastin dhe nderin të ketë kuadro të kualifikuar dhe të specializuar në universitetin më me famë në botë dhe pa asnjë lloj problemi që ka të bëjë me ekstremizma apo izma të tjerë dhe ku kanë ligjëruar dhe referuar princi i Anglisë Charles, kryeministri Tony Blair dhe Sarkozy i Francës, si ai i Ezherit në Kajro të Egjiptit.

Pra, kam për qëllim të them se prurjet intelektuale islame në Shqipëri jo vetëm që nuk mund të kufizohen në një burim të vetëm, si ai i universitetit Bedër, por burimet e këtyre prurjeve sa vijnë dhe shtohen, madje nga vende shumë të zhvilluara dhe të përparuara dhe rrjedhimisht kjo sfidë pozitive fton institucionin përfaqësues të myslimanëve shqiptar të mobilizohen për tejkalimin e kësaj sfide duke i dhënë zgjidhjen përmes përvetësimit të tiparit të hapjes dhe përfshirjes së kapaciteteve të tjera intelektuale. Për ndryshe institucioni përfaqësues i 75% të myslimanëve do të gjendej përballë sikletit shumë të madh të përjashtimit të papërjashtueshmes.

Globalizimi i informacionit dhe kuadrot islam “Made in Albania”.

Fanatizmi ndaj objektivit “subjektiv” të krijimit të kuadrit islam në Shqipëri, apo në një vend të ngjashëm me të dhe vetëm, mendoj se e vë institucionin përfaqësues të 75% të myslimanëve shqiptar përball një sfide tjetër shumë të madhe që konsiston në karakterin global të informacionit.

D.m.th, t’i qëndrosh fanatik këtij objektivi “subjektiv” do të thotë se: ose mendon se e gjithë bota është e përfshirë te Universiteti Bedër apo në Shqipëri e Turqi, ose mendon, duke mos e menduar mirë, se është e mundur të shkëpusësh 75% të myslimanëve shqiptar nga e gjithë bota.

Përvojën 21–vjeçare të punës islame në Shqipëri e kanë krijuar të gjithë faktorët dhe aktorët islam

Duke pasur fatin të kem vajzën në Medresenë e Tiranës më duhet shpesh të hyj në objektin e kësaj Medreseje. Më shtyn edhe një fakt tjetër shumë i rëndësishëm për mua, fakti se kam qenë dy vjet mësues në këtë medrese dhe predikues pranë xhamisë së saj dhe kam kontribuar për daljen e dy maturave, nga kjo Medrese, që sot janë kuadro në fusha të ndryshme brenda dhe jashtë vendit.

Kur hyj brenda dhe shikoj spontanisht apo qëllimisht në këndin e fotove të nxjerra ndër vite, më krijohet përshtypja se komunizmi për institucionin e Medresesë paska zgjatur deri në 2005. Sepse tek këndi i fotove shikon foto të vjetra të viteve të fundit të Medresesë, para mbylljes së saj nga sistemi komunist dhe foto të “rihapjes” së saj në vitin 2005. D.m.th, nëse një student i viteve para 2005-it do të hynte në Medrese për të shuar sado pak nostalgjinë e viteve që ka kaluar në këtë institucion arsimor, nuk do ta gjente veten askund.

Këtu praktikisht vërtetoj se tendencat unifikuese janë shumë të dëmshme ndër të tjera edhe në fushën e historisë.

Nuk është fare e vështirë të argumentosh për pasojat e kësaj tendence kur sjell ndërmend pasojat që shkaktoi manipulimi komunist ndaj historisë së Shqipërisë.

Kalifati Rashidij, Kalifati emevit

Reforma e parë që bëri Umer Ibnu Abdul-Azizi kur u bë kalif, ishte kthimi i kalifatit në modelin rashidij pasi ishte shndërruar në emevit.

Këtë reformë e bëri jo thjesht sepse përzgjedhja e kalifit ishte kufizuar brenda mureve të familjeve emevite, por sepse ky akt kishte filluar të krijojë një tendencë tjetër shumë të rrezikshme, atë të shfrytëzimit të pushtetit qendror politik dhe përfaqësues të myslimanëve për interesat e ngushta të familjes emevite. Për pasojë kjo do të vijonte me një tendencë tjetër akoma dhe më të rrezikshme atë të shfrytëzimit të fesë për interes të oborrit emevit dhe rrjedhimisht aktiviteti i kalifatit emevit, nuk do ishte më i udhëzuar dhe motivuar nga objektivat madhore të Islamit por nga interesat madhore të familjes emevite. Sakaq ka qenë kaderi i të Madhit Zot të mos ngelet më e cilësuar si rashidije por emevite.

Këtu nuk kam aspak për qëllim të analizoj apo të merrem me të metat e kalifatit emevit dhe personalitetet e shquara të saj, por herë pas here, ashtu si çdo mysliman, më mundon realisht shumë, thelbi i gjërave.

Akoma dëgjon nënat tona të vënë në sedër njëra-tjetrën për diçka, duke iu drejtuar: “n’je turkin”. Sa herë që e dëgjoj këtë, e pyes veten: po si të ketë ngelur vallë?!

Mendoj, i them vetes, se ka shumë mundësi t’i ketë ngelur popullit shqiptar, nga fundi i perandorisë osmane kur vulën e thatë e të njomë e kishin në dorë xhonturqit të cilët i bënë njësh, islam e turqeni. Gjithsesi këtë më mirë mund t’a shtjellojnë historianët e albanologët, por s’ma merr mendja të ketë qenë më përpara, atëherë kur kalifati osman ishte i të gjithë myslimanëve të botës mbarë dhe kalifi qante hallin jo vetëm të mejtepit të cullve të vet, por edhe të atyre në Kaukazi e në të mesmen Azi.

Për dëmin që shkaktoi tendenca e më sipërme në perandorinë osmane, po ia lë fjalën Davudoglusë, tek Kriza Globale të cilën e kam cituar edhe në shkrime të tjera.

Por realisht besoj thellë se nuk ka rrugë tjetër për institucionin përfaqësues të 75% të shqiptarëve për t’u dhënë zgjidhje me sukses sfidave të lartpërmendura dhe shumë të tjera të papërmendura, si dhe për t’i dhënë jetëgjatësi reale vetes, vetëm se duke faktorizuar të gjithë elementët dhe faktorët përbërës të kësaj përqindjeje, veçanërisht të aktorëve real, aktual.

Comments

  • I dashur hoxhe:

    Eshte e shpjeguar shume mire pse ka ardhur termi “turk” per te nenkuptuar fjalen musliman: feja ka ardhur me “turkun” dhe kush islamizohej llogaritej si turk fetarisht, nder shqiptare, sllave e greke etj, Ju gjithsesi i keni dale perpara kritikes kur thoni se zbulimi i historise se ketij perdorimi u mbetet specialisteve e albanologeve. Termi eshte shume i vjeter ne shqip, dhe del shume kohe para xhonturqve (te cilet u mbeshteten ne shqiptaret per revolucionin e tyre). Autoret e vjeter te shkrimit shqip, me shkronja latine e arabe, e perdorin pa komplekse fjalen turk per te nenkuptuar muslimanet.

    Teoria se perandoria ra kur u turqizua, mendoj se eshte e pasakte, sepse perjashton faktin se kjo ne fakt ra nga dekadenca intelektuale, e cila eshte shkaku i dekadences me te gjere ekonomike, teknologjike, ushtarake etj.

    Kalifati po ashtu u ringjall si propagande me shume se si institucion ne periudhen e renies finale, per te rigjalleruar nje trup anakronik qe e kishte kryer misionin historik, e po vdiste. Mveshja e kalifatit osmaneve gjate gjithe historise se tyre shumeshekulore eshte e pasakte per shume arsye: e para , per faktin se osmanet vete nuk e kane pretenduar kete gje gjate shumices se kohes ne qeverisje

    Turqit etnike te Anadollit po ashtu kane qene popullata me e paprivilegjuar nen shumicen e sundimit osman, edhe kjo eshte e provuar nga histoiria.

    • Hoxhe i dashur

      E kishte plotesuar caktimin e Zotit, kete kuptim ka. fati qe ra kjo perandori, si te tjerat, tregon se Zoti kishte shkruar qe ato te binin

  • I nderuar “turku”, mendoj se me nje lexim ku emocionet parkohen sa me larg edhe diskutimi eshte me i vlefshem dhe konstruktiv, nese kjo eshte arsyeja e shkrimit. Nuk me duket se autori ka ndonje konfuzion ne diferencimin mes konceptit ‘turk’ si dallim fetar dhe ‘turk’ si dallim etno-kombetar. Xhonturqit i perkisnin pikerisht kategorise se fundit dhe imami e nenvizon diçka te tille. Argumenti qe ti sjell rreth etiketes turk, te shqiptarit (dhe jo vetem) musliman nga vete subjekti ne fjale ose nga kleri i shkrimeve te para, eshte gjithashtu i dallueshem nga xhonturk, ngaqe bart nje valence nacionaliste dhe lind si domosdoshmeri shkeputjeje nga gjitheperfshirja fetare, por jo etnike, e termit turk. Ka ndonje tendence masive te shqiptareve per t’u vetetiketuar si xhonturq? Shprehja ‘turk elhamdulil-lah’ ekziston ne kete forme dhe jo ne formen ‘turk i ri elhamdulil-lah’. Shqiptaret njesoheshin me fene e turqve, pjeserisht edhe me kulturen, por jo me grupin etnik – me te cilin nuk duhet te kuptojme ‘gjakun’ – qe xhonturqit nxoren ne pah duke imituar fermentimin nacionalist evropian.

    Shperberja e Perandorise Osmane perkoi me vitet e institucionalizimit te nacionalizmit turk, megjithese degradimi i saj kishte filluar qe ne shek. XVII. Nacionalizmi turk ishte shume me i huaj per shqiptaret se sa osmanizmi i perandorise. Kjo nuk ka nevoje per shpjegime te metejshme. Si i tille ai rrugetonte ne nje drejtim te paperputhshem me familjen e popujve, ide mbi te cilen ishte krijuar dhe ndertuar Porta. Nese me perpara aparati sundues ishte osman, pra jo etno-kombetar, me turqit e rinj u tentua centralizimi polittik ne formen e shtetit-komb, por mund te kuptohet sa aporike ishte diçka e tille. E thene ndryshe, ishte e parealizueshme. Edhe sikur te mos shembej Porta nga kombinimi i disa faktoreve, politika nacionaliste ne nje Perandori e shpie ate drejt gremines, pra drejt shperberjes. Mendoj qe autori kete donte te nenkuptonte me termin polisemik “renie”.

    Ne paragrafin e trete, ate te lidhur me simbiozen osmane me kalifatin, pra te pushtetit politik me ate fetar, ku mohon lidhjen gjate gjithe historise se Portes, qofte edhe si luser fetare legjitimuese, nuk arrija ta kuptoj. Ose (ti dhe une) njohim dy Perandori Osmane te ndryshme, ose eshte nje fragmet i formuluar ne menyre konfuze. E them kete miqesisht: duhet argumentuar ai kalim, pasi ne kete forme nuk bind aspak.

    • Falemnderit per repliken

      Mendoj se autori ua atribuon xhonturqve (si hamendesim) faktin pse plakat tona ende i thone vetes ‘turkina’. Une thjesht vura re se termi eshte shume me i vjeter si tregues fetaresie – patjeter – dhe kjo eshte e provuar jo vetem me shqiptaret, po edhe shume me gjere. Shqiptari musliman ishte ‘turk’ ne perdorim te brendshem,perpara shoqerise lokale kryesisht shqipfolese, po sapo dilte nga ky kontekst, gati automatikisht behej shqiptar, arnaut: dokumentat zyrtare i referohen osmane mbi trojet sot shqiptare, u referohen etnokulturalisht shqiptareve, jo turqve, sigurisht kur behet i nevojshem cilesimi, per dallim me grupet e tjera; po ashtu llagapi qe kane mbajtur figura te njohura osmane qe vinin nga trojet shqiptare, nuk ka qene ‘turku’, por ‘shqiptari’ – shembull kemi komandantin e fundit osman ne Hungari, varri i te cilit mbishkruhet Arnavut Abdurrahman pasha ( ky eshte vetem nje shembull qe me vjen ndermend, se ka qindra).

      Nacionalizi turk, mu ashtu si ai shqiptar, eshte kunderpergjigje ndaj nacionalizmave te tjere, kjo dihet. Renia intelektuale beri qe osmanet te vazhdonint’i pergjigjeshin sfidave me kopje qesharake te prodhimeve eupropiane, duke sajuar turqizmen: nuk duhet harruar se edhe kete sajese e kane gatuar duar shqiptaresh,
      nder te tjera.
      Puna e kalifatit mendoj se zgjidhet drejt duke pare titullaturat perandorake; osmanet ishin suninj, dhe nuk mund ta pretendonin kaq lirshem kalifatin pa qene kurejshinj. Pasi Selimi mori Egjiptin, nuk eshte se osmanet e luajten rolin e kalifit, e ky rol nuk iu njoh deri kur vendosen ta shpluhurosin termin, ne kohet e fundit duke injektuar idene e sulltan- kalifit. Perpara kesaj, zyrtarisht kane perdorur termin ‘kalifat penahi’, streha e kalifatit

      Problemi sigurisht eshte me i nderlikuar se kaq dhe lipset qe te shfletojme serisht ca referenca, se po shkruaj nga kujtesa, por gjithaesi, veshtrimi romantik ndaj osmaneve te pare sikur keta paskan qene hulefai-rashidune, dhe venia e gjithe fajeve modernitetit tragjik osman, me duket shume qasje mekanike,reduktuese dhe me shume se kaq, ideologjike

      shqiptareve dhe jo turqve

  • Hoxhen e pergezoj per qasjen e tij sociologjike mbi rrethanat dhe trajektoren e komunitetit mysliman ne Shqiperi. Gjithesesi, me duhet te shpreh nje mospajtim mbi idene e cila perkon me titullin e shkrimit. Shtjellimi i arsyeve te renjes se PO si shkak i “turqizmit” te saje me duket reduktiv dhe anashkalues i shume faktoreve te tjere esencial. Gjithsesi, zhvillimi i trendit nacionalist nen xhonturqit ishte njeri prej shtytjeve finale. Xhon-turqizimi u lind pikërisht ngase kushtet e shumta per renjen e nje qytetërimi tashme ishin grumbulluar dhe lindja e nacionalizmit ne perandorine “shumekombeshe” apo “shumekonfesionale” qe vetem kurorëzimi i nje procesi qe tashme kishte filluar qysh ne shekullin e 18te.

    Shkaqet e degradimit te PO jane shpjeguar dhe elaboruar ne perspektiva te ndryshme, cofte kulturore, fetare, ekonomike etj. Sipas Muhammed Esadit, PO karakterizohej me nje orientim ushtarak, kur proliferimi intelektual nuk zinte te njejten hapësire qe ky zinte tek dinastite tjera. Investimi ushtarak ishte investimi kryesor ne PO nderkaq proliferimi akademik ishte reduktuar tashme ne epitomizem, apo riprodukim te dijeve, interpretim dhe komentim te dijeve te shkuara.

    Qysh ne fillimet e shekullit te 17te, ceshtja e degradimit te PO ishte ngritur nga qarqet e dijes brenda perandorise. Nder shkrimet, apo raportet me te rendesishme ne kete drejtim, eshte edhe ai i shqiptarit nga Korca, Mustafa Koci Beu i cili ne librin e tij “Risala” pas studimit te shkaqeve dhe raportimit mbi gjendjen e Perandorise i tërheq disa nga arsyet kryesore te fillim-degradimit te Peandorise qe mund t epermblidhen ne : 1. problemet e ndarjes se fucise dhe pushtetit (prandaj edhe Koci Beu u quajt “Montesquieu turk” ngase propozonte nje ndarje te pushtetit si rregullim i Perandroise), nepotizmi prezent , korrupsioni neper provinca, pasurii eksessiv i disave etj. Te gjithe keta faktor, te përmendur dhe te elaboruar ne Risala-ne e Koci Beut ndoqen PO deri ne fund te jetes se saje, ndersa trajektorja e shteteve evropiane perkon me nje zhvillim linear ne reformen qe kishin te bejne me keto elemente degraduese. Me renjen e dyte te Vjenes kah fundi i Shekullit te 18te, eshte bastioni i fundit i fucishem i PO, ushtria, u dëshmua si e dobësuar.

    Krahas te gjitha ketyre problemeve, te cilat nuk lidhen aspak me ceshtje komtariste apo me “nacionalizimin” e Perandorise (por qe përkundrazi mund te konsiderohen si shkaqe te cilat ofruan kushtet per “turqizmin” e saje), gjinden edhe disa ngecje ne nivelin e zhvillimeve kohore. Perandoria Osmane dhe bota myslimane pergjithesisht kishin ngecur prapa ne Revolucionin Shkencor dhe kishin ruajtur kryesisht hovin a zhvillimit i cili ishte imponuar qe me shume se 600 vite tashme. Nder arsyet kryesore te ngecjes se nje revolucioni shkencor islamik, sic thote edhe John Walbridge ne librin e tij te fundit “God and Logic: The Caliphate of Reason”, ishin: adaptimi i vonshem dh ei pashpjegueshem i shtypshkrojnes ne shekullin e 19te, mungesa e institucioneve qendrore shkencore te cilat do te kishin kërkimet shkencore si aktivitet qendror, indiferenca karshi studimit te filozofise dhe logjikes ne sistemin edukativ medresor, orientimi me intensiv kah misticizmi dhe eksperienca e shpirtit dhe shkaqe te tjera te cilat tashme kishin bere qe Evropa te kalonte ne fazen e saj gultime te industrializimit, i cili gjithsesi mbetej i vonshem ne PO.

    Pra, shkaqet e renjes dhe dekadences se PO ngrihen tek faktor te ndryshem pragmatik te cilet determinojne zhvillimin linear te nje qytetërimi. Jane pikërisht keto kushte te cilat premtuar edhe konfigurimin e “turqizmit” si nocion kombëtar dhe etnik. Ndersa ne retrospektive, fjala “turk” ksihte karakteristike me shume fetare sesa etnike qe karakterizonte fillimisht diskursin evropian karshi darul Islam-it, ku si “turk” definoheshin thjesht muslimaneet e perandorise, cilësdo etni qe ata i takonin. Me kalimin e kohes, ky emertim kaloi edhe ne vet perandori ku shqiptaret, ashtu sikurse edhe etnite tjera te konfesionit mysliman, vet-definoheshin si “turq”. Nderkaq, konotacioni “kombëtar” i fjales “turk” vie shume vone, pak para krijimit te lëvizjes se xhonturqeve dhe natyrisht pas ciklit degradues qe kishte perfshire Perandorine tashme 200 vite.

  • Ju eshte bere mendja turq e arabe disave qe ju ka ngecur ora. Xhamia e medresese eshte mbushe me talebane, po ashtu edhe Kombinati. Mira eshte qe imami i nderuar Visi, apo dikush tjeter me diplome teologu te jape ndonje hutbe ne keto xhami, se tekfiristet as selomin sta kthejne lere mo te ta japin. Imam Luli krahas diplomes per histori le te marri edhe nje diplome per teologji. Ndersa per Shejh Alfredin, ai eshte drejtor te Ardhmeria, dmth shef i nje xhemati, ose Ihuani Muslimin. Cfare ndryshimi ka Ardhmeria,Miresia,Sema,Istanbul Vakfim etj.te gjitha shoqata qe i sherbejne Islamit ne menyren e vet ne Shqiperine tone.

    • Ka nje ndryshim shume te madh. Sema sheh interesat e veta, sepse eshte nje organizate e huaj, e cila synon te uzurpoje nje territor jo te vetin. Ndersa Ardhmeria, Luli e cdo kush tjeter, po bejne punen e tyre aty ku tashme ata jane njerez qe kane fituar pelqimin e xhematit. Ndersa sa per Visin, nuk ka cfare ligjerate te mbaje se, i ka dy kunguj ne sqetulla (xhamine e tabakeve dhe postin e thirrjes ne KMSH), nuk ka nje sqetull te trete per te shku me shume. Plus qe Visi nuk kas diplome per histori, e lere me per fe.

      • O dalan, arbi (me shume me duket si Betimi) po flet kodra pas bregut e mesa duket as qe e ka idene se ku bie xhamia e medreses. Po ti c’ke qe bie viktime e fillon e cenon te tjeret kot. Futet njoni dhe na provokon duke futur emra te pervecem qe s’kane lidhje me kete qe po diskutohet ketu, e ne o burra ti japim xhevap.
        Do i lutesha administratoreve te fshijne postimin e arbit dhe dalanit (bashke me kete timin) sepse permbajne nota ofenduese ndaj dy imameve, respektivisht ndaj imam Ferid Pikut dhe imam Elvis Nacit
        selam

        • Nuk kisha per qellim te ofendoj njeri, por t’i paraqes Arbit dopiostandardin qe ka. Nese e gjykon nje imam per dicka, duhet te kete te njejtat kritere edhe per imamin qe mbron.

  • Hoxhe Sabaudini,

    Ke sjelle disa fakte dhe probleme shume shqetesuese dhe shpresoj vertet qe dikush te degjoje tek KMSHja.
    Por problemi qe shoh une me shkrime te tilla pafund, eshte se punet nuk zgjidhen me blogje. Ezani ka bere nje pune te shkelqyeshme deri tani, ka arritur te krijoje ne qoshe ku myslimanet shqiptare mundet te debatojne ceshtje aktuale me nje nivel diskursi per tu admiruar, dhe kjo eshte nje arritje teper teper me vlere.
    Por sa here kemi lexuar ankesa te tilla ndaj KMSHse? Sa here te tjera do vazhdojme te ankohemi? A na degjon kush?
    Problemin une e shoh me varferine shpirterore te xhematit shqiptar dhe mungesen totale te organizimit ne baze. Jo cdo gje duhet te na vije nga lart, nga KMSHja. Ka plot aktivitete e nevoje qe mund te mbushen nga vete besimtaret me nje organizim modest, mirepo une nuk shoh kurrfare aksioni frymezues tek xhemati yne. Duket se Olsi Jazexhi ka te drejte kur thote se Islami ne Shqiperi eshte mall pa zot, por me duket se eshte edhe “mall pa vlere” se as vete xhematit nuk i bie ne mendje te beje dicka per ti permiresuar punet e tij.
    Ndoshta jam pak pesimist, por sinqerisht kur xhemati vete nuk kerkon te ndryshoje per mire, pse duhet te lodhim ne trute e kokes duke lexuar ankesa pa fund ndaj KMSH-se. Cdo popull meriton lidershipin qe ka ne fund te fundit, apo nuk eshte keshtu hadithi i profetit a.s. ?

  • Kjo qe thote Olsi Jazexhi se Islami ne Shqiperi eshte mall pa zot eshte e vertete, ndonese per vete Jazexhiu eshte Zot pa mall, por sido qe te jete, nuk duhet me heq dore nga kerkesa e llogarise ndaj komunitetit, per sa kohe ata pretendojne te jene perfaqesues te muslimaneve.

  • Leave a Reply to Arbi Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *