e-zani.

Stephen Schwartz, një amerikan i cili pas një të kaluare marksiste deklaroi se u konvertua në Islam pas takimit me sheh Hisham Kabanin, është bërë një ndër emrat më të njohur të neo-konservatorëve amerikanë të angazhuar ekskluzivisht me ‘demaskimin’ e ekstremistëve myslimanë.

Schwartz i ka kushtuar jo pak vëmendje në vite Kosovës, Shqipërise dhe Mqedonisë dhe shumë-kush mund të mbaj mend që Schwartz përfshiu në listën e tij të gjatë të organizatave ekstremiste Forumin Rinor Islam  në Maqedoni. Prova e Schwartz është se ky Forum ftoi Hani Ramadan, vellain e Tarik Ramadan, një professor në Universitetin e Oxfordit që në fakt ftohet të flasë në forumet më të njohura në botë por qe te dy sipas Schwartz jane ekstremiste te rrezikshem.

Prej kohësh Schwartz i ka kushtuar vëmendje ngritjes së akuzave ndaj udhëheqjes së Bashkësisë Islame të Kosovës, duke akuzuar drejtuesit e saj si ekstremistë. BIK me të drejtë ka reaguar dhe shpresojmë që do pasojë me një përpjekje serioze për të demaskuar një sharlatan si Schwartz, edhe për faktin se retorika e Schwartz është përdorur jo pak herë nga media kosovare për të demonizuar figura publike të myslimanëve të Kosovës.

Schwartz është pjesë e makinerisë islamofobe të njerezve si Daniel Pipes dhe ka vënë damkën e ekstremistit kujtdo që nuk përputhet me qëndrimet e tij islamofobe. Ai ka etiketuar si ekstremistë figura të mirënjohura të Islamit në Perëndim si Hamza Yusuf dhe Ingrid Matson, të njohur dhe vlerësuar për qëndrimet e tyre nga ente qeveritare, organizata të feve të tjera e të ftuar disa herë në Shtëpinë e Bardhë. Schwartz dhe shefi i tij, Daniel Pipes përdorin këtë metodë damkosjeje për të trembur njerëzit dhe Daniel Pipes ka famën e keqe të ngritjes një fushate botimesh e aktivistësh për të trembur e kërcënuar profesorë të njohur të universiteteve amerikane.

Meqënëse një sërë entesh mediatike shqiptare botojnë dhe promovojnë retorikën e urrejtjes dhe kërcënimit të Stephen Schwartz, BIK dhe organizatat e tjera myslimane duhet të impenjohen për të treguar se kush është kjo figurë që promovohet (dhe eksploitohet) nga disa ente mediatike shqiptare. Ai duhet bërë i njohur për atë që është: një sharlatan që mbjell gjuhën e urrejtjes nëpërmjet disinformimit.

Comments

  • ky person me kujton historine dhe profilin e Abdullah ibn sebe cifuti qe gjoja u be musliman, dhe cfare rremuje beri ai mes muslimaneve kur i nxiti ne emer te “fese” dhe i rrebeloi kundra prijesit te muslimaneve halifit te trete uthmanit r.a dhe si psoje e kesaj ata e vrane Uthmanin.
    nuk e di dhe bej cudi se si nje musliman i ri si stephen schwartz po perdor nje gjuhe urryese ndaj “ekstremistave” muslimane gjoja, ne emer te islamit, prandaj nuk esht larg ceshtja qe te jete nga niperit e atij cifuti te kohes se uthmanit,i kamofluar si musliman dhe mundohet te “vrase” figura publike muslimane. si keto tipa historia na ka treguar plote te tille, lus Allahun e Madheruar qe tia nxjerri same shpejt fytyren e tij prej hipokriti dhe te shpetojne muslimanet nga shpifjet e tij dhe e keqja qe ai perhap.

    • Shpetim, mund te te jap nje liste me emra te bashkepunetoreve te Schwartz qe nuk jane hebrenje por arabe 100% e madje mund te jene dhe me aktive se Schwartz po ne po meremi me te meqe ai meret me Kosoven. Cfare na thote kjo pastaj? Fakti se ai ka prinderit hebrenje nuk me duket se thote ndonje gje te madhe dhe me duket se po sheh me shume se sa duhet tek origjina e tij per te gjetur nje prototip historik te supozuar. Sheh Hishami, turk nga Qipro ka ngritur akuza te ngjashme per eksptremizem per te madh e te vogel ne Amerike e si do ta shpjegojme me origjinen familjare kete pune? Mua nuk me duket se origjina e tij hebreje thote ndonje gje ne lidhje me cfare po themi dhe e kemi permendur vetem sepse ne disa raste ai keshtu ka pershkruar veten por mund ta kishim lene pa permendur se as nuk i shton e as nuk i heq gje muhabetit.

  • admin me sa duket sipas shkrimit tende qe ke bere gjoja si permiresim i shpetimit po del se ty perkundrazi po te pengojka e-zani i nalte edhe e dyta ky person edhe ka prejardhjen qifute sepse ky njeri ka histori familjare te fshehur sikur qe e ka edhe christofer dell ambasadori i amerikes te gjith kta qe punojne kunder Islamit kan histori te fshehur ose genjeshtrojne per prejardhjen e tyre

    • Enver nuk e kuptoj mire se cfare te ben te mendosh se “me pengon e-zani i nalte” kur eshte se e-zani i nalte eshte blogu qe une se bashku me miqte e mi administrojme dhe se une si administrator jam edhe autor i shkrimit. Schwartz nuk e ka fare te fshehur origjinen e tij por e ka bere te ditur por ajo qe po perpiqem te them eshte se prejardhja e tij nuk ka te beje me aktivitetin e tij e per kete arsye ofrova te sjell nje mori emrash njerezish qe kane te njejtin qendrim si Schwartz e vine nga familje arabe e myslimane. Prejardhja pra nuk eshte shpjegim per ndonje gje.

  • Stephen Schwartz islamofob? Nuk është se e njoh mirë, po me sa di unë, ky është mysliman. Nuk them se ka qëndrime me të cilat të gjithë myslimanët mund të identifikohen apo të bien dakord, po edhe ta nxjerrësh tjetrin nga Feja kur ai pretendon të jetë mysliman e të punojë për Islamin në mënyrën e vet, më duket e tepruar. E shoh platformën e tij në këtë faqe: http://www.islamicpluralism.org/about/. Nuk shoh ndonjë qëndrim që ta trajtojë Islamin si “të papërputhshëm me demokracinë” apo gjëra të ngjashme që i dëgjojmë zakonisht prej neokonservatorëve. Është e vërtetë se kam rastisur shpesh të shoh se ky godet si ekstremistë e si “të pamoderuar” shumë figura myslimane të njohura (Kudjes! Thotë “ekstremistë”, por nuk i sheh jashtë Fesë dhe nuk i konsideron jobesimtarë! Përkundrazi, tekfirizmin e dënon) dhe natyrisht që edhe po të vlerësonte gjykimet e mia, mund të thoshte se edhe unë jam ekstremist, po kjo nuk e bën atë “islamofob”, pra armik të Islamit. Sidomos për atë që ai e quan “lëvizje vahabiste”, ka qëndrime e përkufizime që ia vlen të shqyrtohen e të shihen me kujdes. Shkurt, burri i botës thotë se është mysliman dhe nuk ushtron kurrfarë tekfirizmi. Nëse mendon ndryshe nga shumë prej nesh për shumë çështje (këtu nuk përjashtoj as veten), nuk gjykoj se është për ta nxjerrë nga Feja e aq më tepër për ta parë si armik e urryes të Islamit. BIK-ut nuk do t’i sugjeroja që të merrej me “goditjen pa mëshirë të armikut të jashtëm Stephen Schwartz”, por të njihet me qëndrimet e tij dhe të shohë veten në pasqyrë nëse është apo s’është e vërtetë që është prekur nga infeksioni i ekstremizmit. Për më tepër, se ç’ka gjindja në zemër, Zoti e di më mirë.

    • Ku pikerisht pe qe ta kete deklaruar shkrimi kete personazhin si te dale nga feja? Islamofob? Po, patjeter, per sa kohe qe i kontribuon nje frike irracionale ndaj myslimaneve e vecanerisht myslimaneve shqiptare. Fene, nese e ka, e ka per vete e perballe Zotit. Veprimtaria e tij, shume prej se ciles mund ta gjesh tek botimi kryesor i neo-konservatoreve The weekly Standart eshte e bazuar ne krijimin e nje retorike qe paraqet myslimanet shqiptare si ekstremiste te rrezikshem, llagapi vehabi, i keqperdorur e i paklisifikuar i ngjitet kujtdo qe ai konsideron armiqe dhe me gjithe emrin ‘seksi’ islamic pluralism, pluralismi i tij eshte thjesht nje parodi me shije te keqe.

      • Po s’do as mend e as logjikë që “llagapi” islamofob është një shkallë me lart se “murted” apo “kafir”. Një “jobesimtar” apo “kafir” mund të jetë edhe dikush i painteresuar për çështje të Islamit, ndërsa dikush që ushqen fobi ndaj Islamit është edhe më tepër se “kafir”. Gjykoj se në rastin e Shvarcit, termi “islamofob” dhe çdo gjë e përafërt me këtë është e tepruar. Mund të biem dakord për faktin që ajo çka Shvarci konsideron si “vehabizem” apo “militarizëm islamist” mund të shtrihet përtej asaj që vehabizmi është në të vërtetë dhe sipas kritereve të tij edhe unë mund të konsiderohem ekstremist apo i ndikuar prej vehabizmit, po gjithsesi unë pëlqej ta lexoj me vëmendje dhe ta shoh pa paragjykim duke e konsideruar pjesë të larmisë së mendimit mysliman dhe jo si islamofob. Edhe t’ia vë në dyshim konvertimin në Islam nuk më shkon në mend kurrsesi. Nëdrkohë, po i lexoj këtë tekst dhe po mundohem ta njoh më mirë: http://folks.co.in/blog/2010/07/05/i-fervently-hope-that-moderate-islam-will-defeat-radical-islam-suleyman-schwartz/ Hidhini një sy, se ia vlen si për ta parë me sy kritik, ashtu edhe për të përfituar.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *