e-zani.

 

Gazeta Panorama njofton se imami dhe hatibi i xhamise se Medresese janë pyetur nga forcat e Anti-Terrorit, pas kallzimit në Drejtorinë e Policisë dhe akuzës për ekstremizëm të bërë nga kreu i KMSH-së, Selim Muca.

Gazeta Panorama, pa asnjë provë, njofton gjithashtu se Shoqata Ardhmëria, drejtues i së cilës është imami Ferid Piku, financohet nga Arabia Saudite.

Në këtë blog ashtu si dhe në media të tjera është raportuar më parë se Selim Muca e ka përdorur akuzën për ekstremizëm sa herë që janë kundërshtuar qëndrimet e tij autoritare apo është demaskuar korrupsioni ekonomik i klikës së tij.

Me hapjen e kabllogrameve të Ambasadës Amerikane është bërë e qartë se as instancat shtetërore nuk u zënë besë akuzave që ngre Muça dhe opinioni i Ambasadës Amerikane është se akuzat për ekstremizëm që vinë prej tij janë përpjekje për të mbuluar korrupsionin ekonomik. Citimet nga kabllogramet relevante të Ambasadës Amerikane mund të gjenden duke klikuar këtu.

Nëse imami dhe hatibi i xhamisë së Medresesë janë ekstremistë, atëherë përse janë lejuar për dhjetë vjetë të shërbejnë? Përse z. Muca mori pjesë si i ftuar në festën e dhjetë-vjetorit të shoqatës Ardhmëria, ku gjendeshin edhe kryebashkiaku e anëtarë të qeverisë? Ndërkohë, ashtu si kemi sjellë fjalën e hatibit të xhamisë së Medresesë, Ferid Piku, edhe pas shkarkimit arbitrar nga KMSH, ai ka bërë thirje për qetësi e solidaritet midis besimtarëve, për ruajtjen e vlerave të mirëkuptimit dhe vëllazërisë.

Në vend që të përfaqsojë myslimanët, Muça sjell sërishmi akuza të pabazuara kundra besimtarëve për ekstremizëm dhe shteti vazhdon të bëhet palë e këtyre shkeljeve flagrante të jetës fetare të bashkësisë myslimane.