Në nderim të Ali Bashës





Hoxha Sabaudin Jashari

Profeti (a.s) thotë: “Allahu nuk e heq dijen nga toka duke e zhvatur atë por e heq përmes vdekjes së dijetarëve……”

Ky përshkrim profetik na duket se natyrshëm përfshin edhe rahmetliun Prof. Ali Bashën I cili ndërroi jetë para më pak se një jave. Gjithkush që e ka njohur e di mirë se kur përmendet emri I tij menjëherë shkon mendja jo thjesht tek prejardhja e tij e gjakut por tek Ali Basha i dijshmi i historisë islame të Shqipërisë.

Profesor Ali Basha I përket një familje me traditë dije dhe kontribut intelektual, politik dhe kombëtar. Kujtojmë këtu dhe të ndjerin, rahmetliun të atin, i cili shërbeu si kyetar i Komuniteti Mysliman para ndalimit të fesë më 1967 e mori pjesë në luftën kundra pushtimit fashist gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ali Basha na dhuroi tre punime historike, “Në gjurmët e Islamit”, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”, “Rrugëtimi I Islamit në Shqipëri (1912-1967)” Në to dominon forca e argumentuese dhe dëshmia e punës kërkimore. Këtë libër Prof. Aliu e ka mbështetur me më shumë se 300 referenca arkivore duke ofruar kështu një kontribut unik në njohjen e historisë së bashkësisë islame në trevat shqiptare.

Të tre veprat e tij të një pas njëshme në njëzet vjetë postkomunizëm dëshmojnë këmbënguljen dhe dedikimin shkencor. Shfletimi me orë të tëra i arkivave edhe gjatë ditëve të fundit të jetës së tij, i shoqëruar me zbehjen e fytyrës, e dobësimin e trupit domethënëse të fundditëve të tij, dhe bastonin në dorë tregon më së miri mosdorëzimin e tij pranë sfidave të moshës.

Megjithë kontributin që ka lënë pas në studimet e tij, bisedat me Prof. Ali Bashën na kanë bërë të qartë se ai kish gjetur material arkivore për studime të mëtejshme, gjë që na bën edhe më të qartë vakumin që ka lënë pas. Në vazhdim të hadithit profetik të mësipërm, Profeti Muhamed (a.s) thotë: “ …… derisa të mos gjejnë njerëzit kë të pyesin e nga kush ta marrin dijen. Atëherë do tu drejtohen injorantëve për t’I pyetur. E këta me padijen e tyre do të humbin vet dhe do të humbin të tjerët”

Realisht vdekja e Pr. Ali Bashës, të dijëshmit të historisë islame shqipëtare, ka krijuar një vakum të lehtë-identifikueshëm. Konstatimi I këtij vakumi bëhet i mundur  nga lloji i veprave të Pr. Ali Bashës si dhe nga mungesa e madhe, që po përjeton sot fusha studimore e historisë islame. Kjo mungesa bëhet akoma dhe më e madhe në kontekstin e qasjeve intensive manipulative aktuale që i bëhet historisë islame shqipëtare.

Prof. Ali Basha në vetvete përfaqësonte një lloj të rrallë intelektuali, atë të intelektualit që I rezistoi tjetërsimit dhe të huajzimit komunist, një nga medresistët e parakomunizmit, aid ha kontributin e vet në ripërtëritjen e Komunitetit Mysliman, institucion nga i cili më vonë u largua.

I kërkojmë Zotit të Madhërishëm mëshirë e pranim për Prof. Ali Bashën dhe që veprat e tij t’I peshojë rëndë në ditën e ballafaqimit me Të dhe lutemi që të sjellë mes nesh ata që do vazhdojnë në traditën studimore të Prof. Ali Bashës si dëshmitarë të rë vërtetës.

Comments

  • Falemnderit z.Jashari, falemnderit dhe e-zanit

    Hapa faqen zyrtare te Komunitetit Musliman dhe nuk pashe asnje njoftim, asnje perkujtim per te ndjerin Ali Basha.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *