Tarifa si studiues dhe qytetërimi





Fitim Zekthi

Në mesin e të quajturave debate për çështjen e homoseksualitetit, ku u fol për shumëçka (festival diversiteti, ditë homofobie, të drejta të njeriut dhe pa dyshim për moral, dije, injorancë etj.), u gjend edhe  një shkrim-polemikë e “babait të sociologjisë shqiptare”, “themeluesit të studimeve sociologjike në Shqipëri”, “shkencëtarit më  të njohur të çështjeve sociale në vend”, siç e quan ai veten,  Fatos Tarifa. Që në krye duhet thënë se këto emërtime hiperbolike z. Tarifa  i ka shkruar për veten e tij në Wikipedia (nuk do mend që i ka shkruar vetë, të gjithë e dinë se ç’bëhet  në Wikipedia).

Për të kuptuar ndryshe naltësinë e madhe shkencore të të këtij studiuesi mjafton të shohësh CV-në e tij, por më së pari duhet të kesh një ide të qartë se çfarë janë njësitë matëse të gjatësisë dhe sipërfaqes, pasi CV-ja e tij e kapërcen metrin. Duke parë këtë CV mund të kupsh se Nobelistët e dekadës së fundit në fizikë, ekonomi, mjekësi etj. janë më pak të shkolluar se z Tarifa. Aty vihet mund të vesh re se sa e varfër është bota perëndimore në studiues. Aty mund të kuptosh që Paul Krugman, Niall Ferguson, Gary Becker, Robert Barrot, Peter Singer, Amartia Sen, David Kahneman,  Joseph Stglitz etj etj më kot mbahen si përkufizues të realitetit dhe shkallës së dijeve të sotme. Z Tarifa thotë në CV se ka mbajtur leksione, në Institute of Social Studies Hagë,  Webster University (Leiden, Holandë), Campbell University, University of North Carolina , Eastern Michigan University  Duke UniversityStanford UniversityNew York UniversityHarvard UniversityBrown UniversityUniversity of California at BerkeleyTufts UniversityUniversity of Essex,University of Amsterdam etj.

I përmendëm të gjitha këto për të treguar se si një studiues që e mendon veten me të tilla përmasa shkroi mbi debatin e këtyre ditëve dhe polemizoi me kryetarin e partisë së legalitetit Ekrem Spahia.

Siç dihet z Spahia kërkoi që ambasadori holandez në Tiranë të shpallej non grata, pasi e kishte fyer duke quajtur injorantë ata që kundërshtojnë homoseksualitetin dhe këtu më së pari përgjigja e amabsadorit kishte në frëngji Ekrem Spahiun. Z Tarifa  e nis polemikën e tij fillimisht duke mbajtur disa qëndrime që nuk kanë lidhje me çështjen. Ai  thotë : “Kryetari i një partie politike të vogël shqiptare, e cila evokon kthimin e “rrotës së historisë” së kombit tonë në një periudhë të perënduar prej kohësh, të sunduar nga një mbret i vetëshpallur dhe tradhtar i kombit të tij…”

Studiuesi i madh i çështjeve sociale, babai i sociologjisë shqiptare i lejon vetes qendrime të tilla ku  nuk merret me pikëpamjen e z Spahia, por me vetë z Spahia, partinë e tij dhe jep gjykime mbi ç’ka qenë mbretëria, si ka qenë mbreti, çfarë synon kjo parti, ç’kohë e errët ka qenë dikur etj. Qoftë për shkak se është shkencëtar i madh apo një një i paditur i madh, i trazuar nga emocioni, ky njeri në një fjali bën atë që volume të tëra historie rreken ta bëjnë mes arkivave, dokumentave dhe  historianëve, e përsëri, mbi këto tema vijon të ketë shumë debat.

Më pas ai shkon tek çështja e diskutimit, por pa harruar të përdorë fillimisht ndonjë fjalë të huaj si “miniscule”, “konjitive” etj. Z. Tarifa, për të dëshmuar sa i ditur është. Sipas tij, ambasadori holandez  kishte të drejtë që i quajti injorantë ata që kanë një mendim mospranues ndaj homoseksulaitetit. Më pas, në hskrimin e tij flet për të drejtat e komunitetit gay dhe se çfarë përfaqëson homoseksualiteti, duke pasur parasysh ti japë një mësim z Spahia dhe gjithë shqiptarëve mbi këto gjëra. Duke përdorur termilogjinë e axhendës gay, ai thotë se “injorantët nuk e kuptojnë natyrën njerëzore dhe sjelljen e individëve që kanë një orientim seksual të ndryshëm nga ai i shumicës së shoqërisë”.  Sërish profesori bën një gabim të rëndë duke i quajtur injorantë të gjithë njerëzit, qofshin këta profesorë, inxhinierë, studentë  apo punëtorë, për faktin se ata nuk e kuptojnë natyrën njerëzore në mënyrën që e kupton z Tarifa. Me siguri ai quan edhe disa prej studiuesve të vërtetë e të mëdhenj botërorë si Jeffry Satinover (i Harvardit), William Byrne,  Bruce Parson (të universitetit të Kolumbias), Simon Levay (po i Harvardit), Joseph Berger (i universitetit të Torontos) dhe dhjetëra psikiatër, filozofë, sociologë, fiziologë apo gjenetistë që mendojnë ndryshe nga z Tarifa dhe thonë se homoseksualiteti nuk është i orientuar, ose nuk është orientim seksual.

Z Tarifa në polemikën e tij me z Spahia shkon edhe tek krahasimet duke i thënë z Spahia se këto mendime i ka Ahmadinexhadi në Iran. Këtu jemi në terrenin silogjizmës false, një gabim i rëndë logjik që nuk i falet një profesori sociologjie. Po të kishte qenë lektor në aq shumë universitete sa thotë. do të kishte mësuar se ky lloj krahasimi është i pafalshëm për studentët atje. Krahasimi është: macja është gjitar, nuk e do ujin, delfini është gjitar e për rrjedhojë nuk e do ujin. Veç kësaj krahasimi dashakeqës dhe padyshim pasqyrim i emocionit dhe jo shkencizmit të studiuesit Tarifa i cili kaq pak gjë duhet ta dijë, që njerëz, por edhe politikanë që shprehen kundër homoseksualitetit, ka kudo. Vetëm pak ditë më parë në shtetin e Virxhinias në SHBA (po marrim   SHBA-të, meqë z Tarifa ka shërbyer si ambasador) kongresi rrëzoi kandidaturën e Trace Thorne Begland për në Gjykatën e Apelit pasi ai është një aktivist gay. Rezultati i votimit ishte i thellë. Begland  mori vetëm 26 vota kur i duheshin të paktën 51 vota.

Raste ku njerëzit kundërshtojnë axhendën gay ka shumë. Raste ku njerëzit dhe studiuesit thonë që homoseksulizmi nuk është i lindur ka shumë. Raste ku studiuesit, politikanët apo shoqatat me ngjyresa fetare apo sekulariste në mbrojtje të familjes e quajnë homoseksulitetin të keq, të pashëndetshëm, të pa moralshëm ka shumë. Ka në SHBA (sidomos në SHBA), ka në |tali, Angli, Irlandë, Poloni, Gjermani etj etj.

Polemika e z Tarifa në përpjekje për të dëshmuar zërin e fortë të studiuesit vijon duke përmendur Freud-in dhe Alfred Kinseyn. Megjithëse edhe vetë thotë për Frojdin se, megjithatë ai është i tejkaluar, duhet ta dijë se ai nuk përbën më referencë për asnjë studiues të rëndësishm. Sot Frojdi çmohet vetëm nga neomarksitët, të cilëve iu duhet për një kombinim me Marksin që të prodhojnë ideologjinë e re revolucionare, ose e thënë ndryshe Frojdi gjendet i tretur politikisht vetëm tek marksizmi. Në lidhje me Alfred Kinsey-in  z Tarifa thotë se ofron modelin më të mirë për të kuptuar seksualitetin dhe homoseksulitetin. Kinsey flet për continuum thotë Tarifa dhe  në fakt ai flet, madje është i pari që flet për të, që në 1940-ën. Kjo ide, pra continuum-i do të thotë se  homoseksualiteti është një vijë që vjen nga heterorseksualiteti. Kjo pikëpamje është rimarrë më vonë duke pasur një ndikim në botën shkencore, por ajo nuk thotë se homoseksualiteti është i lindur dhe as se është orientim. Kinsey është një prej studiuesve me kontributin më madh në atë që quhet revolucion seksual, që çoi edhe në  zhvillimin e lëvizjeve LGBT, por për shak të kredos profesionale, në studimet e tij ai nuk tha kurrë që homoseksualiteti është i lindur. Kinsey është një argument madje i rëndësishëm i të gjithë atyre që mendojnë ndryshe nga Tarifa dhe nga axhenda gay. Kinsey  me studimet e tij dëshmon se tërë axhenda gay ngrihet mbi gënjeshtra

Për tiu kthyer edhe një herë mbështetjes që z. Tarifa i jep deklaratave të ambasadorit holandez, do të  ishte  interesante të dinim se si do të kish vepruar ai si ambasador në SHBA, kur Sccot Bloch, Drejtues i Zyrës së Këshillit Special të Presidentit Bush, mbajti disa qëndrime të ashpra kundër homoseksualëve. A do të mund të kish shkuar ai në televizionet CBS, ABC,  CNN,apo NBC duke e akuzuar për injorancë zyrtarin e administratës së presidentit? . Pikërisht këtë gjë ka bërë ambasadori holandez këtu. Z Tarifa mund të thotë se ka dashur, por nuk e kanë ftuar Cristiane Amanpour. Bob Fischer, Tom Brokaw apo Katie Kuriç ta bëjë këtë gjë. Po në ato dhjetëra universitetet ku ka dhënë leksione, mes tyre edhe Stanford apo Harvard a u ka folur studentëve?

Tarifa flet për mbrojtje nga diskriminimi, mbrojtje të të drejtave të njeriut etj etj, si elementë qytetërimi dhe kjo është kredoja e tij. Do të ishte e pranueshme, ndonëse shumë e mërzitshme të shpjegojë se  homoseksualët nuk duhet të diskriminohen, se të drejtat e tyre si ajo e votës, e shprehjes, e gjyqit të drejtë, e zgjedhjes, e etj etj, janë të mbrojtura me kushtetutë, dhe duhet t’ua garantojmë. Do të ishte e bezdishme të të ripërsërisësh diçka që s’ka asnjë nevojë të thuhet. Njerëzit kanë të gjithë të njëjtat të drejta themelore. E megjithatë kjo nuk i jep të drejtë ambasadorit holandez të vijë vërdallë rrugëve e televizioneve dhe të thotë se homoseksualiteti është i mirë, se homoseksualiteti është qytetërim se shqiptarët duhet të emancipohen etj etj.

Kjo i nuk i jep të drejtë askujt, as z Tarifa, të shfaqet si i emancipuar e i qytetëruar dhe të veshë petkun e historianit, sociologuit, antropologut, seksologut, psikiatrit, filozofit, politologut, analistit global dhe ti quajë të tjerët që janë më modestë në emërtesa se ai si iranianë apo arabë apo mesjetarë apo inkuizitorë të shekullit të 13-të. Nuk është e drejtë. Nuk është e drejtë më së pari për vetë nivelin që tregon z. Tarifa në studimet e tij. Për këtë mjafton të shohësh vetëm librin e tij “Rruga e Shqipërisë nga komunizmi: ndryshimet politike dfhe sociale 1990-1993”. Aty sheh një historian apo quaje studiues të gjithçkaje, që duket sikur shkruan në Shqipërinë e viteve 50. Libri i tij nis: “Shqipëria ishte një vend i varfër feudal, me 90 përqind të popullit analfabet që kishte njohur vetëm 6 muaj regjim demokratik, atë të qeverisë Noli etj etj…. Një libër i mbushur me klishe të tilla mbeturina të ideologjisë komuniste. Libri është i gjithi me këtë stil mjeran, pa asnjë dallim nga botimet ideologjike të historianëve të komunizmit. Ky studiues nuk mundet që ti tregojë shoqërisë se cila është ana e qytetëruar e botës, se çfarë qendrimi mbi sjelljet seksuale të bën të ditur dhe të kulturuar, se çfarë janë të tjerët injorantë apo dijetarë. Në radhë të parë ky studiues të ketë modestinë të kuptojë se dija dhe shkenca është shumë e gjerë dhe se parimisht të gjithë dinë shumë pak ose aspak.

Comments

  • Do sugjeroja qe myslimanet dhe kushdo tjeter do duhej te bente paqe me faktin qe duke qene se Shqiperia eshte protektorat dhe ashtu sic diktohen politikat ekonomike nga Brukseli, na thuhet se si dhe kush do zgjidhet president, atehere pjese e ketyre mandateve eshte edhe axhenda gay. Nen kete drite duhet ta kuptojme dhe Tarifen.

    • Nën këtë dritë unë arrij të kuptoj shumë mirë Ministrinë e Integrimit apo Ministrinë e Jashtme, Qeverinë, Presidencën, Parlamentin apo Komsionin Parlamentar të Ligjeve dhe institucionet e tjera që vihen nën trysninë e Brukselit. Do ta kisha kuptuar nën këtë dritë edhe prof. Tarifën nëse do të shprehej pro të mendermethënshmes axhendë “gej” duke vazhduar të ishte ende ambasador i Shqipërisë në SHBA. Të jeni të sigurt se edhe unë, pavarësisht se besimtar praktikues e me qëndrime të njohura për këtë punë, nëse ndodh të bëhem ndonjëherë (Zot, na ruaj!) ministër i integrimit apo ministër i jashtëm, do të nis ta hedh vallen sipas midesë së Brukselit apo të Uashingtonit sapo të zë vend në ato kolltuqe (prej të cilave më ruajtë Zoti!). Po për sa kohë që tani prof. Tarifa nuk ka më asnjë funksion të kësaj natyre dhe flet e shkruan vetëm nga pozita personale, atëherë qëndrimet e tij janë vetëm të tijat dhe nuk ka asnjë arsye që të shihen nën tjetër dritë.

  • Vec se eshte e neveritshme te ngresh grushtin fort ndaj Ekrem Spahise, duke u pozicionuar ne krah te te fortit. Kjo me ngjan me gjyqet e komunizmit, kur partia procedonte nje proces degjenerimi paraprak ne gjyqe publike, para se ta dergonte te pandehurin ne litar, apo ta degdiste ne Spac. Gjate proceseve te tilla, kishte gjithmone njerez nga populli, apo deshmitare qe ngriheshin ne mes te mbledhjeve dhe i hakerreheshin te pandehurit me fjalet: “armik”, “tradhetar”, apo “te pushkatohet”. Tarifa dhe shume te tjere po ben pikerisht kete rol, ne krah te kancelerive te huaja dhe po e ben me trashesi te plote intelektuale.

    • D.m.th po kryen punen e kalecit, vetem se ne kushte dhe dimensione te tjera. Si te jete kallupi i te fortit(pasurit), ashtu ta nxjerr formen komunisti.
      Nuk eshte cudi qe Tarifa vete te kete luajtur live rolin e “mases” ndaj vete Spahise, i cili ka qene i persekuruar familjarisht politikisht, ose te ndonje te afermi te Spahise ne lincimet e shumta te asaj kohe.
      Nen driten e kesaj paradigme ne artikull dhe qe shtrihet ne komente, kuptohet tulle, si drita e djellit ajo shprehja Rajersonjane ” te gjithe bashkevuajtes, te gjithe bashkfajtore”. Vetem me ndihmen e pacmuar te armates se “inteligjencies proletare”, te gjithe eksperimentet e mundeshme mund te kryhen nder shqiptare, sa rezikohemi qe ne te ardhmen, ne shembullin e parrulles se me siperme, dhe me yryshin e ambasadoreve te iluminuar me ngjyra, te na stampojne ne balle parrullen ” te gjithe gomere, te gjithe dylbere”.

    • A e mban mend atë personazhin e Kadaresë, o Dalano? Atë fshesaxhiun Rremë në “Dimrin e vetmisë së madhe” (apo “Dimrin e madh”, siç u rishkrua pas autokritikës së shëndoshë). Rrema ishte një pastrues i përkushtuar rrugësh që nuk e ndiqte më vëmendjen e duhur realitetin politik të ditës. Ai mësonte për ngjarjet vetëm nga copat e gazetave të grisura që pastronte me fshesë rrugëve. Kur dëgjoi se ç’kishte bërë vaki me marrëdhëniet me Bashkimin e lavdishëm Sovjetik, atëherë për herë të parë u përkul me qëllim për të parë nëse gjente mes mbeturinave ndonjë copë gazetë. Gjeti një copë dhe e mori në duar. Në të shkruhej titulli “Renegati Hrushov”. Rrema e lexoi: “Rrenacaku Kruçof”. I indinjuar nga situata dhe i zhgënjyer nga fakti që tradhtia e Hrushovit, për të cilën kishte dëgjuar poshtë e përpjetë, i doli e vërtetë, lëshoi fshesën e nisi të ecte nëpër rrugë duke bërtitur: “Poshtë Kruçofi!” Aty përqark po vinte një drejtues nga këta të Sigurimit, që kur e dëgjoi, tha me vete: “Ore, po ky ç’është! Vërtet s’po thotë ndonjë gjë të keqe, po deri para dy javësh, po të thoshe fjalë të tilla, të kalbnin në burg! Mos po shfrytëzon rastin ky për të shfryrë një mllef më të vjetër se dy javë të shkuara?” Atëherë urdhëroi ta arrestojnë. Policia e kapi dhe e futi në makinën e burgut. Rrema, ndërkohë, nxirte kokën nga dritarja e makinës së hekurt të burgut dhe vazhdonte avazin: “Poshtë Kruçofi! Poshtë tradhtari!” Ndërkohë, kjo nisi të habisë miletin që kalonin rrugëve, sepse të gjithë mendonin një gjë: sikur të ishte duke thënë “Rroftë Hrushovi”, do ta merrnim vesh se pse po e fusin në burg. Po ç’dreqin kanë që arrestojnë dikë që thërret “Poshtë Hrushovi”? Kështu është kjo punë, o Dalan. Shokët sallaksa, të grumbulluar në organizatat e “shoqërisë civile” (lexo: “shoqërisë kopile” – Dash Shehi) që dikur u thoshin “organizatat e masave”, që deri para 90-ës të rrasnin brenda po qe se të shkonte mendja të admiroje Perëndimin dhe imperializmin amerikan, tani kanë dalë të linçojnë Spahinë, meqë nuk i zbaton mirë direktivat e Perëndimit dhe të ambasadorëve të imperializmit. Pavarësisht nëse një herë vakti kundër e tashmë pro imperializmit, përfundimi për armikun është i njëjtë: ndëshkim i pamëshirshëm dhe demaskim para gjyqit të popullit.

  • E keni pare filmin “Historiane dhe kameleone”?
    Po tarifen se si pozon e keni pare? I vini shenjen e barazimit dhe jemi ne rregull.

  • Ta besh ne kushte diktature edhe mund te jete e tolerueshme, por kur e ben ne kushte lirie, e pervec kesaj, nga pozicioni i nje prej themeluesve te sociologjise se pas 90-s ne Shqiperi, tregon shume nga ajo cfare mban brenda.
    Tarifa njihet edhe per perfshirjen ne debatin Qose-Kadare, te cilin e ka botuar si liber me vete me permbledhje artikujsh. Pervec se artikuj te merzitshem, autori nuk ka bere gje tjeter vetem se ka mbajtur ca gure si hammal, ne ngritjen e piedestalit te mitit Kadare. I vetmi argument i Tarifes ne te gjithe librin isht se Kadareja eshte shkrimtar i madh, ndaj ka te drejte. Ai nuk i pergjigjet asnje argumenti te Qoses. Te nderhysh ne debat, pasi i ke degjuar palet, eshte komode, sepse ke mundesine te kapesh rreshqitjet e thjetrit. Dhe megjithese ne ate debat, kishte vertete pika me peshe nga mund ta kapje Qosen, Tarifa nuk ofron asnje argument per tezat e parashtruara, a thua se Qosja nuk kish folur fare. Kjo tregon nivelin e tij. Mire qe e mbron Kadarene aty ku nuk ka te drejte, por e mbron shume dobet dhe nuk ka aftesine te gjeje pikat e dobta te kundershtarit.
    Mediokritet pa fund.

  • me pelqen shkrimi, i cili, per hir te se vertetes, merret ma shum me Tarifen se me idete e Tarifes: por meqe Tarifa nuk ka ide, por perserit ne menyre mekanike klishete e sotme, siç perseriste klishete e monizmit, atehere asht e vetekuptueshme se do merret me personin… imazhi i perdorun per ilustrim nuk ka lidhje dhe ka ngjyresat e karikatures raciste

    • Si i thone nje llafi, do rrosh me shume:)

      Desha t’u shkruaj miqve te e-zanit per ilustrimin e paqelluar, po nuk di pse e lashe

      Po ashtu edhe hamendja e z.Zekthi per wikipedian mund te ishte evituar, pa i hequr asgje shkrimit

      • Ne fakt, logjike eshte qe Tarifa t’i kete shkuar vete ato qe thuhen ne wikipedia per te, sepse, kush eshte ai qe e dashka kaq fort sa te genjeje per t’i rritur famen?!
        Por edhe nese nuk e ka shkruar vete, per te qene serioz, do te duhej te kish nderhyre per t’a korrigjua ate qe thuhet aty. Megjithate, sido qe te jete, ajo cfare shkruhet ne wikipedia per te, edhe ne mos qofte e shkruar prej tij, reflekton ate cfare ai pretendon per veten.

  • Tarifa duhet ta analizoje mire injorancen, kush eshte dhe ke quajme?

    Besoj se ai e din se ne fushen e sociologjise per nje ceshteje apo fenomen, disa e kondsiderojne pozitive e disa negative, sipas bindjes ? Kush respeki i Tarifes per kete parim sociologjik? Ku morali dhe ndikimi i dijes se Tarifes ne shoqerine si sociolog, kur nje student ka barktisur shkollen qe ai jep mesim dhe eshte larguar nga kembet e tij per shkak se e kishte keqtrajtuar?

    Cudi se si mungon aftesia per te zgjidhur nje fenomen ne menyeren me te mire!

  • Tarifa eshte mesuar te jete sherbetor i sistemeve dhe eshte i gatshem te shprehe devocionin per te mbrojtur te fortin. Ai kerkon te bjere ne sy si ushtar i zellshem i kolonizatoreve, per te perfituar kocken e vet ne kete muhabet. Kete e ben sot me komunitetin gay, kete ka bere edhe ne debatin Qose-Kadare, kete kabere edhe ne debatet mbi neo-osmanizmin. Ai vetem riciklon, rikonfirmon klishete standarde me te cilat mbahet ideologjia zyrtare e kolonizatoreve te bardhe.
    http://www.e-zani.com/2012/04/18/leksione-kontradiktore-mbi-identitetin-osman-dhe-shqiptar/

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *