Homofobia si konstrukt propagandistik





E. Mërtiri

Homoseksualiteti është parë në të gjitha kulturat, që prej thellësive më të largëta të kujtesës njerëzore, si një ves i keq që e shëmton qenien njerëzore. Ndonëse shumë njerëz sot argumentojnë se ai ka ekzistuar në të gjitha shoqëritë, ai gjithashtu ka qenë kudo një sjellje e dënuar ashpërsisht. Disa përjashtime të vogla, në fise të largëta primitive, por edhe në thellësi të historisë, në antikitet, nuk e thyejnë rregullin. Megjithatë, të paktën në antikitet, nuk mund të themi se homoseksualiteti nuk ka qenë i dënueshëm. Jo më kot, filozofët grekë e romakë, i kanë kushtuar pjesën më të madhe të veprave të tyre etikës, duke i dhënë filozofisë një natyrë thellësisht moraliste. Vetë antikiteti ka kaluar nëpër disa faza, të cilat kanë sjellë qendrime të ndryshme të shoqërive ndaj moralit. Autorë të shumtë, pohojnë se duhet bërë dallim midis antikitetit të periudhës liberale, të përfaqësuar nga mbretërimi i Perikliut, e cila pasoi me degradimin e Greqisë së Lashtë, nga ajo para tij, që përbën edhe periudhën ku zë rrënjë filozofia. Filozofia etike fillon të rritet gjatë dhe pas periudhës së Perikliut. Kjo vjen për shkak të problemeve të përhapura prej relativizmit moral. Sokrati, Platoni e Aristoteli, që konstruktuan themelet e mendimit botëror, në thelbin të filozofisë së tyre kanë patur për qëllim t’i bëjnë barrierë sofizmit liberal e skeptik.

Më pas, me degradimin shoqëror të Greqisë, dy shkolla të mëdha do të dalin si reagim, duke prodhuar, e para një filozofi të distancimit prej një bote të prishur, e dyta, një filozofi të qendresës ndaj saj. Megjithatë, oratorët e sotëm të lirisë dhe të drejtave të njeriut, i referohen homoseksualitetit grek, si një burim legjitimiteti. A thua jemi qytetërim greko-romak, vetëm për shkak se kemi përvetësuar veset e antikitetit apo për vijimsinë e mendimtarëve që i luftuan këto dukuri?!

Robërimi i fjalës

Megjithë faktin që njerëzimi e ka dënuar homoseksualitetin gjithmonë, vjen një moment kur njeriu fillon e beson tashmë gjërat duhet të përmbysen, se njeriu ka zbuluar “botën e re” me vlera krejt të tjera nga ato të deritanishmet dhe se për mijëra vjet njerëzimi ka jetuar në mashtrim. Homoseksualiteti nuk qenka më i keq, nuk qenka më denatyrim, sëmundje apo ves, por thjesht një orientim alternativ në ushtrimin e seksualitetit. Jo vetëm kaq, por homoseksualët paskan pasur të drejta legjitime që këtë sjellje ta shfaqin dhe promovojnë hapur, madje të krijojnë edhe familje e të adoptojnë fëmijë. Kjo do të thotë se historia njerëzore paska qenë kriminale, duke ua mohuar këto të drejta që prej zanafillës së saj njerëzve që kanë dëshiruar të kenë këtë prirje. Pra, vjen një ditë që besojmë se jo vetëm që homoseksualiteti është diçka krejt normale, e natyrshme dhe legjitime, por, e gjithë bota ka qenë anormale, e panatyrshme dhe ilegjitime.

Si pasojë e lobingjeve dhe një aktivizmi të fuqishëm, lëvizjet gej kanë arritur t’u imponohen organizatave kryesore ndërkombëtare mbi shëndetin psikik, për të hequr homoseksualitetin nga lista e çrregullimeve psikologjike. Dhe jo vetëm kaq, por tashmë ata kanë hedhur hapa më tej, duke gjetur tashmë edhe një diagnozë për të gjithë ata që vazhdojnë të mendojnë me të vjetrën, e që nuk pranojnë të ndryshojnë bindjen ndaj kësaj sjelljeje. E gjithë kjo tashmë ka një emër që e liston si çrregullim: homofobia. Tashmë nuk është më homoseksualiteti një çrregullim, por e kundërta, çrregullim është mospranimi i tij. Pra, të sëmurë tashmë janë të gjithë ata që nuk e duan përhapjen e tij.

Megjithatë gjërat nuk mbarojnë këtu. Lëvizjet gej reagojnë kudo me të gjitha mjetet, protestuar, kërcënuar, fyer publikisht këdo që nuk pranon verdiktin e tyre, e madhe duke imponuar edhe hartimin e ligjeve kundër homofobisë, nëpërmjet të cilave kërcënojnë me burg këdo që shprehet ndryshe nga standardet e tyre etike mbi homoseksualitetin. Një prej drejtuesve të shoqatave të komunitetit gej në Shqipëri, kërcënoi këto ditë me padi penale Zëvendësministrin e Mbrojtjes, për një fjalë goje të thënë në mënyrë frazeologjike – “këta duan dru” – duke kërkuar deri në 5 vjet burg.

Një fjalë goje e tillë ndezi një maratonë debati në opinionin publik shqiptar, ku natyrisht zërat “homofobë” ishin shumë pak, ndërsa korit të mbrojtjes së të drejtave të homoseksualëve iu bashkua një armatë e tërë institucionesh e individësh publikë, që nga Kryeministri, Avokati i Popullit, disa ambasada, organizata të shumta kombëtare e ndërkombëtare, e deri tek një mori opinionistësh, gazetarësh, intelektualësh etj. Ndërkohë, lëvizja gej kërkoi ngritjen e flamurit të saj përkrah atij kombëtar në institucionet shtetërore në 17 maj, kërkoi gjithashtu që në universitetet shqiptare të futet një lëndë më vete informative për komunitetin LGBT dhe të drejtat e homoseksualëve, si dhe mbështetje të shoqërisë civile për një protestë në shesh, pa harruar këtu të përmendim një fushatë të tërë në funskion të promovimit të lëvizjes së tyre, e mbështetur nga media, intelektualë e OJQ të shumtë.

Eshtë e trishtë të vëresh se, në një vend me mijëra probleme si Shqipëria, kjo është kauza më e paguar dhe mbështetur. Në një vend ku të drejtat dhe dinjiteti i njeriut shkelen kaq kollaj me këmbë nga të katër anët, është një shtet i tërë që tregon dhëmbët kaq fuqishëm për të drejtat dhe dinjitetin e një komuniteti të tillë, që as nuk shfaqet që ta dimë se ku dhe sa është. Kjo është një nga paradokset e mëdha që dëshmon shumë për atë çfarë po ndodh me shoqërinë civile si dhe themelet kulturore të këtij vendi.

Diktatura e termave

Në një realitet si ai i shoqërisë shqiptare ku homoseksualiteti nuk përbën kurrfarë shqetësimi të përditshëm, shumëkush ka mësuar tashmë se bota paska një ditë të veçantë, të rezervuar për të kujtuar se disa njerëz, me qejfe seksuale të ndryshme nga ato të të gjithë njerëzisë, paskan të drejtë të mosparagjykohen për këto qejfe të tyre. Dhe për pasojë, kjo ditë qenka rezervuar në funksion të një kauze, që synon të na çlirojë të gjithëve nga një sëmundje psikike që na bën të mospranojmë homoseksualitetin, e cila u quaka homofobi.
Konfuzioni qe shkaktohet nga e gjithë kjo, nese përpiqemi t’i hyjmë një reflektimi më në brendësi perceptimit të të drejtave dhe lirive, është mjaft i madh. Por në fakt, sheshazi duket se ajo çka me ngulm kërkon të shmangë kjo kauzë është pikërisht reflektimi shoqëror mbi tërësinë kuptimore të kësaj dukurie. Ajo që synojnë fushatat në mbrojtje të homoseksualitetit (ashtu si, në përgjithësi të gjitha fushatat) reduktohet tek përftimi i sensibilitetit dhe jo tek qartësia intelektuale mbi dukuri të tilla, të cilat dukshëm e kanë turbulluar dhe komplikuar skajshmërisht jetën shoqërore dhe aftësinë e mendjes njerëzore për ti dhënë gjërave vendin e duhur. Ajo kërkon të rekrutojë njerëz në hutim e sipër, për ti rradhitur në mënyrë të pavetëdijshme në mbrojtje të kauzës së tyre, të prodhuar jo nga rigoroziteti racional, por nga fuqia përthithëse e klisheve.
Homofobia nuk është gjë tjetër, vetëm se një konstruksion konceptual, që shërben si bosht lëvizës për makinerinë propagandistike të kësaj kauze. Ky konstruksion synon ta zgjidhë situatën në dy drejtime: së pari, duke prekur ndjeshmërinë shoqërore në lidhje me të drejtat që i shkelen këtij komuniteti, së dyti ai synon të pengojë çdo gjykim që i kundërvihet nëpërmjet akuzave për homofobi. Nëse ti nuk mendon se homoseksualiteti është njësoj si heteroseksualiteti, atëherë ti je homofob dhe rrjedhimisht ti karakterizohesh te armiqtë e lirisë dhe të drejtave të njeriut.
Në këtë mënyrë, homofobia është damka propagandistike e prodhuar nga lëvizja gay, që shërben si tel me gjemba përballë çdo gjykimi ndaj homoseksualitetit. Kjo strategji nuk është gjë tjetër vetëm se një mjet censure, duke përdorur klishetë, si mjeti i vetëm për të mbyllur gojët e kundërshtarëve. Rrjedhimisht liria e të shprehurit në lidhje me këtë temë ndrydhet totalisht, duke penguar çdo ide normale dhe të natyrshme, nën pretekstin se ajo fyen një komunitet me sjellje në fakt aspak të normale dhe të natyrshme. Kjo është ekzaktësisht ajo çfarë synon të sjellë lëvizja gay në Shqipëri (ashtu si kudo tjetër), dhe që falë investimit dhe lobimit të fuqishëm ia ka dalë të arrijë fitore të mëdha.
A mos po e ekzagjeroj? Absolutisht jo. Ligji antidiskriminim, i miratuar në unanimitet të plotë (në një vend që presupozohet të jetë ende shumë patriarkal) nga parlamenti shqiptar, e vendos seriozisht në kërcënim lirinë e fjalës në këtë drejtim. Në emër të këtij ligji Zëvendësministri Spahia u kërcënua me 5 vjet burg.

Fobi virtuale

Sipas përkufizimeve terminologjike fobia është një frikë anormale, ngulmuese dhe ankthndjellëse që lidhet me objekte apo veprime të caktuara, të cilat shkaktojnë çrregullime dhe anomali në sjellje. Në një mënyrë të ngjashme, homofobia synon të na tregojë se mospranimi i homoseksualitetit përbën një dukuri jonormale që krijon anomali në jetën shoqërore dhe që ka nevojë për ndërhyrje terapeutike. Natyrisht, termi është ideologjik dhe nuk mund të merret në mënyrë të fjalëpërfjalshme, por në një nivel analogjie, mesazhi që synon të na përcjellë është pikërisht ky, çdo manifestim antigay ka burim patologjik, qoftë ky psikologjik, ideologjik apo kulturor.
Në të njëjtën linjë analogjie, duhet shpjeguar se fobitë janë reagime instiktive, të pakontrolluara të individit në rrethana të caktuara, përballë objektit që i shkakton, ndërkohë që realisht, mospranimi i homoseksualitetit nuk është diçka që buron thjesht nga reagime instiktive. Përkundrazi, është një mori intelektualësh, studiuesish kudo në botë që shprehin mospranimet e tyre ndaj kësaj sjelljeje, të mbështetur në arsyetimeve dhe reflektime rigoroze racionale, dhe mbi të gjitha, të mbështetur në studime të thelluara. Pra reagimi antigay nuk është iracional, siç përpiqet të na e paraqesë lëvizja gej.

Në këtë mënyrë, termi homofobi përbën një sajesë e cila synon të delegjitimojë dhe kriminalizojë kundërshtarët. Ai nuk synon të luftojë diskriminimin në mënyrë të drejtpërdrejtë, gjë që do të mund të bëhej duke promovuar tolerancën, si një term që godet vërtetë në shenjë, duke targetuar kategoritë shoqërore diskriminuese ndaj homoseksualëve. Përkundrazi, ai ka në shenjestër pikërisht alternativën kundërshtare, të cilën, në një luftë të tillë propagandistike, synon ta damkosë ideologjikisht. Ky ligjërim ka për qëllim të promovojë alternativë duke eleminuar një tjetër, dhe nuk synon thjesht të mbrojë një shtresë të dhunuar apo të diskriminuar. Lëvizja pra nuk synon thjesht të mbrojë homoseksualët nga diskriminimi, por synon të mbrojë homoseksualitetin nga delegjitimimi moral dhe kulturor. Diskriminimi është vetëm një mjet për të justifikuar dhe legjitimuar alternativën e tyre. Lëvizja gay e kërkon diskriminimin si një mjet justifikues për legjitimitetin e alternativës së tyre. Ata përpiqen të kërkojnë diskriminues edhe aty ku nuk ka dhe kjo vjen sepse vetëm nëpërmjet kazuseve merr jetë kauza e tyre, e cila në tërësi has në indiferencën e njerëzve.

Homofobia përbën një element retorik i cili synon ti japë një ekzistencë të përcaktuar kundërshtarit. Nisur nga pikëpamjet e shumë autorëve modernë, ligjërimi krijon realitet, dhe lufta mediatike për ti dhënë jetë termave, nuk është gjë tjetër vetëm se një luftë për ti dhënë identitetin e dëshiruar objekteve konkrete. Në një realitet të mediatizuar, çdo objekt ekziston vetëm nëpërmjet të shfaqurit. Në këtë mënyrë lobi gej e prodhon realitetin antigej duke e paraqitur ashtu siç i vjen atij për shtat, për sa kohë që ky lob e sundon hapsirën mediatike shqiptare. Në rastin konkret, termi homofobi synon të përcaktojë identitetin e kundërshtarëve, në mënyrë të atillë që beteja e tij të jetë e humbur që në fillim. Gjuha e debatit, mbetet për pasojë peng i termave të tillë që në vetvete përjashtojnë debatin. Debati mbetet të zhvillohet në fushën e kundërshtarit, duke qenë i detyruar të përdorësh armët e tij. Betejat ideologjike janë të tilla ku të duhet ta krijosh kundërshtarin që duhet të mundësh. Lëvizja gej krijon homofobin si kundërshtar artificial, për të fituar betejën me konservatorizmin. Ndeshja është e trukuar, e për rrjedhojë, rezultati është fals.
Nga e gjithë kjo mund të themi se homofobia nuk është gjë tjetër vetëm se fjala kyc, që shërben për kycur lirinë e fjalës kundër homoseksualitetit. Eshtë termi efikas që shërben si kurth për të ngatërruar mendimin nëpër labirintet tautologjike të shpikura për ti dhënë anormalitetit një status të mbrojtur, madje edhe të privilegjuar, kulturor, shoqëror e juridik.

 

_________________________

Botuar ne Revisten Shenja

Comments

  • Cdo fjali analizuese godet ne shenje. Cdo paragraf me duket i peshuar mire dhe me sinqeritet, inshaAllah; dmth asgje e ngutur ne inerci per te mbushur rrjeshta dhe asnje devijim euforik a talles nga serioziteti i trajtimit te temes. MashaAllah

  • Ben shum mire E.Mertiri qe na terheq vemendjen per shume probleme shqetesuese.Pa hezitim do ta quaja E.Martiri,sepse ai ben pjese tek ATA.ATA jane pjesa emocionale e nje populli apo komuniteti.Shprehje e drejtesise,luajalitetit,ndershmerise.Nje nga karakteristikat e E.Martirit eshte altruizmi.Ai eshte si nje drite. I vetedijshem per rreziqet, por ai duket sikur nga lart na thone.Une po digjem per ju qe ju te shikoni,une vdes per ju qe ju te jetoni.Ai eshte vetmohues,ai eshte nje superman i mire,tmerresisht i mire.

    • Fatma, te falenderoj per vleresimet, por mendoj se e ke ekzagjeruar shume. Jam perpjekur te bej nje shkrim te mire dhe kaq. Natyrisht, ne kete vend nuk eshte e lehte t’a thuash te verteten dhe njeriu duhet te marre para sysh edhe perballjet nese e ben kete. Gjithsesi, nuk e shoh aspak veten si hero. Perkundrazi, ndjehem shume deficitar ne ate qe duhet bere dhe nuk e di sa arrij t’i shlyej pergjegjesite e mija. Mendoj se eshte detyra jone te bejme aq sa kemi mundesi.

      Respekt e mirenjohje.
      Ergysi

      • Hahahaaa, Gysi, sec mu pershfaqen ca imazhe shenjtoresh e martiresh te kryqezuar. Ke filluar tu pelqesh selefijve, keq puna.

  • EZANI DHE R.Hysa duhet te reagojne ashper per sjelljen e papergjegjshme te Gazetes shqip ne shkrimin’ Muslimanët manifestojnë pro familjes dhe pro moralit’
    17 Maj 2012 Fotoja eshte denigruese,e qellimshme dhe nuk ben gje tjeter , vetem se mbulon me turp nje nga gazetat me te ndjekura nga lexuesit shqiptare. Jo vetem fotoja eshte djallezisht dashakeqese, por edhe dicitura:’|Nje nga organizatoret e manifestimit publikoi këtë foto në facebook’
    Idiotesisht dhe dashakeqesisht gazeta minimizon:
    ‘Disa dhjetëra qytetarë të thirrur nga disa shoqata muslimanësh manifestuan sot në Tiranë me sloganin pro familjes dhe pro jetës, në kundërpërgjigje të 17 majit, ditës ndërkombëtare kundër homofobisë.’

  • Eshte per t’u trishtuar per faktin qe nje problem kaq pa peshe sa ai i kauzes gay ne Shqiperi, mblodhi bashke thuajse nje tufe ambasadoresh. Mesa duket, BE-ja, pasi ka deshtuar te vere ne rrugen e duhur politiken shqiptare, kerkon homoseksualizimin e vendit, si te vetmin trofe.
    Eshte e paimagjinueshme qe nje ambasador, te fyeje publikisht nje zevendesminister te vendit ku ai sherben me mision diplomati, dhe kjo te kaloje kaq lehtesisht sa c’kaloi ai i ambasadorit hollandez. Ky ambasador e quajti zevendesministrin Ekrem Spahia injorant, gje qe ne cdo vend te botes do te perbente nje incident diplomatik, qe do te ishte pasuar me largimin e tij nga misioni. Jo vetem qe nuk ndodhi kjo, por atij i dolen ne krah disa prej ambasadoreve te vendeve te tjera, nderkohe qe Saliu yne i pamposhtur, me servilizmin e tij te peshtire, denoi kunderpergjigjen e Spahise, e cila ishte gjeja me normale qe mund te beje nje zevendesminister i fyer ne kete menyre. Duhet te kuptojme se ambasadori hollandez ka fyer jo thjesht Spahin ne kete rast, por shtetin shqiptar. Qeveria jone ne kete rast tregoi inferioritetin e saj, duke pranuar te fyhet ne menyren me brutale. Kjo tregon qe ky vend ku jetojme nuk ka per qeveri kabinetin e z. Berisha, por ate te vendeve perendimore, me kryeminister z. Arvizu, ku ambasadori i hollandes ka nje mandat te plote per te qene Minister Kulture ne Shqiperi.
    Ne 100 vjetorin e te ashtuquajtures pavaresi te Shqiperise, kjo do te mjaftonte per te shkuar tek varri i Ismail Qemalit, per t’i dhene lajmin e trishtuar se, ky vend vazhdon te mos jete i pavarur. Ai qeveriset nga hyzmeqare qe i rrine lepe-peqe perfaqesuesve te kancelarive diplomatike te BE-se, te cilet ia shkelin me kembe integritetin.
    Shqiperia tashme, nga Diktature e Proletariatit, eshte shnderruar ne nje Diktature te Sekretariatit te Kancelarive Perendimore. Demokracia e pretenduar eshte iluzion. Populli shqiptar nuk eshte sovran i vendit te vet. Sovrani ketu eshte perendimi. Shqiperia eshte nje koloni periferike e Brukselit.

  • Historia na meson se popuj shume me te medhenj se ne, te sterholluar e te qyteteruar, jane rrenuar nga bjerrja e vlerave qe perbejne themelet shoqerore. Shumica e investimeve te huaja (sidomos te fqinjeve) ne shoqerine shqiptare jane derdhur tek Lojrat e fatit, Kazinot, Shoqerite e basteve, Shoqerite e shitjes se cigareve (se duhani nuk dihet me se perzihet) Pijet energjitike, Bingot, Filmat porngrafike, Pijet alkoolike, Shoqatat e te vidhisurve seksuale, Zgjerimi i hapsirave horoskopike ne media, Shoqata qe shperndajne prezervative falas, Mbrojtjes se grave te “dhunuara”, etj. Kjo lloj oferte e veshur me “modernitet” e “pafajesi”, metim emancipimi shoqeror, mbeshtetet mediatikisht me filma luksoze e te vleresuar me cmime famemedha. Tashme ato transmetohen ne kanale te hapura e te posacme KOMEDI ku prishja e familjes, kurveria, narkomania e perversitetet relativizohen ne rrezikun e tyre, shiten si fabula per te qeshur, gaztore e te kendeshme. Ato e ftojne terthorazi popullaten t’i perdore ne jeten e saj, per ta bere ate me te larmishme, te kohes, te qyteteruar. Keto e plot kurthe te tjera godasin perdite shqiptaret si nje nga popullatat me te reja te kontinentit. Bashkesite tona vuajne nje kompleks te injektuar dhunshem mediatikisht inferioriteti shpirteror e identitar si te prapambetura, shpellare, andollake, fshatare, otomane, provinciale te paqyteteruara, etj. Qasja pa kushte dhe e befte ndaj ketyre “risive” rrenuese, trumbetohet si moderim, integrim, pershtatje, tolerance, sterhollim e deri zhvillim shoqeror. Shqiptare e joshqiptare jetojne kohen e shkelqimit e mirazheve. Ruajtja e vlerave te shendetshme te mbeshtetjes e lidhshmerise njerezore, mbarepranimi e kembengulja shoqerore ndaj tyre, do na ruaje nga ajo qe po ngjet sot me fqinjet tane e qe ka ngjare me shume popuj te tjere ne te shkuaren qe jane llastuar me te mirat materiale. Ky eshte nje rast ku perralla e asaj nahieje (nga vjen ambasadori hollandez) e Mbretit lakuriq na meson se edhe nga sinqeriteti i “te vegjelve” popujt u shpetojne magjive e mashtrimeve te medha. Gjithashtu eshte rasti te debojme e falenderojme perkatesisht e rastesisht 2 qytetare te vendeve te Uleta (jo nga vlerat) Ambasadorin den Dool dhe klasikun F.K. Andersen. Eshte ngjarje e bukur e frymezuese po ashtu qe del nje aktor modest politik vendor si z. Ekrem Spahia e ka kurajon e sinqerte politike te kembengule per te verteten e shendetit shpirteror e moral te qytetareve te tij. Mirenjohje Legalitetit te nje Shqiperie e shoqerie te shendetshme.

    16/05/2012 09:56:42

  • 17/05/2012 20:55:53

    Përshëndetje redaksisë. Vijoj të kem një vështrim të vecantë për median “ORANJUZ”. Vlerësoj përkujdesjen që tregoni në pasqyrimin e hapur të cdo pikëpamjeje. Kjo është një gjë që u mungon të tjerëve dhe është një vlerë që mendoj se nuk duhet ta humbni. Kam dërguar një koment ditën e djeshme lidhur me zbardhjen e pikvështrimeve të z. Spahia në dritaren tuaj po ende nuk po e shoh botimin e tij. Shpresoj të mos kem fyer njeri pasi kjo është arsyeja e fundit që mund të më bëjë të shkruaj. Sidoqoftë do vlerësoja nga ana juaj edhe nëse mund të më dërgoni vërejtjet në adresën time të imeilit për të përmirësuar dicka që mund të më ketë shpëtuar. Në rast se kjo nuk është arsyeja athere shpresoj të mirkuptoni të drejtën që këtë koment ta paraqes në një media tjetër duke shtuar se “ORANJUZ” nuk e ka botuar pa më dhënë arsye. Ju faleminderit dhe uroj të mbeteni kështu si jeni deri tani.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *