Tahir Kukiqi – Ferid Bedrolli – foto Jan Somma-Hammel

Drejtuesit e Qendrës Kulturore Islamike në Tompkinsville pretendojnë se raporti i departamentit të policisë së Nju Jorkut i akuzon padrejtësisht.

Raporti liston vendet e rrezikshme të shqiptarëve ku përfshihen një xhami dhe gjashtë biznese. “Raporti ka trillim, jo fakte”, thotë Imam Dr. Tahir Kukiqi, mësues në shkollën islamike Miraj. “Kur pashë raportin u zhgënjeva”.

“Nëse po bëjmë diçka që nuk duhet na e thoni”. Ai i cilëson “totalisht të pavërtetë” atë që thuhet në raport se “Imami mund të ketë lidhje me xhaminë e Al-Farooq në Bruklin”.

Në raporti gjithashtu thuhet se komuniteti shqiptar ka mbledhur 5 milion dollarë për të ndërtuar xhaminë në vitin 1990. “5 milion dollarë janë shumë larg asaj që është mbledhur në të vërtet”, shprehet Kukiqi.

Kukiqi

“Ishte e vështirë të mblidhnim 475 mijë dollarë për të blerë këtë vend”, shprehet Imami tjetër Ferid Bedrolli i cili shton se u është dashur të trokasin në çdo derë për të mbledhur ato para për të blerë ndërtesën origjinale në vitin 1991. Pasi ndërtuan një xhami të re në vitin 1995, ish-presidenti Guy Molinari e cilësoi atë si një ndër ndërtesat më të bukura të Staten Island.

Ata shprehen gjithashtu se shumë nga bizneset e listuara në raport si vende të rrezikshme janë mbyllur apo kanë ndryshuar pronarë. Imam Bedrolli thotë se ata përkrahin këto biznese sepse janë afër qendrës dhe kanë produkte të stilit shqiptar.

Ata saktësojnë se raporti gabon për etninë e shqiptarëve. “Shumica e shqiptarëve në Staten Island vijnë nga Maqedonia” thotë Kukiqi. Gjithashtu ka shumë anëtarë nga Mali i Zi dhe disa nga Kosova dhe Shqipëria.

Ai gjithashtu kundërshton edhe pjesën ku në raport thuhet se grupi shqiptar injoron 99% të aktiviteteve komunitare.

Bedrolli

Kryetari i bashkisë Michael Bloomberg dhe komisioneri i policisë Raymond Kelli kanë vizituar qendrën e shqiptarëve. Madje pak ditë para publikimit të raportit, Kukiqi ishte takuar me Kellin, të cilit i kishte shprehur shqetësim lidhur me vëzhgimin e myslimanëve.

“Nuk jemi këtu për të kritikuar punë e policisë së nju Jorkut dhe nuk duam tu tregojmë se si duhet bërë puna” shprehet Kukiqi.

Ata mbështesin policin për masat ndaj terrorizmit pasi duan që komuniteti i tyre të jetë i sigurt por ta duan të vëzhgimi të jetë lega dhe ti përfshijë të gjithë.

“Nëse vëzhgohen vetëm myslimanët ky është një problem i madh, ky është diskriminimi”, shton imami. “Jemi pjesë e këtij shteti dhe kërkojmë të drejta të barabarta” përfundon Kukiqi. /F.Stafa/

*Marre nga Shekulli

Comments

  • Une kam qene disa here ne ate xhami dhe ajo eshte nje nga xhamite me te bukura dhe me te medha te Nju Jorkut. Shkolla islame Miraxh qe ky komunitet ka ndertuar eshte shpallur shkolla me e mire private e Nju Jorkut disa vite rresht. I pergezoj vellezerit e motrat e atij komuniteti per punen e jashtezakonshme qe kane bere dhe vazhdojne te bejne. Sa per spiunlliqet e NYPD nuk ja vlen te merakosen shume sepse NYPD thjesht kerkon te marre miljonat qe shkojne per terrorizmin nga buxheti federal i Amerikes dhe mundohen te bejne ndonje dokumnet “sekret” edhe pse po ta lexosh ate dokument vetem sekret nuk eshte se duket sikur te dhenat jane nxjerre nga interneti, ose nga Albanian Yellow Pages.
    Turp per NYPD qe harxhon parate e taksapaguesve per gjera te tilla pa vlere.
    Ja faqja e Albanian Yellow Pages ku mund te gjenden te dhenat e kompiluara nga raporti “sekret” i NYPD
    http://www.albanianyellowpages.com/cgi-bin/yb/index.pl
    Ja dhe disa video te realizuara nga kjo xhami shqiptare per xhamite e shkaterruara nga Serbet ne Kosove gjate luftes
    http://www.youtube.com/watch?v=SuTCXoynzMQ

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *