Besnik Sinani

Një artikull i ditëve të fundit në gazetën Metropol me autor Agim Popoçi, Jozefina Topalli deklarohet si kandidatja e Vatikanit:

Burime nga Vatikani qartësojnë se… në situatën shumë të tensionuar politike personi i duhur është Jozefina Topalli…” dhe “Në klimën e rënduar politike, kur kryeprokurorja është në shënjestër të politikës, Kryeministri është mysliman, guvernatori i Bankës së Shqipërisë është ortodoks, mozaikun qeverisës është mirë ta plotësojë një drejtues i përkatësisë katolike, në mënyrë që vendimet e mëdha që do të pasojnë të jenë nën një klimë relaksuese dhe ligjore.

Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli është paraqitur si kandidatja katolike ku identiteti i saj katolik paraqitet si e dhëna më e rëndësishme në pretendimin e saj politik. Katolicizmi i Topallit paraqitet si elementi që do relaksojë dhe do e bëjë më ligjore klimën politike, e cila sipas burimit të Vatikanit të cituar nga autori, qenka e rënduar nga një kryeministër mysliman!!! dhe guvernator banke ortodoks!!! Autori nuk ndjen nevojën të sqarojë se në ç’mënyrë përkatsia e supozuar myslimane e Berishës apo ajo ortodokse e guvernatorit të bankës kanë tensionuar politikën shqiptare e aq më pak të adresojë faktin se znj. Topalli nuk gëzon reputacionin e politikanes që krijon klima relaksuese politike.

Le të bëhet kujdes, gjithashtu, përpara se të sillen si kredi politike të znj. Topalli pjesmarja e të parëve të saj në qeveritë fashiste të kohës së luftës, e aq më pak të hidhen me kaq lehtësi pretendimet që edhe shpëtimi i hebrenjve nga ana e shqiptarëve gjatë Luftës së Dytë Botërore qenka bërë nën kujdesin e Vatikanit, kur – i kujtojmë autorit – Vatikani ka kërkuar ndjesë për qëndrimin ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe qëndrimin aspak dinjitoz të Papës së asaj kohe. Po aq abuzues është njësimi që autori i bën “mbështetjes së Vatikanit” me “mbështetjen e Romës.” Edhe më abuzuese janë pretendimet se ndërhyrja e ShBA në Kosovë ka qenë nën shtysën e Vatikanit por, përpara se të na kujtojë të tilla borxhe të supozuara, autori do duhej të kujtonte që Vatikani ende nuk e ka njohur Kosovën, në mënyrë që, siç kanë deklaruar zyrtarët e saj, mos tensionojë marrëdhëniet me vëllezërit ortodoksë serbë.

Autori që citon burime në Vatikan, nuk nguron të bëjë edhe shantazh mbi të ardhmen e Shqipërisë në Europën e Bashkuar, e ardhme e cila qenka më e sigurtë me një presidente katolike, edhe pse kjo kandidate paraqitet si rivalja e kandidatit me mbështetje amerikane, një tjetër politikan me origjinë të krishterë, Fatos Nano.

Asnjë nga udhëheqsit e rëndësishëm të Shqipërisë së pas-komunizmit, përfshi ata me origjinë të krishterë si Fatos Nano apo Alfred Moisiu, nuk kanë zënë këto poste si pjesë e distribucionit politik mbi baza fetare. Kjo lloj teopolitike e propozuar shkon në kundërshtim me kulturën politike shqiptare dhe politizon identitetet fetare në një mënyrë sa artificiale aq edhe me potenciale tensioni. Kjo shtysë teopolitike nuk vjen vetëm si pjesë e lobimit për znj. Topalli, lobim i artikuluar më parë edhe nga Zef Bushati, por si pjesë e një artikulimi të ri politik nga bashkësia katolike, ku kujtojmë se kreu demokristian Ndoka ka ngritur pretendimin se znj. Topalli ka monopolizuar përfaqsimin e katolikëve por nuk është një përfaqsuese e denjë e katolikëve. Vetë znj. Topalli ka flirtuar edhe vetë me këtë retorikë, siç ishte në rastin e përplasjes të para ca kohëeve me presidentin Topi, kur ajo paraqiti veten si pasardhëse të Fishtës dhe denigroi Topin si pasardhës të Haxhi Qamilit.

Sigurisht që për sa kohë nuk kemi ndonjë qëndrim zyrtar të Vatikanit rreth kësaq çështjeje, teopolitika e predikuar nga këta katolikë shqiptarë mbetet në nivelin e retorikës, por edhe përgënjeshtrim nuk është bërë. Duhet vënë në dukje gjithashtu se qysh prej krijimit të shtetit shqiptar ka patur përherë vigjilencë ndaj ndërhyrjes politike të entiteteve fetare nga jashtë, e nuk ka arsye pse e njëjta vigjilencë mos tregohet edhe nga këto lobime me gjasa nga Vatikani.

Comments

  • Fantastike! ësht tamam ajo çka pretendoja të lexoja si reagim ndaj kësaj çështje acaruese! Zoti ta shpërbleft Besnik Sinani!

  • Ne fakt, Agim Popoci ka bere thjesht gazetarin dhe ato qe thuhen ne shkrim paraqiten si qendrimet e Vatikanit, jo si qendrimet personale te autorit. E njoh personalisht Agim Popocin dhe mund te them se qendrimet e tij ndaj feve ne Shqiperi jane pergjithesisht korrekte dhe pa kurrfare anesie ndaj katolicizmit. Per kete arsye, mendoj se te gjitha objeksionet e paraqitura prej Besnikut, te cilat per mua qendrojne plotesisht, i duhen adresuar Vatikanit, apo grupeve te interesuara politike brenda tij.
    Ne lidhje me temen, permendimin tim, mjafton vete menyra sesi paraqitet arsyetimi i ketyre burimeve nga Vatikani, per te kuptuar se Jozefina Topalli nuk mund te jete garant i diversitetit fetar. Renditja e fakteve historike, sikur vetem katoliken i bartin keto vlera, tregon selektivitetin e zerave te tille lobues ne vleresimin e grupeve fetare ne vend. Gjithashtu, per mendimin tim Jozefina Topalli nuk e ka “kulturen fetare” qe pretendohet ne shkrim per te mbrojtur interesat e grupimeve te tjera fetare. Jozefina Topalli per mua, ka nje kulture fetare klanore (ashtu si ne pergjithesi e gjithe politika shqiptare) pa emancipimin e duhur ne per te mbrojtur diversitetin fetar. Fakti qe vetem lobingjet katolike kerkojne te zgjedhin figura te shtetit duke u nisur nga perkatesite fetare, tregon se keto figura do te jene selektive dhe nuk mund t’i sherbejne te gjitha feve.

  • Kam kureshtje : bota si na shikon neve..vend eksperimental ku mund te eksperimentohet formula qeverisese e Libanit?

  • Paqe e urtësi mbi ata që besojnë. Një lojë ka kuptim kur luhet me rregulla. Gëlltitemi sot kur flasim për rregulla. Ato në shumicë bëhen nga njerëz pa frikën prej Më të Madhit. Ndaj të parët që shkelin rregullat, janë “rregullbërësit” në qasje botërore apo vendore. Sa për lojën vendore politike me akuarele fetare urojmë të mbetet në hullinë e akuarelit. Cdo lloj llaku mbi të mund të sjellë kundërdritë hutuese. Me shpresë e ndjesë.

  • Selam E-ZAN, Topalli ishte e ftuar në Konferencën e Parë Ndërkombëtare “Çështja shpirtërore në humanizëm”, organizuar nga Universiteti Bedër, ku ishin të pranishëm, përfaqësues të komuniteteve fetare, akademike, pedagogë, studentë etj.
    “Modeli shqiptar i harmonisë ndërfetare është rasti unik në të gjithë botën. Ky model është një tregues i qytetërimit dhe humanizmit së kombit tonë, është një model inspirues dhe vlerë e jashtëzakonshme e kohërave moderne”, u shpreh ajo.

  • Zhozi t’kap prej zhelesh e t’qit perjashta (pra do i japi nje fryme tjeter presidences). pa harruar levizjet qe do behen nga kuvendi tek presidenca ku baxhanake, kuneter, kushurinj te dyte e te trete, motra, burri i vajzes dhe te gjithe te diplomuarit ne Kristal do te fillojne pune ne presidence: Shqiperia po ndryshon!

  • Keshtu per fjale te bukura…… mos pyet…..i kane merak vete.
    Mirepo populli ka nje fjale te urte: “Dora ne qafe e shkelmi prapa”

  • Nuk e di a ka pas nojher standarte te larta Vatikani, por nese ata vertet po mbeshtesin Jozefinen per presidente, kjo tregon se standartet u kane ra pertoke. Me Zhozin turprohet dhe Shkodra, e jo me Roma. Haha, apo s’ka fillu ti duket vetja e bukur kohet e fundit. E sheh gjithmone ne poza gazmore dhe xhoviale, si lule e bukur e pafajshme qe na zbukuron kuvendin dhe na nderon ne takimet me delegacionet e huaja.

    • Arnaut do rrish urte se “mellet seanca’ pastaj. Une propozoj qe znj. Topalli te duket si e balancuar me bashkesite fetare te vendose si poster kryesor te fushates foton e vet me motor ne shkretiren e Kuvajtit.

  • Paqe e urtësi mbi ata që besojnë. Më të mirën nuk e kemi e nuk e synojmë dot për këtë Dynja. Më e vogla e keqe e njohur, ndoshta është më e mirë se një “e mirë” e panjohur. Largona nga dyshimi! Përunjësisht.

  • Po ti mor liri nga Memaliaj, si e ke hallin mor bir? nuk e duam as me te voglen te keqe dhe as “te miren” e panjohur. Sepse fatkeqesisht i kemi te njohur te gjithe.

  • Me “flirtim me këtë retorikë” duhet kuptuar, ndoshta, se Topalli tha një herë diçka larg e larg që ne na pëlqeu ta kuptojmë ashtu si deshëm dhe pikë. 🙂 🙂 🙂 E kuptoj se qëndron (së paku pjesërisht) ajo që thotë Gysi, që Topalli nuk e ka “kulturën fetare” për të përfaqësuar edhe grupimet e tjera fetare (kush ta ketë, vallë?) dhe se kultura klanore, sikurse thotë vetë Gysi, nuk përbën ndonjë veçanti. Duke e riparë këtë ide të theksuar me përsëritjen e “kapjes për zhele”, të shndërruar tashmë në klishe nga “dashamirësit” e përhershëm, sjell ndërmend se në çastin që objekti i kapjes për zhele është Taulant Balla, të kapurit për zhelesh është veçse një kompliment. E ç’t’i bësh tjetër Taulantit? S’po them ndonjë fjalë më tepër, meqë Taulantin e kam nga “fshati i gruas”, siç pëlqej t’i them Elbasanit (në mos qoftë edhe ai ndonjë nip “dëshmori” a partizani i dërguar në Elbasan me direktivë Partie dhe i ushqyer që i vogël me qumshtin e nënës Parti dhe me njëmijëlekëshin e luftës), se me këtë rast tregoj edhe unë respekt për “kulturën time klanore”. 🙂 🙂 🙂

    Edhe pse do të kisha preferuar që presidenti të jetë ndonjë tjetër (kuptohet, nga PD-ja), nëse do të vënë Topallin, qoftë edhe me motivimin e përfaqësimit të pakicës katolike (kërkoj falje nëse ndonjë katolik ma merr për keq cilësimin “pakicë”; në fakt, nuk e kam me të keq), unë s’do të kisha ndonjë ankesë. Sikurse nuk do të më pëlqente që një kandidaturë të kundërshtohet vetëm për faktin se ka sfond mysliman, nuk pëlqej që një tjetër kandidaturë të kundërshtohet për arsye të një tjetër prejardhjeje fetare. Mbaj mend se nuk kanë qenë pak irrituese sulmet e ZP-së ndaj ndonjë ministri a këshilltari të kryeministrit vetëm sepse ky ministër apo ai këshilltar kishin “guxuar” të shkonin e të bënin ndonjë haxh a umre(Zoti ua bëftë kabull, se për vete e kanë! Ç’të them tjetër!). Dhe nëse Topalli si presidente u gjen vegjën juristëve “të pavarur” të kohë së Aranit Çelës, që Topi nuk i preku, atëherë them se do ta ketë kryer misionin e vet. Besimi i saj fetar nuk më intereson.

    Po ashtu, sapo hodha në Facebook edhe një koment mbi këtë shkrim, në të cilin gjendet edhe paragrafi që vijon dhe që mund të më shërbejë si një mbyllje për sa po shkruaj këtu (uroj, përfundimtare! Po qe se s’më lë pa ngacmuar “krimbi” apo “nefsi” që të vij e t’ju jap edhe xhevap prapë!):

    “…Vërej me kënaqësi, gjithashtu, se Topalli edhe personalisht sot paska theksuar në takim me kryeparlamentarin turk Xhemil Çiçek qëndrimin e kryeministrit se mes turqve dhe shqiptarëve ekzistojnë “lidhje gjaku” dhe “marrëdhënie vëllazërore”, çka ka theksuar pakënaqësinë mes islamofobëve të përhershëm: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/topalli-homologut-turk-berisha-ka-te-drejte-turqit-kane-gjak-shqiptari-89461.html. Natyrisht, kjo s’do të thotë se ata pak miq “edhe myslimanë edhe socialistë” që kemi, nuk do t’ia gjejnë “vegjën” punës për t’ia “rrëzuar” edhe këtë deklaratë Topallit, por së paku islamofobët e përditshëm do të gjenden përballë një situate të vështirë, sepse nëse pasi kundërshtuan Berishën, do të kundërshtojnë me të njëjtën retorikë katolikocentriste edhe Topallin për të njëjtën çështje, atëherë do të na detyrojnë që shprehjen “më katolik se Papa” ta perceptojmë me shndërrimin “më katolik se Topalli”. 🙂 🙂 🙂

    • Edvin

      nuk e kuptoj pse mbron nje fraze fatkeqe si “te nxjerr jashte prej zhelesh”, bile e justifikon. Taulant Balla eshte nje deputet i zgjedhur me po ato vota te po atyre qytetareve si edhe Topalli, dhe burre i mire a i keq qofte, Topalli e ka pranuar si te barabarte qe kur eshte ulur ne te njejten salle me te. Tani nga i nxjerr keto pune ti se qenka komplimet ta kapesh Taulantin per zhelesh? A ka demokraci ne kete mes, apo fashizem? Fashistet te kapnin per zhelesh dhe te konin me vaj recini, po te pakten nuk genjenin njeri se ishin demokrate; ishin krenare per dhunen politike.

      Nga ana tjeter, Sinani nuk ngrihet kunder faktit qe Topalli te jete apo jo presidente, po kunder parimit komunitarist dhe teopolitik ne propozimin e saj. Ketu nuk ka lezet te akuzohet njeriu si socialist musliman, vetem pse po denoncon arrogancen e katolikocentristeve, qe guxojne dhe propozojne politika ne emer te prejardhjes fetare dhe te mbeshtetjes nga shtete teokratike. Dikush duhet te flase per keto pune, se me katoliket nuk e hap njeri gojen, nderkaq qe me muslimanet dogana ideologjike tregohet e pameshirshme

        • Hahahaha! Për këtë ke të drejtë, Admino. S’ka faj Gysi Mërtiri, që një herë tha mes një dore miqsh: “Comi mo kollaj ndërro Fenë, sesa ndërro partinë.” Të gjithë zgurdulluan sytë dhe, në fakt, edhe mua m’u duk se me këtë batutë po e tepronte njëfarësoj, po Gysi nuk na la kohë të habitemi gjatë, sepse bëri shpejt sqarimin e duhur duke shtuar: “Ene n’fakt, mirë e ka! Se mo mirë me qenë kaurr se kamunist.” Atëherë u lehtësova dhe i thashë: “Hallall, Gyso! Kaven e rastit e ke pri meje!” 🙂 🙂 🙂 🙂 Kurse Kundra s’e ka të lehtë të më kuptojë për një arsye: unë s’e konsideroj dhe s’do ta konsideroj asnjëherë si legjitime dhe “të zgjedhshme” alternativën e ish-partive komuniste të ish-Evropës Lindore. Kështu që edhe zgjedhësit e tyre, që nga Bullgaria e Rumania e deri në Shqipëri a ish-Gjermani Lindore nuk i konsideroj të ndryshëm nga zgjedhësit potencialë të partive fashiste apo naziste nëse këto do të ishin lejuar të vazhdonin ekzistencën pas Luftës II Botërore. Për zgjedhjen e zgjedhësve të tillë (e theksoj: jo për zgjedhësit vetë, por për zgjedhjen e tyre) nuk kam asnjë gram respekt. E di se po të shkosh në Labinot e t’u dërgosh të votojnë shokun Sillo, ata do ta votojnë për shpirt të Enverit. Sikurse po të shkosh në ndonjë fshat në Kernten të Austrisë, s’është çudi të zgjedhin ndonjë pasardhës shpirtëror të Hitlerit. Unë thjesht mendoj se të tilla zgjedhje nuk duheshin lejuar të bëhen. Prandaj s’ka kuptim të më përmendet se edhe këta janë “qytetarë”. Përtej kësaj, nëse zbresim në emra konkretë dhe synojmë të shfajësojmë sjelljet e tipave si Taulant Balla apo Erjon Braçe, në mos edhe Paulin Stërkaj (të cilin nuk e di sa mund ta justifikonte fakti se e kanë zgjedhur votuesit e PD-së), atëherë do të ishte, gjithashtu, e pritshme që të vlerësonim njëlloj (në mos ku e ku më shumë) zgjedhjen e qytetarëve të Shkodrës për Topallin.

          • Ky eshte edh eproblemi Edvin: ca zgjedhje nuk duhet te beheshin, po perderisa jane bere, eshte mire t’i respektojme, se respektimi i rregullave eviton kafsherimin. Nuk duket bukur qe edhe te mos pranosh rregullat e lojes, edhe te shkosh ne stadium e te besh tifozllek per skuadren qe luan me po ato rregulla.

            Sa per komunistet, une nuk e di qe keta te jene pjese e PS, nje partie te kapitalizmit kriminal, ne te dyja kuptimet. Dallimi i dy partive kryesore qe kemi, nuk me duket shume ideologjik, sa biografik: ne udheheqje njera ka me teper cuna komunistesh, e tjetra me shume ish-komuniste. Se kush eshte njera e kush tjetra, kete po e leme per zgjidhje dhe ne cdo rast jemi brenda, edhe po gabuam.

    • Shkrimi i Besit Vin, nuk synon te shprehe pakenaqesi per kandidimin e Topallit per faktin se ajo eshte katolike, por shpreh kontestim ndaj logjikes se burimeve te cituara ne shkrimin e Metropolit, sipas te cilave Topalli e meriton te jete presidente, per shkak se eshte katolike. Dmth, nese Topali do te behet presidente se do Berisha, ketu jemi ne rregull (flas nga aspekti i korrekteses se politikes ne raport me fene, pasi ketu pastaj dalim ne debat tjeter), por nese Topalli behet presidente per arsye se eshte katolike, apo edhe si kunderpeshe ndaj faktit qe Berisha eshte musliman, kjo eshte e papranueshme. Pra Topalli ka gjithe te drejtat e Zotit te jete edhe presidente edhe katolike, por nuk ka te drejte ta pretendoje presidencen per shkak te perkatesise se saj fetare.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *