Policia Fetare e Evropës





e-zani
Prezenca e policisë fetare lidhet në imagjinatën perëndimore me konservatorët fetarë në vende si Irani apo Arabia Saudite, që imponojnë norma morale mbi shoqëritë e tyre. Por kohët e fundit është njoftuar se e djathta belge ka ofruar një shpërblim prej 250 Eurosh kujtdo që raporton në polici një grua të mbuluar me burka – një mbulesë e njohur në disa shoqëri myslimane ku gratë mbulojnë tërësisht trupin, përfshi fytyrën.

Partia Vlaams Belang dhe një nga figurat kryesore të saj, Filip Dewinter, deklaruan se protestat kundra ligjit të burkas, i cili ka hyrë në fuqi një vit më parë, kanë bërë që policia të hezitojë arrestimet dhe gjobitjet dhe prandaj ata kanë ofruar këtë shpërblim prej 250 Eurosh. Ai pretendoi se pagesa e premtuar do i bëjë presion autoriteteve që të vënë ligjin në praktikë.

Kjo pagesë ofrohet pas protestave që pasuan arrestimin e një gruaje myslimane, që rrefuzoi të hiqte nikabin. Një grua myslimane që mban nikabin në Belgjikë rrezikon të paguajë një gjobë prej 150 Eurosh.

Belgjika është i pari vend në Evropë që vendosi një ligj të tillë kundra veshjes së nikabit. Denis Ducarme, anëtar i parlamentit për Partinë Liberale tha në atë kohë se: “Ne jemi i pari vend që po thyejmë zinxhirët që kanë mbajtur kaq e kaq gra të skllavëruara.” Në atë kohë, politikanët belgë nga etni të ndryshme, të cilët nuk arrijnë të bien dakord në asgjë, ranë dakord në ligjin kundra nikabit.

Ky ligj u komentua menjëherë nga organizata të të drejtave të njeriut si ligj që bie në kundërshtim me liritë fetare. Amnesty International e dënoi këtë ligj si “sulm ndaj të drejtave fetare.” Philippe Hensmans i Amnesty Belgium tha se ligji ka kaluar pa debatin e duhur dhe se “ nuk është totalisht e qartë nëse është në përputhje me kushteturën belge dhe konventën ndërkombëtare të të drejtave të njeriut.”

Ka patur edhe raste të mos-bindjes civile. Rachid Nekkaz, një afarist francez, ka marë përsipër të paguajë të gjithë gjobat që do u vendosen grave myslimane në Belgjikë që mbajnë nikab.

Nekkaz ka deklaruar se është pro një ligji që dënon një bashkshort që detyron të shoqen të mbajë nikab. Vetë Nekkaz është kundra mbajtjes së nikabit dhe ka thënë se nikabi është pengesë për integrimin dhe punësimin e femrave myslimane, por ai është kundra ligjeve të tilla imponuese që kufizojnë lirinë e zgjedhjes.

Nikabi është i tejet debatuar edhe në shoqëri konservatore myslimane dhe mendojmë se është krejtësisht i papërshtatshëm si praktikë fetare në Shqipëri, për më tepër që nuk përbën një obligim fetar si është rasti i shamisë. Por ajo që duket shqetësuese është kahja e këtij zelli militant që po bëhet gjithnjë e më prezent në Evropë. Të tilla politika po gjejnë mbështetje edhe në shoqëri tradicionalisht të njohura për tolerancë fetare, si Hollanda.

Myslimanët shqiptarë kanë parë Evropën edhe si premtim i një politike më tolerante fetare se sa ajo që ushqehet nga komplekset identitare të elitave shqiptare. Myslimanët shqiptarë i janë referuar modeleve evropiane që krijojnë hapësira për diversitetin fetar dhe kanë ligjislacione që luftojnë diskriminimin mbi baza fetare. Islamofobia me gjithë ngjashmëritë me anti-semitizmin tradicional evropian e në forma alarmuese ka qenë provincë e të djathtës ekstreme, por me rritjen e së djathtës, në kushte të rënduara ekonomike dhe konfliktesh identitare, kanë bërë që të përhapet me tej edhe tek e majta e të bëhet gjithnjë e më prezente në segmente të popullsisë evropiane. Kjo do ketë remenishencat e veta jo vetëm në politikat ndaj myslimanëve me origjinë emigrante në Evropën perëndimore, por si kemi adresuar disa herë këtu tek e-zani, rritja e Islamofobisë do reflektohet edhe kundra bashkësive historike të Ballkanit.

Comments

  • Po shfrytezoj kete informacion per te rikujtuar edhe nje here konfrontimin e dy tezave mbi nacionalizmin sipas Anthony Smith dhe Eric Hobsbawm, te sjella ne kete faqe ne nje diskutim te para disa koheve.

    Sipas Smith globalizimi eshte shkaku i fermentimeve nacionaliste, si pasoje e nevojes se individit per identitet dhe pjesemarrje ne komunitete me kufi te qarte.
    Sipas Hobasbawm gjate globalizimit shenohen dy lloje levizjesh nacionaliste. Se pari, levizjet e karakteriet etno-nacionalist qe dallohen nga pakenaqesia e nje mase njerezish ndaj sistemit te perfaqesimit politik brenda shtetit ose ne nivel nderkombetar – p.sh: brenda Komuniteti Evropian – si dhe nga ankthi per te ardhmen, per sistemin welfare, per punen dhe sigurine fizike. Ne kete kotekst i huaji, emigrant ose musliman, apo thjesht e ndryshmja, sherbejne si pika referimi te fajit dhe rrezikut, te domosdoshem ne mekanizmin e valvolave te zbritjes se presionit. Ketu renditet me se miri Belgjika me partine Le Front National, nje levizje politike e themeluar ne vitet ’80 qe ka pikerisht kerkesa te tilla dhe noton ne valen e pakenaqeise e cila shoqerohet me pretendimet e sipercituara nga artikulli i e-zanit.
    Se dyti, levizjet nacionaliste qe burojne nga situata ende te pazgjdhura. Kujtojme ketu te gjithe ish-Jugosllavine, Shqiperine, Kanadane dhe – jo si rast i fundit – Belgjiken. I formuar ne 1830 ky shtet-komb noton sot ne ujra jo shume te qeta per sa i perket separatizmit, madje zerat qe shtyjne drejt ndarjes jane fuqizuar akoma me teper.
    Keshtu, Hobsbawm dhe Smith, te krahasuar ne lidhje me disa zhvillime te nacionalizmit ne tre dekadat e fundit, gershetohen tek rasti i Belgjikes: nacionalizem rajonal, i pazgjidhur dhe tipit separatist, i nxitur nga globalizimi dhe nga disa pakenaqesi ekonomiko-politiko-sociale te brendshme. Ky eshte nje shembull ku mendimet e dy autoreve afrohen me njeri-tjetrin, megjithese vetem Smith, ne fakt, eshte kritik ndaj hipotezave te pales tjeter, por ja qe ato vertetohen plotesisht ne rastin belg.

    Gjithmone ne kontekstin hobsbawmian shpjegohet me mire edhe “çorba” shqiptare e ringrohur nga dy levizjet nacionaliste ne Kosove dhe Shqiperi. Perveç se perfaqesoje nje revival ende te pazgjidhur te ceshtjes kombetare shqitare, jane – me shume ne rastin e Shqiperise – levizje kunder partitizmit qe pengon proceset e zhvillimit. Me keto procese nuk duhet nenkuptuar domosdoshmerisht bashkimi, por edhe problemet e perditshme te qytetareve: puna, sistemi shendetesor, siguria, ammbienti, mungesa thuajse totale e ndjesise se detyrimeve ndaj prones publike si shtetaret ashtu edhe nga deleguesit e tyre. Ne kete xhungel te mbeshtetur nga sistemi bipolar – vetem ketu mund te mbijetoje – levizjet me ngjyresa nacionaliste e gjejne fare lehte fajtorin e brendshem dhe te jashtem si dhe konsensusin e pjesshem.

    A eshte nevoja qe fajtore te jete Perandoria Osmane dhe politika e sotme turke? Pikerisht ketu zhvillohet tipari folkloristik i ketyre levizjeve, sepse ato kane nevoje per ushqim mito-simbolik, sic thote Smith, apo per inxhenjeri historike, sic do te pohonte Hobsbawm. Dhe ketu ndodh njesimi i veprimtarise se tyre me disa ideologji romantike e mesjetare qe zvarrisin elitat tona, per ironi pa qene aspak shqiptariste ne kuptimin klasik.

  • Kundershtite midis Smith dhe Hobsbawm jane pike se pari doktrinore. Hobsbawm eshte modernist dhe per me teper pak si shume majtist e marksist, ndersa Smith eshte konservator e kritik ndaj modernitetit. Per rrjedhoje Hobsbawm eshte kozmopolitist e madje globalist, ndersa Smith eshte kundershtar i globalizmit, te cilin e ka kritikuar me se miri ne librin e tij “Kombet dhe nacionalizmi ne eren globale”.
    Ne kete liber Smith kundershton ashper Hobsbawm-in duke treguar se, ai vendos ekonomine ne qender te zhvillimeve njerezore (njesoj si Marksi). Kjo e ben Hobsbawm-in te dale ne perfundmin se kombet jane dicka qe do zhduken, per shkak se globalizimi eshte nje sistem ekonomik ku kombi eshte i kapercyer. Kompanite e medha shumekombeshe do ta ezaurojne kombin dhe vete kerkesat ekonomike e bejne ate te pavlefshem dhe pengese.
    Smith e kundershton Hobsbawm-in ne kete pike, duke evidentuar se nuk eshte ekonomia gjeja me e rendesishme e qenies njerezore, ndaj nuk eshte domosdoshmerisht ajo qe do t’i jape trajte marredhenieve nejrezore ne vijim. Smith, thote se kultura eshte me e rendesishme per njeriun dhe shoqerite njerezore, ndaj dukurite kulturore do te prevalojne mbi ato ekonomike. Barrierat qe vendosin sot shume njerez ndaj globalizimit vijne kryesisht per shkaqe kulturore dhe jo ekonomike. Per kete arsye Smith shprehet se Hobsbawm nuk i kupton mire levizjet e reja nacionaliste, duke i pare ato si perjashtime qe lidhen me problemet e kohes. Sipas Smithit, keto levizje jane te rendesishme sepse shprehin kercenimin qe qenia njerezore ka ne thelbin e saj, qe ka te beje me kulturen dhe identitetin. Edhe armiqesia ne rritje ndaj emigranteve nuk eshte ne thelb per shkaqe ekonomike, por per shkaqe te mirefillta kulturore. Po te jete per ekonomi, Europa, sidomos me kete plakje te popullisese, emigracionin e ka motorrin kryesor te krahut te punes. Pa emigrantet Europa nuk do te perballonte dot krizen demografike dhe kete Europianet e dine shume mire. Por, racizmi, i cili vjen per shkaqe kulturore, prevalon mbi nevojat ekonomike dhe shume europiane jane gati te pranojne krizen ekonomike vetem e vetem qe qeytetet e tyre te mos preken nga fenomene te papranueshme kulturore qe burojne nga emigracioni, apo ndryshe nga ajo qe njihet si euarabia. Ne te kunderten, shume europiane, jane gati t’i pranojne emigrantet, me kushtin e vetem asimilimin. Pra, nuk eshte problemi tek ndonje kercenim ekonomik prej emigracionit, ndonese tek-tuk, ka europiane qe ndjen te rivalizuar nga fakti qe shume emigrante konkurojne ne tregun e punes, me nje oferte me te lire te krahut te punes.
    Per kete arsye, une mendoj se edhe nacionalizmi shqiptar nuk ka te beje shume me shkaqe te problemeve ekonomike dhe keqqeverisjes. Perkundazi, ai ka te beje me nevojen e nje kombi per dinjitet dhe identitet. Shqiptaret (brenda Shqiperise), dolen nga komunizmi me aspirata thuajse teresisht ekonomike. Megjithe varferine dhe problemet ekonomike qe ekzistojne ende, kemi njefare rritjeje te mireqenies dhe kjo i ben shume njerez te ndjejne nevoje per kerkesa te tjera, qe kane te bejne me perkatesine kulturore dhe identitare. Pasi e mbushem disi barkun, natyrisht qe kerkesat tona drejtohen me shume rreth nevojes per dinjitet dhe shfaqje te individualitetit tone si komb e kulture.
    Mitomania dhe antiturqizmi, eshte thjesht pasoje e nje indoktrinimi te rrenjosur ne gati nje shekull, dhe per kete arsye eshte i kuptueshem. Por nje rizgjim i nacionalizmit shqiptar, do te thote nje rritje e vemendjes se shqiptareve per rrenjet e tyre kulturore dhe kjo do t’i coje doemos tek trashegimia, ku roli i Perandorise Osmane do te duhet te ridimensionohet doemos.

  • Zgjedhja vegjetariane ose vegane nuk te ben domosdoshmerisht armiqesor ndaj atyre besimeve fetare qe perfshijne konsumin e mishit tek ritualet. Kozmopolitizmi i Hobsbawm me duket dytesor perballe intepretimit te mendimit te tij te shprehur aq kthjellte ne Nations and Nationalism sice 1780, i botuar se pari ne vitin 1990. Intepretim qe jo gjithmone perputhet me intepretimin qe dikush tjeter, ne kete rast Smith, i ben Hobsbawmit: ai duhet gjykuar ne menyre direkte, meqenese ekziston mundesia per ta bere. Duhet pare me kujdes data e botimit te librit dhe burimi specifik i kritikes thelbesore te Smith. Ajo perqendrohet kryesisht tek kapitulli i fundit i Hobsbawm, i cili se bashku me notat shkon ne 35 faqe te edicionit qe disponoj une, ose rreth 14% e librit.

    Se pari, teoria e Hobsbawm, sipas se ciles kombet do te humbasin forcen e tyre ndikuese ne sistemin global, vjen nga nje perpunim teorik i pasuruar nga autori me shembuj qe nga bipolarizimi i botes gjate Luftes se Ftohte. Per kater dekada nacionalizmi u pilotua nga dy superfuqite ne nje perplasje interesash qe ne fasade paraqitej si lufte antiimperialiste, antikolniale, çlirimtare dhe nacionaliste, pra ne thelb internacionaliste. Ne fakt ishin dy polet e globit qe krijonin linja frakturash neper bote dhe i sistemonin ato sipas konjukturave, e nuk ishte nacional-komunizmi i Enver Hoxhes apo i homologeve, fjala bie, qe vendoste per atdheun, kombin dhe aleancat. Kjo eshte arsyeja qe Hobsbawm niset nga ideja se nacionalizmi (sot) eshte doktrine e zbehte ne fushen e marredhenieve nderkombetare. Ai perforcon kete bindje me shembjen e komunizmit, qe eshte edhe shembje e bipolarizmit. Mi ç’sistem do te rindertohet bota? Eshte pyetja e elitave, nga Fukuyama tek Huntington, ku edhe Hobsbawm jep kontributin e tij.

    Se dyti, meqenese ndryshimet e vitit 1989 nuk jane pasoje e levizjeve nacionaliste, pohon Hobsbawm (fq. 197), pasi ky nacionalizem eshte relikt i levizjeve te pazgjidhura (fq. 194 dhe ne vazhdim) dhe nje pakenaqesi masive e cila shperthen ne ento-nacionalizem lokal (fq. 201 e ne vazhdim) dhe, per me teper, nuk nenvleresohet nga historiani, atehere sistemi i ri global do do te jete i pavaruar nga nacionalizmi. Nese doktrina e nacionalizmit parashikonte nje “ekonomi kombetare” – e kjo nuk do te thote ndikim marksist – ne vitet kur Hobsbawm shkruante librin nje realitet i tille ishte utopik. Sot akoma me teper.

    Te kujtoj ketu rastin e Italise, e njeres nga shtate fuqite ekonomike te botes, e treta ne Evrope, e cila pas nje jave “te zeze” ne burse, pezulloi sistemin demokratik te votes se lire per te ngritur nje qeveri bankieresh, per ndryshe do te kishte falimentuar shteti. E di ç’do te thote apo jo? Qe 60 milion banore te rrituar dhe edukuar ne demokraci, me nje kulture proteste (si rezultat i konsolidimit te se majtes) te rralle edhe ne Evrope, iu perulen rrjetit financiar global. Qe shteti/komb eshte trasformuar ne “xhandar”: e kete e kane pohuar fuqishem dy jodashamires te globalizimit si Zygmunt Bauman dhe Urlich Beck, apo edhe Anthony Giddens, mentori i Anthony Smith. Qe demokracia eshte nje perralle romantike, sepse fatet e kombit vendosen diku tjeter, aty ku nuk kane asnje rendesi atdheu dhe as individi i thjeshte.

    Ne kete klime globale, per Hobsbawm, levizja Vetevendosja do te percaktohej si paradoksale ose folkloristike, duke u nisur thjesht nga emri. Smith do ta konsideronte produkt te domosdoshmerise per identitet, ndersa Hobsbawm si pasoje e çeshtjeve te mbetura pezull, por njekohesisht jovendimtare per fatet e Kosoves. Me thuaj ti, Kosova eshte e pavarur sepse keshtu do dhe vendos kombi apo sepse keshtu vendoset ne sallonet e politikes financiare? Mos valle e çliruan UCK-ja dhe politika zvarranike e Rugoves? Nese eshte keshtu, nese nacionalizmi vendos, siç pohon Smith, perse nuk kemi nje Kurdistan, nje Palestine, nje Tibet, nje Ceçeni, nje Darfur etj? Nga ana tjeter levizjet e ketyre popujve pa shtet motivohen pikerisht nga diferencat kulturore. Ka te drejte Smith qe nenvizon rendesine e kultures, por ama as Hobsbawm nuk e zhvlereson ate. Mjafton te lexohet kapitulli i dyte kushtuar Protonacionalizmit, ne librin e Hobsbawm, per te kuptuar rolin e traditave ne agregacionin e komuniteteve pergjate historise. Pastaj, eshte apo jo ekonomia gjeja me e rendesishme e njeriut nuk ka shume rendesi per njerezimin, pasi, siç thash, sot nuk vendos masa dhe as vota. Ne asnje çast Hobsbawm nuk pohon se njeriu udhehiqet nga interesat ekonomike, prandaj edhe banalizmi i akuzes se marksiztit mbi “kafshaten e bukes” me duket largim nga thelbi i teorise se autorit. Kombet nuk linden si kerkese per buken e gojes, kete Hobsbawm e shtjellon mire, qarte dhe gjate. Nuk eshte e sakte te reduktohet historiani tek kombet e bukes, ndersa tjetri tek ato te kultures.

    Per sa i perket problemeve mes lidhjes te levizjeve etno-nacionale evropiane dhe emigracionit mendoj se ka nje mori studimesh qe i shterrojne si ne aspektin linear ashtu edhe ne ate specifik, vend per vend. Votat qe merr Lega Nord ne Itali i takojne nje elektorati (20% ish-komuniste) te shqetesuar nga ekonomia, siguria dhe te “neveritur” nga polarizimi partiak. Vetem pas vitit 1995 kjo parti filloi te fuqizonte disa mite kulturore te “çuditshme”, per t’u diferencuar nga pjesa tjeter e italianeve – terroneve dhe saraceneve (sicilianeve) – si dhe nga emigrantet e huaj, veçanerisht klandestin. Lega lind si force politike nga nje lider komunist-troçkist jo si force antiemigracioni, por kunder sistemit partiak dhe kunder politikave centraliste te Romes, pra si pakenaqesi ndaj mungeses se perfaqesimit politik te nje rajoni italian dhe ndaj rishperndarjes se pasurise publike te grumbulluar nga Shteti kryesisht nga taksapaguesit e veriut. Si cdo komunitet edhe ai i perfaqesuar nga Lega ka nevoje per nje sistem mito-simbolik. Nga ketu degjenerohet ne dallimin kulturor me emigrantet. Te dhenat statistikore per Italine deshmojne se shtresat me pak te privilegjuara nga ana ekonomike dhe me pak te arsimuara jane me armiqesoret ndaj te huajve, qofshin emigrante apo nga zona te ndryshme te italise.

    Siç e thash rasti shqiptar ben pjese ne kategorine tjeter te percaktuar nga Hobsbawm. Eshte nje nacionalizem jolokal, pra jo separatist. Duke analizuar dy levizjet kryesore politike shqiptare me ngjyresa nacionaliste ato misherojne edhe pakenaqesine ndaj klases politike, te gjykuar si te korruptuar dhe tradhetare, ose shpesh here ne antiteze me politikat kombetare, per t’u bindur mjafton nje lexim i shpejte i pohimeve te dy liderve: mendoj se shume njerez do ta votojne AKZ te zhgenjyer nga sistemi bipolar. Sidoqofte, jane levizje te nje nacionalizmi te “hershem” akoma te pazgjidhur, qe Lufta e Ftohte dhe globalizimi nuk e kane shteruar. Por as qe mund te besoj se Vetevendosja dhe AKZ, nje dite ne pushtet, do te kene mundesi te imponojne politikat e premtuara kombetare.

    Nuk di nje rast te vetem ne historine e njerezimit qe nje popull ose shtet te kete mbrojtur triumfalisht dinjitetin e tij ne mungese te nje potenciali territorial, demografik, ekonomik dhe ushtarak. Me cfare do t’i konkurojme fqinjet? Me perrallen e pellazgeve? Si do t’i imponohemi monopoleve te Greqise? Nuk kemi force te shuajme nje zjarr ne Tarabosh, ndersa Mali i Zi ka avione te posatçem dhe mendon se do ta detyrojme kete shtet te na pranoje ne kufi vetem me karten e identitetit? Keto u interesojne njerezve: te kene pune, te kene siguri, te mos paguajne bakshishe te majme per nje pune, te kene liri fjale pa friken e pushimit nga puna, te mos dalin ne miting sepse jane nepunes te administrates, te mos jene bindjet fetare e politike kritere per punesim, te mos dalin ne rruge e te thyejve zverkun ne gropen qe ka hapur fqinji i nje jete sepse organet kompetente nuk jane ne gjendje te tregojne autorietin, te mos i paguajne konsullates shqiptare ne Milano me shume se ç’kerkon fatura, te mos paguajne mjekun per nje nderhyrje dhe pastaj ta mbuloje dheu pacientin, te mos paragjykohen si perkates ose jo te feje perkunder nje tjetre, qofte ajo shqiptariste… Ajo “mbushja e barkut” eshte kendveshtrim mjaft egocentrik. Besoj qe e di me mire se une se nje shitese (ne Shkoder) paguhet 80 mije lek te vjetra ne muaj? Se nje punetore krahu ne ndermarrje merr vetem dyfishin? Se keto leke u dalin vetem per buke? E ka fajin greku e malazezi edhe ne kete aspekt? Ndonje parti nacionaliste do t’i zgjidhi keto ceshtje me suposten e bashkimit? Apo do t’i zgjidhin keto te tjeter me suposten e hyrjes ne BE?

    Duke ju rikthyer teorive, levizjet tona me karakter nacionalist po shfrytezojne pakenaqesine e popullit ndaj te deleguarve te tij, duke i veshur situates disa fatkeqesi historike te trasheguara qe fillojne me Porten e Larte e mbarojne me fqinjet e sotem. Ne thelb permbushet ne menyre sinkretike ndarja ne dy grupe e Hobsbawm dhe fermentimi i nenvizuar nga Smith, por, nese sistemi global nuk transformohet, e ardhmja e jone nuk do te percaktohet nga ky fermentim, madje ajo e individeve edhe me pak.

  • Leave a Reply to doani Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *