Taken 2, Albanofobia dhe Islamofobia.





e-zani.

 

Mustafa Nano ka postuar në ResPublica një shënim kritikë ndaj reagimeve në blogosferën shqiptare ndaj filmit të ri Taken 2, vazhdim i filmit Taken ku artifici qendror i filmit duket të vërvitet rreth hakmarjes shqiptare – variant Hollivudi.

 

M. Nano duket ta ketë fjalën për këtë koment të postuar tek Peshku Pa Ujë. Por Nano gabon kur shkruan se:

 

Në Hollywood janë prodhuar me qindra filma me vrasës që kanë një back-ground etnik, e nuk është se këta vrasës janë të gjithë të etnisë shqiptare. Ka plot filma ku grekët, italianët, meksikanët, serbët, rusët, etj, dalin në një dritë të keqe shumë më tepër se sa shqiptarët, por nuk kemi dëgjuar të ngrihen fushata kundër racizmit të regjizorëve.

 

Në fakt ka me qindra studime kritike ndaj stereotipeve të Hollywood – it e grupe etnike e fetare reagojnë përditë ndaj portreteve negative në kinematografi.

 

Por donim të vinim në dukje atë që shihet t’i ketë shpëtuar komentatorëve, lidhja e albanofobisë me islamofobinë, lidhje që e kemi trajtuar më parë në një shkrim të postuar më parë në këtë blog, që i referohej filmit Taken.

 

Komentatorëve duket tu ketë shpëtuar fakti se nga skenat hapëse të filmit, që mund të shihet duke klikuar këtu, fillon me faljen e një xhenazeje, me pamje grashë të mbuluara, e simbolesh me gjysmë hënë e yll mbi varre në varrezën ku po varroset Marko, trafikanti i prostitutave të Taken 1.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *