E-zani

Gjykata e apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Tiranës për masën e sigurisë ndaj Imamit të Xhamisë së Medresesë Lulëzim Plloçi, e cila e ndalon atë nga frekuentimi i xhamisë së tij. Sipas të dhënave, vendimi është marrë në një kohë gjithashtu rekord (sin ë rastin e vendimit të parë), në një seancë të vetme në pak minuta. Gjykatësit kanë dëgjuar pretendimin e palës apeluese, dhe menjëherë kanë dalë jashtë, duke u kthyer në moment me vendimin për mosndryshimin e masës së sigurisë. Ata nuk morën para sysh asnjë prej pretendimeve të tyre, duke mos dhënë gjithashtu asnjë përgjigje për këto pretendime. Kjo tregon për një fiktivitet të plotë në të cilin po zhvillohet ky proces, gjë që shfaq kalbësinë e sistemit ku qytetarëve shqiptarë u duhet të zgjidhin problemet e tyre. Megjithatë, mësohet se Imami do të ndjekë çështjen në Gjykatën e Lartë, duke mos hezituar t’i shkojë këtij procesi deri në fund, për të kërkuar drejtësi.

Pretendimet e imamit kanë qenë mëse të arsyeshme për të hedhur poshtë vendimin e Gjykatës. Ky vendim e konsideron Imamin si pengues të veprimtarive të organizatave fetare. Sipas vendimit, i cili bazohet në dëshminë e imamit të ri, Lauren Luli, imami i shkarkuar Plloçi, bashkë me 6 persona të tjerë e ka nxjerrë atë jashtë xhamie, duke mos e lejuar të kryejë detyrën që i është ngarkuar. Imam Plloçi ka shpjeguar gjatë procesit të parë se nuk ka qenë ai që e ka nxjerrë nga xhamia imamin e emëruar, por kanë qenë vetë besimtarët të cilët nuk e pranojnë atë. Gjykata, në mënyrë krejt të njëanshme dhe pa asnjë arsye, ka pranuar vendimin e Prokurorisë, i cili merr për bazë vetëm dëshminë e palës akuzuese.

Këtyre argumenteve, në procesin e zhvilluar në apel, Imam Plloçi u ka shtuar edhe peticionin e nënshkruar nga më shumë se një mijë besimtarë për mosndryshimin e imamit, duke u argumentuar edhe me faktin se imami i ri vazhdon të mos mundë të ushtrojë detyrën, megjithëse vetë Plloçi ka më shumë se një javë që nuk frekuenton xhaminë. Kjo tregon se nuk është e vërtetë ajo që pretendon akuza, se pengesë për këtë vendim, është bërë ai bashkë me nje grup të vogël prej besimtarëve, por janë të gjithë besimtarët njëzëri që nuk pranojnë imponimin e KMSH-së në ritualet e tyre. Mirpo këto argumente nuk janë marrë parasysh nga Apeli, dhe madje gjyqtarët as që janë shprehur për to. Ata kanë lënë në fuqi vendimin e parë, pa dhënë shpjegime.

Pretendimet ligjore

Gjykata e Tiranës dhe ajo e Apelit po dëshmojnë se funksionojnë ende me mentalitetin e diktaturës, me pamundësinë për të njohur e kuptuar lirinë fetare. Këta njerëz nuk e kanë problem t’i kufizojnë një qytetari, për më tepër një imami, të drejtën për të frekuentuar xhaminë e tij. Vendimi thotë se kjo masë “nuk ndikon negativisht që i pandehuri të mos ushtrojë ritet fetare  sipas besimit të tij, pasi mund t’i ushtrojë ato normalisht në çdo xhami tjetër, e për më tepër që të tilla ka plot në Tiranë”. Gjykatësit inkuizitorë, mendojnë se kanë të drejtë t’i imponojnë një besimtari se në cilën xhami duhet të falet e në cilën jo, e për të mos u mjaftuar me kaq, ata mendojnë se kanë të drejtë që, me një vendim paçavure, t’u imponojnë besimtarëve të një xhamie se kush duhet t’u prijë në namaz. Pse jo, gjykatësi në fjalë mund të marrë pa teklif edhe autoritetin e kadiut apo myftiut, duke dhënë fetva që namazi në xhami nuk është obligim (farz), por fakultativ (sunneh).

Në rastin konkret, vendimi i gjykatës është motivuar në nenin 228/1 të Kodit të Procedurës Penale i cili thotë:

“Askush nuk mund t’iu nënshtrohet masave të sigurimit personal në qoftë se në ngarkim të tij nuk ekziston një dyshim i arsyeshëm, i vazuar në prova”.

Mbi këtë nen dhe të tjerat 229-230, që përcaktojnë ushtrimin e masës së sigurimit personal, e cila sipas nenit 235/1 të Kodit të Procedurës Penale përcakton “Ndalimin dhe detyrimin e qendrimit në një vend të caktuar”, në rastet e përcaktuara në ligj, ngrihet kuadri ligjor i këtij vendimi absurd. Këtë masë Gjykata e ka ndërmarrë duke konsideruar qendrimin e Imam Plloçit si vepër penale të “Pengimi i veprimtarive të organizatave fetare”, të parashikuar në nenin 131 të Kodit Penal.

(Mos)arsye ligjore 

Nga e gjithë kjo rezulton se gjykata ka ndjekur një arsyetim i cili çalon në çdo hap:

Së pari, çfarë do të thotë “Pengim i veprimtarive të organizatave fetare”, kur Imam Plloçi është dhe vijon të jetë kuadër i KMSH-së?! Në këtë rast nuk kemi të bëjmë me ndonjë person që vjen nga jashtë dhe pengon isntitucionet fetare të funksionojnë, siç do të ishte e arsyeshme të perceptohej kjo vepër penale. Problemi qendron në një mosmarrëveshje brenda organizatës dhe jo në një pengim nga jashtë i organizatës. Pra një problem administrativ brenda një institucioni, shndërrohet në një vepër penale, ku duket sikur imami po pengon ushtrimin e një veprimtarie fetare. Përveç kësaj, veprimtaritë fetare nuk janë penguar aspak, pasi ritet fetare në xhami janë kryer në rregull nga imamët që kanë zgjedhur besimtarët. Pra nuk është penguar ndonje veprimtari fetare, për të cilën funksionon organizata, por kemi të bëjmë, e shumta, me një pengesë administrative brenda vetë organizatës.

Së dyti, masa e “ndalimit të qendrimit në një vend të caktuar” nuk mund të merret sikur kemi të bëjmë me nje vend çfarëdo. Ky “vend i caktuar”, është një objekt kulti, për të cilin çdo qytetar e ka të sanksionuar në kushtetutë lirinë t’a frekuentojë. Arsyetimi se në Tiranë ka plot xhami të tjera, është krejtësisht qesharak sepse nuk mund të jetë gjykata ajo që i përcakton një individi se në cilën xhami mund t’i kryejë praktikat fetare.

Së treti, ligji e përcakton qartë se kjo masë nuk mund të ndërmerret nëse nuk ekzistojnë prova të qarta, mbi të cilat të bazohet “dyshimi i arsyeshëm”. Gjykata ka patur dy dëshmi kontradiktore: Ajo e Imamit të shkarkuar nga KMSH-ja dhe ajo e atij të zgjedhur së fundi prej saj. Në këtë mes, gjykata zgjedh në mënyrë arbitrare dëshminë e njërës prej palëve, megjithëse pala tjetër ka patur edhe peticionin si dhe tashmë, vijimin e moskryerjes dot të detyrës së imamit të ri, megjithë mospraninë e Imam Plloçit në xhami. Kjo tregon se gjykata është bërë palë në këtë vendim.

Kaq mjafton në këtë vend për t’i dhunuar qytetarit të drejtën thelbësore për të ushtruar besimin e tij në mënyrë të lirë. Kaq mjafton gjithashtu për t’u imponuar me dhunë besimtarëve të një xhamie, një imam që nuk e duan. Kaq mjafton për të instaluar një diktaturë sekretariati në xhamitë tona, që synon t’i bëjë zap besimtarët, duke u imponuar fene me dhunë institucionale.

Comments

  • Deri ne gjykate te Larte dhe ne ate Kushtetuese madje duhet cuar ky vendim sepse po shkelen lirite kushtetuese te besimtareve dhe imameve tane.
    Turp KMSH Turp.

  • Problemi do te ndiqet patjeter, deri ne Strasburg. Vec kjo do te jete nje problem me shume per KMSh-ne. Do t’i shkoje fama (e keqe) deri ne Strasburg.
    Problemi eshte me keta hoxhallaret tane qe kane frike te reagojne. Eshte per te ardhur keq. Kjo eshte nje ceshtje ku kemi ne dore precedente te forte per t’a bere te gjithe dynjane te degjoje zerin tone. Me keto lloj zullumesh, ne nje vend demokratik, ky komunitet kishte shku per lesh me kohe. Por Zoti nuk na ben padrejtesi. Keta hoxhallare kemi dhe prandaj gjerat jane keshtu si jane. Ne cdo situate tjeter, Selim Baba dhe 40 gylenxhinjte nuk kishin zgjat ne karrike as 24 ore.
    Eshte momenti kur xhematet nuk duhet me i pyt shume hoxhallaret. Lete organizohen keshillat e xhamive dhe shoqatat e tjera. Ketu ka pune per te bere me gjykatat, prokurorine, organizmat e te drejtave te njeriut. Po ti veme te gjitha ne levizje, do ta shikoni sesi do t’u dridhen leqet gylenxhive dhe do te jene ata qe do te fillojne te flasin per bashkim e vellazerim.

  • Disa lajme per gjyqtarin Agron Zhukri
    Agron Zhukri – Gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë prej dymbëdhjetë vjetësh. (16 vjetesh tani). Dikur ka paraqitur kandidaturen per Gjykate te Larte, shyqyr qe nuk eshte zgjedhur
    http://www.shqiperia.com/lajme/lajm/nr/4323/Emrat-per-ne-Gjykaten-e-Larte-hetues-te-komunizmit-te-perfolur-per-korrupsion-dhe-ne-ndjekje-penal

    Sherr per parkingun, kercenohet gjyqtari
    http://www.kohajone.com/html/artikull_12338.html

    E Premte, 19 Tetor 2007

    TIRANE – Parkimi i makinave eshte bere “molla e sherrit” mes gjyqtarit te Gjykates se Shkalles se Pare te Tiranes dhe fqinjeve te tij. Kercenohet gjyqtari Agron Zhukri, policia shoqeron babe e bije dhe nis hetimet ne gjendje te lire per ngjarjen e ndodhur rreth ores 18:00 te mbremjes se djeshme. Burime zyrtare te policise thane se ne Komisariatin nr. 1 eshte bere denoncim nga gjyqtari i Shkalles se Pare, Agron Zhukri, ne dem te fqinjeve Enver dhe Sonila Sinani, se eshte kercenuar nga ata, per shkak te parkingut poshte shtepise se tyre. Debati ka kaluar ne kercenime mes paleve dhe denoncimi ka vene ne levizje Patrullat e Pergjithshme qe kane ulur gjakrat. Njekohesisht, Zhukri ka bere kallezim edhe ne Prokurorine e Tiranes per kercenim me jete. Por mesohet se ne komisariat edhe pala tjeter ka bere denoncim per te njejtat pretendime. Burime te policise thane se u moren ne pyetje familjaret Sinani dhe me pas u lane per hetim ne gjendje te lire.

    A.C

    Ceshtje qe do gjykoje Agron Zhukri
    http://www.panorama.com.al/kronike/leka-zogu-ii-padi-per-truallin-1300-m2/

  • Nuk ka sesi te jete ndryshe. Ky lloj malli eshte i duhuri per te realizuar synimet e hizmetit. Perpjekjet ne rruge te Zotit mund te sjellin fryte vetem nepermjet njerezve te felliqur e te korruptuar. Sipas kesaj, maksima e hizmetit eshte: Nuk ka xhihad pa korupsion.
    Po keshtu, perpjekjet e medha per arsimin, japin fryte vetem permes pazareve neper pisllekun e gjykatave dhe ketij shteti te felliqur.

  • Paqe vëllezër. Mendoj se duhet të rreshtin të dyja palët duke prodhuar armiq e urrejtje. Ky ishte dëshpërimi që prodhoi humbja e besimit. Paragjykimet dhe emërtimet janë pa vlerë dhe vec i vështirësojnë gjërat. KMSH dhe shoqatat nuk kanë qëllime të ndryshme. Interesat mund të jenë të ndryshme. Këtu është mirë të gjendet gjuha e ujdisë. Ky besim i urtë na thërret të ftojmë edhe armiqtë në marrëveshje e paqtim. Sherret nuk zgjidhen thjesht duke zhdukur apo fyer kundërshtarët. Me pak empati (duke u vendosur në vendin e kundërshtarit) dhe me paqtues të bashkëpranuar, barazlarguar e të mencur besoj se mund të shmangen dhe energjitë me institucione që shpesh nuk kuptojnë se për cfarë po flasin e gjykojnë. O Zot na e ftoh gjakun mesdhetar ku Shejtani i mallkuar na përdor përmes emocioneve tona. Amin.

  • Ndonjeri nga komentuesit te me sqaroje, se jam pak e erret. Mire qe komuniteti ofroi synetllek falas, ua dime per nder, por kur bejne nje te tille organizim vertet nuk e kuptojne qe behen qesharak apo si eshte puna? Se na e hoqen trurin fare.

  • Leave a Reply to Pranvere Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *