Limitet e Turqisë





Gokhan Bacik

Ka një konsensus te gjerë se Turqia ka bërë progres të rëndësishëm në fusha të ndryshme këto 10 vitet e fundit.

Ekonomia turke, në krahasim edhe me atë të shumë vendeve Evropjane, po ecën shumë mirë. Paralelisht me zhvillimin e saj ekonomik, Turqia është kthyer në një lojtar të rëndësishëm në çështje të ndryshme globale. Megjithatë, Turqia përballet me probleme serioze, dhe ato probleme të pazgjidhura caktojnë limitet e këtij vendi.

Sensi im i “limiteve” përfshin faktorët materialë dhe jo-materialë (ideologjikë). Limitet materiale të Turqisë mund të provohen si limitet e saj ekonomike dhe limitet e lidhura me kapacitetin e saj ushtarak. Për shembull, Turqia nuk është një superfuqi ekonomike, pavarësisht historisë së saj brilante gjatë dekadës së fundit. Ngjashmërisht, megjithë mitet rreth ushtrisë turke, fuqia ushtarake e Turqisë është tepër e ekzagjeruar. Unë nuk jam i sigurt nëse Turqia i ka sistemet e nevojshme anti-rraketore, përveç atyre të instaluara nga NATO, për të përballur, le të themi, një sulm rraketor nga Siria në jug, apo nëse ushtria turke është e krahasueshme me atë të Izraelit. Në të gjitha fushat e teknologjisë së avancuar, Turqia është e varur nga vendet Perëndimore.

Limitet materiale, ama, janë ata të lehtit, sepse kombet mund ti tejkalojnë ata me agjenda të dedikuara. Akoma më sfiduese për Turqinë janë limitet e saj ideologjike. Unë mund të argumentoj lehtësisht se limitet e saj ideologjike e kufizojnë Turqinë më shumë se çdo limit tjetër, veçanërisht në politikën e jashtme. Por gjithsesi, Turqia nuk është e vetme këtu sepse të gjitha kombet kanë defiçenca ideologjike të veçanta.

Turko-centrizmi është një defiçencë e madhe ideologjike e Turqisë. Ashtu si Euro-centrizmi, Turko-centrizmi është një perspektivë patologjike. Turqia është e rëndësishme, por ajo nuk është qendra e universit. Qasja Turko-centriste, e përcjellë përditë nga politikanët turkë, nxjerr në pah perceptimet e hutuara publike rreth çështjeve të mëdha të brendshme dhe ndërkombëtare. Ajo gjithashtu dëmton marrëdhëniet e Turqisë me vendet e tjera. Një miku im turk i cili punon në një universitet shqiptar më tregoi se fjalimet e politikanëve turq të cilët vizitojnë Tiranën nuk përkthehen fjalë për fjalë sepse diskursi i tyre Turko-centrik është i padëgjueshëm për veshin shqiptar. Turko-centrizmi përpiqet të vendosë Turqinë në majë të çdo gjëje, madje edhe në majë të vuajtjes dhe dhimbjes! Për shembull, Ministri i Punëve të Jashtme Ahmed Davutoglu kohët e fundit tha: “Çdo komb beson se dhimbja e tyre është unike, por ne (turqit) e kuptojmë dhimbjen e çdo kombi sepse ne kemi vuajtur dhimbjen më të madhe.” Me fjalë të tjera, në hierarkinë e vuajtjes së dhimbjes, Turqia është sërish unike.  Kjo është e folura tipike Turko-centrike.

Një limit tjetër idologjik është disproporcioni në diskursin politik rreth perceptimit dhe fuqisë së vërtetë të Turqisë. Politikanët turq e ekzagjerojnë fuqinë e fortë e të butë të Turqisë, aq shumë sa nganjëherë ata nuk e përmbajnë veten nga kritikat ndaj vendeve të tjera. Në teori, pak ekzagjerim është i nevojshëm në udhëzimin e vëmendjes së publikut dretj çështjeve të rëndësishme. Shumë ekzagjerim ama, mund të krijojë iluzione. Edhe më keq, i përballur me ekzagjerimin si fakt i pamohueshëm, publiku bëhet më i vështirë për tu bindur rreth çështjeve kritike si problemi Kurd.

Siç vura re, Turqia ka kryer progres të rëndësishëm, dhe progresi kërkon kohë. Sidoqoftë, është politikisht e mençur të jesh i vetëdijshëm rreth problemeve reziduale. Dhe krahasimet duhen bërë gjithmonë me vende që kanë një histori më të mirë se Turqia në demokraci, zhvillim, apo transparencë. Pse është demokracia e Turqisë më e dobët se ajo e Norvegjisë? Ose, pse është niveli i transparencës së Turqisë më i ulët se ai i Kilit? Ose, pse asnjë nga politikanët e lartë turq nuk mendon për dorëheqje, edhe pas vrasjes “aksidentale” të 35 qytetarëve nga ushtria?

Pavarëshisht komponentëve të tjerë, për mua fuqia e butë mund të përcaktohet thjesht si “demokraci plus ekonomi.” Prandaj, politikanët turq duhet të kujtojnë se, në fund të fundit, përcaktorët kryesorë të fuqisë së Turqisë janë ekonomia e saj, e cila është më pak se 1 triljon dollarë, dhe demokracia e saj, e cila vuan nga defiçite serioze. Prandaj nuk është surprizuese që madhësia e ekonomisë turke dhe gjerësia e demokracisë së saj mbeten të kufizuara.

Marrë nga Today’s Zaman

Përktheu A.T.

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *