e-zani.

 

Para pak ditësh gazeta Shekulli sillte shkrimin e Simon Puta, ish deputet i PD – së, me titull Le të mësojmë nga Ataturku. Autori ka marrë penën të shkrujë i nxitur nga një njoftim i kreut të Bashkisë së Tiranës, z. Lulzim Basha, në lidhje me ndërtimin e shumëpërfolur të një xhamie të re në Tiranë. Autori e zë në gojë punën e xhamisë si një ndër shkopat që po na pengojnë trenin tonë drejt udhëtimit për në Evropë.

Treni europian i Shqipërisë nuk  çan përpara nga pesha e rëndë e kushteve  që duhet të plotësojë  politika shqiptare si edhe nga sherret për vjedhje votash  e  vrasje  të katër qytetarëve. Në vend që ky tren të lehtësohet nga kjo barrë e rëndë, i shtohen përditë të tjera. Lajmi për ndërtimin e një vepre të re kulti në Tiranë u dha disa ditë më parë nga kryetari i bashkisë. U dha si urdhër që nuk lejonte diskutim, por që sikur “zbutej” duke vazhduar se “do të thirren arkitektët më të mirë, për t’a projektuar”! Nuk u kërkua mendimi i përparuar intelektual nëse duhet ndërtuar kjo vepër e re kulti apo jo.

Por këtu autori gabon dhe duket që po shkruan i painformuar për atë që kërkon të trajtojë. Së pari, debati mbi ndërtimin e xhamisë është trajtuar gjërë e gjatë dhe pjesë e këtij debati është pasqyruar edhe në këtë blog.  Duket se autori nuk e ka patur mëndjen në gjërat që kanë ndodhur e janë debatuar në shtyp qysh përpara zgjedhjeve të kaluara lokale. Por është interesante të mendosh se si u aprovua ky shkrim i painformuar dhe i paargumentuar nga redaksia e gazetës Shekulli kur është se kjo gazetë ka pasqyryar gjerësisht këtë debat, sidomos nga fakti që debati për xhaminë e re u soll në retorikën politike nga ish kreu i Bashkisë së Tiranës, z. Edi Rama – organ i të cilit kjo gazetë ka kohë që është kthyer. Duket sikur për redaksinë e Shekullit i vetmi kriter për pranimin e këtij shkrimi ka qenë fakti se në të atakohet kreu aktual i Bashkisë, z. Basha, duke injoruar faktin se ka një histori jo fort të largët që i paraprin këtij debati dhe që vetë gazeta Shekulli ka qenë pjesë e tij.

Z. Puta nuk ka të drëjtë kur thotë se:

Kjo histori është përsëritur edhe vitet e kaluara kur janë dhënë lejet e ndërtimit për kishen ortodokse e katolike me te vetmin ndryshim se ndërsa dy të parat kanë kalue në heshtje, lejes për xhaminë politika po i bën jehonë mediatike (!!).

Dallimi është në faktin se kisha ortodokse dhe ajo katolike janë në fakt të ndërtuara, pa debate e pa kërkuar leje nga “mendimi i përparuar intelektual” si kërkon z. Puta për xhaminë. Ndërsa xhamia nuk është ndërtuar ende, e penguar prej politikës. Shteti laik, që na kërkon z. Puta, e ka bërë tërkuz prej 20 vjetëve ndërtimin e xhamisë dhe myslimanët vazhdojnë falen trotuareve. Xhamia është penguar të ndërtohet në tokën që Toptanasit dhanë vakëf për myslimanët, ndërkohë që kisha katolike u ndërtua në tokë të Toptanasve pa leje të tyre, por e rrëmbyer nga shteti, ndërsa kishës ortodokse ju dha lulishtja karshi Ministrisë së Brendshme. Z. Puta pretendon se:

Vetëm artikulimi i një nisme të tillë është turp për politikën tonë, pasi xhamija, si vepër kulti i takon komunitetit fetar përkatës të merret me të, e jo “shtetit laik”. Por politika, me sa duket, jo vetëm që nuk i kupton kufijtë e saj, por na kërkon edhe ta brohorasim si “sukses e arritje”.

Por duke tejkaluar tabllonë gjysmake të z. Puta, pyesim: zotëri, cili rast, në fakt, tregon cënim të laicitetit? Përkujtojmë se ndarja e shtetit nga feja nënkupton që shteti nuk tregon preferencë apo siguron mbështetje të njëanshme të një feje ndaj një tjetre, por ajo që ka ndodhur ka qenë pengimi sistematik i myslimanëve në ndërtimin e objekteve të kultit ndërkohë që janë krijuan të gjitha mundësitë për avancimin e projekteve të të dy komuniteteve të krishtera në vend. Dhe kur pushteti vendor, deklaron që kjo padrejtësi do vihet në vend – gjë që do e besojmë kur ta shohim – z. Puta akuzon kryebashkiakun për fanatizëm, një lidhje e drejtëpërdrejtë midis fesë islame dhe fanatizmit, parandalim – pretendon autori – i “rilindjes sonë moderne.”

Z. Puta e mbyll duke bërë thirrje që:

të mësojmë  edhe nga Ataturku i madh që e bëri Turqinë moderne duke e zhveshur shtetin nga islamizimi që i kishte zënë frymën e që për fat të keq na ishte imponuar edhe ne, shqiptarëve, me dhunë.

Jemi gati ta debatojmë z. Puta apo këdo që pretendon të hedhë parrulla e sllogane për identitetin tonë fetar duke na e përfolur këtë identitet si të dhunshëm dhe të imponuar, duke i përkujtuar atij dhe gjithë të krishterëve të tjerë se janë dëshmi e kontradiktës që shprehin. I kujtojmë gjithashtu se ne myslimanët shqiptarë sot, që kemi vite që falemi në trotuare se e drejta e xhamive na është mohuar nuk jemi bërë myslimanë nga turku se turku ka 100 që është larguar dhe në mes kanë qenë prezentë dhe komunistët, që si z. Puta, ishin kundra ngritjes së xhamive. Fenë me dhunë z. Puta le ta kërkojë dhe ta gjejë ku të dojë por për sa na intereson ne myslimanëve, shantazhi kundra ndërtimit të objekteve të kultit mysliman apo praktikave fetare myslimane në vend është dhunë ideologjike e fanatizmit që kërkon të mohojë prezencën e myslimanëve në këtë vend. Është gjithashtu tregues se anëtarë të bashkësive të krishtera në këtë vend ka kohë që i kanë vënë shkelmin balancave mbi të cilat është ndërtuar bashkjetesa fetare në këtë vend, bashkëjetesë që ka qenë, në fakt, produkt i një kohe kur etosi i fesë Islame frymëzonte politikat e shtetit Osman.

Comments

  • nëse ky n’a qenkëka intelektual le t’a di se për këtë ndertim nuk merret mendimi i intelektualëve por ka ca norma të tjera qe duhen plotesuar dhe ne fund eshte referendumi ai qe i jep zgjidhje. jane vetem 30% me te shtyme dhe n’a jane ngritur kisha madheshtore si kerpudhat mbas shiut, madje edhe ne dere te Ministrise e cila eshte e detyruar te mbroj sovranitetin e shtetit Shqipëtarë.

  • Pra sipas Putes, i bie qe ai te jete pjese e “mendimit te perparuar intelektual” derisa ai nuk qenka konsultuar per punen e xhamise…

  • Z.Puta thjeshte ka treguar injorancen e vete mbi ceshtjen dhe nuk ja vlen ti japesh asnje lloje rendesije ketyre lloje shkrimeve nga tipa si ky.Me keta lloje tipa vlen shprehia”Mos u mundo te mesosh nje derr te kendoje,humbet kohen dhe shqetson derrin”

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *