Vargjet Satanike Remix





e.zani

Këto ditë është komentuar në media botimi në pritje i “Vargjeve Satanike” të Selman Rushdisë, një libër i cili në botimin e tij të parë tërhoqi vëmendjen e mbarë opinionit botëror pas dënimit me vdekje të shpallur nga udhëheqësi iranian, Homeini, për autorin e librit. Ky historik i botimit të librit sjell në mënyrë të natyrshme vëmendjen e shtypirt mbi opinionin e myslimanëve në Shqipëri.

Faqja shqiptarja.com njofton se u drejtua në dyert e Komunitetit Mysliman Shqiptar për të marë një prononcim mbi këtë botim të pritshëm dhe ndoshta jo për tu habitur, në dyert e KMSH-së morën përgjigjen se “ende nuk ishin të gatshëm të jepnin një përgjigje zyrtare për këtë çështje, pasi duhet ta diskutonin, para se të dilnin me një qëndrim zyrtar në media.” Le të sqaroj se autori i këtyre rradhëve jo detyrimisht beson se KMSH duhet të deklarohet apo të bëjë mbledhje sa herë dikush vendos të bëjë para duke fyer një bashkësi fetare.

Gjithsesi, në mungesë të prononcimeve nga KMSH, bashkësisë tonë nuk i kanë munguar asnjëherë zëdhënësit e pautorizuar, si fjala vjen z. Ermir Gjinishi, i cili përkundër prezantimit nga shqiptarja.com si një aktivist mysliman, është vetëm një ish-funksionar i diskretituar i KMSH-së pa asnjë lloj aktivizmi në jetën e bashkësisë së besimtarëve myslimanë. E megjithatë, nga njerëz që nuk pasohen nga askush sillen insinuata për qëndrime të dhunshme të bashkësisë: “Në botë ka pasur shumë reagime, nëse ju kujtohet, atëherë Irani, nxori edhe një çmim ekstra për kokën e Salman Rushdisë. Ne nuk kemi nevojë të krijojmë kështu situatash, nuk janë pozitive.”

Në Shqipëri janë botuar nga revista Mapo më parë karikaturat famëkeqe kundra Profetit, paqja qoftë mbi të – karikatura të cilat gazetat më në zë në Perëndim rrefuzuan t’i botojnë, e megjithatë nuk u “krijuan kështu situatash.” As nuk pati reagime të dhunshme kur u botua një libër përplot me urrejtje për Islamin e myslimanët shqiptarë si libri i Ben Blushit, “Të Jetosh në Ishull.” Faqja ResPublica i komentoi këto fjalë të z. Gjinishi si të “lënë të kuptohet se i mirëkupton këto reagime të pritshme.” Cilat reagime po mirëkutpohen e po priten këtu zotërinjë? Me cilat fantazma e mullinj ere kërkoni të trembni miletin?

Për Forumin Mysliman të Shqipërisë, një organizatë me aktivizëm të provuar, Roal Hysa bëri të qartë që myslimanët  “thjesht reagojmë me fjalën. Ne nuk jemi as për djegie të librit, ne nuk jemi inkuizicioni që të djegim librat…” Sigurisht askush nuk mund të garantojë për secilin individ, por nuk ka asnjë qëndrim kolektiv myslimanësh shqiptarë që mirëkupton reagime të dhunshme ndaj botimit të një libri, edhe kur është një libër që fyen sensitivitetet tona.

Nëse një botues kërkon të bëjë para me botimin e një libri fama e të cilit i atribuohet vetëm e vetëm fyerjes që u bën myslimanëeve ky është problemi etik i botuesit dhe në Shqipërinë tonë rëndom njerëzit shesin sapunin për djath e u ofrojnë njerëzisë kimikate në ushqim e ujë në qumësht, e kështu që nuk ka gjë për tu habitur. Madje autori i këtij shkrimi e konsideron edhe më të dënueshëm dhe më të rrezikshëm botimin e librit të Adolf Hitlerit nga i njëjti botues. Dukshëm, konsideratat etike nuk janë preukopim për “Dudaj.”

Botuesja pare le të bëjë, por asaj nuk i lejojmë të na thotë se kur mund të fyehemi e kur jo e as të na thotë se ky libër nuk fyen fenë Islame. Libri atakon drejtëpërdrejtë Librin e Shenjtë të myslimanëve dhe Profetin, paqja qoftë mbi të, e botuesja mos na bëjë propagandë duke na thënë se problemi na qenka vetëm me Islamizmin politik. Së paku të drejtën për tu ndjerë të fyer nuk mund të na e marë botuesja Dudaj.

Liria e Fjalës dhe “Vargjet Satanike.”

Le të adresojmë shkurtimisht edhe debatin mbi lirinë e fjalës. Lexuesit mund të kujtojnë se pak vite më parë një humorist shqiptar në Televizionin Kombëtar imitoi Papën dhe pas një proteste të Ambasadës së Selisë së Shenjtë u vunë në rreshtore drejtuesit e TVSH duke kërkuar ndjesë. Liria e fjalës pra paska kufinj dhe paska kufirin te thana edhe në sensitivitetet fetare, thjesht sensitivitetet myslimane nuk meritojnë konsideratë në këtë Shqipërinë tonë. Ne jo se mbështetim humorin vend e pa vend me figura të rëndësishme fetare, por tek e fundit humori u bë jo me figurën qendrore të fesë së katolikëe, Jezu Krishtin, por me kreun temporal të Kishës. Në rastin e karikaturave apo dhe “Vargjet Satanike” atakohen elementët qendrorë të fesë islame, Kurani i Shenjtë dhe Profeti Muhamed, paqja qoftë mbi të. Dedikimi ndaj lirisë së fjalës në Shqipërinë tonë është selektiv e disa fe meritojnë më shumë respect se disa të tjera.

Kancelarja gjermane Merkel dekoroi autorin famëkeq të karikaturave me një dekoratë për lirinë e shprehjes por cili është mesazhi i një karikature ku figura qendrore e Islamit paraqitet me një bombë në vend të callmës? A nuk përforcon kjo stereotipet që paraqesin të gjithë myslimanët si terroristë? të njëjtat stereotipe që kërkojnë të justifikojnë vrasjen e disa turqve-gjermanë mëkati i vetëm i të cilëve ishte se bënin Doner e qebapë për gjermanët? Në një kohë kur është dokumentuar roli i karikaturave evropiane ndaj hebrenjëve në ushqimin e anti-semitizmit, si mundet kreu aktual i shtetit gjerman të injorojë precedentet genocidiale të vendit të saj dhe se si karikaturat kundra hebrenjve kontribuan në dehumanizimin e hebrenjve dhe përligjjen e anti-semitizmit?

Këtu vlen të kujtojmë dhe debatin në kohën e botimit të parë të “Vargjet Satanike” në Angli. Deklarata e Homeninit spostoi vëmendjen nga esenca e asaj për të cilën po protestonin myslimanët në Angli. Anglia ka ligje që penalizon fyerjen ndaj Krishtërimit. Si qytetarë anglezë, myslimanët atje kërkuan që të mbrohen nga të njëjtat ligje në emër të barazisë përpara ligjit dhe e panë lejimin e botimit si provë të diskriminimit në një vend ku qytetarët e vendit nuk mbrohen njëlloj nga ligjet dhe ku tregohet preferencë ligjore ndaj një feje në dëm të një tjetre. Deklarata e Homeinit spostoi vëmendjen nga ky debat dhe të gjithë myslimanët anglezë u etiketuan si mbështetës së islamizmit politik të frymëzuar nga Homeini. Këtu e ka bazën dhe deklarata copy & paste e botueses Dudaj. Por myslimanët shqiptarë nuk kanë pse turbullojnë ujrat duke thirur fantazmën e Homeinit, por duhet të nisin një debat të shëndetshëm mbi kuptimin e mirëfilltë të lirisë së fjalës, liri e cila dhe në vendet më liberale ka kufijtë e vetë. Botimi i një libri artisktikisht mediokër nuk shton asgjë në bollëkun e materialeve islamofobe që mbizotrojnë mediat tona. Por ne duhet të fokusohemi tek debati i vërtetë duke u siguruar që mos përforcojmë karikaturën që duan të ngrënë kundra bashkësisë së myslimanëve si një bashkësi e dhunshme që rrezikon lirinë e fjalës.

 

Comments

  • Zoti ju ruajt o vellezer te e-zanit.E konsideroj privilegj faktin qe na jepni mundesine te lexojme trajtime te tilla si ky me siper per ceshtje kaq delikate. Falenderojme Zotin qe ka sjelle midis nesh njerez si ju. Shkrimi eshte brilant dhe i denje per njerez qe pretendojne te jene pasues te tradites profetike. Shpresoj qe shkrimi te kete vemendjen e duhur e te sjelle reflektimet dhe mesimet e duhura tek te gjithe muslimanet shqiptare.

  • Urime per trajtimin ne fjale se vertet eshte i goditur. uroj qe te godase edhe pushtetaret qe marrin persiper te flasin ne emer te islamit kur promovojne teza anti-islame si shtepia boteuese ne fjale.
    te zgjosh ndergjegjen e fjetur eshte shume me shume se te marresh librat e ti djegesh ngase fjala ka peshen te riktheje dinjitetin e munguar te myslimaneve ne rastin konkret.

  • Allahiu xh.sh ju shperblefte me xhenetin firdeus qe na informoni ne, komunitetin musliman dhe jomusliman me shkrime kaq te bukura mbi te ashtuquajturen”liri fjale dhe veprimi”te botes moderne

  • Ketu atakohet nje musliman pikerisht z. Gjinishi, nuk e njoh por e kam pare vetem nepermjet TV dhe ne debatin e fundit ne Top Channel me Znj. Dudaj. Nese jane te verteta keto qe ju Admin shkruani rreth Z. Gjinishi atehere pse KMSH apo FMSH lejon qe te perfaqesohen nga njerez si personi ne fjale. Sepse Z. Gjinishi prezantohet neper media si perfaqesues i fese islame. Une nuk e kam lexuar librin akoma por lexova ne internet reagimet ndaj botuesit te librit neper shtete te ndryshme dhe ishin pikerisht ato qe tha Z. Gjinishi. Lexoj neper shkrime muslimane ku muslimanet vene epitete shume negative njeri tjetrit. Ç’po ndodh me muslimanet ne Shqiperi se une jam disi konfus, nuk po kuptoj me kujt t’i besoj ne deklaratat e tij, kush po thote te drejten, kush eshte i bute ne gjykim, kush eshte arrogant …….??????? Kjo duhet te behet nga ju njerezit e penes, apo analizave.

    Ne krahun tjeter flitet me nje gjuhe teper “ te embel” per znj. Dudaj. Sic e thashe me lart nuk e kam lexuar librin, por nga debati i zhvilluar ne Top Channel kuptova se znj. Dudaj eshte fanse e rrymes qe shkruan Salman Rruzhdi. Dhe kuptova qe rryma e tij eshte nje rryme blasfemie sa edhe te pranishmit e tjere nuk mund ta simpatizonin dot artin apo rrymen e tij artistike. “Së paku të drejtën për tu ndjerë të fyer nuk mund të na e marë botuesja Dudaj.” Kush eshte Znj. Dudaj qe te nuk mund te na i marr te drejten per t;u ndjere te fyer. Kush eshte ajo? Apo se del neper media dhe i duket vetja “intelektuale” dhe ne te tjeret jemi “injorante”, sidomos besimtaret muslimane. Se edhe mbrojtja e saj me antisulm ndaj fjaleve te Gjinishit ishin shume qesharake dhe injorante njekohesisht. Une qe po shkruaj jam nje person po aq e mire arsimuar sa ajo dhe nga reagimet e saj u ndieva e ofenduar nga menyra sesi ajo argumentonte. Nje injorante ne fene time apo te pakten qe nje here te vetme kam vene koken ne sexhde ashtu sic me ka mesuar ALLAHU i MADHERISHEM ne Kur’anin e Shenjte nepermjet Profetit s.a.w.s. ndihem e ofeduar. Nuk ndihem e ofeduar nga injoranca e Dudaj por ndihem e ofeduar se keta “intelektuhale persona” i bejne publike injoranncen e tyre publike perpara nje populli qe KMSH apo FMSH apo organizata te tjera fetare muslimane qe trumbetojne me te madhe se pjesa me e madhe eshte muslimane por harrojne apo nuk duan ta thone se vetem nje perqindje shume e voge pratikojne fene muslimane. Sepse kjo pjese e madhe emrin kane muslimane por nuk dine pothuaj asgje rreth fese qe i perkasin. Dhe na dalin keta “intelektuhale persona” si Dudaj apo Blushi etj qe si sahanlepires te verber te perendimit i shperlajne trurin injorant popullates se gjere. Dhe na del qe muslimanet jane injorante dhe po te merresh me fe eshte injorance, prapambetje dhe perralla te tjera me mbret apo me mire telenovela- (te jemi te kohes). Edhe kjo ndodh se vete muslimanet nuk dine te reagojne apo te mbajne qendrime zyrtare. Ka ardhur koha te zgjoheni muslimane ju qe jeni dijetare, hoxhallare apo edhe ju qe jeni njerez te fjales dhe penes, jo reagime sporadike dhe te percara. “Pse duhet te shqetesohen kaq shume muslimanet, nje trillim arstik eshte ne fund te fundit” ky eshte komenti qe bejne keta persona ne fund te fundit. Se edhe Salmani ka thene se ai e respekton fene islame. Cfare eshte kjo deklarate qesharake nga nje person qe ofendon nje fe derisa e denojne me vdekje nga njerez te kesaj feje dhe ai merr mbrojtje me cmime dhe nderet me te larta nga persona apo shtete te fese tjeter. Per kete ndihem e ofenduar. Qe keta njerez qe bejne deklarata te forta publike dhe ka nje reagim te tille edhe nga FMSH. Nese libri eshte jo i pranueshem dhe ofendues ngdaj fese tone, znj. Dudaj duhet te terheqe botimin e saj. Nuk me interesojne sesi i fiton parat Dudaj, me intereson qe ajo te mos ofendoje fene time, mua. Se kete rast behet fjale per nje dhunim te fese, jetes, tradites, kultures pra gjithe jetes se nje muslimani, jetes sone, sexhdes time. Nuk behet fjale per njeres si Hitleri apo Papa por behet fjale per ALLAHUN dhe profetin e TIJ, behet fjale per jeten tende musliman.

    “Botimi i një libri artisktikisht mediokër nuk shton asgjë në bollëkun e materialeve islamofobe që mbizotrojnë mediat tona. Por ne duhet të fokusohemi tek debati i vërtetë duke u siguruar që mos përforcojmë karikaturën që duan të ngrënë kundra bashkësisë së myslimanëve si një bashkësi e dhunshme që rrezikon lirinë e fjalës. “ “Kerkohet debat i shendoshe”. Beni debatin e shendoshe me Dudaj dhe ashtu si ndaj Papes u kerkua falje, edhe Dudaj te kerkoje falje dhe te terheqe librin nese eshte e nevojshme. Mos u merrni me karikaturen se jeni duke i dhene rendesi karikatures madje duke e perforecuar realisht ate me kete gjum se keni frike se po reaguat do te zgjohet ai imazhi i karikatures qe e krijuan dhe po jua imponojne jomuslimanet. Dhe ia kane arritur t’iu poshtin. Kete e perforcon edhe mbyllja e keteij shkrimi.

    ZOTI na udhezofte

    • O Sans nuk e ke lexuar me vemendje ose nuk e ke kuptuar ate qe eshte shkruar. Edhe ato nenvizimet me te kuqe ne tekst jane aty per nje arsye, te drejtojne per tek artikuj te tjere te cilave ju referohet autori ne kete artikull. Znj. Dudaj ka pretenduar se libri nuk fyen myslimanet po vetem pasuesit e islamit politik, islamistet. E-zani ka vene ne dukje se kur fyhemi apo nuk fyhemi ne nuk na e percakton znj. Dudaj dhe ka shkuar dhe me tej per te gjetur prejardhjen e ketij pretendimi te saj tek historiku i botimit te pare ne Angli. Kesisoj, ktheju dhe nje here leximit per te kuptuar se c’po thuhet.

      p.s. Gjinishi del si “analist” se as KMSH e as Forumi nuk e njohin apo e autorizojne si perfaqsues te tyre. Ai perfaqson vetem veten e vet.

  • Dudaj e kishte te perkthyer librin para shum e vitesh ku dergone kameramanet e vizion plusit per te marre deklarata neper xhamiat e Tiranes.Mirepo me sa duket nuk kishte leke te mjaftueshem dhe nuk shpreson ne shitjen e librit.Te njejten gje ka bere me nje liber qe flet per Aishen r.a duke e publikuar dhe reklamuar me te madhe neper panaire.

    [Fjalia e fundit u editua per shkak te te qenit fyese ndaj Znj. Dudaj. ju lutem, mund t’i mbroni argumentet tuaja edhe pa qene nevoja te fyeni ate qe kritikoni. E-zani]

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *