e-zani.

 

Këto ditë në këtë blog janë sjellë dhe komentuar artikuj që reflektojnë mbi lajmin shqetësues të largimit të imamit dhe hatibit të xhamisë së medresesë dhe më gjerë mbi rolin e lëvizjes Gylen, lëvizje me origjinë turke dhe qendër në Amerikë, në institucionet drejtuese të Islamit shqiptar – temë kjo e rrahur disa herë më parë në këtë blog.

 

Së pari, autori i këtij shkrimi dallon nga kolegët e tjerë që shkruajnë në këtë blog, qoftë dhe në emër të blogut (e-zani) në shënimin e “turkut” si agresor i institucioneve të myslimanëve shqiptarë. Edhe më parë në këtë blog kemi debatuar kundër nocionit të imponuar të një “Islami shqiptar” të mbyllur në formalinë historike dhe kemi pranuar si fakt normal të sociologjisë së fesë ndikimet nga lëvizje të reja – që ndodh me të gjitha fetë e tjera. Mbi të gjitha, guxoj të dallohem nga kolegët e tjerë të e-zanit duke bërë thirrje që ne nuk mund të bëhemi kontribues në manipulimin racist dhe margjinalizues kundra “turkut” në shoqërinë shqiptare.

 

Së dyti, në një bashkësi ku më së shumti aktorët kryesorë njihen me emër të parë, veshja e fajit “turkut” në fakt e lë pa emër aktori vetë aktin që ka nxitur këtë zemërim të ligjshëm nga largimi i imamëve të nderuar. “Turku” është një abstraksion ndërsa krerët e KMSH –së, që në fakt marrin këto vendime, njihen më së miri dhe janë shqiptarë.

 

Kësisoj, i drejtohemi zotërinjëve Genti Kruja dhe Gazmend Agai të kthejnë mbrapsht këtë vendim të nxituar. Le të jemi të qartë, kjo kërkesë për kthimin në vendin, që u takon imam Lulit dhe imam Feridit, nuk ka të bëjë thjesht me faktin se është shkelur përpjekja për të konsultuar bashkësinë e xhematit, se tashmë me të tilla gjëra nuk habitet askush; nuk ka të bëjë thjesht me faktin se këta dy imamë janë njerëz të dashur dhe të respektuar në komunitet, e as kjo nuk ka qenë arsye e mjaftueshme për të parandaluar dhjetëra flakje të padrejta në të kaluarën e afërt.

 

Besojmë se arsyeja më e rëndësishme, që përse këta dy imamë duhet të rikthehen në xhaminë ku u takon, është se njerëz si imam Luli, por dhe më tepër imam Feridi, kanë arritur të përfaqsojnë dhe mishërojnë ndoshta elementin më të munguar në identifikimin tonë si bashkësi: normalitetin. Mbase herë pas here mund të kemi qenë të zhgënjyer me insistimin e tij për të mos u përfshirë në aksione apo qëndrime kolektive në sfidat që kemi patur si bashkësi, ndoshta mund të mos kemi qenë dakort me neutralitetin e tij në raste kur na është dukur se polariteti i është imponuar kësaj bashkësie fetare, por mes edhe këtyre zhgënjimeve imam Feridi ka krijuar profilin e hoxhës së nderuar dhe të pjekur, ka fituar jo pa mund, në një shoqëri si e jona, profilin e normalitetit. Këtë profil, së bashku me imam Lulin, ia kanë bërë pjesë edhe bashkësisë së nderuar të një xhamije lagjeje në një zonë të Tiranës, xhamisë së medresesë. Ajo që mund të duket si pak gjë, e pa denjë për publicitet apo prozhektorë kamerash televizive, të cilave imam Feridi me insistim u ka ndenjur larg, nuk është kollaj të arrihet dhe është për këtë arsye që nuk mund të ketë burrë nëne e jo më ndonjë burokrat në zyrat e KMSH – së që një ditë të vendosë në mënyrë sportive ta zhbëjë kaq kollaj.

 

Ky autor ka tendencën të besojë se kjo që ka ndodhur ka qenë rezultat i nxitimit dhe jo i dashakeqsisë – së paku të menduarit në këtë mënyrë është detyrë e etikës fetare. Por në ditët që kanë pasuar mjaft kohë është dhënë për të dëgjuar që bashkësia që falet në atë xhami është ofenduar nga ky vendim dhe zotërinjtë e KMSH – së kanë patur kohë të dëgjojnë zërat e zemëruar të bashkësisë. Ata kanë të gjitha mundësistë të tregojnë se janë sensitivë dhe marin në konsideratë zërin e bashkësisë. Do duhet të kenë patur kohë të kuptojnë që mund të vazhdojnë elozhet shtetrore me qeveritarë, të bëjnë universitete e medrese, por kalimi i pragut të xhamisë ku falemi është një prag në të cilin ata duhet të hyjnë vetëm me përkulje dhe nderim e jo me arrogancën e pronarëve të këtyre vakefeve që nuk i kanë trashëguar nga etërit e tyre, por janë trashigimi e jona kolektive.

 

Z. Kruja dhe z. Agai ktheni mbrapsht vendimin dhe nuk ka asgjë të gabuar nëse tregoni që dini të reflektoni mbi një vendim të nxituar.

Comments

  • Do doja t’u perkujtoja vellezerve administratore te blogut se, sipas asaj cfare i shkruante Ergysi ne nje komunikim Justit, blogu eshte reference e sugjeruar ne disa blogje si Xhaxhai, Saktivista, etj, dhe se ka nje sere njerezish qe nuk jane muslimane, disa prej te cileve shkruajne ne shtyp, qe jane te vemendshem ndaj tij. Cfare duhet te mendojne per turqit dhe muslimanet shqiptare keta jomuslimane kur te shohin artikuj nga administratore te blogut me titull si ky me lart, apo ai i meparshmi “Turqit pushtojne xhamine e medresese”? A nuk i ngjall cdokujt ky titull remineshenca te vargut-sllogan “Shqiperine e mori turku i vu zjarr”? A nuk bie ndesh ky titull, qe i fut te gjithe turqit ne nje thes, me kundershtimin qe i eshte bere po ne kete blog perpjekjes se politikaneve shqiptare per t’ju mveshur kundershtareve politike cilesite e turqve lindore anakronike dhe despote? Si mund t’i quajme paragjykime orientaliste mendimet e atyre qe i shohin negativisht muslimanet shqiptare si pasoje e te kaluares otomane te Shqiperise, kur atyre u serviret ne pjate argumenti nga te tille tituj?

    • Kur rreh burri gruan, i thote te mos bertase se zgjohen kalamjte, dhe nga kjo ka dale edhe fjala e urte “te rreh e s’te le te qash!” . Do kishte qene shume mire qe fjala turk te mos ishte perdorur kaq lirshem ketu, po problemi me i madh nuk eshte fare ky, po eshte pikerisht perzenia e turpshme e dy hoxhallareve mbase me te miret e me te dashurit qe ka sot Tirana. Bravo i qofte djemve e vajzave te kesaj gazete qe po ua prishin planet zullumqareve dhe prapaskenaxhinjve duke i demaskuar sa here iu vjen rasti. Bjeruni sa me fort! Deri me sot kane kujtuar se miresia e besimtareve te thjeshte qe ulin syte dhe mbyllin gojen, eshte mburoje per padrejtesite e prapskenat e tyre, por kjo gazete ua ka prishur planin. Nuk ka me “edhe me rreh edhe nuk me le te qaj”, po ka demaskim deri sa ta marre vesh i madh e i vogel.

      Skandali nr: 1 qe ka ndodhur, eshte se jane perjashtuar nga xhamia dy djem nga me te miret qe merren me pune te fese, dy muslimane te ditur e te moderuar ne kuptimin islamik te fjales, jo te moderuar ne kuptimin e veteposhterimit, dy djem te devotshem qe i do xhemati dhe populli, dy njerez qe per mire a per keq nuk jane perfshire kurre ne protesta apo rebelime ndaj Komuniteti Musliman, dy njerez qe nuk kane marre persiper, ndonese u takon, te dalin e te na perfqesojne neper ekrane e tribuna, si bejne ca te tjere qe na skuqin faqen.

      Ketij skandali si t’ia bejme?

    • Do kishe mundur te merje xhevap per sa thua nese do kishe lexuar me me kujdes. Citoj nga artikulli:

      “Së pari, autori i këtij shkrimi dallon nga kolegët e tjerë që shkruajnë në këtë blog, qoftë dhe në emër të blogut (e-zani) në shënimin e “turkut” si agresor i institucioneve të myslimanëve shqiptarë… Mbi të gjitha, guxoj të dallohem nga kolegët e tjerë të e-zanit duke bërë thirrje që ne nuk mund të bëhemi kontribues në manipulimin racist dhe margjinalizues kundra “turkut” në shoqërinë shqiptare.

      Së dyti, në një bashkësi ku më së shumti aktorët kryesorë njihen me emër të parë, veshja e fajit “turkut” në fakt e lë pa emër aktori vetë aktin që ka nxitur këtë zemërim të ligjshëm nga largimi i imamëve të nderuar. “Turku” është një abstraksion ndërsa krerët e KMSH –së, që në fakt marrin këto vendime, njihen më së miri dhe janë shqiptarë.”

      Nese ky shkrim ngre te njejtin shqetesim qe ngre dhe ti, nese kundershton kete perdorim te “turkut” nga autore te tjere, atehere me cfare po replikon?

      Ose nuk ke lexuar artikullin dhe ke lexuar vetem titullin ose nuk ke kuptuar cfare ke lexuar.

  • MIMBERI I XHAMISE DHE PRAKTIKA E NXËNËSVE TE MEDRESESË.
    E filloj këtë shkrim me bismil-lah dhe me sala-llahu ala nebijihi Muhammed. Falënderoj allahun xh.xh. që më bëri, prej atyre që përpiqen për këtë fe. Falënderoj Allahun xh.xh. që më bëri të jem një prej nxënësve të Pr. Ferid Pikut dhe një prej shokëve më të ngushtë të Imam Lulzim Pllocit, se po të mos i njihja shumë mirë dhe po të isha një xhemat i thjeshtë ndoshta nuk do ta gjeja vullnetin dhe dëshirën për një shkrim të tillë. Historitë me KMSH tashmë janë të shumta saqë pa frikë nëse kontaktohet me një skenarist të mirë, bëhet një telenovelë. Arsyja kryesore e largimit të Imamit dhe Hatibit të xhamisë së Medresesë të paktën sipas burimeve që kam, është praktikimi i nxënësve të medresesë për hutbe dhe vas. Nuk e di se cfar praktike do të bëjnë në një kohë që mësuesit dhe hoxhallarët e tyre kanë nevojë për praktikë. Unë do të përmend dy histori personale me praktikantët e medresesë.
    E para me ka ndodhur me “Fortlumturinë” e tij Bujar Spahiu. Në Dhjetor të vitit 2010 isha si zëvendësuesi i imamit të xhamisë në Sauk, pasi ky kishte shkuar për një vizitë të fëmijët e tij në emigrim. Kuptohet që me pëlqimin e myftinisë së Tiranës dhe autoritetit të KMSH-së. Në një nga ditët e xhumasë shfaqet Bujar Spahiu dhe më thotë, që unë kam ardhur që të falem këtu dhe të mbaj hutben.
    Unë i thashë ti mirë se ke ardhur dhe ti do ti mbash të dyja, edhe hutben edhe vasin para hutbes. Me një ftohtësi të jashtëzakonshme ky zotëri më thotë unë nuk i mbaj dot të dyja se vetëm për njërën jam përgatitur. Imagjinoni N/kryetari i KMSH nuk është në gjendje që të mbajë një fjalë të shkurtë para xhematit të thjeshtë të Saukut pa u paralajmëruar. Mendoni vetë për nivelin e tij teologjik dhe fetar. Më lëjoni që ta përfundoj këtu historinë dhe të mos flasim për përkthimin e ajeteve dhe të haditheve se dihet se gjuhën arabe sekti gylen e ka haram ta mësojë.
    Rasti i dytë është me nxënësit e medresesë në xhaminë e Tapizës. Për ata që se dinë xhaminë e këtij fshati, sa të kalosh urën e tapizës kur shkon për F. Krujë në krahun e djatht ndodhet një xhami e vogël e mbuluar nga një restorant i madh.
    Edhe këtu isha si zëvendës i imamit të kësaj xhamie për gati 3 muaj. Kur një ditë shfaqet një nga mësuesit e medresesë me dy nga (myridët) medresistët ku më thotë se kanë ardhur për praktikë. Dihet që ata janë shumë të kujdesshëm në marrëdhënie dhe direkt pas mbërritjes së tyre marr një telefonatë nga Myftiu Sh. Saliu, i cili më thotë që tu krijohet mundësia e praktikës. Unë me një dëshirë të madhe pranove dhe nuk kisha arsye për të kundërtën. Xhumaja kaloi shumë bukur dhe hutbeja bënte fjalë për IF-FETIN. Një format A4 u lexua me një frymë nga nxënësi i talentuar i medresesë. Javën tjëtër që të mos bëhem i bezdisshëm na shfaqen përsëri praktikantët dhe përsëri e njëjta fletë A4 , i njëjti intonacion dhe i njëjti recitim i hutbes së xhumasë së kaluar. Xhemati i nderuar sot do të flasim për IF-FETIN. Kështu fillonte edhe hutbeja e kësaj jave.
    Ju kërkoj falje se e zgjata por edhe një herë i pyes kush do të bëjë praktikë në atë xhami, mësuesit e tyre që nuk dinë më shumë se 10 suret e fundit të Kuranit, apo nxënësit e medresesë. Kush do ta zëvendësojë ligjërimin e Pr. Feridit, Bujari apo Genti. Nuk e di se kush do ti përcjellë ato koncepte dhe mendime të qarta për islamin. Përgjigjen nuk mund ta jap dhe as nuk jua kërkoj. Unë vetëm do të bëj një dua të sinqertë për imamin dhe për hatibin. Zoti i përdortë për këtë fe dhe për lartësimin e fjalës së tij.
    Es-selamu alejkum ue rahmetullahi ue berekatuhu.
    Behar Kaçeli
    Zyrih. 27/02/12

  • Komuniteti musliman sic duket e ka bere tradite t’i kundervihet besimtareve te vet dhe te vazhdoje te tregoje kolapsin qe e ka mberthyer duke mos u shfaqur gjekundi si institucion qe duhet te veproje me ligje dhe rregulla. I vetmi kontribut qe jep KMSH per xhamiat eshte se duhet te kursejne dritat, ujin, t’i paguaje ato vete mundesisht, t’i riparojne vete ato etj. Atehere nuk ka asnje te drejte morale (pasi feja ka moralin te parin) t’i imponoje imamin xhamiave, lere me pastaj t’i heqe ato. Sigurisht KMSH i ka nen juridiksionin e vet xhamiat, por sic kerkon t’i plotesohen urdhrat, duhet te kujdeset te permbushe detyrimet e saj ndaj tyre. E perderisa keto parametra i ka ne cekuiliber total, atehere vetem se tregon dhembet e vet te krimbur.
    Kryesia e KMSH eshte e para qe shkel e perdhos statutin, te cilin vete e ka miratuar. Prandaj kryesia te kete kujdes me veprimet arbitrare qe cenojne vetfunksionimin e xhamiave, sepse nese e ka bere zakon te perdhose veten, nuk mund t’ia adresoje kete perdhosje edhe besimtareve. Nje fjale e urte popullore thote se zullumqaret i mund zullumi i vet.
    Ne lidhje me identitetin turk qe i mvishet disa funksionareve te KMSH, kjo nuk rrjedh me shume nga origjina e tyre, sesa nga flamuri qe mbajne ne xhep dhe i bejne hyzmet. Besoj se edhe lart eshte e qarte se Fondacioni gylenist Sema, pervec nacionalitetit, nuk ka asnje lidhje me popullin apo qeverine turke. Mirepo nje dru i shtrember prish gjithe tufen.
    Une besoj se drejtuesi i blogut Xha xhai, Saktivista (dhe nuk e kam fjalen per komentuesit e tyre) kane nje mendim te qarte per marredhenien historike qe ekziston ndermjet dy vendeve, ne kuptim te gjere te fjales, dhe ketu nuk u serviret asnje gje qe ata nuk e dine. Madje edhe shkrimi i fundit i Xha xhait mbi hulumtimin qe i ka bere ai teksteve shkollore eshte deshmi e fillimit te ndryshimit te disa remineshencave per kete lloj marredhenie historike dhe per qasjen intelektuale ndaj saj.
    Por problemi eshte qe ne nuk mund te vazhdojme te fusim koken ne rere se mos na ngjallen remineshencat. Per kete duhet te bejne kujdes edhe mysafiret dhe jo vetem vendalijte. Perkundrazi, nese dicka nuk shkon ne kete situate, mbase Ambasada Turke duhet te mbaje qendrimin e vet per te na thene, perfaqesojne apo jo ndonje linje te drejtimit te tyre fetar keta gyleniste te KMSH tone.
    Eshte e njejta situate me nje numer shoqatash arabe te pasviteve ’90, qe nuk perfaqesonin linjen zyrtare fetare te vendeve te origjines, por vetem interesin e ngushte te shoqates

  • Selam Alejkum ,
    Vendimi I marre nga Komuniteti Musliman I Shqiperise, ne lidhje me kthimin e Xhamise se Medresese ne nje Xhami vetem per nxenesit e Medresese , ka cenuar thelle jo vetem ndjenjat e besimtareve te Xhematit te Xhamise se Medresese, por mbare besimtaret e Shqiperise, ne vecanti ata te Tiranes.

    Preteksti qe ka derguar ne marrjen e ketij vendimi , se Medreseja e Tiranes ka nevoje per nje Xhami, ku nxenesit te ushtrojne praktikisht ligjerimin me duket I nje baze jo logjike, per me teper percarese , dhe jo e menduar mire.

    Nuk do te ndalem ne pretekstet miskine, por kete shkrim te shkurter do t’a trajtoj ne kendeveshtrimin e nje ish nxenesi I cili ka studiuar per 8 vjet ne Medresene e Tiranes.

    Praktikat me te mira per te ushtruar ligjerimin gjate periudhes se shkolles ne Medrese kane qene ato ne mesin e Xhematit.

    A ka shembull me te mire qe nxenesit e Medresese te praktikohen me Xhemat .
    Shembulli me I mire produktiv dhe eficent dhe mbetet ai ne te cilin ne si nxenes te Medresese per vite me radhe, praktika te tilla I zhvillonim ne auditor te Medresese dhe ne presence te Xhematit te Xhamise se Medresese dhe Xhamive te tjera ne Tirane.

    Perse drejtuesit e Medresese kerkojne qe ushtrime te tilla ligjerimi t’I praktikojne ne Xhami pa Xhemat, ku si kosto zgjidhjeje te jete heqja e Xhematit aktual, Hatibit dhe Imamit nga Xhamia?!

    Nese per stafin drejtues se Medresese, si zgjidhje e vetme mbetet ushtrimi dhe praktikimi I nxenesve ne Xhamine e Medresese, ku si xhemat te jene vetem “nxenesit e Medresese “, atehere si zgjidhje te jene auditoret dhe hapesirat ne ambientet e shkolles, dhe jo kerkesa per largim deri ne vendim nga KMSH ne largimin e Xhematit aktual, Hatibit dhe Imamit nga Xhamia.

    Drejtuesit e shkolles gabojne kur pretendojne qe Xhamia e Medresese te kthehet thjesht ne nje faltore ku te ushtrohen ligjerime .

    Nuk mund te hidhet poshte e gjithe sakrifica e nje Xhemati te perkushtuar dhe besimtareve te cilet ndervite qe nga fillimi I Xhamise se Medresese kane qene dhe jane investitoret kryesor dhe te lidhur shpirterisht ne mirembajtjen e Xhamise.

    Nuk mund te hidhet poshte I gjithe mundi I Hatibeve te nderuar si Pr. Sabahudin Jashari, me pas per shume vite Hatibi Pr. Ferid Piku dhe Imam Lulezim Plloci, qe me urtesine dhe gadishmerine e tyre te plote bashke me Xhematin e kane kthyer kete shtepi te Zotit ne nje shembull te larte harmonie e bashkejetese.

    Nuk mund te hidhen poshte te gjitha organizimet qe besimtaret e kesaj Xhamie kane ofruar pergjate muajit te bekuar te Ramazanit dhe manifestimeve te kendshme per cdo Bajram, te gjitha keto e te tjera bashke te ngulitura shpirterisht thelle ne zemrat e cdo besimtari.

    Si nxenes I Medresese I bej thirje drejtuesve se Medresese dhe cdo nxenesi te saj, se praktika me e mire ne kete shkolle pervec aspektit arsimor eshte bashkejetesa e ngushte me Xhamine e Medresese dhe Xhematit te saj, ku nen hijen e saj te gjithe si nxenes jemi formuar ndervite.

    Te gjithe e dime qe pergjate viteve Medreseja si shkolle eshte administruar nga Fondacione te ndryshme, fillimisht ai Arab nga Katari, aktualisht Fondacioni Turk, kurre nuk I dihet ne te ardhmen, ceshtjet ndryshojne dhe Medresene mund t’a administroj nje Fondacion tjeter, gjithcka mund te ndryshoj, por jam I bindur se i pandryshueshem do te jete Xhemati dhe Xhamia Medresese.

    Me Xhematin dhe Xhamine e Medrese solidarizohen te gjithe nxenesit e Medresese dhe besimtaret ne te gjithe Shqiperine.

    Se fundmi, e lus Zotin e Madheruar qe Komuniteti Musliman te gjykoj drejt dhe pretendim-vendimi nga drejtuesit e shkolles se Medresese dhe Komunitetit Musliman, te terhiqet mbrapsht .

    E lus Zotin e Madheruar qe harmonia dhe begatia t’I kthehet Xhamise se Medresese, Xhematit te saj te mrekullueshem te cilet me urtesine e tyre kane ditur te jene shembull I larte i nje xhamije lagjeje gjithashtu dhe nje shembull i mire per nxenesit e Medresese nder breza .
    Xhoan Kuka

  • E mira do ishte ti kerkohej KMSh qe ketyre dy hatibeve ti jepej xhamia e Etem Beut ne administrim meqe xhamia e medreses do sherbeka per praktikim te medresisteve.

  • Me vjen shum keq per kete qe po ndodh, me sa duket eshte nje aksion qe do vijoi edhe neper xhamiat e tjera, se kuptoi pse ky sulm ndaj imameve sikur te ishin ndertime pa leje.Ku largohen Imam Luli dhe Profesor Feridi qe e kane mbeshtet KMSH-ne gjithmone, imagjino cfare mund te behet me imam Ahmed Kalane e te tjeret me radhe qe shpesh here kan dal nga llogorja zyrtare.

  • Allahu i forcofte ne te verteten ata qe kane sinqeritet ne zemer, prej imameve apo besimtareve te thjeshte. Te jeni te sigurt qe cdo imam qe nuk ka per tu bere nurxhi nuk ka per te qene imam ne te ardhmen, te krishteret dhe cifutet nuk kenaqen nga ne derisa te pasojme fene e tyre, edhe keta nuk do te kenaqen prej askujt derisa te pasoje sektin e tyre. Edhe partite politike te njejtin parim kane, nese nuk voton ashtu sic ta kerkon partia, utomatikisht i ke hapur vetes deren prej se ciles do te dalesh prej saj. Imamin dhe hatibin nuk i hoqen qe ti japin xhami tjeter. I hoqen se e kishin me kollaj, sepse xhemati nuk eshte aq shume i lidhur me ta aq sa duhet ndoshta. Me vone do ti vije rradha dhe imameve dhe hatibeve te tjere nese nuk vene mend nga kjo ngjarje dhe te kthehen e tu mesojne xhematit te tyre rrugen e vertete e jo ate me te lehten. Xheneti eshte rrethuar me gjera te veshtira, nuk eshte aq e lehte te shkosh, e nese mundohesh qe te gjesh vetem lehtesime ne fe dhe te gjurmosh ku te gjesh ndonje fetua sa me te lehte per cdo ceshtje atehere dije se e ke mbledhur gjithe sherrin me vete e mos prit hajer.

  • Rruga e mesme nuk eshte rruga me e lehte, por me e veshtira per tu ndjekur sepse eshte rruga e ekuilibrit. Mjaft te veresh se ndjekesit e rruges se mesme jane me te pakte ne numer se ato qe i perkasin ekstremeve te dyja kraheve.
    “Lehtesoni dhe mos veshtersoni” a nuk eshte kjo nje porosi profetike?!

  • selam alejkum. doja te shtoja dicka edhe une rreth kesaj teme sepse me thene te drejten une i kam kaluar le ti quajme sisteme si turkun dhe profesor feridin. une kam qene vete nje prej kolegjistave te sistemit turk (nuk kam asnje gje me turqit sepse jo te gjithe turqit jane njelloj) dhe me thene te drejten sa i perket praktikes se hytbes qe benim per mendimin tim eshte me shume nje note qe do te merrnim sesa nje hytbe e vertete ku flitej per hallet e xhematit ndersa kur vajta ne universitet zoti me dha mundesin qe te njihesha me prof. feridin dhe kemi kaluar nje 4 vjecar te mrekullueshem me mesimet e tij (jo vetem prof. feridi por edhe profesora te tjere por po permend feridin sepse behet fjale per te)dhe mesimet e tij nuk ishin thjesht nota qe do i jepnin profesorit por ishin hallet dhe gezimet tona te perbashketa qe i ndanim me profesorin. pra si perfundim dua te them qe ju lutem shume lereni te qete profesorin dhe imamin ne punen qe kane arritur me aq mund, sepse kam qene vete deshmitar sesi sistemi turk ka deshtuar me shume kolegjista qe hytbet i benin vetem sa per te marre noten. selam alejkum

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *