NGA SALMAN RUSHDIE TEK GÜNTHER GRASS





Loela Xhafa

Para dy javësh në faqet e gazetave të përditshme shqiptare, dy ishin lajmet në dukje të thjeshta. I pari ishte lajmi rreth botimit në shqip të romanit “Vargje Satanike” të shkrimtarit Salman Rushdie dhe më pas poezia e shkrimtarit nobelist Günther Grass ”Was gesagt werden muss” (Cfarë duhet thënë) botuar  më 4 prill 2012 në gazetën gjermane Süddeutsche Zeitung.

Romani “Vargje Satanike” do të përkthehet dhe botohet me të drejta të plota nga shtëpia botuese “Dudaj”, e cila është njëkohësisht botuese zyrtare e shkrimtarit Salman Rushdie. Gjatë një interviste të shkurtër dhënë në gazetën “Mapo” u vu re një lloj frike a ngazëllimi apo të dyja bashkë i botueses Arlinda Dudaj për botimin e librit, që kishin lidhje me famën e tij, me reagimet që mund të ngjallte për shkak të subjektit të debatueshëm të tij apo eksperiencën, fatkeqësisht të hidhur, të botimeve e botuesve në vende të ndryshme të botës. Gjithsesi, protagonizmi në një temë “tabu” ia shtonte ngazëllimin botueses sonë.

Në mbarë botën, diskutimet dhe debatet rreth këtij libri janë fokusuar kryesisht në faktin se ai në shumë aspekte fyen besimin islam dhe kjo është e kuptueshme përderisa romani fillim e mbarim hyn në territor fetar dhe ka mbështetur aty gjithë narrativën e tij. Mbrojtja më e zjarrtë fokusohej tek liria e shprehjes dhe tek vlerat artistike të tij, të cilat u diskutuan gjerë e gjatë në të gjitha qarqet e letërsise botërore dhe u lavdëruan në maksimum. Vetë Salman Rushdie mëton se romani i tij shpreh një këndvështrim të emigrimit dhe eksperiencave të tij crrënjosëse, getoizimin, hibridizimin dhe transformimin e kulturave, ideve, politikave, filmave e këngëve. Gjithë këtë e bën nëpërmjet fiction-it, ironisë, surrealizmit etj.

Por kritikët e tij shprehen se nëse Rushdie mëton t’i japë zë zemërimit kundër shtypjes, nuk mund ta bëjë këtë nëpërmjet përqeshjes së viktimave, shtimit të konfuzionit dhe përqeshjes së vlerave morale të një tradite të tërë, e cila nuk është më vetëm muslimane. Dhe duke qenë se ka bërë inversion të ajeteve kuranore, kjo përbënte fyerje të rëndë të miliona njerëzve që i kanë besuar kësaj feje me shekuj. Nëse fyerja bëhet në mënyrë artistike apo politike, kjo nuk e zhbën atë.

Atëherë njeriu ndjehet i lirë të besojë se liria e shprehjes nuk ka kufizim për sa kohë arrihet qëllimi i synuar. Në fakt, besoj se lexuesit shqiptarë e kaluan këtë “sprovë” me romanin e Ben Blushit “Të jetosh në ishull”. Reklamat në media e mass-media zhvilloheshin në formën e fushatave të një kohe të kaluar dhe na diktuan gati me përdhunë leximin e këtij libri. Më pas na bënë rezymenë se si duhej ta kuptonim dhe perceptonim librin.

Nga ana tjetër, nobelisti gjerman Günther Grass me poezinë e tij ”Was gesagt werden muss” (Cfarë duhet thënë) kritikon haptazi Izraelin si luftënxitës me Iranin, identifikon shtetin e Izraelit si një kërcënim për paqen, akuzon Perëndimin për hipokrizi dhe se ndihmon militarizimin e Izraelit, ironizon bufonadën e Iranit etj.

Rezultati: Izraeli është viktima e përjetshme dhe cdo kritikë ndaj politikës së tij është antisemitizëm.

Reagimi nga ana e shtetit të Izraelit ishte i menjëhershëm duke e shpallur persona non grata, duke e akuzuar për antisemitizëm dhe duke evokuar të kaluarën e tij si nazist SS, edhe pse asokohe 17 vjec.

Po ashtu në Gjermani shpërthyen deri në kufijtë e histerisë të gjitha organizatat hebreje duke anatemuar shkrimtarin Günther Grass dhe duke i kujtuar shpërdorimin e lirisë së shprehjes. Poezinë e tij e quajtën pamflet urrejtjeje, shpifje e ulët etj, dhe më shumë haptazi se tërthorazi i kujtonin politikës gjermane se në këtë pikë nuk duhej të fliste, sepse askush dhe asgjë nuk mund të “purifikojë” të kaluarën e tmerrshme. Qëndrimet pro dhe kundra nuk munguan sigurisht.

Qëndrimi kundra mbështetej vetëm ne antisemitizëm dhe në qasjet politike të thëna e të pathëna.

Qëndrimi pro synonte në faktin që e vërteta, cilado qoftë ajo duhet thënë dhe se Gjermania duhet të dilte nga qëndrimi ambig.

Ndërkaq në Shqipëri pati disa reagime nga ana e shoqatave fetare në lidhje me Rushdie-n, por jo edhe nga shoqëria civile apo elita intelektuale, së cilës nuk ia dimë ende mendimin nëse përbën apo jo fyerje subjekti i librit. Të vetmet vjelje te mendimeve ishin ato të blogjeve të ndryshme, që tingëllonin më tepër si testim publik. Disa emisione tek-tuk, nuk i jepnin përgjigje asnjë pyetjeje .

Në rastin e nobelistit gjerman Grass reagimi ishte thuajse inekzistent nga analistët e  opinionistët e gazetave tona, të cilat nuk lënë llaf e rresht dhe ngjarje botërore pa e skanuar analitikisht e sintetikisht, kur në të dyja rastet duhej të mbizotëronte qëndrimi parimor për tema të quajtura tabu për t’u prekur.

 

Comments

  • Kaq di te beje Naser Aliu, nje bicim analisti qe di te estetizoje vetem mllefin, ose me mire, jashqitjen e vet. Mjafton te kujtojme faktin qe, ne menyre krejt te hapur dhe naive, ky tipi, nje dite te bukur vendos te nderroje emerin dhe mbiemrin, duke u vetequajtur ne menyre patetike Lis Bukuroca, per te kuptuar se cfare mllefi e shemtie kompleksive gjeneron kete lloj prototipi.

  • Naser Aliu (Lis Bukuroca, ne fakt pata menduar se ky eshte emri i vertet i tij dhe Naser Aliu pseudonimi) eshte kontributor i rregullt tek faqja famekeqe zemrashqiptare.net, bashke me islamofobe te famshem si Ilir Dardani, Paul Tedeschini (ku i gjejne keta emra), Daniel Gazulli, Indrit Vokshi, Fritz Radovani (prap emrat e cuditshem)etj etj.
    Forumi Musliman i Shqiperise publikoi para pak ditesh listen e zeze dhe listen gri te faqeve islamofobe online ne Shqiperi. Nuk e di c’mendim keni per kete por hidhini nje sy dhe komentoni rreth listes, dhe jepni sugjerimet tuaja per faqe qe mund te shtohen ose te hiqen nga lista.
    http://www.fmsh-al.org/Faqe%20on-line.doc

    (ndoshta do duhej publkuar lista e zeze e islamofobeve shqiptare, qe te dihen me emer e mbiemer kush jane keta tipa ne te vertete e te mos genjehen lexuesit e painformuar te mediave shqiptare. psh Mapo sot kishte nje shkrim nga nje tjeter islamofob, Valentin Brucaj, i Revistes Drini http://www.mapo.al/2012/04/22/vellazeria-e-berishes-me-turqine-tentative-per-te-ndryshuar-kursin-politik-te-shqiperise/ )

  • Artikull për mendimin tim shumë cilësor, mashAllah! Më vjen mirë që autorja në fjalë na servir një materjal të plotë dhe të llogjikshëm! Shpresoj të lexoj të tjer prej saj. Urime të sinqerta dhe suksese.

    Sa për çështjen në fjalë, mendoj se vështirë për muslimanin në këto kohë të gjej forcën e urtësisë për t’u pozicionuar publikisht në mënyrë të tillë që ndjenjat e tij fetare te mos manipulohen për interesa të ulëta si përfitimet ekonomike në rastin e botuesit të librit të nëmur. Mua më djeg për Profetin a.s dhe Islamin, por nëse vendos të bëj rrezistencë me heshtjen time për të mos publicizuar librin dhe per të mos lejuar që ashku im të përdoret si rreklam për selmanin e rradhës do të duhej të kuptoja se nëse botuesi arrin të korr sukses në planet e tij të marketingut (të tipit: acaroi muslimant, shaji nga feja dhe nga profeti i tyre se kto çohen kundra librit dhe botuesit, ne mbrojm librin dhe dalim si viktima të fjalës së lirë kështu çdo mbrojtës i fjalës së lirë apo islamofob i bindur do të blej librin për tu solidarizuar me ne, e ne do bëjm shumë para… Fundja kështu funksjonoi dhe me librin e Blushit) atëherë unë duhet të reagoj publikisht duke u bërë pjesë e debatit me artikuj dhe argumenta. Pra, çdo reagim për mendimin tim ka kohën e duhur, për të marr rrezultatin e pritur.

  • Reagimi i ketij Bukuroc(sh)it i vjen anes bejteve te Hasan Zyko Kamberit.
    Ose ta marrim pak me me humor: po te kemi parasysh ate filmin e animuar per femije “Mbreti Luan”, thirrma e tij ngjan me ulerimen e Simbes se vogel ndaj nje zvarraniku perballe ulerimes frikesuese te Mufasa-s se madh :).

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *