Shantazhi i Shëmtuar i KMSH-së





e-zani

E përditshmja Mapo bën të ditur se:

Kreu i këtij [KMSH] komuniteti, Selim Muça ka denoncuar në Policinë e Shtetit Lulzim Plloçin, imamin që deri pak kohë më parë drejtonte [xhaminë e] Medresenë për uzurpim të institucionit dhe nxitje të konflikteve. Pas ankesës së Muçës, çështja është marrë në dorë nga drejtoria e Antiterrorit, e cila po heton konfliktin. Burime nga Policia e Shtetit i thanë MAPO-s se imami Plloçi akuzohet se ka bllokuar të gjithë aktivitetin e Medresesë në Tiranë, pasi i është komunikuar urdhri për t’u transferuar në Myftini. Nëpërmjet një letre, drejtuar autoriteteve më të larta policore, Selim Muça e akuzon imamin se po pengon zbatimin e vendimit të KMSH-së dhe emërimin e imamit të ri, duke mbajtur me forcë pozicionin e tij. Gjithashtu, në letër imami akuzohet si nxitës i konflikteve në xhaminë e tij, duke iu referuar tensioneve të datës 27 shkurt, kur Muça dhe drejtuesit e Medresesë u paraqitën në xhami për të komunikuar shkarkimin e imamit.

Ne kemi shkruar për përplasjet e kohëve të fundit në Xhaminë e Medresesë dhe kemi bërë të qartë qëndrimin tonë se qëndrimi i KMSH-së bie ndesh me vetë rregulloren e KMSH, se ky vendim ka injoruar qëndrimin e bashkësisë së kësaj xhamie dhe këshillit të xhamisë; gjer më sot KMSH nuk ka ofruar asnjë arsye për këtë shkarkim dhe ka nxitur më tej tensionin dhe polarizimin në gjirin e bashkësisë. Për këto veprime ne kemi quajtur përgjegjës udhëheqësit e rinj të KMSH-së.

Gjithsesi, veprimi i fundit i dërgimit të një imami në zyrat e anti-terrorit është një shantazh i shëmtuar dhe imoral i KMSH-së dhe një veprim anti-ligjor nga ana e shtetit. Nuk ka asgjë në tërë këtë histori që lidh veprimtarinë e imamit në fjalë me zyrat e anti-terrorit, nuk ka asnjë lloj veprimtarie terroriste dhe shteti ka shkelur përtej kompetencave të veta. Për sa kohë që nuk egziston dhe nuk mund të egzistojë ndonjë lidhje midis veprimtarisë së imamit dhe ndonjë aktiviteti terrorist, atëherë nuk mund të ketë mbulesë legjislative për të justifikuar përfshirjen e zyrave të anti-terrorit. Sa për KMSH-në jazëk ju qoftë: ata vazhdojnë të japin prova që nuk kryejnë detyrën e tyre të përfaqsimit të myslimanëve, por në të kundërt demonizojnë dhe penalizojnë në mënyrë imorale bashkësinë e besimtarëve dhe imamët e tyre.

Por përgjegjsia bie mbi vetë imamët. Imamë që kanë vuajtur më parë padrejtësi të ngjashme nga KMSH e të tjerë që pranojnë padrejtësitë e KMSH vazhdojnë të punojnë për të. Imamët nuk kanë treguar solidaritetin e duhur me njëri-tjetrin që të bënin të qartë që këto qëndrime arbitrare të KMSH nuk do pranohen. Në mungesë të një solidariteti dhe rezistence të përbashkët, bashkësia do jetë përballë riciklimit të këtyre konflikteve të cilat qartazi do përsëriten sa herë që KMSH do vendosë të heqë qafe nga një imam, me mbështetjen arbitrare të zyrave të anti-terrorit. Ky është terrorizim social dhe politik mbi gjithë një bashkësi dhe vazhdim i ushqimit të tensionit dhe konflikteve brenda kësaj bashkësie.

Comments

  • Kjo eshte levizja Gylen, qe ne perkufizimin e saj ndaj vetvetes, pretendon te jete nje levizje per paqen ne bote. Keta jane ata qe na flasin per vellazerine islame neper simpoziume. Keta jane ata qe flasin per tolerancen fetare dhe qe pergjerohen per vellazerine nderfetare. Pikerisht keta qe promofojne aq shume vellazerine midis feve, kane kete terbim e harbuteri me vellezerit e tyre brenda fese se tyre. Ironike, e trishte, e neveritshme gjithashtu.

  • Si besimtare te thjeshte na mbeten per t’u sqaruar shume gjera. E para, Selim Muca me kompani te bejne publike shkresen qe i kane cuar antiterrorit, te bejne transparente brendesine e letres dhe argumentet. Na duhet te dime se perse zyrtaret tane faqezinj e maskarenj kane menduar se eshte pikerisht antiterrori qe zgjidh problemin e tyre.
    Nga ana tjeter na mbetet te dime nese kjo ceshtje hyn ne kompetence te Zyres se Antiterrorit apo jo. A e ka shqyrtuar kete ceshtje antiterrori dhe e a ka gjetur me vend te vazhdoje hetimet apo jo? Nese antiterrori e ka gjetur me vend se veprimtaria e imamit Plloci shkel ligjet dhe Kushtetuten e vendit, atehere duhet te marre masa te menjehershme per sqarimin e ceshtjes dhe dergimin e saj para gjyqit. Nese asnjera nga keto kushte minimale nuk qendron, atehere Antiterrori po ushtron terror mbi qytetaret e vet dhe po shkel ligjin duke i thirrur vend e pa vend dhe jemi te lire te besojme se ky eshte shantazh per te tjeret dhe se ky shantazh i Antiterrorit ndodh ne bashkepunim skandaloz me Komunitetin Musliman Shqiptar. Nderkaq Shoqatat muslimane duhet ta marrin seriozisht ne veshtrim perdorimin e mjeteve dhe hapesirave ligjore per hedhjen ne gjyq te KMSH dhe kryetarit te saj se ne kundershtim edhe me statutin e vet nuk po ben as detyren elementare te mbrojtjes se besimtareve te vet dhe po i demton ata me veprime mesjetare.

  • me pelqyen rreshtat e fundit te komentit te ezanit.ku jane imamet e tjere?pse struken,pse heshtin imamet per kete qe po ndodh?kush ma jep kete pergjigje?si ka mundsi qe ndodh dicka e tille dhe imamet e xhamijave te tjera as nuk e vene ujin ne zjarr

  • I vetmi qe meriton te lavderohet dhe falenderohet eshte vetem Allahu i Lartesuar.
    Me thene te verteten jam befasuar nga keto reagime te KMSh-se, jo se jane te parat, por me habit fakti se si perpara politikaneve te ndyre sillen sikur te jene larot e tyre, dhe me myslimanet qe adhurojne me pasterti Allahun tregojne dhembet?!
    Me kujtohet shume mire rasti i karikaturave te Profetit Muhamed (a.s.) Nderkohe qe Mustafa Nano me shoke fliste cfare t’i vinte neper mend per figuren e Profetit (a.s.), KMSh-ja rrinte dhe bente sehir dhe vetem pas nje muaji fiks doli me deklarate dhe kete te diktuar nga xhemati. Realisht, qysh pas ketij momenti une i kam vendosur vizen ketij instuticioni. Te mos reagosh ndaj figures se Profetit (a.s.), qofte edhe me preteksin se duhet te tregohemi diplomat ne shtetin ku jetojme, kjo eshte kulmi. Prandaj te tilla reagime jane te pritshme.
    Tani le te kthehemi tek problemi.
    Mendimi im personal eshte ky:, pavaresisht se sa mund te realizohet, Selimi bashke me ata qe jane pas tij, i jane qepur xhamise se Medreses dhe me cdo kusht deshirojne qe t’ia arrijne qellimit te tyre. Dhe nuk do te rreshtin per t’ia arritur ketij qellimi. Si te marrin nen kontroll xhamine e Medresese do te fillojne me te tjerat.
    Se dyti, Selimi eshte nje njeri dyftyresh (nuk kam per qellim fjalen munafik, sepse kjo eshte e rende dhe kete me se miri e di Allahu dhe une nuk hyj ne ato kompetenca qe nuk me perkasin mua)eshte dyftyresh sepse me pare ai ishte i kenaqur nga imam Luli dhe Profesor Feridi, ndersa papritur dhe pakujtuar ata qenkan terroriste?
    Se treti, ai e di Selimi se cfare eshte terrori. Terrori i vertete eshte vete ai me ate qe po i ben myslimaneve qysh kur eshte vene ne ate post.
    Se katerti, Si nuk qenka imam Luli i kualifikuar. por edhe te marrim si te mirqene faktin se imam Luli nuk eshte i kualifikuar, cila eshte detyra e imammit? Detyra e tij eshte te prij namazin dhe kete gje mund ta beje edhe nje femije 12-te vjecar qe di dy apo tre sure. Pastaj duhe te shtojme edhe nje dicka shume te rendesishme; nuk mund te hidhet poshte mendimi i xhematit. eshte e vertete qe instuticioni i merr vendimet, por kjo jo ne kurriz te xhematit
    Se Pesti, une jam gjithmone i bindur dhe besoj se edhe te gjithe besimtaret e sinqerte, se Allahu i Lartesuar nuk eshte i pavemendshem ndaj kesaj qe po vepron Selimi me shoke. Shqiptaret thone bota eshte me rrota dhe ne muslimanet shtojme edhe nje dic tjeter me te mire, kur vjen ndeshkimi i Allahut askush nuk mund t’i beje balle. Selimi edhe nese ben sikur nuk di sepse eshte ne nje kolltuk te rehatshem, ka per ta perjetuar shume keq pergjigjen e lutjeve te qindrave myslimave qe i jane lutur Allahut per padrejtesite e tij ndaj myslimave te sinqerte. Une po e deklaroj dhe e them hapur: qe une cdo gje ia fal Selimit, por per faktin qe ai me ka akuzuar mua dhe te gjithe besimtaret e thjeshte per terrorist. Une kundrejt kesaj akuze i ankohem vetem Allahut dhe ndermjet meje dhe Selimit do te kemi nje llogari te hapur ne Diten e Gjykimit.
    Se Fundmi, te nderuar vellezer ne duhet te jemi te bindur se kjo qe po ndodh nuk eshte gje tjeter vetem se nje sprove nga Allahu per ne, per te pare se si do te reagojme. Lus Allahun qe reagimet tona te jene sa me te matura dhe konform asaj qe na ka mesuar Allahu dhe I derguari i Tij ne Kuran dhe ne Sunet.

    • Eshte krijuar nje tradite e keqe thashethemi ku emra personazhesh publike permenden kot me kot si “armiq te Islamit”. Une nuk e di kur paska folur Mustafa Nano me shoke c’u vjen ne koke kunder figures se Profetit alejhi selam. Kjo eshte akuze shume e rende e hedhur ne tym, qe vetem sa trash me teper traditen e papergjegjshme te thashethemeve me armiq.

      Si minoritet kulturor qe jemi, pra si komunitet fetar qe ndonese mund te jete shumice, prape se prape per hir te pamundesise apo pafuqise nuk percakton ritmin e kultures ne vend, ne kemi per detyre ta mbrojme figuren e Profetit duke mos e ekspozuar vullnetarisht para debateve, se pastaj do na vije hidhur kur nuk e mbrojme dot nga injoranca e bashkebiseduesve. Sa me pak ta permendim Profetin alejhi selam ne vende te perziera, publike, ku nuk ka etike si e jona, aq me shume e ruajme nderin dhe dinjitetin tone

  • Nese imam Luli nuk eshte i kualifikuar per te qene Imam Xhamie, Haxhi Inxhinier Selim Muca nuk eshte i kualifikuar as per roje dere i Komunitetit Musliman, e po keshtu edhe gjysma e kryesise se mefshte qe vegjeton ne sherbim te hizmetit, ne krye te nje institucioni qe perfaqeson muslimanet shqiptare.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *