e-zani.

Në një artikull të botuar në London Review of Books, filozofi Slavoj Žižek ndër të tjera shkruan për rritjen e prominencës së grupeve fashiste në Greqi. Shkruan Žižek:

 

Gjatë natës, fanatikë këmishzinjë nga lëvizja neo-fashiste që mohojnë Holokaustin, Golden Dawn – të cilët fituan 7 për qind të votës në zgjedhjet e fundit dhe që patën, me sa thuhet, mbështetjen e 50 për qind të policisë së Athinës – kanë patrulluar rrugët duke rrahur të gjithë emigrantët që mund të gjejnë: afghanas, pakistanezë, algjerianë. Kjo është mënyra se si mbrohet Evropa në pranverën e vitit 2012.

 

Problemi me mbrojtjen e civilizimit evropian kundër kërcënimit të emigrantëve është se egërsia e mbrojtësve përbën kërcënim më të madh se sa cfarëdo numri myslimanësh. Me miq, mbrojtës të tillë, evropa nuk ka nevojë për armiqë.

 

Žižek ka të drejtë në lidhjen që vendos midis këtyre zhvillimeve dhe politics of austerity, apo politikave të shtrëngimit të rripit, ku sigurisht ata që duhet të shtrëngojnë rrypin janë edhe ata që goditen më rëndë nga kriza ekonomike. Por ajo që është e rëndësishme në këtë mes, është vërejtja se manifestime të tilla janë produkt i asaj që ai quan “një cikël përfshirjeje të përbashkët i teknokracisë së Brukselit dhe populizmit anti-emigracion.”

 

Artikullin e plotë mund ta lexoni duke klikuar këtu.