Umra e Thaçit





e-zani

Na bëhet me dije nga mediat kosovare se në vizitën e tij të fundit në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Kryeministri i Kosovës ka kryer ritualin e Umres, apo pelegrinazhit të vogël.

 

Mediat kosovare i kanë kushtuar vëmendje jo të vogël informacionit se në kryerjen e Umres, kryeministrit i është dashur të heqë të mbathmet e tesha të tjera, pasi rituali i Umres kërkon mbajtjen e vetëm dy copave pëlhura, një për pjesën e poshtme e një për pjesën e sipërme të shtatit.

E megjithatë, si në informacionin e dhënë nga zyra e Kryeministrit ashtu edhe në komentet e gazetave, pika më e rëndësishme duket se ka të bëjë nëse Kryministri e kreu këtë ritual me dëshirën e tij, si besimtar, apo “u detyrua” nga qeveria saudite?

 

Abelard Tahiri, shef i protokollit të kryeministrit, ka thënë se Thaçi ka vepruar ngjashëm edhe kur ka qenë në Jerusalem apo në Vatikan, qendra shpirtërore këto të besimeve të tjera. Sipas tij, rituali islam është bërë me kënaqësi nga kreu i ekzekutivit.

“Shkuarja në vendin e shenjtë, në Qabe, ka qenë pjesë e protokollit të mbretit të Arabisë Saudite, me ftesën e të cilit është realizuar vizita”, ka thënë Tahiri.

 

Por shtypi ka cituar edhe Qemal Morinën nga Fakulteti i Studimeve Islame në Prishtinë që thotë – me të drejtë – se:

 

Pa pëlqimin e delegacionit të Kosovës nuk e kanë bërë”, ka thënë Morina. “Secili mysliman që e viziton Arabinë Saudite, normal që shpreh dëshirën për të kryer edhe umren.

 

Një thënie e njohur e Profetit Muhamed, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, na thotë se veprimet janë sipas qëllimit e nëse Kryeministri ka patur për qëllim të kënaqë bujtësit e qeverisë saudite, do ketë fituar atë që pati qëllim e nëse pati për qëllim afrimin me Zotin, i urojmë Umre të pranuar e arritjen e qëllimit të tij.

Problemtatizimi i pjesmarjes fetare të Kryeministrit është ajo që kemi qëllim të vëmë në dukje këtu, duke kujtuar se ish-Presidenti Rugova ishte shumë herë më aktiv e publik në pjesmarjen e tij fetare të besimit katolik, por asnjëherë kjo nuk solli nevojën e justifikimeve nga kabineti i tij e aq më pak nga ai vetë. Kujtojmë këtu se Rugova, në shkelje të plotë të principeve të sekularizmit, përdori postin e tij në promovimin e besimit të tij, si në rastin e fushatës që ngriti për ndërtimin e katedrales së Kosovës, pagëzimi i Rugovës u bë publik nga shtypi italian, por kjo nuk duket të ketë nxitur fantazinë mediatike mbi veshjet adekuate në ritualet fetare e ndërkaq vëmendja mbeti tek pëlhurat e ihramit që veshi kryeministri në Umren e tij.

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *