E-zani

Shoqata Alternativa e së Ardhmes ALSAR, organizoi ditën e shtunë një konferencë shkencore mbi tesavufin dhe tarikatet në Ballkan. Konferenca u organizua në bashkëpunim me Kryegjyshatën Botërore Bektashiane, Universitetin e Stambollit dhe atë të Konjës. Ajo kishte për qëllim të ofronte studime shkencore mbi situatën e tarikateve që veprojnë në Ballkan dhe kryesisht në Shqipëri, si dhe një shtjellim shkencor të raportit të sufizmit me sheriatin Islam.

Kryetari i shoqatës ALSAR Mehdi Gurra u shpreh për E-zanin e Naltë, se qëllimi i kësaj konference është që të ofrojë qasjet e duhura për nxitjen e rikthimit të lidhjeve të tarikateve me themelet sheriatike të fesë Islame. Sipas tij, realiteti i i krijuar që prej luftimit dhe ndalimit të fesë në Shqipëri gjatë periudhës komuniste kanë bërë që tarikatet të kenë vështirësi për t’u njohur dhe orientuar në qëndrimet e duhura sipas kritereve sheriatike, duke humbur shumë prej aspekteve themelore të praktikave fetare që kanë të bëjnë me sheriatin islam. Ai u shpreh se nuk mund të ketë sufizëm, nuk mund të ketë tesavuf, jashtë sheriatit dhe nuk mund të ketë praktika sufite pa praktikimin e detyrimeve bazë të fesë, si psh. namazi, agjërimi, zbatimi i rregullave fetare të praktikave jetësore etj. Pikërisht, ky aktivitet synon, sipas tij, rikthimin e vëmendjes së drejtuesve fetarë të tarikateve në Shqipëri, drejt këtyre praktikave fondamentale, duke i orientuar ata drejt këtyre aspekteve të lëna pas dore.

Eshtë hera e parë që organizohet një konferencë e tillë në Shqipëri, e cila synon të iniciojë një traditë të dialogut brenda tarikateve të fese Islame. Deri tani këta tarikate kanë vepruar në mënyrë të shpërndarë dhe të paorganizuar. Synimi i këtij aktiviteti është që të  e vendosë lidhje e komunikim midis tyre, të ngritur mbi normat bazë të fesë Islame. Studiuesi nga Maqedonia Metin Izeti, u shpreh gjatë aktivitetit se ka ardhur koha të krijohet një traditë bashkëpunimi dhe dialogu brenda myslimanëve në Shqipëri. Sipas tij, përpara se të kemi dialog ndërfetar, duhet që të kemi fillimisht dialog brenda vetë bashkësive myslimane në trojet shqiptare.

Nga ana tjetër, aktiviteti synon të ofrojë një material të rëndësishëm studimor mbi zhvillimet dhe praktikat organizative të tarikateve në Shqipëri. Kumtesat e mbajtura, paraqitën një panoramë të gjerë në këtë fushë, duke përcjellë edhe të gjithë problematikën e sotme në lidhje me to. Gjithashtu u ofrua edhe një material i rëndësishëm studimor mbi bazat e sufizmit dhe tesavufit, duke e vënë theksin edhe mbi shumë shtrembërime të tij në mjaft raste.

Referuesit shkencorë të këtij aktiviteti ishin: Prof. Dr. Reşat Öngören Shef i Departamentit të Shkencës së Tasavufit (Misticizmit) në Universietin e Stambollit, Prof.dr. Ahmet Tasgin, pedagog në Universitetin e Konjas pranë Fakultetit të Shkencave Sociale dhe Humane, Dr. Semih Ceyhan, studiues i historisë së tesavufit në Perandorinë Osmane, në Qendrën e Kërkimeve Islame (ISAM) në Stamboll, Prof. Dr. Ahmet Tasign, profesor i sociologjisë së fesë në Universitetin Nexhmedin Erbakan në Konja, Prof. Dr. Metin Izeti, profesor në Akademinë e Shkencave Islame në Novi Pazar si dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë dhe Ömer Sarikaya shërbyes në gradën e Shejhut në hirarkinë fetare të tarikatit Rufai në Ankara.

Comments

  • Qasje e munguar dhe e mencur. Spekulimet dëmtuese të bëra për të copëzuar besimtarët rrënohen kur përfshihen “degët e një peme” në një bisedë të hapur e në shqyrtime akademike. Kjo do guxim, dije të thella dhe mjeshtëri. Keqkuptimet dhe shformimet që janë prodhuar nuk duhen lënë të trashen me idenë se s’ka shpresë. Është detyrë e elitave ta mbajë hapur bisedën dhe urat e bashkëpunimit duke këmbëngulur në pikëbashkimet e jo përjashtimin. Zoti na dhëntë durim për të kuptuar “të ndryshmin”.

  • Urat e bashkepunimit duhet mbajtur, ose ngritur nese nuk ekzistojne, por te jene te ngritura ne baze te parimeve te shendosha fetare, thene ndryshe ne baze te referencave tona qe jane Kur’ani dhe tradita profetike duke u kuptuar sipas kuptimit te brezit me te mire qe ka pare njerezimi te cilet jane shoket e Profetit. Sot cdokush pretendon se eshte ne te drejten, atehere matesi qe na orienton eshte pikerisht se si e kane kuptuar kete gje ai brez.
    Perndryshe leshimi ne bazat e besimit dhe furcet qe behen per hir te organizimeve dhe jo te permiresimeve do te coje patjeter ne jorezultat, ose deshtim.

  • Te me fale z. Mehdi Gurra, po kam frike se me keto aktivitete me shume po zgjon tesaufin dhe rrymat jashte islamit se po i orienton tarikat drejt sheriatit. Pse nuk e pyet njehere baba mondin sa here falet ne dite dhe sa here pin raki dhe vere? Se çfar agjeron ramazanin apo matemin. Haxhin e beri nga e keqja qe te merrte titullin ndersa tyrbe anembane tokes nuk ka lene pa vizituar dhe u lutur.
    Z. Gurra nese e njihni rolin e sufizmit, atehere dijeni se me keto aktivitete po i shtyni tarikatet te zhvillohen, njekohesisht njerezit te pasojne injorancen e shpimit dhe vallezimeve, magjise dhe fallit.
    Ai qe ka qofte sadopak njohuri nga historia islame dhe eshte i paanshem nuk e ka te veshtire te kuptoj se sufizmi eshte si mish i huaj ne mesin e muslimaneve i cili burimin kryesir e ka nga vendet pertej irakut ku ndikimi pers ka qene i gjalle dhe konkret.
    do te kisha deshire qe z. Gurra te ndryshonte trajektoren

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *