e-zani

E përditshmja Shekulli raportonte pak ditë më parë dy artikuj rreth një incidenti të ndodhur në Delvinë midis Pastorit të Kishës Ungjillore, Renato Bajrami dhe Myftiut të qytetit Bledar Aliu ku raportohet që ky i fundit ta ketë goditur klerikun e krishterë. Sipas Shekullit:

Prej më shumë se një javë, një  numër prindërish e mësuesish shkollash të ciklit të ulët të Delvinës e në kopshtet e qytetit, po denoncojnë, – të parët haptazi e të dytët nën zë nga frika e shkarkimit nga puna – një fushatë propagandistike fetare, që sipas tyre po fshihet nën petkun e një akti shpërndarje dhuratash për fëmijë në formë bamirësie.

Ky akt është ndërmarrë nga Kisha Ungjillore në qytet, për llogari të Fondacionit Fetar Francez, Alomik me qendër në Tiranë, që siç thonë përfaqësuesit e kësaj Kishe, mbështetet nga veta bashkëshortja e kryeministrit, Liri Berisha.

Brenda pakove me dhurata për fëmijë, janë futur bible, fletushka propagandistike dhe kryqe, por përfaqësues të Kishës Ungjillore lokale, thonë se në pako ka vetëm dhurata e nuk kanë asnjë dijeni që aty mund të ketë dhe material fetare, pasi sipas tyre, ato pako janë përgatitur në Amerikë. Ata thonë se për ketë fushatë, janë ndjekur të gjithë procedurat e respektimit të ligjeve dhe institucioneve, dhe se ato janë të përgatitur me leje përkatëse për t`i shpërndarë këto dhurata në ambientet e shkollave, përfshirë dhe klasat.

Në artikullin pasues në Shekulli, Myftiu i qytetit, njëkohësisht prind i një nxënësi në shkollën ku po shpërndaheshin materialet propagandistike të krishtera, i ka rrëfyer Shekullit se:

reagimi nuk erdhi për shkak të bindjeve fetare, por në mbrojtje të laicitetit të arsimit, i sanksionuar në Kushtetutë. Ai pretendon se, veprimi i tij ishte si i një “rojtari” të Kushtetutës. “Aty shkova si prind, sigurisht i revoltuar, pasi fëmijët i kam çuar në shkollë shtetërore për të mësuar e jo që dikush t`u futet në klasë, e t’u japë materiale fetare”,- deklaron Myftiu.

Pastori Bajrami është mbrojtur duke pretenduar se nuk ka dijeni për materialet që ka patur brenda pakove të ndihmave pasi ato janë përgatitur në Amerikë. Sigurisht, ky argument nuk mund të pranohet pasi shoqata që shpërndan dhurata është përgjegjëse për përmbajtjen e pakove në fjalë. Kjo, në anën tjeër, nuk përligj konfliktin fizik. Udhëheqësit fetarë duhet të vendosin dhe shembullin se si besimtarët e tempujve të tyre do adresojnë debatet dhe dallimet e një shoqërie multi-fetare. Por vëmendja duhet hedhur dhe tek Ministria e Arsimit dhe drejtoria e shkollës në Delvinë.

Ndërkohë që Ministria e Arsimit ka përjashtuar nxënëse myslimane nga shkollat për arsye të praktikave personale fetare si mbajtja e shamisë – praktikë e cila në shumë demokraci perëndimore nuk konsiderohet si shkelje e laicitetit të shkollës – në anën tjetër lejon prapagandën fetare të organizatave të huaja misionare të krishtera – gjë që do konsiderohej shkelje laicitetit në cdo demokraci perëndimore. Nuk mund të anashkalohet në këtë mes as detaji që raporton Shekulli se fondacioni mbështetet nga bashkoshortja e kreut të qeverisë, znj. Liri Berisha. Kujtojmë, gjithashtu, se sic është sjellë në emsionin Fiks Fare në të shkuarën, klerikë të huaj të Kishës Katolike janë lejuar të propagandojnë fenë e tyre në shkollat publike e përsëri nuk ka patur reagim shtetror e as nga ata që rëndomë shpalosin islamofobinë e tyre në emër të laicitetit. Laiciteti selektiv nuk është laicitet. Përkundër, ashtu si dhe Myftiu i Delvinës, është mbrojtja e Kushtetutës ajo që garanton ruajtjen e balancave në një shoqëri multi-fetare.

Në artikullin e dytë sjellë nga Shekulli thuhet se nuk janë parë më materiale fetare në pakot e dhuruara por më parë fletushka fetare dhe bibla ishin bërë publike nga nxënësit.

Comments

  • Se pari, mendoj se myftiu ka vepruar ne mbrojtje te Kushtetutes pasi vuri re neglizhencen e institucioneve arsimore publike ndaj nje shkeljeje te tille. Ndonjehere eshte mire t’ua kujtosh nje gje te tille edhe me ndonje shpulle.
    Se dyti, desha te pyes: ne emisionin “Portokalli” (sic e keni shkruajtur) apo ne emisionin “Fiks Fare” ku vertet jane denoncuar me pare raste te tilla? Nese eshte kjo e dyta, mire eshte ta rregulloni. Ju falenderoj.

    • Ke te drejte qe propaganda fetare te ciles i referohemi eshte denoncuar ne emisionin Fiks Fare dhe e korigjuam. Tek ceshtja e shpulles nuk dakordohemi dhe vete myftiu tregon te jete bere pishman per kete.

  • Duhet me denoncu dhe raste te tjera flagrante sic eshte ne klasen e pare ore mesimi ne abetare per “Nene” Terezen qe nuk kishte lidhje fare me abetaren, festimi hapur i festave te krishtera ne shkolle zbukurimi me merry chrismas ne cerdhe dhe kopshte, raste qe i kam perjetuar vete.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *