QASJE IDENTITARE





Loela Xhafa

Më ka pasë bërë gjithmonë përshtypje kuptimi I fjalës hurdhë  në të folmet e disa fshatrave të Shqipërisë së Mesme, që sigurisht nuk i referohej aspak perimes që ne hamë dhe as pasojave të pafajshme që ajo sjell më mbrapa.

Hurdhë ishte një lloj pellgu i krijuar kryesisht nga uji i shiut, i cili për shkak të përbërjes së tokës në vende të caktuara nuk thithej nga toka dhe krijonte një lloj rezervuari të vogël ku fëmijët e fshatit laheshin në verë. Karakteristikë e këtij formacioni ishte se uji nuk qarkullonte dhe nuk pastrohej, pra qelbej, e për rrjedhojë fëmijët pas njëfarë kohe duhej të gjenin një vend tjetër për t’u larë.

Pikërisht hurdha m’u kujtua gjatë tymnajës dhe histerisë së ngritur nga një fjali e kryeministrit shqiptar Berisha gjatë takimit me kryeministrin turk Erdogan. Nuk dua t’ia hyj dhe të shteroj këtu diskutimin, pasi cështja është konsumuar gjerë e gjatë në median e shkruar dhe të folur. Kanë folur historianë, analistë, sociologë, doktorë, profesorë, ose të dyja bashkë, të cilët janë munduar të shpjegojnë me fakte shkencore rrugëtimin shqiptar gjatë periudhës së sundimit të Perandorisë Otomane.

Nuk munguan edhe shkrimet perverse pa asnjë lloj tabani shkencor, politik e moral si ai I Lorenc Vangjelit ne gazetën online Respublica. Madje ky i fundit më ringjalli hurdhën në mendje.

Puna është se akademikët e politikanët tanë në të dyja anët e kufirit dhe gjithë shpura që lidhet me arsim-edukimin nuk po arrijnë dot të shkëputen nga efektet anësore të Perandorisë Hoxhiste, që besohet se i ka sjellë dëm shumë më të madh Shqipërisë sesa Perandoria Otomane vetë. Për Skënderbeun, figurën qendrore të të gjithë historisë sonë me turq, janë botuar libra pas librash e i janë ngritur ditirambe si në kohën e regjimit ashtu dhe atë të demokracisë, dhe 20 vjet të luftës së tij janë trajtuar ditë më ditë sa më s’bëhet. Zërat kundër trajtimit të historisë në këtë farë feje janë lincuar publikisht dhe blogjeve iu lëshuan frerët fare.

Sigurisht një trajtim i tillë lidhet drejtpërsëdrejti me Islamin dhe «prapambetjen» e trojeve shqiptare, madje kapja kaq fort pas jeleve (apo bishtit) të kalit të Skënderbeut duket si i vetmi argument për të mbajtur gjallë këtë frymë të trajtimit të historisë dhe fesë në përgjithësi.

Ajo që tërheq vëmendjen nuk është vetëm mungesa e objektivitetit apo profesionalizmi, por mungesa e ndërgjegjes intelektuale në trajtimin jo vetëm historik, sociologjik e antropologjik të fesë. Studime të mirëfillta sociologjike e antropologjike, përvecse historike, mbi fenë, as nuk janë bërë dhe as nuk pritet të bëhen këtu ndër ne. Në u pacin bërë, i ka zënë pluhuri i harresës si të padenja politikisht. Gjithë diskursi shqiptar mbi këtë cështje, ashtu si dhe në shumë të tjera, mbështetet ne gazetat e huaja, në fjalitë apo citatet e politikanëve, apo në studimet e të tjerëve mbi ne. Dhe të gjitha qëndrimet dalin në pah si kundërbalanca të njëra-tjetrës. Njëra palë sulmon tjetrën për mëkatin e konvertimit dhe mundohet të zhbëjë cdo sens pozitiv, tjetra  palë kundërpërgjigjet duke u përpjekur të pastrojë pluhurin që i hidhet përsipër. Në cdo rast kriteri i besueshmërisë nga brenda është zero, ndërsa studimet e huaja dhe autorët e tyre, për aq sa mund t’i referohesh, mbeten e vërteta e kulluar. Madje, në Shqipëri është bërë modë dhe shkallë vlerësimi e intelektualizmit. Me këtë nuk dua aspak të zhvlerësoj prurjet nga jashtë, por një lloj kameleonizimi të brendshëm.

Nëse feja përbën apo jo identitet, ky nuk është ndonjë diskutim I ri dhe që i takon ekskluzivisht truallit shqiptar. Në kuadër të multikulturalizimit kjo cështje është shtruar dhe është bërë objekt debatesh e studimesh serioze në cdo vend të Europës.

Stuhitë më të mëdha të qasjeve identitare fillojnë në kohëra fushatash dhe bëhen moto e tyre si p.sh, në Francë, Gjermani, Hollandë etj.

Më pikantja në atë mes ishte thënia e kancelares gjermane Angela Merkel se: “Multikulturalizmi ka dështuar” – me gjasë dhe me referencë bëhej fjalë për Islamin. Shumë syresh e panë si të vërtetë këtë thënie, shumë të tjerë e paraqitën si blofin e rradhës për t’i shpëtuar problemeve gjermane e europiane gjithnjë e në rritje.

Mirëpo dallimi në atë vend, të cilit mundohemi t’i përafrohemi, është se nëse një politikan, i cilitdo rangu qoftë ai, hedh një tezë në publik, shoqëria civile e atij vendi, rangjet akademike dhe universitare nuk flenë gjumë dhe nuk e kalojnë në heshtje, por e marrin shumë seriozisht dhe e bëjnë objekt studimi.

Në Gjermani, tema e identitetit dhe Islamit u bë pjesë e kuptimit të brendshëm dhe analizave konstruktive. Para viteve ’90 Islami dhe muslimanët ishin tema më e padiskutuar, ndërkohë mori vlerë pas këtyre  viteve për t’u ngritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar. Fillimisht supozohej se emigrantët ishin të përkohshëm dhe më pas do të ktheheshin në vendin e tyre. Por brezi i dytë i lindur në Gjermani nuk e shihte si opsion kthimin në atdhe. Po ashtu ndryshimet në ligjin për nënshtetësine dhe emigracionin përkatësisht më 2000 dhe 2004 bënë të mundur që të merrnin nënshtetësinë gjermane 200 000-300 000 emigrantë në vit dhe me të drejtë u konsiderua si pjesë gjithnjë e debatueshme e identitetit në këtë vend.

Përvec studimeve individuale të sociologëve të njohur për identifikimin e problemit , studimi më i plotë dhe me shtrirje kohore më të gjatë, nga viti 2009 deri në vitin 2011, ishte ai me temë “Eksperiencat jetësore të muslimanëve te rinj”. Studimi u krye me kërkesë të ministrit të brendshëm federal nga sociologë, psikologë dhe pedagogë të shkencave të komunikimit të tre universiteteve më në zë të Gjermanisë: Universitetit Friedrich Schiller në Jena, Universiteti Jacobs në Bremen, Universiteti Johannes Kepler në Linz (Austri), si dhe Shoqëria për Kërkime Sociale dhe Ekonomike në Weimar. Ky studim përmban t64 faqe dhe doli nga botimi në mars të këtij viti

Nga intervistat e organizuara me përfaqësues të muslimanëve doli më se e qartë se pavarësisht shkallës së religjiozitetit personal, të gjithë u distancuan qartazi nga terrorizmi dhe e konsiderojnë gabim mënyrën se si “Perëndimi” lidh botën islame me kërcënimet terroiste në emër të Islamit. Sipas drejtuesit të studimit pranë Universitetit të Jena-s prof. Dr. Wolfgang Frindle:

pjesëmarrësit kanë përjetuar një paragjykim aforfe të muslimanëve si terroristë dhe se ata shprehën në mënyrë të qartë dëshirë për t’u integruar në shoqërinë gjermane së bashku me identitetin e tyre musliman.

Nga studimi rezultoi një qëndrim relativisht i vogël me tendenca të forta të pranimit të dhunës ku jgermanët muslimanë përbënin 15% të të anketuarve ndërsa muslimanët gjermanë 24%. Po edhe këtu shkencëtarët e grupit të punës bënin me faj diskriminimin në shkallë të lartë.

Një element kyc i nxjerrë nga mbi 6000 postime të forumeve në internet bëjnë me faj informimin e njëanshëm të mediave. Nga vëzhgimi i lajmeve në mediat kryesore gjermane ARD, ZDF, RTL SAT 1, i kanalit turk TRT, si dhe kanaleve Al Jazeera dhe Al Arabyia u bë e qartë se proceset e integrimit ose radikalizimit mund të nxiten ose pengohen nga ndikimet mediatike.

Apeli i i studiuesve pjesëmarrës në këtë studim ishte i tillë:

Në përgjithësi, rezultatet e studimit vërtetojnë se është e nevojshme të realizohen masa dhe iniciativa shoqërore që lehtësojnë kostituimin e një identiteti pozitiv bikulturor të muslimanëve.

Në këtë mënyrë parandalohen proceset radikalizuese dhe nxiten ato integruese. Kjo gjë nuk u ka rezultuar muslimanëve  dhe fjala e një intervistuesi se

Ekspericencat janë pështjelluese. Emigrantët muslimanë në Gjermani pranojnë normat jetësore gjermane, ligjet dhe format e bashkëjetesës, gjuhën dhe normat e raporteve të përditshme. Por atyre u duhet dhënë liria të lidhin eksperiencat jetësore gjermane me ato të vendit të origjinës. Në fund të fundit ky integrim është një proces reciprok, që mund të arrihet vetëm me angazhim të përbashkët, si të emigrantëve ashtu edhe të shumicës gjermane të popullsisë – ishte dhe apelimi që bënin shkencëtarët në cdo faqe të studimit.

Mbi këtë temë u dha një informacion në disa rreshta nga a gazeta online Respublica  me datë 25 prill, ardhur ky nga Koha Ditore, me titullin “Studimi i Kuranit”. Sigurisht këto dy gazeta kaq preferuan të japin dhe titulli i vënë është në fakt vetëm një nëntitull i debatit mbi identitetin. Dhe kanë zgjedhur të citojnë vetëm zërat ultrakonservatorë kundra dhe jo edhe zërat kundërshtues, midis të cilave edhe ministrja gjermane e drejtësisë dhe shumë organizata aktiviste gjermane për të drejtat e njeriut, pa folur edhe për studimin në fjalë që i bashkangjitet diskutimit.

Comments

  • doja te thoja thjesht me mire diktatuara te identifikohet me emrin e enverit, sic behet gjithmone, pra te thuhet enveriste, tingellon me mire sesa hoxhiste qe larg e larg na sjell ne mendje hoxhen, thjesht sugjerim estetik eshte dhe jo se ka ndonje gabim.

  • Feja islame eshte Paqe. sod europa konvertohet drejt islami si nje shembull pasqyr e paqes.feja islame fe e bukur ju flm

    • sa te cuditshem jeni more ju ela,,, po ku e sheh se evropa po konvertohet ne islam,,,, a ngaqe ka bodrume gjamija qe falen katundaret e vendeve arabe,,,te them nje te vertete; shumica e arabeve qe vijne nga qytetet e marokut apo shteteve te tjera muslimane jane te civilizuar dhe integrohen pak a shume ne france; ndersa ata marokene qe vijne nga katundet e marokut ku nuk njohin gja tjeter vetem kamilat apo devete ata jane ma fanatiket e fese; ketu ne evrope nuk i plas kujt per islam as nuk i duan ti shohin me sy kaq te neveritshem ju duken

      • Dost, se per cfare neveriten francezet e per cfare eksitohen, ne si shqiptare nuk na hyn fare ne xhep. Ne France nuk gerditet njeriu sa gerditet tek ne kur sheh burrin perqafuar me burrin, apo kur sheh nenen a motren me dashnorin. Pra nese ata neveriten me katundaret e Marokut vetem pse keta perpiqen t’i afrohen Zotit, francezet e tille meritojne gjithe neverine time si qytetar apo sheherli me mire ( se qytetar po behet cdokush sot) . A futet Europa ne Islam apo a del Maroku nga Islami, keto jane pune te tyre e nuk luajne rol ne lidhjen time me Zotin: kush ka dinjitet e krenari beson mendjen e vet jo sjelljet e te tjereve, ciletdo qofshin

  • Shqiptaret dhe Turqit jan vellezer nga gjaku mysliman islam fe e mir.Europa Usa dhe Bota drejt islamit”Paqes

  • FETE SI MENDIME NUK KAN SHUME DALLIME SA I PERKET BESIMIT NE ZOT POR MOS U BERE NAIVE SE EVROPA KA LIGJE LIBERALE DHE NUK DO E PRANOJ LIGJIN E SHERIATIT TE ARABISE SAUDITE ,,SHTETET EVROPIANE NDRYSHE I DENOJNE KEQBERESIT SHTETET ISLAMIKE NDRYSHE POASHTU,./MUNDE TE KETE KONVERTIME TE VOGLA POR JO TE MEDHA,..ASNJI IDEOLOGJI NUK DOMINON PLOTESISHT NE BOTEN TOKESORE ../SELAM PAQE][;’;’./,,

    [Ju lutem mos sillni mesazhe ku te gjitha shkronjat jane shkronja te medha shtypi, veshtireson leximin dhe krijon probleme vizuale.]

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *