Për çfarë janë fetë?





Vehap Kola.

Kohët e fundit, në Kuvend deputetët diskutuan dhe miratuan një paketë ndryshimesh të Kodit Penal, në vazhdën e miratimit të një sërë ligjesh dhe dispozitash që kërkojnë një shumicë të cilësuar të votave. Një ndër çështjet që kaloi me jo pak bujë në media dhe në diskursin publik ishte edhe cilësimi ligjor i prostitucionit. Pati zëra se prostitucioni mund të përligjej dhe të bëhej një veprimtari e zakonshme ekonomike, në sajë të ofrimit të shërbimeve për publikun frekuentues. Një propozim tjetër ishte edhe ndryshimi i nenit që dënon prostitutën dhe jo klientin e saj, në favor të të parës dhe në dëm të të fundit. Në fund të herës, duke dëshmuar një shkallë të lartë të vetëdijes morale, si rrallëherë, deputetët shqiptarë vendosën të mos e ligjërojnë prostitucionin, të mos e abrogojnë dispozitën e dënimit të prostitutes, por të shtojnë edhe dënimin për klientin e shërbimit të paligjshëm.

Në qoftë se ky përfundim do të konsiderohej në kuadrin e liberalizimit të çdo gjëje, ai shpërfaqet kundër rrymës, beftësisht konservator, mrekullisht i moralshëm dhe mbrojtës i vlerave më të mira të shoqërisë shqiptare. Edhe më i papritur duket ky përfundim, ndërsa shohim se autorë të vetëm publikë të tij janë deputetët, ndërsa e gjithë shoqëria civile heshti. Përveçmërisht, komunitetet fetare dhe organizatat e zhvilluara në gjirin e tyre ishin tërësisht të pazëshme, të pavëmendshme, të painteresuara publikisht për rezultatin e mundshëm të diskutimit mbi këtë çështje.

A mos janë të parëndësishme rrjedhat që mund të marrin dukuri të tilla si prostitucioni në shoqërinë shqiptare? Apo, sfera morale e jetës nuk u përfshika në axhendën përmirësuese dhe emancipuese të fesë? Apo ndoshta përfaqësuesit e komuniteteve fetare dhe organzatat e dala nga gjiri i tyre nuk e kanë rrokur rëndësinë e kornizës morale në përmbushjen e misionit të tyre si kultivues dhe ruajtës të vlerave të larta apo në dhënien krahë të vizionit për një shoqëri të mirë dhe të drejtë? Dhe ç’është më e keqja, a mos ndoshta komunitetet fetare dhe organizatat e tyre kishin një axhendë më të rëndësishme gjatë kësaj kohe? Nëse në përfundim të këtyre diskutimeve, Kuvendi do të kishte vendosur të përligjte prostitucionin, ashtu sikundër më parë kishte përligjur martesën brenda gjinisë, cili do të ishte morali i atyre që heshtën përballë mundësisë së këtillojtë?

Është veçanërisht zhgënjyes qëndrimi inekzistues i Komunitetit Musliman të Shqipërisë dhe organizatave muslimane. Asnjë deklaratë për shtyp, asnjë angazhim publik dhe konkret, asnjë qëndrim i rastësishëm dhe asnjë fjalë e vetme nuk u dëgjua nga muslimanët. Fatkeqsisht, këto kohë muslimanët po ndesheshin me njëri-tjetrin për influencën dhe garën brenda llojit. Dhe sadoqë të gjithë e themi me guxim se jemi 75% e popullsisë dhe se kemi një rol të rëndësishëm dhe përgjegjësi të madhe karshi perspektivës së vendit, prapëseprapë debati ynë më i rëndësishëm nuk ishte ai që i intereson truallit mbi të cilin 75%-i do të ngrejë shtëpinë e tij të jetesës.

Gjithkush e ka mjaft të lehtë të mendojë se ishte po kaq e lehtë që këto organizma të dilnin me një deklaratë të përbashkët për shtyp, apo të dilnin me deklarata të veçuara, apo t’i kërkonin Kuvendit të shprehnin qëndrimin dhe kërkesat e tyre në mbledhjet e komisioneve kuvendore, të kërkonin bashkëpunimin e shoqatave qytetare dhe të komuniteteve të tjera fetare, të organizonin protesta dhe të dilnin në emisionet përkatëse televizive për të ushtruar presionin e duhur publik mbi ligjvënësin, të kërcënonin partitë politike se do t’i nxisnin besimtarët të votonin kundër tyre (ashtu siç i nxisin përherë të votojnë pro tyre) dhe t’i luteshin Zotit që kjo e keqe të mos i binte vendit. Në një nga emisionet televizive më të ndjekura në vend, kumboi zëri i atyre që bënin thirrje që shqiptarët të çliroheshin nga prangat e tabuve dhe paragjykimeve primitive, dhe të hidhen në krahët e kënaqjes së epsheve në të gjitha mënyrat, ndërsa kundërshtia nuk u dëgjua asfare.

Unë nuk dua t’i jap vetes të drejtën të gjykoj se çfarë duhet apo s’duhet të kishin bërë muslimanët dhe përfaqësuesit e tyre në këtë rast, por me mosveprimin e tyre dhe me përfundimin e mirë të diskutimeve arrij të kuptoj se Zoti, në emër të të Cilit ata flasin dhe veprojnë, kësaj here i nxori ata nga zinxhiri i përçimit të vlerës. Dhe është kaq e frikshme që në këtë moment më vjen ndërmend një shprehje e Profetit se shenjë që Zoti e ka harruar dikënd, e lë atë të merret me të parëndësishmen.

Tekembramja, nëse fetë nuk mund të bëjnë asgjë për kultivimin moral dhe etik të shoqërisë, ç’mision më të lehtë se ky kanë ato? Nëse fetë nuk kanë asgjë për të thënë për përmasën morale të individit dhe shoqërisë njerëzore, atëherë si mund të ndërtojnë një perspektivë të ngritjes shpirtërore, kur dihet se rrafshi moral është baza mbi të cilën mund të lartohet shpirti i njeriut? Nuk e di se për çfarë mund të jenë fetë, nëse ato e gjejnë të vështirë të jenë moralndërtuese.  Dhe pas kësaj, fetë të mos ankohen për shekullarizmin, por të fillojnë e të jenë fe që të fitojnë të drejtën për të pretenduar se po ndjejnë peshën e tij.

Comments

  • Nuk e keni kuptuar ju i nderuar autor, se KMSH eshte gjith diten e dites i preokupuar per tolerancen nderfetare?! Se njerzit e rendomte rreshkasin ne banalitetet dhe amoralitetet e perditshmerise per KMSH nuk ka problem, ai lind nese dikush nis dhe vullnetarisht pa lejen e tyre nis dhe adreson moralisht shqetesimet sociale e me gjere. Keshtu shpjegohet dhe heshtja e shume organizatave muslimane te cilat i friksohen ndeshkueshmerise se te fuqishmit. Kjo deshmon dhe njehere se fatkeqsisht ne e kemi kthyer permbys ate parimin e shenjte ” I ashper me mosbesimtaret dhe i bute me besimtaret”

  • pergezime z. Kola, me pelqeu shum shkrimi juaj. Cdo gje qe keni thene eshte shume me vend. Ishte vertet shurdhuese heshtja e myslimaneve kur keto projektligje shume te rendesishme po debatoheshin, madje dhe ne media. Ndoshta dhe Ezani duhet te kishte qene perfshire me shume ne ate teme, por nuk mund te presim gjithcka nga perpjekja vullnetare e Ezanit, sigurisht qe pergjegjesine e perfaqesimit tone e ka KMSHja. Ne mungese te preokupimit te kesaj te fundit, ndoshta ky eshte nje alarm qe na ben te mendojme se duhet te forcojme me teper organizatat tona te shoqerise civile, ti forcojme me perkushtim kohe, me mbeshtetje financiare, dhe mbi te gjitha me angazhim serioz me keto pune, qe te mos mbesin gjithmone ne mes ashtu sic ndodh shum shpesh…

  • Nuk thua shyqur qe nuk u prononcua KMSH se do kish dale ndonje i mjere i cili do ngaterrohej me fjalet e veta dhe nga turpi do na detyronte te gjithve te nderrojme stacion.

  • Pergezoj perzemersisht vella Vehapin per percimin e mesazhit ne formatin e nje kritike dashamirese, gje e cila duhet te kuptohet dhe perceptohet ne kendveshtrimin real dhe analizen substanciale te ceshtjes se trajtuar. Realisht, KMSH-ja vezhdimisht ka hasur probleme ne lidhje me mbulimin mediatik te çeshtjeve qe shqetesojne ne te vertete te gjthe shqiptaret. Eshe e domosdoshme qe KMSH-ja dhe te gjitha shoqatat islame te dalin nga korniza e tyre per te kryer ritet fetare, festimet ne bajrame. Duhet te jemi shume me te ndjeshem ne analizimin e te gjitha proceseve jetesore te shoqerise tone.

  • Selam te gjithe!

    Faleminderit per komentet qe bashkendajne te njejtin opinion dhe per ato qe mendojne te kunderten/ndryshmen.

    Duke pare komentet, lind nevoja te bej nje saktesim. Nese te gjitheve ju kujtohet, per ceshtjen e shtatores se Nene Terezes u realizua nje sinergji e papare me heret mes organizatave muslimane, mendoj se nje sinergji e tille nuk kishte pse te mos arrihej edhe tani.

    Megjithate, detyrimi per te mbrojtur vlerat nuk eshte vetem i organizatave. Ata kane me shume mundesi publike per ta bere kete. Por, tekefundit, secili individ duhet te beje hisen e tij te punes ne kete drejtim.

    P.sh. dje, ne nje emision televiziv qe i kushtohej kesaj ceshtjeje, merrte pjese edhe nje perfaqesues nga Komuniteti Musliman i Shqiperise.

    Selam!

  • …te pakten KMSH-ja eshte e ndergjegjshme qe ne planin moral Islami eshte shume i moralshem me femren dhe shume i pamoralshem me mashkullin…Selam!

    • Dukesh rob i qute, hafsa. A mundesh ta elaborosh i cik mo shume ate qe ke dash me thone. Me duket se rezonon per bukuri me ato qe ke dash me thone ene here tjera. Rrofte interneti!

  • Me teper se te harxhojme kohen duke bindur te tjeret pse nuk duhet te legjitimohet prostitucioni apo martesat gay, pse nuk e harxhojme duke i bindur se poligamia eshte zgjidhja e vertete? mendoj se me e mira eshte t’i qasemi problemit ne kete forme.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *