Diktatura e homoseksualitetit





E. Mërtiri

Ambasada Pink i ka kërkuar Kryeministrit që në 17 maj, të cilën lëvizjet gay e kanë shënuar si ditë përkujtuese kundër homofobisë, flamuri i kësaj lëvizjeje të ngirhet përkrah flamurit kombëtar në institucionet shtetërore. Kreu i kësaj shoqate, Altin Azizaj, është shprehur se do t’i dorëzojë Kryeministrit Berisha flamurin e kësaj lëvizjeje për këtë qëllim. Mesazhi në fakt ngatërrohet disi. Në dukje, ky akt përçon idenë se homoseksualët janë pjesë e kësaj shoqërie, në pavarësi nga orientimi i tyre seksual, i cili, tek e fundit është zgjedhje e tyre personale. Por, në fakt nuk është kështu. Ajo që përcillet në këtë akt nuk ka të bëjë me individin, por me kauzën. Akti legjitimon kauzën gay, si një kauzë kombëtare, si pjesë e filozofisë mbi të cilën ndërtohet kombi shqiptar. Flamuri gay, nuk është flamur i homoseksualitetit të ushtruar në intimitet, por është flamuri i një mënyre jetese, i një botëkuptimi mbi shoqërinë, që lëvizja gay synon t’a imponojë për të tërë njerëzimin.

Pyetja që shtrohet është se me ç’të drejtë i imponohet shoqërisë një kauzë që nuk i përket. Shumica e shqiptarëve nuk e duan homoseksualitetin. Ata nuk duan që ky fenomen të jetë i përhapur në shoqëri. Shumica prej tyre e konsiderojnë këtë sjellje si një punë të turpshme, e cila përbalt dinjitetin njerëzor. Mund të diskutojmë sa të duash nëse mendojnë mirë apo keq, por është e drejta e tyre të mendojnë kështu, – po përjashtojmë këtu teprimet që kalojnë në diskriminim. Sido që të jetë nuk mund të ketë asnjë parim drejtësie që t’u imponojë një shoqërie të tërë mendime që nuk i ka, për sa kohë që qendrimet antigay përfaqësojnë një masë të madhe njerëzish, në perëndim dhe kudo, të mbrojtura këto edhe nga qarqe serioze akademike e intelektuale, pavarësisht debateve që jan ndezur përgjatë dekadave të fundit. Për sa kohë shumica e njerëzve mendon kështu, ngritja e flamurit të një kauze të mospranuar nga shoqëria përkrah flamurit kombëtar, përbën përdhosje të simboleve të kombit.

Ajo që po bën lëvizja gay në Shqipëri është një abuzim i madh, i cili përfiton për shkak se e gjen këtë vend të papërgatitur për këtë debat. As qeveria, as organizma të ndryshëm të shtetit shqiptar nuk janë të përgatitur t’i trajtojnë siç duhet debate të tilla, ndëkohë që shoqëria civile, ashtu si në shumë aspekte, është e gjitha në unison pro kësaj kauze, për shkak të  varësisë së plotë që ajo ka prej burimeve financiare që e kanë krijuar e që e orientojnë. Gjithashtu, shoqëria civile është e papërgatitur nga ana shkencore për trajtimin e temave të tilla. Argumentet e artikuluara prej saj, ashtu si edhe në shumë çështje të tjera, janë sipërfaqësore, vetëm riprodhojnë argumentet e aktivistëve të huaj, pa e shtrirë dot informimin në rrethe akademike të tjera, jashtë materialeve të ofruara nga shoqatat donatore. Ka me qindra studime sot në perëndim që kundërshtojnë argumentet e lëvizjes gay, e megjithatë OJQ-të në Shqipëri sillen sikur këto të mos ekzistonin. Argumentet e tyre pro kësaj lëvizje janë të prera dhe definitive.

Nga ana tjetër, lëvizja gay e ka përdorur këtë mungesë njohurish edhe më abuzivisht duke hyrë në luftë mediatike me individë të ndryshëm nga politika, të cilët nuk kanë patur njohuritë e duhura për të mbrojtur deklaratat e tyre të shkujdesura. Kjo e bën realitetin krejtësisht fiktiv, ku debatet zhvillohen midis aktivistëve gay dhe individëve të rastësishëm, të cilët reagojnë nga ndërgjegjia e tyre, por pa qenë të përgatitur për t’a zhvilluar debatin në termat e duhur. I njëjti rast i përsëritur po ndodh edhe tashmë me Ekrem Spahinë, rast të cilën lëvizja gay po përpiqet t’a shfrytëzojë si demonstrim publik i fatit që e pret këdo që ka kurajon qytetare për të reaguar ndaj katraurës sociale që ata po synojnë të mbjellin në Shqipëri.

Në funksion të kësaj, një tjetër konceptim abuziv artikulohet prej lëvizjes gay. Në deklaratat e tyre më të fundit, ata i kërkojnë faktorit ndërkombëtar të ndihmojë Shqipërinë për t’u emancipuar duke u bërë njerëzore e demokratike. Nëse i qasesh me të njëjtin arsyetim, praktikisht lëvizja gay po fyen këdo që nuk pranon homoseksualitetin, duke e konsideruar të paemancipuar, jonjerëzor dhe jodemokratik çdo njeri që mendon se kjo është një sjellje e gabuar dhe në kundërshtim me moralin që duhet të ketë kjo shoqëri. Nga ana tjetër është ajo që po diskriminon shumicën normale të këtij vendi, duke i imponuar me dhunë të gjithë shoqërisë pranueshmërinë e devijancës së vet. Ky është dhunim i pastër i të drejtës së tjetrit për të shprehur mosaprovim për sjelljen e tyre.

Por, përtej kësaj, për çfarë emancipimi bën fjalë kjo shoqatë kur në të gjitha vendet e botës, këto tema janë objekt debatesh të mëdha?! Në fakt, hoseksualiteti është qartazi diçka e gabuar, por nuk po i hyjmë këtij diskutimi. Të paktën të pranojmë debatueshmërinë e çështjes. Nëse jemi kundër tij, jemi po aq të emancipuar sa e gjithë ajo pjesë e botës perëndimore që i kundërvihet kësaj sjelljeje. Përkundrazi, përpjekjet e kësaj lëvizjeje për të imponuar modelin e tyre shoqëror dhe agresiviteti me të cilin reagojnë ndaj çdo mospranimi të këtij modeli tregon pa dyshim mungesë emancipimi.

Ajo që po ndodh realisht në këtë vend, është një dhunim i hapur i lirisë së fjalës, i cili po bën që, në emër të një pakice që pretendon se diskriminohet, t’i mbyllet goja çdokujt që e shikon homoseksualitetin si një plagë shoqërore. Për pasojë shoqëria shqiptare po u jep mundësinë e sundimit sëmundjeve kundrejt shëndetit. Duhet thënë se, megjithë mospranimin shoqëror ndaj këtij fenomeni, lobi gay është një nga grupet me ndikimin më të madh në Shqipëri, i cili po i imponohet, tashmë përdhunshëm, opinionit publik.

Comments

  • çeshtja që parashtrohet në këtë artikull më duket mjaft me vënd dhe mjaft shqetësues. Përtej pozicionit të tyre dukshëm në minorancë pran limiteve të inegzistencës, fodullëku, agresiviteti dhe demostrimet e forcës kaq acaruese që shfaqin në deklarata apo dhe në reagime duken lemeritëse dhe neveritëse! Si i thojnë: “dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë”! Persëritja ësht nëna e dijes, dhe muslimant edhe pse e din shum mirë që janë të parët që i kundërshtojn (në vetvete) veprimet e tyre lodhen shumë t’i përsërisin her pas here në publik… Nejse, shoh shumë me vënd shqetësimet e artikullit të më sipërm, dhe ndonjëherë më mungon reagimi në bllok i muslimanve për disa çështje kaq të rendesishme, sikur shumica prej nesh nënvleftëson rëndesinë e reagimit se kinse gjithçka rregullohet vet. Jo gjithçka rregullohet vetë dhe për disa çështje na ka hije të ngejm zërin lart, ndoshta është pikërisht ajo çka kërkon “populli” prej nesh si musliman.

  • doja të shtoja dhe se më duket se në këtë shkrim çështja trajtohet në një mënyrë të pa parë gjetkë (të paktën nga unë). Prandaj, komplimente dhe për qasjen mjaft interesante dhe me vlerë! Më pëlqeu shumë shkrimi.

  • Autori shkruan:
    “Ambasada Pink i ka kërkuar Kryeministrit që në 17 maj, të cilën lëvizjet gay e kanë shënuar si ditë përkujtuese kundër homofobisë, flamuri i kësaj lëvizjeje të ngirhet përkrah flamurit kombëtar në institucionet shtetërore”.

    Pertej problematikes shume te drejte shkrimit, nderhyrja kaq e paturpshme e ambasades pink eshte mbase arroganca dhe imponimi me i pafytyre dhe me irritues qe mund te gjendet. Dhe pozicioni i shprehjes “heshtja eshte flori” nuk ka asnje kuptim nga asnje komunitet fetar,

  • Keto shkrime i qan fare, pa dasht me e tepru me shum me levdata. Inshaallah jane pjese e perpjekjeve te para drejt gazetave te mendimit, per konservatoret shqiptare.

  • Legjendat urbane thone qe Berisha i urren me gjithe shpirt gay-t por nuk ka ca ti beje Europes sepse ajo ia ka vene si kusht integrimi, pra ai behet bure tek gay-t. Pyes veten se perse nuk behet bure edhe ne kushtet e tjera te integrimit?

    P.s Shqiperia po ndryshon

  • Mendoj qe ne lidhje me qendrimet e muslimaneve, ka nevoje per nje reflektim. Tema eshte shume delikate dhe ka nevoje te trajtohet me kujdesin e duhur. Une i qendroj mendimit se muslimanet duhet te jene aktive ne kete debat, duke u angazhuar ne mbrojtje te pikepamjeve konservatore, te cilat nuk i mbron askush ne kete vend. Por nga ana tjeter, duhet te jemi te kujdesshem dhe te mos fyejme njerezit qe ushtrojne sjellje qe nuk perputhen me moralin tone dhe me vlerat shoqerore qe ne mbrojme.
    Duhet te dime te bejme dallim midis dukurise dhe njerezve qe e bartin ate. Ndersa ka nevoje qe sjellja te denohet me tere ashpersine qe meriton, ndaj njerezve qe jane te prekur nga ky fenomen duhet te sillemi me butesi e miresi. Duhet te kuptojme qe jetojme ne nje kohe ku njeriu e ka te veshtire te ndaje te verteten nga e paverteta. Bota e ka humur fillin e arsyes dhe shume gjera qe historikisht kane qene te qarta, sot jane te turbullta. Kjo eshte pasoje e modernitetit dhe e faktit qe sot njeriu eshte nje produkt i kultures se tregut, ku ai eshte reduktuar ne mall. Shkaku i kesaj zallamahie qe mbreteron ne jeten tone ka nje emer: modernitet. Ky modernitet i ka trazuar gjerat kudo duke kaotizuar vlerat shoqerore.
    Per kete arsye, nuk duhet t’i fajsojme njerezit, pse nuk kane kthjelltesine e duhur per te qene te mbrojtur nga dukuri te tilla. Ata jane thjesht viktima dhe nuk eshte mire te denojme viktimat. Njerezit nuk duhet te fajsohen pse mendojne gabim, per me teper ne nje kohe te tille te ngaterruar, ku mendimet e gabuara jane mese normale dhe te perhapura kudo.
    Kam para sysh, nje verejtje te Hmaza Jusuf, i cili u kerkon muslimaneve te tregohen te bute me homoseksualet. Ai keshillon qe ata te mos fyhen as ne pergjithesi, pasi Zoti i ka te hapura dyert e pendeses edhe per ta, dhe nuk ka perse t’i dhunojme me fjale. Shejh Hamza shprehet se shume prej tyre qe kane pranuar Islamin atje ku ai jeton dhe ata do te prekeshin nga nje gjuhe ofenduese ndaj tyre, pavaresisht se mund te kene hequr dore prej kesaj sjelljeje, ose mund te jene duke u perpjekur per t’a bere kete.
    Pra ne luftojme homoseksualitetin dhe jo homoseksualet. Qellimi yne nuk eshte te sulmojme njerezit, por veset e tyre, sepse ne nuk deshirojme ndeshkimin e njerezve, por sherimin e tyre.

  • Mirënjohje z. Mertiri për harmoninë tërësore në trajtimin e gjithë këndvështrimeve të çështjes. Mendoj se kjo nuk është çështje e një Qasjeje Konservatore por, Këmbëngulje për Normalitet. Norma është në mes e jo anash. Bërrylat e Fondamentalizmit Materialist që përdorin Dinastitë Bankare të Kamatës synojnë zhvendosjen apo relativizimin vlerave. Ato investojnë miliarda në propagandën artistiko-kulturore për prodhimin e sistemeve “të reja” të Norma-litete-ve rishtare për të shkurajuar çdo vlerë që mëton sundimin e tyre rrënues. Zëri qytetar i ngritur nga cilido për këto vlera është një ndihmesë Fisnike e Guximtare. Sërish MIRËNJOHJE!

  • Ergysi shkruan: “Pra ne luftojme homoseksualitetin dhe jo homoseksualet. Qellimi yne nuk eshte te sulmojme njerezit, por veset e tyre, sepse ne nuk deshirojme ndeshkimin e njerezve, por sherimin e tyre”.

    Do te duhej ta nisja nga fillimi i komentit tend, por po e nis nga fundi :). Me sa kam dijeni ne fene tone eshte i denueshem edhe vesi edhe personi. Por duke qene se jemi ne kushte, ku nje gje e tille eshte e papraktikueshme ne asnje lloj menyre, atehere i bie qe te mbajme ate qendrim qe ofron shejh Hamza Jusuf. Reagimet me ngarkesa negative vijne, mendoj une, edhe nga mungesa e debatit te mirefillte dhe intensiv intelektual, gje qe i le terren sjelljes agresive ndaj homoseksualeve&co. Sot nuk shtrohet problemi vetem i pranimit te fenomenit te homoseksualizmit, por i avancimit te kerkesave te tyre drejt marteses, te drejtes se adoptimit te femijeve, te fekondimit invitro ne rastin e lezbikeve etj (kujto referendumin ne Slloveni). Keto kerkesa egersojne ceshtjen dhe nuk i lene shume vend arsyes. Gjithsesi une besoj se reagimi i te gjitha komuniteteve fetare eshte teper i dobet, hiq ndonje ze ne median e shkruar si bie fjala Gjergj Meta tek gazeta Panorama. Shoqatat fetare te te gjitha kahjeve jane ne gjendje te plote apatie, a thua se problemi nuk i takon. Kjo eshte e pajustifikueshme ne rastin kur kemi te bejme me nje parade, e cila pavaresisht qellimit “kundra homofobise” eshte karshillek dhe provokim.
    Ne te gjithe boten diskutimi dhe debati per kerkesat e homoseksualeve eshte goxha i ndezur dhe ne Shqiperi nuk kemi pare dhe as nuk pres te shoh se afermi ndonje studim te mirefillte social, psikologjik, kulturor, pedagogjik e juridik per impaktin qe mund te kene kerkesat e tyre. Sidomos ne rastin e adoptimit apo lindjes se femijeve, ku ceshtja eshte shume delikate dhe pasojat e aprovimit te kesaj do te ishin te paparashikueshme ne terma afatgjate.Ne Shqiperi e ne bote fenomeni ka ekzistuar dhe dhe do te ekzistoje aq sa ta lejoje Allahu, por butesia merr fundi dhe ligji duhet te flase e te vendose rreptesisht ne lidhje me keto kerkesa. Komunitetet fetare kane nje pergjegjesi te madhe ne kete pune dhe duhet jo vetem te ngulmojne fort ne ruajtjen e idese konservatore te familjes, por edhe te lobojne ne ligjvenie dhe te parapergatisin besimtaret dhe opinionin publik per qendrimin e tyre, ne menyre qe keto kerkesa te mos arrijne te gjejne vend.
    Te jem e sinqerte, dyshoj se mund te ndodhe kjo ne nje vend si Shqiperia, politikanet e se ciles nuk e kane per gje te gelltisin dhe te na detyrojne te gelltisim lloj-lloj pislleku te hedhur nga Europa me shpresen e integrimit (c’dreq integrimi eshte ky xhanem?).
    Edhe protagonizmi i Avokatit te Popullit ishte fare i panevojshem.

  • Per sqarim:- Kur thashe – butesia merr fund- nuk kisha parasysh hurin e Ekrem Spahise, por rregullimin ligjor:)

  • Hulumtimet mbi homoseksualitetin janë shumë të qarta. Homoseksualiteti nuk është as sëmundje mentale e as shthurje morale. Thjeshtë është një mënyrë si një pakicë e popullatës tonë e shpreh dashurinë njerëzore dhe seksualitetin. Janë bërë studime pas studimesh për shëndetin mental të meshkujve gejë dhe lezbikeve. Studimi i të gjykuarit, stabilitetit, besueshmërisë, mbështetjes dhe të adaptimit social dhe profesional, që të gjitha tregojnë se meshkujt gejë dhe femrat lezbike funksionojnë në secilën sferë jetësore sikurse edhe vetë heteroseksualët.

    Homoseksualiteti nuk është as çështje e zgjedhjes individuale. Hulumtimet sugjerojnë se orientimi homoseksual merr vend shumë herët në ciklin jetësor, ndoshta, madje edhe para lindjes. Homoseksualiteti është gjetur në rreth 10% të popullatës, shifër kjo që befasisht është konstante në mjedise të ndryshme kulturore, pa i marrë parasysh vlerat dhe standardet e ndryshme morale të një mjedisi të caktuar kulturor. Përkundër asaj që disa lënë të kuptohet, prania e homoseksualitetit në një popullatë nuk duket se mund të ndryshojë me praninë e kodeve të reja morale ose me të shtuarat shoqërore. Të arriturat hulumtuese sugjerojnë se përpjekjet për t’i “riparuar” homoseksualët janë asgjë më shumë se paragjykim shoqëror i mveshur në petkun psikologjik.

    Të gjitha objektivat e diskriminimit, qofshin ata zezakët, femrat, të hendikepuarit ose sektet religjioze kanë një shtrirje specifike dhe të tmerrshme në vuajtjen e tyre. Kjo, poashtu, është e vërtetë edhe për meshkujt gejë dhe lezbiket. Psikologjikisht, seksualiteti dhe orientimi seksual përfaqësojnë forcat jetësore të cilat e formojnë gurthemelin më të ndjeshëm të qenies sonë. Ata jo vetëm që u japin formë qëndrimeve dhe pasioneve tona por janë edhe aq themelore për strukturën tonë të personalitetit ashtu që në pjesë të madhe e përcaktojnë ndjenjën e unitetit personal dhe shkallën tonë të komoditetit në rreth. Ata janë forca shtytëse me të cilën ne shprehim dashurinë, punojmë dhe krijojmë.

    Për pacientët (në psikoterapi), pretendimi social se homoseksualiteti “është” sëmundje dhe/ose imoralitet krijon një burg emocional, ndjesor dhe spiritual ku vetëshprehja, dashuria dhe format më të thella të lidhjes budallallepsen përmes fajit të ankthit dhe të vetëneveritjes. Për ata nga ne në psikologji që kanë pasur këtë lloj përjetimi në punë me meshkujt gejë dhe lezbiket, ndikimi ka qenë shumë i thellë. Për më shumë se dy dekada, Shoqata Psikologjike Amerikane ka përkrahur eliminimin e diskriminimit të gejëve dhe lezbikeve.

    Së fundi, nëse dikush mendon për problemet e shumta reale që e konfrontojnë shoqërinë tonë dhe që sulmojnë strukturën e familjes sonë—probleme si dhuna në familje, shkurorëzimi, keqpërdorimi i drogës dhe i alkoolit, abuzimi i fëmijëve, njerëzit e pastrehë dhe izolimi bëhet e qartë se individët që janë të preokupuar për së tepërmi me atë se si një pakicë e qytetarëve tonë e shprehin dashurinë dhe seksualitetin natyrisht kanë krijuar një numër të prioriteteve më të veçanta si për vetën e tyre ashtu edhe për të tjerët.

    Heteroseksualët e shëndoshë dhe të sigurtë nuk ndihen të rrezikuar nga homoseksualiteti. Heteroseksualët e shëndoshë nuk ndiejnë nevojë t’i shtypin homoseksualët. Heteroseksualët e shëndoshë nuk kanë nevojë t’i “riparojnë” homoseksualët. Çështja e vërtetë me të cilën ballafaqohet shoqëria jonë sot nuk është pse njerëzit e kërkojnë dashurinë dhe kuptimin kur tanimë e bëjnë atë, por pse për disa është aq e vështirë të dashurojnë dhe të kuptojnë.

    • Rrofsh of aishe se na qetesove, sidomos me ato 10% qe duket se i ke nxjerre nga xhepi, si dhe me hulumtimet qe na sygjerojne… ne fakt hulumtimet per nga misioni duhet te na vertetojne.Referencat e di qe i ke rujt per here tjeter, se duhet ti kesh pas me shumice e s’ke dite me zgjedh…
      Edhe dicka tjeter: ate diskriminim dhe shtypjen s’e kuptoj, se si mund t’i realizoje robi keto kur objekti mbi te cilin ato supozohen se ushtrohen eshte i paidentifikueshem kollaj… (ne balle nuk e kane te shkruajtur sic thone edhe vete, dhe hulumtimet e paragrafit tend te pare te njejten gje na thone). Diskriminimi dhe shtypja jane larg nga mospelqimi. Nuk pelqehen gjerat me zor, se pastaj c’u pa…

  • Aisha, te dhenat e tua jane coppy-paste nga sitet LGBT, te cilat as vete ata nuk i besojne plotesisht.
    Qe homoseksualiteti eshte 10 perqind ne te gjitha kulturat, nuk ka kush qe mund ta besoje. Se pari, nuk mund te jete e vertete, sepse kulturat jane te ndryshme dhe perhapja e sjelljeve seksuale te caktuara nuk jane dot njesoj, se dyti nuk mund te kete dot studime te tilla globale qe te flasin per shifra dukurishe te tilla, ne cdo kulture. Ne nuk dime sesa eshte perhapja ketu ne Shqiperi, lere pastaj te dish se cfare ndodh ne cdo cep te botes.
    Po perpiqem te te ofroj kundershtimet e mija ndaj atyre qe ti i ofron si te dhena shkencore, shkurtimisht, pa sjelle referenca, pasi nuk ia kam ngene tani zgjatjeve te teperta.
    Heqja e homoseksualitetit si semundje nga Shoqata Psikologeve Amerikane ka qene thjesht dhe vetem si pasoje e reagimeve, protestave dhe lobingut te levizjes Gay dhe vendimi eshte marre vetem me 20 perqind te anetareve, duke i imponuar anetareve vendimin nga kryesia. Pra, eshte presioni mbi shkencen qe ka cuar ne kete perfundim dhe jo shkenca vete.
    Se dyti ti thua se te gjitha studimet tregojne se homoseksualet funksionojne ne jeten e perditshme njesoj si heteroseksualet. Nese perpiqesh te diversifikosh leximet dhe te mos mbetesh tek sitet e levizjeve LGBT, do te shohesh se ka nje mori studimesh qe tregojne per probleme te shumta psikologjike te homoseksualeve, mungese pershtatjeje me mjedisin social, depresion, shtim te semundjeve seksualisht te transmetueshme, rritje te ndjeshme te sjelljeve agresive dhe akteve kriminale, e deri tek nje ulje e frikshme e jetegjatesise qe shkon ne nje jetegjatesi mesatare 20 vjet me e ulet se ajo e personave heteroseksuale. Te gjitha keto jane nxjerre nga studime, jo nga mendimet e mija.
    Se treti, homoseksualiteti nuk eshte i lindur. Ka pasur hipoteza te tilla, qe kane synuar te mbrojne kete ide, nga levizja, por perfundimisht asnje studim nuk ka mundur t’a vertetoje kete. Nje prej mjekeve psikiater me te medhenj te kohes, Dean Hamer, vete homoseksual, eshte perpjekur t’a vertetoje kete ne nje studim shume serioz dhe ne fund arriti ne perfundimin se nuk ka asgje genetike ne te qenit gej. Megjithese deshironte qe kjo te ishte e vertete, pasi ishte vete gej dhe mbrojtes i kesaj kauze, studimi i tij vertetoi te kunderten, dhe pergjegjesia e tij shkencore nuk e la te binte ne grancen e sjaimit te nje te vertete false, sic ben sot levizja gej.
    Se katerti, ajo qe ti thua se homoseksualiteti nuk nxit ndryshimin e kodeve te familjes dhe nuk ndikohet prania dhe perhapja e ketij fenomeni, une po te them se ka studime qe vertetojne se, pranimi i fenomenit nga shoqeria, sjell rritjen e tij ne nga 5 ne 20 perqind te popullsise. Pra, nese kjo sjellje nuk denohet nga shoqeria, ajo rritet, per me teper kur aktivistet gej, kane prirjen ta promovojne si sjellje.
    Si perfundim, besoj se e kupton se ceshtja nuk eshte se heteroseksualet nuk kuptojne, por se ata qe nuk duan te kuptojne jane aktivistet gej, te cilet synojne te imponojne kuptimet e tyre, qe bruojne nga verbimi i keqkuptimeve te shumta ne lidhje me lirine, shoqerine, moralin dhe vlerat njerezore.

  • Te gjitha keto,jane pislleqe nga me te neveriturat,qe me nje cinizem ekstrem na i servirin te huajt.Qellimi i vetem i tyre eshte percarja,,dobesimi e rraskapitja e popullit,per te larguar vemendjen nga problemet jetike.Dhe,ne fakt ia kane dale deri tani.Shqiptari ka qene dhe eshte nga natyra shume tolerant.Ai nuk do te dije se c`ben ti ne shtepine tende,apo me personin tend.Ti,po te duash jeto ne ahur,me lope,derra,qene e c`te duash,apo futi ato ne shtepine tende dhe bej jeten e tyre shtazore.Kjo eshte zgjedhja e shija jote.Problemi shtrohet sot,qe pse perversitetin tend kerkon t`ia imponojsh shoqerise mbare.Cdo popull ka ate qe quhet cipe publike.Ne privatesine tende,je ti ai qe vendos,por ti nuk mundesh te imponohesh dhunshem ne publik dhe ta serviresh ne kete menyre perversitetion tend.Realisht keshtu gjykojne popujt kudo ne bote.

    • “Shqiptari ka qene dhe eshte nga natyra shume tolerant.”
      Jo, jo, shqiptari kurre nuk ka qene nga natyra tolerant. Eshte thjesht nje mit. E verteta eshte qe shqiptari ka qene dhe eshte indiferent dhe kjo indiference keqkuptohet si tolerance.
      Vellezer qe vriten per nje vije uji dhe mbyllin syte para padrejtesive groteske qe u behen para syve.
      Kjo eshte edhe arsyeja pse mendoj qe nese dikush ka axhende te qarte dhe para per te promovuar ceshtjen e homoseksualizmit ne kete vend, heret dhe jo shume vone, do ja arrije qellimit.
      Zgjidhja ka qene dhe do jete gjithmone, zgjimi, karakteri per te mbrojtur parimet, edhe kur ato bien ndesh me interesat e ngushta personale.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *