e-zani.

E përditshmja Shekulli bën të ditur se gjatë gjyqit të terroristit dhe vrasësit të 77 norvegjezve, Anders Breivik tha se “është frymëzuar nga “nacionalistët serbë.”

Ai ka thënë se në një farë mënyre identiteti i tij është marrë nga Serbia. Breivik thotë se dëshironte të bëhej si serbët që luftuan gjatë bombardimit të NATO-s në vitin 1999, e cila sipas tij ishte një “kryqëzatë”. Ai pretendon se ka takuar një “hero lufte” serb gjatë një udhëtimi në Liberi në vitin 2002, por refuzoi ta identifikojë atë.

Breivik e përshkruan veten si një luftëtar rezistent dhe i gatshëm të vdesë për kauzën e tij. “Jam një militant kristian”, – tha ai, duke shtuar se – “nuk jam besimtar praktikues”.

Blogu Gates of Viena që lexohej nga Breivik, i cili edhe ka ushqyer ideologjinë prej kryqtari të Breivik, njihet si një blog i mbushur me propagandë anti-myslimane, anti-shqiptare dhe pro-serbe. Ky blog ka patur edhe kontribues shqiptarë si autori famëkeq, Kastriot Myftaraj.

Kemi njoftuar më parë në këtë blog se Breivik-ut nuk i kanë munguar mbështetësit edhe ndër gazetat dhe websitet shqiptare, si gazeta Sot dhe website si Zemra Shqiptare nga autorë ekstremistë e islamofobë si Kastriot Myftaraj dhe Ilir Dardani.

Këta zëra kanë sjellë flakët e urrejtjes në hapsirën publike shqiptare, por nuk kanë ndeshur asnjëlloj reagimi nga shoqëria shqiptare. Kur gjuha e urrejtjes bën thirrje për dhunë të hapur ndaj myslimanëve, përfshi myslimanët shqiptarë apo “shqiptaro-turq”, siç cilësohen në shkrimet e Myftarajt dhe Ilir Dardanit, duket sikur kjo gjuhë nuk bën ndonjë përshtypje. Këta tellallë të urrejtjes e konsiderojnë “hero” dhe “vizionar të madh” këtë terrorist që frymëzimin deklaron ta ketë gjetur tek xhelatët që përgjakën Kosovën.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *