MONSTRUMI I MAQEDONISË





Loela Xhafa

Nga shtypi shqiptar dhe ai maqedonas mësojmë se pas një bastisjeje të gjithanshme në lagjet ku banojnë shqiptarët në kuadër të operacionit Monstrum, policia maqedonase ka arrestuar 20 persona të cilësuar si islamikë radikale për vrasjen e 5 maqedonasve etnikë. Ministrja e brendshme Jankulowska thotë se të gjithë të arrestuarit janë akuzuar për terrorizëm (midis tyre edhe të moshuar) dhe po vetë zonja ministre deklaron se të arrestuarit nuk janë te lidhur drejtpërdrejt me dyshimet për vrasje, por midis të arrestuarve ka dyshime se mund të jenë edhe vrasësit!?.

Po ashtu gjetja e literaturës islame nëpër shtëpite e banorëve muslimanë ishte një lajm per t’u dhënë në media për të bërë asociimin me terrorizmin.

Duke dalë fare jashtë kontekstit të vrasjes me datë 15 prill të këtij viti të pesë të rinjve maqedonas zonja ministre deklaroi se të arrestuarit I përkisnin sektit radikal Wahabi, I cili përbënte rrezik për krishtërimin, kishin luftuar në Afganistan dhe Pakistan dhe se ata të gjithë ishin të aftë të kryenin  një akt të tillë të tmerrshëm.

Në fund të retorikës së saj nuk dha detaje të tjera përvec se hetimet vazhdonin. Zonja Jankulowska ka bërë thirrje për përmbajtje ndaj urrejtjes etnike dhe fetare, pavarësisht se nuk ngurroi të bënte vetë deklarata të tilla. Pas këtij operacioni zulmëmadh dhe deklaratave të ministres, zor se mund të priten hetime të paanshme dhe që i ndihmojnë zbulimit të së vërtetës dhe kapjes së vrasësve. E vetmja gjë që do të “zbulojnë” dhe gjejnë” policia dhe prokuroria maqedonase janë trillimet e bollshme për shtypin në dëm të qytetarëve të vet pavarësisht etnisë. Përtej operacionit të saj, njëri nga prindërit e 5 maqedonasve shqiptarë bëri thirrje për mospërdorjen e vrasjes së djalit të tij, që sigurisht do bjerë në vesh të shurdhër.

Shqiptarët etnikë në Maqedoni përbëjnë rreth 25% të popullsisë maqedonase të regjistruar. Tensionet etnike midis shqiptarëve dhe maqedonasve u thelluan pas rebelimit të armatosur të shqiptarëve në vitin 2001, të cilët kërkonin të drejtat e nëpërkëmbura të komunitetit të tyre dhe u duk se përfunduan pas ndërhyrjes së trupave të NATO-s dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.

Por, e vërteta është se tensionet etnike kanë qenë gjithnjë të pranishme dhe gjithnjë në kurriz të shqiptarëve. Ato filluan pas thirrjeve dhe parrullave te shkruara e të folura raciste, antifetare dhe antietnike te shtetasve etnik maqedonas ndaj shqiptarëve. Këto tensione e provokime ndaj shqiptarëve kulmuan  me vrasjen e dy shqiptarëve dhe rrahjen barbare të 15 adoleshentëve shqiptarë nga huliganë maqedonas pas festimeve për 125-vjetorin e themelimit të shkollës së tyre. Reagimi i partive shqiptare në Maqedoni ka qenë më pak se një deklarim i zakonshëm politik.

Mosveprimi i shtetit maqedonas ndaj dhunës së përsëritur etnike ishte mbase preludi i vrasjes së pesëfishtë të ndodhur ne veri të Shkupit.

Po ashtu shteti shqiptar ka përgjegjësi morale të pastrojë figurën e bashkëkombasve të vet dhe të reagojë në mënyrë energjike ndaj akuzave të pabazuara duke kërkuar hetim të drejtë të cështjes dhe duke mos u kompleksuar nga retorika boshe e ruajtjes së një stabiliteti fallc në dëm të shtetasve të vet.

Comments

  • Falemnderit znj. Xhafa edhe per kete shkrim. Askush nuk po kujtohet te shohe pertej bahces se vete keto dite, dhe hiq retoriken nacionaliste bosh te dallaveraxhinjve neper Shqiperi, asnje vemendje vec lajmeve rutine nuk po i kushtohet gjendjes se vellezerve tane nen pushtim. Po ashtu askush ne boten islame nuk po kujtohet per solidaritet islamik me shqiptaret e persekutuar fetarisht, po aq sa etnikisht. Detyra kjone ndaj shqiptareve nen toka te pushtuara eshte dyfish e rende, se na lidh me njeri tjetrin besa e Zotit dhe gjaku njekohesisht

    • Jo mbeshtetje qe nuk ka per ata qe ti me te drejte i quan vellezerit tane nen pushtim, por ne te kundert media shqiptare si Gazeta Shqiptare perserit refrenet per “ekstremiste islamike” qe shfryn ministrja maqedonase qe ka nje rekord ne atribuimin e gjithe problemeve etnike ne Maqedoni tek “ekstremistet islamike.”

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *