e-zani.

Vendoset përfundimisht për Namazgjanë

 

Komuniteti Musliman ka refuzuar ofertën e disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak, për ta ndërtuar Xhaminë e Re në Parkun Rinia. Gjithçka është vendosur në mbledhjen e sotme të Komisionit për Ndërtimin e Xhamisë së Re, të ngritur në bashkëpunim midis Basjkisë së Tiranës dhe Komunitetit Musliman. Mbledhja ka pasur si qëllim përcaktimin përfundimtar të truallit ku do të ndërtohet xhamia, i cili ka kaluar ndërmjet shumë alternativave, në një odise të gjatë zvarritjesh politike. Alternativa më e fundit e ofruar nga Këshilli Bashkiak ka qenë trualli i Parkut Rinia. Ky propozim u bë në mbledhjen paraardhëse nga Maksim Begeja, anëtar i këtij këshilli, gjë që fillimisht gjeti miratimin e pjesës më të madhe të komisionit, përfshi edhe vetë Selim Muçën. Mësohet se ndërkohë, Nënkryetari i KMSH-së Gazmend Aga, nuk është shprehur pro kësaj oferte, ndërkohë që Kryetari i Bashkisë Lulëzim Basha, kërkoi një seancë tjetër, me qëllim që palët ta mendojnë edhe këtë alternativë. Në mbledhejen e sotme, Selim Muça ka ndryshuar krejtësisht qendrim, duke u shprehur kategorikisht kundra ndërtimit të xhamisë në Parkun Rinia, duke e vendosur këtë vendim si kusht të panegociueshëm. Kjo i ka mbyllur të gjitha bisedimet, duke vendosur përfundimisht truallin e Namazgjasë, si vendin ku do të ngrihet kjo Xhami e Re e Kryeqytetit.

Trualli i namazgjasë ka kohë që është hedhur si ofertë nga Bashkia e Tiranës, por ndërkohë, komisioni ka diskutuar mbi pamjaftueshmërinë e këtij trualli, për përmasat në të cilat mendohet të ndërtohet xhamia. Pikërisht, kjo ka qenë edhe arsyeja përse bashkia sugjeroi Parkun Rinia, si një hapësirë më të përshtatshme për ndëtimin e xhamisë, për shkak se ky truall ka hapësirën e nevojshme për këtë vepër arkitekturore, si ofron një vlerën shumë herë më të madhe, për shkak të pozicionit ku ndodhet, duke qenë në bulevardin kryesor të Kryeqytetit, në zonën më të frekuentuar për qytetarët në orët e tyre të lira. Nuk dihet ende përse KMSH-ja e ka refuzuar një ofertë të tillë. Gjatë mbledhjes Muça nuk ka dhënë asnjë sqarim për këtë, për më tepër kur, dy ditë më parë është shprehur entuziast për ofertën e bashkisë. Zëra nga Komuniteti Musliman bëjnë të ditur se arsyet e refuzimit, kanë të bëjnë me drojën e drejtuesve të  këtj institucioni për ndonjë sabotim të mundshëm. Sipas tyre, ata kanë dashur të refuzojnë një truall, që mund t’u krijojë probleme nga aktorë të ndryshëm në opinionin publik.

Megjithatë, duhet thënë se vendimi është marrë pa asnjë konsultim të gjerë brenda strukturave të KMSH-së, si dhe aktorëve të ndryshëm të jetës fetare në vend. Të pranishëm në mbledhje nga ana e Komunitetit Musliman, përveç Kryetarit Selim Muça, Nënkryetarit Gazmend Aga, Myftiuy të Tiranës Shaban Saliaj, ka qenë vetëm Pëllumb Vorpsi, i ftuar nga KMSH-ja si përfaqësues i besimtarëve, ndërkohë që Kryetari i Forumit Musliman, Fisnik Kruja, nuk ka marrë pjesë në mbledhje si rezultat i refuzimit të postit të Këshilltarit në këtë institucion, të bërë pak ditë më parë, për shkak të vendimit për shkarkimin e imamit të Medresesë. Vorpsi ka qenë i vetmi zë pro ofertës së Bashkisë, por që nuk ka mundur dot të shprehet përballë vendimit të bërë fakt.

Comments

  • Fatkeqesisht deri tashti xhemati nuk eshte degjuar, dhe Vorpsi, po persillet larte e poshte duke u shfrytezuar per keq nga strukturat drejtuese.

  • Selam mbi muslimanet.

    Si ka mundesi qe shikoni vetem zi. Mire qe futni fitne gjithandej por edhe ketu me shpifje dhe fitne. Me mire beni ndonje shkrim per gjithe ata jo besimtare qe kani filluar te dalin kunder ndertimit te xhamise.

    Dhe nje gje perderisa jeni kaq te hapur pse nuk me botoni komentet ne shkrimet e tjera qe jane me fakte dhe emra. Apo keni frike nga e verteta.

    Gjithsesi ka dhe vende te tjera ku mund te filloj te shkruaj per te verteten.

    SELAM Muslimanve jo Fitnexhijve (E.M)

    • Ty Dritan ne kontrast me emrin tend te paska ikur rryma. Cilen quan shpifje zotrote lajmin korrekt te cilin e paqyruan dhe mediat e tjera. Sic ke koken te vjen dhe festja thone te urtet, por zotrote ke zgjedhur log te gabuar se ky vendy ketu te hyn si thes ne koke dhe te pamundeson pamjen. Hidhu andej nga “bahcja me karafila” dhe flladitu me arome lulesh fallco qe sprucojen me hig tech imitime parfumesh.

        • Ketu qendron ndryshimi i blogut tone, sepse ne nuk botojme gjera per te riperseritur qe e thone te gjithe, por ofrojme informacion me te rezervuar. Ne ketu nuk po tregojme thjesht perfundimin, qe e dine te gjithe, por edhe ate cfare ndodhi deri ne arritjen e tij. Ne rastin konkret, oferta e Bashkise per Parkun Rinia dhe diskutimi i ketij varianti, eshte nje informacion qe, mendojme se na vlen te gjitheve, qofte edhe thjesht per te ditur sesi merren vendimet nga drejtuesit tane.

        • O Z. Besimtar, me rregullin e famshem te treshit, ose Bashkia e futi Parkun Rinia ne loje, ose KMSH, ose e “shpifi” Ezani. Kjo e fundit bie poshte pederisa dhe mediat e tjera e konfirmuan si lajm perfoljen e Parkut dhe vendosjen perfundimtare per Namazgjane. KMSH nuk ka mundesi ta kete futur ne loje perderisa e refuzoi, pra i mbetet Bashkise, Keshillit Bashkiak me sakte, t’a kete propozuar si alternetive, debatet e atyshme i mbetet t’i sqarojne protagonistet.
          Ezani eshte me konfidencial ne lajm se mediat e tjera per vete ndjeshmerine ndaj aktualitetit qe lidhet me fene ne vend, kjo shpjegon se lajmet i merr mes besimtareve te cilet aktiviteti i perditshem i lidh me nje mori informacionesh dhe ngjarjesh te cilat para publikimit mbeten per tu verifikuar.
          Meqe shqetesimin e shtron si besimtare, perse nuk shqetesohesh qe institucioni qe e ka per detyre informimin mbi zhvillime te tilla te rendesishme nuk leshon asnje deklarate per shtyp. Personalisht mua me shqeteson me teper hermetizmi i KMSH se sa lajmi i cili ne menyren se si vilet mund dhe te kete subjektivizem, kjo eshte natyra e medias. Po ta lexosh me vemendje lajmin me siper, pjesa me e rendesisheme eshte qendrimi i saje mbi faktin se njoftime te tilla, ne mungese te njoftimeve zyrtare, duhet gjurmosh dhe ti shtjellosh vete.
          Mesou te ngresh pjacen drejtoje vemendjen ndaj institucioneve, mos kritiko burimet alternative te informimit.

          • 1. Mbledhja me sa di une nuk ka qene e hapur.
            2. Cdo lajm i marre nga nje person mbetet per t`u cekuar!
            3. Lajmi eshte marre vetem nga nje person qe vrapon lart e poshte si perfaqesues i xhemateve (Pellumb Vorbsi).
            4. Sa te tjere jane pyetur nese lajmi eshte i vertete. Nese bashkia do e kishte mbeshtetur a nuk do e bente publike dicka te tille? Dhe une mund te them nga burime konfidenciale ndodhi keshte e ndodhi ashtu por puna eshte sa te verteta jane???
            Nuk kritikohen burimet alternative sesa kritikohet vertetesia e tyre.
            E-zani eshte 20 metra larg kmsh`se. Te shkoje ti marre nje interviste Selimit dhe te shohim c`qenka e verteta.
            Me fitne nuk arrihet gje vellezer

          • Mbledhja nuk ka qene e hapur, por njerezit nuk kane mbetur ne mbledhje, kane dale me pas prej andej. E dyta, Ti nuk e di fare se nga e kemi marre ne lajmin, keshtu qe mos i hidh hamendesimet per fakte. Per hir te se vertetes, kemi te pakten 3 burime qe na konfirmojne kete qe kemi shkruar, dhe burimet nuk jane vetem nga pala e muslimaneve ne mbledhje. Se treti, fakti qe Bashkia nuk eshte prononcuar, nuk do te thote se kjo qe themi ne nuk eshte e vertete. Jo per gjithcka qe diskutohet behet prononcim.
            Pervec kesaj, duhet te dish se Maks Begeja, qe ka bere prononcimin eshte perfaqesues i Keshillit Bashkiak ne Komision. Po keshtu edhe Tahir Muhedini qe u shpreh entuziast ndaj propozimit te Maksit. Edhe Basha u shpreh pro shqyrtimit te ketij varianti. Te pakten, nuk u shpreh kundra, madje, ne nje moment eshte shprehur optimist edhe ndaj frikes per reagimet qe mund te priten, duke hedhur opcionin e referendumit.
            Fundja, edhe une nuk besoj kollaj se kjo xhami mund te behet ne Parkun Rinia dhe ndoshta ka qene nje opcion qe nuk mund te shprehe vendimin perfundimtar te Bashkise, por perse te refuzohet me kaq vendosmeri? Per me teper, perse te mos konsultohet me aktore te tjere?
            Gjithsesi, lajmi eshte i sakte. Qe une te shkoj dhe ta konfirmoj ne KMSH, me duhet fillimisht nje argument serioz se jam informuar gabim. Por edhe sikur te ishte keshtu, KMSH-ja nuk eshte vendi i duhur per te zbuluar te verteten, sidomos ne te tilla raste. KMSH-ja ka gjithe jeten qe punon per ta fshehur te verteten, duke i bere punet gjithmone naten. Megjithate, kushdo prej tyre, eshte i mirepritur dhe te vije e te na konfirmoje te verteten, nese ne gabojme. Ne do t’ia botojme me shume kenaqesi dhe jo vetem kete, por cdo objeksion qe mund te kene ndaj E-zanit. Por nuk mendoj se do ta bejne kete, per sa kohe qe nuk e bejne ne faqen e tyre.

          • Te thuash se E-zani po ben fitne sepse po ofron informacion, do te thote se uniteti ruhet vetem duke fshehur te verteten.
            Te thuash se ai qe denoncon zullumin eshte fitnexhi do te thote se zullumqari eshte mbrojtes i unitetit.
            Rrefimi i te vertetes nuk mund te jete fitne dhe opozitarizmi ndaj nje institucioni qe, ne konseguence shfaq shperdorimin e autoritetit, nuk mund te jete fitne. Institucioni ne fjale, eshte ai qe po godet me sa i ha krahu imamet tane. Fitnen kerkoje ne deren qe po mbron. Madje jo vetem aty, por edhe tek vetja. Te mbrosh fitnexhiun eshte fitneja me e madhe.

  • Ka dy aspekte njera procedurale qe ndjeke kmsh qe eshte gabim, pra qe nuk pyet fare për opinionin e besimtareve, por ben sic thone nje grup i vogel njerezish dhe tjetra perfundimi, une vete jam dakord me perfundimin, por jo me rrugen e ndjekur, pra perfundimi i sakte aspak nuk e perligj rrugen qe ata ndjekin.
    Në fakt toka e parkut rinia është alamet vendi, por unë kam frikë se ai vend do të na hapte probleme te mëdha, pa i hyrë faktit nëse e kanë me qëllim të keq apo jo, po e konsideroj se propozimi ka qenë i sinqertë nga ana e bashkisë dhe vërtetë xhamia do të niste të ndërtohej aty tek ky park, por pa mendo pak në një vend si ky i yni ku toka nuk është e jona edhe pse është konpensim, e ku ai është parku më i madh publik në qendër të Tiranës dhe më i frekuentuari në çdo kohë të vitit, sidomos në rast festash nga qytetarët e Tiranës, çfarë reagimi do të kishte nga shumë qytetarë të Tiranës të cilët natyrisht në këtë rast do të instrumentalizoheshin lehtë nga çdo kush që do t’i thoshte jo xhamisë në atë vend? Ne nuk mund të jemi moskokëcares ndaj opinionit publik ne kete rast, per me tper ku nuk po shkelet ndonje parim fetar ne kete rast.
    Të mos harrojmë se Rama fitoi simpati në kryeqytet në fillimet e tij pikërisht sepse pastroi këtë park nga kioskat (dhe Lanën po ashtu), pra hapi një hapsirë publike të gjelbër për qytetarët, e ndjeshmëria fetare e islame tek ne nuk është aq e lartë sa njerëzit e dale vetëm 20 vjet më parë nga ateizmi komunist tu duket normale që ti tu zësh parkun për të bërë xhami, edhe pse ti e ke nevojë të domosdoshme xhamine. unë mendoj se ai vend edhe pse për ne është shumë ideal do të na shkaktonte probleme të një imazhi të keq në publik dhe më shumë do të humbim pikë sesa do të fitonim, dhe ndoshta as xhamia mund të mos ndërtohej për shkak të reagimit të qytetarëve e më gjerë.
    me sa më kanë thënë gati 7000 m2 do të ziheshin aty nga ndërtimi i xhamisë dhe kaq nuk janë pak nga parku, kjo do të shkaktonte vërtetë një zallamahi të madhe publike me gjithë ata aktorë publikë e mediatik që do të kundërshtonin.
    edhe pse për tokën e namazgjasë do bëjnë llafe, por së paku reagimi do të jetë më i vogël dhe së paku ajo është toka e jonë dhe si park nuk është në nivelin e parkut rinia për nga pozicioni, madhësia dhe frekuentimi, kështu që reagimi kundra për të do të jetë shumë herë më i vogël. ne nuk kemi asnjë interes që nga një komunitet që fton njerëzit në fe të bëhemi antipatik për ta për diçka për të cilën nuk është ndonjë gjynah fetar të sakrifikojmë dhe të pranojmë një pozicion më pak të volitshëm për xhaminë, ndërkohë që misioni ynë më madhor është të ftojmë njerëzit në fe dhe xhamia për këtë duhet na shërbejë dhe është absurde që xhamia të bëhet shkak për të kundërtën. Allahu e di më së miri, por gjithsesi ky ishte një mendim personal, që edhe pse kam goxha rezerva dhe kritka nga mënyra sesi operon KMSH-ja kjo nuk bën të mbroj atë që më duket e arsyeshme, qofte edhe publikisht, qoftë kundra apo pro. (sepse nuk jam komplotist sic me akuzon ndonjeri ne kmsh, se paku njerzit e kmsh duhet ta dinë mirë se zyra që kanë në atë institucion nuk duhet të shihet kurrë si pronë personale apo klanore)

  • i thone nje fjales njeri hesh gurin ne pus dhe 100 te mencur s’arrijne ta nxjerrin. Ajo ishte nje shashke per ta zvarritur edhe me teper procesin 19 vjecar te xhamise se re ne Tirane. Parku Rinia eshte nje perralle me mbret dhe ne lajmet publike kjo eshte propozuar nga M. Begeja dhe mbeshtet nga M. Tahiri thjesht per ti bere karshillek Kishes perballe, pra per propozim per inat te kaurrit. Ne kemi muslimane qe jane kundra Namazgjase pse qenka lulishte, jo me te flasim per Parkun Rinia.

    • Po ti, ke zbuluar edhe nietin e Maks Begejes?
      Propozimi erdhi nga ana e Begejes dhe gjeti mbeshtetjen e pjeses me te madhe te komisionit. Komuniteti nuk kishte perse te refuzonte me kaq vendosmeri. Tek parku, sido qe te jete eshte me mire se tek Namazgjaja. Pune tjeter nese behej apo jo.

  • Zera brenda Bashkise thone se dy jane parkimet nentokesore qe do te behen ne qytetin e Tiranes. Sheshi perballe stadiumit Qemal Stafa (nuk po me kujtohet emri) dhe vendi tek parku rinia. Nese eshte keshtu pse duhet ti besojme disa vetave qe dalin me nje propozim krejt te ri dhe terheqes? Pervec kesaj mendoj se duhet te kete edhe politika te tjera qe sigurisht nuk jane ne favor te myslimaneve. Une detaje te tjera nuk di, por e besoj fuqimisht qe kmsh do te bej me te miren per kete xhami.

  • Te Parku Rinia ndertimi i xhamise mund te zgjaste edhe 10 vjete te tjera.Do sillte dhe nje sere problemesh te tjera.KMSH eshte treguar mjaft e matur qe ska rene pre e kesaj.

  • Do te ishte me interes nese ezani do te arrinte te siguronte nje interviste me Pellumb Vorpsin, per te patur nje ze autentik rreth asaj se si jane zhvilluar negociatat dhe sesi i sheh ai keto zhvillime edhe nga kendveshtrimi i perfaqesuesit te besimtareve, cilesi me te cilen ai ka qene i ftuar.

  • E kuptova Pellumb Vorpsi qenka spiuni dhe jo ai qe ka qene pro propozimit (te kote per mendimin tim pasi nuk ka burr nene qe Sali Berisha te jape token te parku rinia). Me sa di une kjo nuk ka qene oferta e bashkise por thjeshte nje tymnaje per te zgjatur edhe me shume me qellim mos ndertimin e xahmise.
    Me cpo shoh blogu juaj qenka kunder cdo gjeje (avokat i djallit).
    Jam shume i sigurt qe nese do te vendosej te parku rinia ju do ta kishit kundershtuar serish duke thene se po i prishet e vetmja hapsire publike apo s eshte e vertete.

    • Adnan, si avokat i engjejve te KMSH-se qe po behesh, tregohu i sakte e mos i merr per fakte hamendesimet e tua. Ku e pe qendrimin e E-zanit per tek Parkun Rinia?!
      Shkrimi me siper eshte informues ne lidhje me ate cfare ka ndodhur dhe E-zani nuk ka mbajtur kurrfare qendrimi. Ne kemi sjelle informacione qe nuk i ka sjelle askush per te zbardhur menyren sesi kane rrjedhur gjerat dhe kaq. Kete e bejme ne respekt te lexuesit, i cili duhet te informohet per cfare ndodh. Dhe meqe KMSH-se i mungon transparenca dhe gjithcka e ben ne fshehtesi, po e bejme vete kete pune.
      Ne rastin konkret ne nuk jemi shprehur as se jemi pro as kunder truallit tek Parku Rinia. Ajo per te cilen kemi rezerva dhe kritika, ka te beje me mungesen e transparences dhe mosdiskutimin e ceshtjes ne rrethe me te gjera besimtaresh. Ne jemi kundra faktit qe KMSH i merr te gjitha vendimet ne koke te vet, pa u konsultuar aspak me njerezit qe perfaqeson. Gjithashtu, ka qene e nevojshme qe KMSH te sqaroje, publikisht, por edhe ne mbledhje arsyet zyrtare te mospranimit te ofertes qe i eshte bere.
      Ne nje fare menyre, ne e kemi lehtesuar KMSH-ne ne kete shkrim, sepse, kemi bere te ditur edhe arsyet e pashprehura te tyre per mospranimin e Parkut Rinia. Pra, po i lehtesojme pune, duke e thene ne, ate qe ata vete nuk kane kurajo ta thone. Nese nuk do ta kishim bere kete te fundit, patjeter qe efekti publik mbi KMSH-ne, hija e dyshimit do te kish qene me e madhe. Por ne duam te jemi te drejte deri ne fund, ndaj edhe kemi treguar edhe arsyet qe ata shprehin nen ze per kete veprim.
      Gjithsesi, ne nuk kemi mbajtur asnje qendrim nese eshte apo jo e mundshme qe xhamia te ngrihet tek Parku Rinia, dhe nuk po gjykojme per kete.

    • Or Adnan, qenke shume interesant ti. “Me sa di une” thua, po cilin te marrim si informacion ne publiku, ate qe ke arritur te nxesh ti, apo lajmin i cili eshte mjaft korrekt, i krahasueshem dhe me ate qe dhane gazetat e Tiranes sot. Ty me duket te dogji komenti i Ezanit se KMSH i mer vendimet pa konsulte te gjere, pa debat publik. Ketu e ke hallin ti qe arrin te mesosh dhe licensen e avokateve te djallit

  • per mendimin tim dhe te namazgjaja do kemi shume probleme, sepse aty nuk mund te ndertohet xhamia pa u larguar me perpara parlamenti, dhe parlamenti nuk largohet nga aty pa u shembur piramida. Keshtu Berisha do na mbaje pezull me teper dhe do na terheqi nga vetja pasi dihet qe Rama nuk e lejon prishjen e Piramides. ne do vazhdojme te behemi pjese e lojes se tij.

  • Muslimaneve nuk ju duhet nje xhami tjeter ne qender, nuk kemi pse bejme xhami per inat te kishave, Xhamia Ethem Beu tashme eshte dhe inshallah do te mbetet kartolina e Tiranes, do te ishte me vend qe KMSH ne kompesim te kesaj hapesire te ndertonte nje institucion edukues multifunksional ne qender, institut akademik, bibloteke publike, hapesire per ekspozita, sipozjume, etj. Ose te kerkoje ndertimin e 5 xhamive ne periferi, e cila eshte nje nevoje imediate per pjesen me te madhe te besimtareve ne qytetin e Tiranes.

    • Po Ilir po, dhe ne keto institucione qe ti permend te punsoheshin dhe te benin kerkime e promovime profesore turq. Boll me turq i kane mbushur medresete dhe Bedrin sa jemi velerit. Me mire te bejne ate xhami qe te falet populli, te pakten te bejne ibadetin rehate se ambjente simpoziumesh per tolerancen dhe salla spektaklesh “sulltanem” ka, eficentet e Sema Holding do t’i fusin ne pune. Ato 5 xhamite ne periferi shifi ne enderr, KMSH dhe Sema Holding nuk kan ndertuar as edhe nje te tille ne Tirane, ti dashke 5 menjehere.

  • Selam Musliman,

    Z. Admin dhe Z. (E.M)

    Po ju paralajmeroj per here te fundit. Nese vazhdponi te mos publikoni komentet e mija qe po flas me emra dhe fakte. Me ndihmen e Allahut diten e hene do filloje pune blogu im ku e zeza dp paraqitet e zeze. Edhe emrat tuaj dhe jetesa juaj dhe e atyre qe po u dilni zot do jipet ashtu sic eshte.

    • Dritan, alejkum selam. Se pari me bllogun tend bej c’te duash. Se dyti, askush ketu nuk ka asnje obligim ndaj teje. Se treti, ne postojme pjesen dermuese te komenteve, edhe kur drejtohen kundra nesh, por nuk do lejojme kete forum qe ti te postosh flet-rrufe pese lekeshe. Nese sillesh dhe komenton m etiken minimale te nevojshme, ketu dyert jane te hapura. Por me kercenimet qe sjell bej c’te duash se nuk po impresionon njeri ketu.

      • I nderuar Admin,

        ne komentet e mija nuk kishte anje fjale fyese, denigruese ose percarse. Thjeshte emra dhe fakte.

        Besoj se ka ardhur koha qe te gjithe muslimanet ta kuptojne kush jeni ju ne te vertete. Kush jane udheheqsit tuaj shpirterore dhe cili eshte shkollimi juaj.

        we selam

        • O Dritano, qeke gallate ti. Vllajo, kupto qe i ka ik koha ketyne muhabeteve tuja ktu e njezet vjet perpara. Percarse mund te mos kene qene ato komentet e tuja, por kom fryke se do kene qene percart. Merre me javash plako, si t’ka hije.

        • Selam Dritan,
          Jam shume e cuditur me kembenguljen tuaj per te bere biografine e njerezve qe mendojne ndryshe nga ju. E c’rendesi ka se ku jane shkolluar X apo Y, secili prej nesh ka tru ne koke qe te beje analizen e vet per nje situate (qe eshte percjelle ne menyre shume korrekte ketu) dhe te jape mendimin persoal, nese mendon se ka ndonje gje per te thene qe i shton vlere debatit. Cfare lidhje ka shkollimi dhe lidhjet personale te personave te nje grupi me faktin qe KMSH nuk u konsultua me xhematin per xhamine. Ajo qe po diskutohet ketu eshte pikerisht procesi i vendim-marrjes. Pastaj pse doni te merrni persiper nje pergjegjesi kaq te madhe qe te gjykoni nese lidhjet shpirterore te dikujt tjeter? Me lehtshem vella, ka gjera te tjera per te cilat mund te indinjohemi me kete intensitet dhe te veprojme, e shoqeria jone eshte e mbushur me to.
          Me selame dhe lerja berjen e biografive atyre qe nuk e kane frike Zotin.

          • Selam,

            Se di pse keni kaq frike nga e verteta mbi persona te ndryshem.

            Keni te drejte qe komentet e mija ketu jane pa vend. Por asnje nga komentet qe kam bere tek shkrimet e tjera nuk jane botuar. Dhe jane me shume perbledhje se sa te kesaj teme.

            Biografia e njerzve ka te beje shume.

            Ka te beje shume nga i marrin leket keta persone qe gjithe diten drellin zinxhirin.

            Ka te beje shume frynezimi i tyre shpirteror.

            Ka te beje shume dhe Ihwanul muslimin ne Egjipt, Shoqata ardhmeria ne shqiperi, shkollimi online ne francem, Fetahu etj…

            E verteta vonon por nuk vonon…
            Noshta keto gjera KMSH nuk i di. Por ka shume prsona qe i dine. Noshta as ju nuk i dini emrat e tegjithe ketyre personava, por ka dhe nga ata qe i dine.

            Nese keta perpiqen te nxjerrin gabimet e KMSH bejne mire.
            Por besoj se ju duhet te jeni te gatshem te njihni dhe palen tjeter se KMSH po e njohim.

            Selam

    • Dritan Ymeri, na bej me dije kur ta hapesh blogun tend, me c’fare ta gugullisim, me emrin tend, me te KMSH; apo me te Semes. Mezi po presim “hapjen e dosjeve”.

      • Blogu do jete i imi.

        Nuk ka nevoje te gudulist. Sepse do i gudulise dhe ato qe ju thate. Gjithsesi besoj se do jete dicka interesante.

        Se kuptoj pse jeni kaq ne siklet kure themi qe ka grupime te tilla, njerz te tille.
        Jemi ne demokraci do i flasim gjerat sic jane. Edhe per KMSH edhe per e-zanin edhe…. per ata qe ndollen pas perdes.

        Selam

        • Blogu yt ka filluar te na gudulise qe tani. Mezi po presim hapjen e tij.
          Une nuk po kuptoj se ku e sheh sikletin ti. Me sa shoh, te gjithe e kane marre me sportivitet dhe humor. Agje me shume.
          Jemi ne demokraci dhe per kete arsye, nuk na sugjestionon asgje nga gjithcka ti the. Problemi yt eshte se ti nuk kupton se, gjera qe per ty jane “qameti”, per te tjeret mund te jene krejt normale. Bie fjala, per ty mund te jete tmerr te besh shkolle ne France, ndersa per te tjere, mund te jete dicka krejtesisht normale. Po keshtu, per ty mund te jete problem te jesh ihuan, per te tjere mund te jete krenari. Atehre cfare maske po cjerr?!

        • Personalisht te jap izen te merresh me cilin te do kokrra e qefit, me ihvane me titane edhe Tritane po deshe. Por ke nje problem disi te madh morali ne mes. Nuk mund te barazohet kurren e kurres “trasparenca” ne te cilen kembengul ti, pra e enteve dhe e personave private, me institucione te cilat ty dhe mua na perdorin per tu legjitimuar ne publik, si KMSH ne fjale. Metodologjia jote bie era komunizem, lufte klasash, ndersa perpjekja per trasparence dhe politika te drejta nga institucioni qe na perfaqeson, eshte parimore dhe jo personale. Te siguroj se nuk ka njeri ketu asnje pike sikleti per te verteten, kushdoqofte ajo. Ndersa kete reagimin tend une nuk kam tjeter menyre si ta perkthej, vetem si tentative te deshtuar shantazhi ndaj kritikes se drejte.

    • Vete dy jane motivet e perfundmit te mesiperm: ose interesi per shkak te lidhjeve me gylenxite ose injoranca. Perndryshe, te gjithe njerezit me nivel te larte intelektual qe une njoh, shprehin vleresimet me te larta per kete blog, duke e konsideruar si mediumin me te mire qe kane sot per sot muslimanet. Mjafton fakti qe ju lene juve ketu te postoni, gje qe as qe behet fjale neper faqet e nurxhive, tregon diferencat ne emancipim. Gjithsesi, shijet e vulgut jane te padiskutueshme.

    • Ne fund te leximit te artikullit del se nder te tjere qe e kane kundershtuar ndertimin e xhamise te Namazgjaja qenkesh Artan Shkreli. E tmerrshme.
      Besoj se ky njeri s’ka as goje e as fytyre te flase per faktin se Namazgjaja eshte monument kulture, kur Artan Shkreli dora vete i ka vene kazmen monumenteve te kultures, i ka shfytyruar dhe nxjerre jashte funksioni sa i deshi qejfi dhe xhepi atij dhe zullumqareve te tjere, jo vetem ne Tirane, por edhe gjetke ne qytete te tjera te Shqiperise. Per shembull, durrsaket kane perdite perpara syve ndertimet e tmerrshme ne murin e kalase se vjeter te Durresit, tashme i percudnuar. Po ashtu bash mu ne qendren e Durresit, ku sot jane ndertuar pallate shumekateshe gjate germimeve per ngritjen e themeleve te pallateve jane gjetur pasuri arkeologjike qe datojne qe ne kohen e Perandorise Romake (shtepia, hamame etj)dhe Instituti i Monumenteve (asokohe ishte Artan Shkreli ne krye te tij) dha leje t’u vihej kazma ketyre pasurive te pacmueshme e per t’u pasur zili. Dhe Namazgjaja po i dhembka shume ketij. Sigurisht Artan Shkreli do donte te mos ndertohej fare xhamia duke shpalosur kesisoj ate qe ka me bollek ai dhe tarafi i tij hipokrizine edhe maskarallekun.

  • Pertej menyres se si eshte vendosur, une mendoj se te dy vendet jane shume problematike. Parku Rinia akoma me shume se Namazgjaja. Ka nje opsion te trete i cili i zbut shume gjakrat dhe me duket mese i realizueshem. Bashkia sapo mbyllli konkursin per zgjatimin e bulevardit Zogu i Pare (tek treni). Mesa di asgje nuk eshte vendosur sepse u zgjodhen projektet e dy firmave te cilat do te ridiskutohen per te vendosur fituesin. Le te kerkohet vendi per ndertimin e xhamise aty.

    Keshtu separi xhamia e re mund te kete hapesiren e nevojshme pa u ngucur. Se dyti, ngelet buze bulevardit dhe me nje perspektive per te ardhmen. Se treti nuk zeme hapesira publike qe mezi jane dhe se fundmi nuk futim ne sherr gjithe dynjane.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *