E-zani

Një nga xhamitë më të vjetra në Ballkan, është dëmtuar rëndë për shkak të punimeve të kryera gjatë këtyre ditëve duke shkuar në rrezik shembjeje të plotë. Xhamia Mustafa Çelebi që daton që prej vitit 1484, është bërë tashmë objekt i përplasjeve të shumta politike e institucionale, duke përfshirë edhe Bashkësinë Islame të Strugës. Partitë politike, por edhe drejtues të institucioneve lokale si Kryetari i Komunës, Myftiu i Strugës, drejtuesit e Drejtorisë për Trashëgiminë Kulturore, po ia ngecin fajin njëri-tjetrit, ndërkohë që shumë njerëz e krahasojnë këtë akt të denjë për periudhën e pushtimit serb dhe komunizmit jugosllav. Xhamia është një nga pasuritë më të mëdha të trashëgimisë shqiptare, dhe shembja e saj njollos rëndë autoritetet përgjegjëse.

Burime nga Struga, bënë të ditur për EZN se ndërhyrjet kanë qenë të qëllimshme, duke synuar rrënimin e një prej objekteve më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni. Kjo xhami ka qenë për vite me rradhë objekt sulmesh nga më të ndryshmet, deri në ardhjen e kësaj dite kur ajo është në prag të shembjes finale, aq sa zyrtarët lokalë kanë ndaluar afrimin e njerëzve pranë saj, për shkak të rrezikshmërisë për jetën.

Burimet bëjnë të ditur se ndërhyrjet në këtë xhami kanë filluar që me periudhën e komunizmit, ku janë bërë shtesa me qëllim prishjen e elementëve kulturorë të saj dhe kthimin e saj në një objekt me vlerë funksionale. Së fundmi myftinia, bashkë me drejtuesit e xhamisë, vendosën të ndërtojnë një ndërtesë të re aty, duke lënë nga objekti monumental vetëm një pjesë minimale. Kjo ka shkaktuar reagime të shumta derisa problemi ka kaluar edhe në rrugë diplomatike duke vënë në lëvizje edhe autoritetet turke, të cilët kanë reaguar duke e konsideruar këtë xhami si një objekt të trashëgimisë kulturore osmane. Një ekip specialistësh nga Turqia, kanë mbërritur në Strugë për të vlerësuar objektin duke arritur në një marrëveshje me myftininë dhe Kryetarin e Komunës, që xhamia, jo vetëm të mos prishet, por të restaurohet duke e kthyer në gjendjen e saj fillestare. Ky projekt do të sillte prishjen e shtesës së bërë gjatë periudhës së komunizmit, duke e kthyer xhaminë tërësisht në një objekt kulturor me vlera të jashtëzakonshme. Projekti parashikonte ndërtimin e një shtese aty pranë, por të shkëputur nga objekti 500 vjeçar, për të kryer ritet fetare në funksion të nevojave të komunitetit. Mirpo autoritetet kanë vepruar me papërgjegjshmëri, duke përdorur mjete të rënda, jashtë standardeve që kërkon një objekt kulturor, të cilat kanë çuar në dëmtime të mëdha të pjesës monumentale të objektit. Dëmtimet kanë prekur konstruksionin mbajtës të saj duke rrezikuar në rrënimin e plotë.

Ky akt ka sjellë reagime të ashpra, teksa politikanët akuzojnë njëri-tjetrin dhe askush nuk pranon fajin. Nëdrkohë që autorët prietet të përballen me akuza penale, deri tani nuk duket se ka një hetim serioz. E vetmja masë e ndërmarrë deri më tani ka qenë ajo e shkarkimit të Myftiut të Strugës, Ferat Polisi, i cili e ka konsideruar këtë si sulm politik, për shkak të aktivizmit të tij në protestat e kohëve të fundit në Maqedoni. Ndërkohë, Kryetari i Komunës Ramiz Merko mohon se ka dëmtim të pjesës monumentale, gjë që kundërshtohet plotësisht nga drejtori i Drejtorisë së Trashëgimisë Kulturore Pasko Kuzman, i cili është shprehur ndër të tjera edhe se ndërhyrja ka qenë e qëllimshme. Nëdrkohë që qytatrët e Strugës qendrojnë zemërngrirë duke pritur nga moment në moment rrënimin e një objekti që qëndron aty prej 5 shekujsh, funksionarë e politikanë vijojnë akuzat e ndërsjellta, teksa fajtorët janë ende në ringun politik e jo përpara përgjegjeësisë.

Comments

  • E tmerrshme. Turp per ata maskarenj qe po e kryejne kete krim kulturor ndaj trashegimise sone kombetare dhe fetare.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *