Antivehabizmi mediatik në ditë feste





Anton Cara

Efekti i festave në shoqëri është afrimi i njerëzve me njëri-tjetrin dhe rritja e solidaritetit të tyre. Në çdo festë, njerëzit urojnë njëri-tjetrin, bëjnë vizita, gosti, rituale, homazhe, përkujtime dhe të gjithë marrin pjesë në gëzimin e atij që feston, edhe nëse vetë nuk festojnë. Por ka një festë që përveç kortezisë së politikës, shoqërohet gjithnjë me demonstrim distance prej aktorësh të shumtë në opinionin publik. Bajrami është ndoshta e vetmja festë ku, në mënyrë të përsëritur, organizma, institucione, media, por edhe përfaqësues të shtetit nuk harrojnë të kujtojnë rrezikshmërinë potenciale të individëve që bartin fenë muslimane. Mund ta ndeshësh këtë edhe nëpërmjet një kërkimi pak më të të hollë midis rrjeshtave të urimeve, por edhe në mënyrë eksplicite, në kronika lajmesh apo aktivitetesh publike.

Thuajse të gjitha mediat në Shqipëri, jo vetëm që nuk respektojnë barazinë në vëmendjen dhe hapësirën që u kushtojnë festave fetare, por shumë prej tyre nuk harrojnë asnjëherë të gjejnë mundësi për ta prishur atmosferën. Prej vitesh tashmë, as TVSH-ja nuk e vendos më strishën e urimit nën logon e vet në cep të ekranit. Gjithashtu, megjithë pritshmërinë e publikut, thuajse asnjë transmetim nuk ofrohet për këtë rast, përveç kronikave të lajmeve mbi ceremoninë e faljes dhe vizitave të politikanëve. Nga ana tjetër lajmet shoqërohen përgjithësisht me kronika festimesh nga vendet më të varfëra dhe më problematike të botës muslimane si psh. Afganistani, Pakistani, Egjipti, Siria, Palestina etj., ku pamjet të krijojnë atmosferën e hirtë të varfërisë, shoqëruar këto edhe me kronika viktimash që nuk mungojnë asnjëherë në një botë me mbi 1 miiard muslimanë. Të gjitha këto nuk jepen gjatë pashkëve dhe krishtlindjeve, ndonëse të tilla mund të gjesh sa të duash tek të krishterët e botës së tretë.

Terrorizmi on line

E njëjta gjë ndodh edhe në Kosovë dhe madje këtu gjuha bëhet shpesh edhe më provokative, megjithë faktin se pesha e popullsisë muslimane është shumë herë më e madhe. Pa u tharë mirë boja e urimeve, Gazeta Ekspres e gjeti të përshtatshme të ringrejë për të qindtën herë rrezikun vehabist në një artikull me titull “Hoxa që po e sfidon Shtetin e Kosovës”.  Që të nesërmen e festës gazeta u kujtua për një raport të hartuar disa vite më parë nga Policia e Kosovës, sipas të cilit, në tërë territorin e vendit, ushtrojnë veprimtarinë e tyre shumë vehabistë radikalë që kërcënojnë rendin dhe sigurinë. Në bindjet e tyre ata shkojnë deri aty sa që “edhe mund ta vrasin një musliman tjetër që nuk i takon sektit të tyre”. Raporti prej tre faqesh nuk identifikon organizata dhe persona konkretë si vehabistë, por, sipas gazetës, ai flet hapur për rrezikun në rritje nga përhapja e kësaj rryme.

Megjithëse lexuesit mbesin pa emra dhe pa ditur të identifikojnë se kush janë këta kriminelë që qenkan shpërndarë kudo e po ua zënë në grykë drekën e Bajramit, gazeta na siguron se kjo mund të vërtetohet kollaj nëpërmjet youtube-it dhe facebook-ut, në ligjëratat e vulgare të disa hoxhallarëve periferikë si Mazllam Mazllami apo Enes Goga, që fuqia e internetit u krijon mundësinë e komunikimit në distancë për të krijuar fshatin e tyre kibernetik në një komunitet virtual të grumbulluar nga kushedi ç’cepa të botës. Në këto ligjërata, hoxhallarët virtualë jepkan përgjigje mbi pyetje të tilla si psh: a i lejohet një çifti të sapomartuar të ecë rrugëve kapur për dore, apo, a është haram me pi coca-cola. Këtyre u shtohet edhe rasti i hoxhes nga Elbasani Kastriot Duka, i shpallur non grata si përhapës të ideve ekstremiste, i cili, duke sfiduar shtetin, qenka kthyer përsëri në Kosovë duke predikuar se korrupsioni në këtë vend është shenjë e shkatërrimit që do të vijë për shkak se ka zgjedhur për presidente një grua.

Terrori i Gazetës Express

Nuk kam ndërmend të ndalem e të trajtoj këtu problemet e ligjëratave dhe fetvave si këto, që jepen pa doganë nëpër minbere realë e virtualë në trevat shqiptare, pasi tema të tilla, janë trajtuar nga autorë të ndryshëm në këtë faqe. Ajo çfarë duket shumë herë më i  rrezikshëm, është përdorimi që i bëhet këtyre fenomeneve për të krijuar terror tek lexuesit, e akoma më keq, për të krijuar shije të keqe për një prej feve të mëdha të shqiptarëve, duke mbjellë farën e urrejtjes fetare në një vend kaq vunerabël si Kosova.

Në rradhë të parë, ngatërresa dhe atashimi që gazeta i bën terrorizmit me fanatizmin tregon mungesë koherence logjike, me pasoja të drejtpërdrejta mbi njerëz konkretë, të cilët fillojnë dhe shihen me pa të drejtë si kriminelë nga komuniteti i tyre. Duhet kuptuar se jo çdo fanatik apo ndjekës i interpretimeve literale është potencial për të qenë kriminel. Është e papërgjegjshme të akuzosh publikisht në këtë mënyrë njerëz konkretë, vetëm për shkak të papajtueshmërisë me interpretimet e tyre fetare.

Nga ana tjetër, mediatizimi i rrezikut terrorist nuk bën gjë tjetër vetëm se realizon atë që terrorisët duan, nëse ka të tillë në Kosovë. Terrorizmi ka për qëllim të frikësojë njerëzit dhe të bëhet i dukshëm e i aksesueshëm për publikun. Pikërisht këtë po bën në këtë rast gazeta Express, duke i dhënë vëmendje një fenomeni të padukshëm në publik. Përveç kësaj, me këto spekulime gazeta po mbjell realisht frikë tek lexuesit, duke terrorizuar opinionin për rreziqe hipotetike të pavërtetuara. Media ka një efet të madh në krijimin e realiteteve shoqërore që nuk do të ekzistoin pa të. Duke ekspozuar esktremizmin, ajo nuk bën gjë tjetër vetëm se e faktorizon atë brenda bashkësisë muslimane, duke dëmtuar njëkohësisht shumicën dërrmuese të muslimanëve, që paraqesin modelet normale të Islamit tradicional.

Dhe në fund, duke folur kaq shumë për ekstremizmin, shumë njerëz e atashojnë atë me vetë Islamin dhe kjo krijon urrejtje fetare dhe polarizime shkatërruese për çdo shoqëri. Frytet e këtij diskursi, i shohim tek një pjesë e madhe blogjesh shqiptare, kryesisht katolikocentrike anti-islame, që gazeta Express nuk interesohet t’i sjellë në vëmendje. Faqe të të tilla si Zemra Shqiptare, Revista Drini, etj., nëpërmjet një ligjërimi, jo pak të artikuluar dhe tejet ekstremist e radikal, po i fryjnë me të gjithë mushkëritë e tyre zjarrit të urrejtjes fetare në Shqipëri e Kosovë, duke e plehëruar mirë truallin e ekstremizmit anti-musliman, për të krijuar krijuar një klimë të skajshme përçarjeje fetare. Të gjitha këto janë rreziqe shumë herë më të mëdha sesa rastet sporadike e periferike që evidenton gazeta dhe ato duhen vënë në vëmendje, jo vetëm për efektet negative në shoqëri, por edhe për antikushtetutshmërinë dhe racizmin që paraqesin, duke kërcënuar ekuilibrat shoqërorë.

Një organ shtypi serioz, duhet të jetë i kujdesshëm ndaj efektit publik që krijon përndryshe ai mund të prodhojë krisje që mund ti kushtojnë rëndë shoqërisë. Me apo pa dashje, mediat shqiptare, në përgjithësi po i ndihmojnë polarizimeve të tilla, dhe ky është një fenomen mjaft shqetësues për të ardhmen e kësaj shoqërie.

 

Comments

  • Kete shkrim te sajuar anti-hoxhallare e botoi dhe gazeta Koha Ditore, dhe, cuditerisht, edhe gazeta shqiptaro-amerikane Illyria, ne numrin e djeshem, krahas edhe disa reportazheve rreth faljes se Bajramit ne xhamite shqiptare te Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, njeri prej te cileve ishte prej meje.
    Botimi i ketij shkrimi ne dite Bajrami tek Illyria me la shije te hidhur, edhe pse nuk besoj se eshte bere me tendence provokimi, gje qe s’mund ta them per Gazeten Express apo Kohen Ditore.

    Forumi Musliman i Shqiperise i ka listuar disa nga faqet e permendura me siper, si Zemra Shqiptare, Revista Drini etj, ne listen e zeze te faqeve islamofobe shqiptare http://www.fmsh-al.org/html/monitorim_media.html

  • Vehabizmi eshte bere sebep qe njerezit te urrejne fene. Prandaj islamofobeve u duhet shume vehabizmi. Alarmet neper gazeta nuk jane qe ai te luftohet, por qe njerezit ta kene ne vemendje. Me nje fjale, keto artikuj duan ti thone njerezve: Shifni se cfare speciesh jane keta.
    Ne Kosove po riciklohet gjithcka njesoj si ne Shqiperi, dhe faktori nderkombetar ben si kur nuk po merr vesh gje. Te gjithe ato organizata dhe individe qe u shpallen non grata ne Shqiperi, kaluan me pas ne Kosove, per te bere te njejtin zullum si ketu.
    Prisni edhe ca kohe dhe do te shihni qe edhe aty do te filloje po i njejti avaz: do te filloje perzenia e arabeve, akuzat dhe ndjejet penale per vehabite, mbyllja e shoqatave, lajmet pa fakte per grupe terroriste. Pataj, terreni do te jete gati per Islam hallve, qe dine ta kavardisin gylenxhite.
    Arabet ne Shqiperi u toleruan qellimisht nga nderkombetaret qe monitorojne integrimin tone. Kjo eshte politika me e mire per te shkaterru lidhjen e popullit me fene. Radikalizoi muslimanet, financo selefizmin dhe te tjerat behen vete.
    Por ajo qe nuk hahet ketu, eshte perrala per terrorizem. Selefite ne Shqiperi kane qene njerezit me me shume leke neper duar se kushdo. Terrorizem hedonist nuk mund te kete.

  • Shume dakort me ty per sa i perket misjonareve arabe te vehabizmit qe erdhen e bene corap punen e Islamit ne Shqiperi e tani po bejne rremuje edhe Kosoven. Por ky shkrim nuk sulmon ata, sulmon hoxhallare te nderuar e te respektuar shqiptare te Kosoves, si imam Shefqet Krasniqi, hoxhe Mazllam Mazllami, Enes Goga, etj.

    Ai shkrim ishte material i ricikluar dhe nuk kishte ndonje gje te re apo urgjente qe duhej botuar pikerisht ne dite Bajrami. Gazetat Express dhe Koha Ditore e kane bere gati tradite tani qe cdo vit per dite Bajrami nxjerrin artikuj te tille tendencioze ndaj muslimanve.

    Pastaj si shkrim ishte shum i dobet, gjoja nje monitorim i ligjeratave ne internet per te perligjur raportin e policise mbi ndikimin ekstremist ne rritje mes muslimanve, por ligjeratat e permendura nuk permbanin ndonje ekstremizem apo radikalizem.

    Ajo deklarata e hoxhe Mazllamit rreth mosdaljes se meshkujve e femrave “cullak” sebashku ne plazh eshte qendrim standart i cdo hoxhe kudo ne bote, dhe i cdo lideri fetar konservativ, qofte hebre apo i krishtere, kshu qe nuk shoh ndonje radikalizem aty.

    Ajo deklarata e atij hoxhes tjeter per kijametin qe i kercenohet nje vendi te udhehequr nga nje femer eshte shqetesuese si deklarate nese hoxha sulmon Jahjagen drejt per se drejti vetem pse eshte femer, por ama si deklarate bazohet ne nje hadith shume te mirenjohur te Profetit Muhamed a.s. dhe si e tille ne vend qe te gjykohet hoxha qe reciton hadithin, ia vlen te diskutohet hadithi dhe konteksti ne te cilin eshte shpallur, dhe si mund te pershtatet ai hadith nga ana fetare ndaj kontekstit te sotem, ku mund te jete i tejkaluar, por mund te kete edhe mbeshtetes, edhe ne Perendim, qe thone se femra nuk mund te jete nje lidere njesoj si burrat per faktin qe i duhet gjithashtu te jete nene e te kujdeset per femijet e saj. Nje pozicion te ngjashem mbajti edhe Anne Marie Slaughter, ish-keshilltare e larte ne Departamentin Amerikan te Shtetit, me nje shkrim qe shkaktoi shume debat tek Atlantic Magazine http://www.theatlantic.com/magazine/archive/2012/07/why-women-still-cant-have-it-all/309020/

    Deklarata e hoxhe Krasniqit se deshironte te kishte shehadetin ne flamurin e ri te Kosoves, nuk eshte ndonje cudi gjithashtu, kur dihet qe u propozuan lloj lloj dizajnesh per flamurin e ri te Kosoves, nga shartimi shqiptaro-amerikan i DioGuardit deri tek i qe u zgjodh. Kshu qe nese nje hoxhe propozon nje element fetar ne dizajnin e tij, nuk me duket noj cudi.

    Kam idene qe shkrime te tilla qe nepermet asociimit mundohen te vene emra konkrete ne nje raport te policise se Kosoves ku nuk ka ne fakt emra konkrete, jane jo vetem dashakeqe ndaj muslimaneve, por edhe teper te demshem per shkak te dizinformatave qe perhapin dhe percarjes fetare qe krijojne.

    Dhe me duket se shtetin e Kosoves nuk po e sfidojne hoxhallaret e saj, shume prej te cileve jane veterane te UCK-se e jane gati te japin jeten per Kosoven, si hoxhe Krasniqi, fotoja e te cilit gabimisht ilustron titullin e shkrimit ne botimin e Illyrias, apo hoxhe Duka i cili thyen nje urdher te pa drejte te policise se Kosoves per tu kthyer ne xhamine e tij e per te vazhduar ti sherbeje komunitetit te tij, te cilet e mbeshtesin. Kosoven e sfidojne serbet ne Veri, te cilet po ja vene minat perdite shtetit Kosovar, me ne krye kleriket e kishes Ortodokse Serbe. Ky superfokusim tek hoxhallaret, sado te prapambetura apo fanatike te na duken deklaratat e ligjeratat e tyre, eshte teper i gabuar.

  • Nuk ka njeri dyshim ne dashakeqesine e gazetave Koha Ditore dhe Ekspres, por nuk mjafton te themi vetem se keto gazeta po bejne nje pune percarese dhe se po perpiqen te ndersejne njerezit kundra Islamit. Problemi eshte se akuzat e tyre nuk do te kishin asnje peshe ne publik, nese Krasniqi, Goga, Mazllami e Duka do te kishin ditur te kuptonin me shume vendin ku jetojne, do te kishin me shume nivel intelektual per te ligjeruar sic duhet dhe nese do te ishin me te matur, me serioze, e me me kembe ne toke ne deklaratat dhe qendrimet e tyre. Duke mos qene te tille, ata i japin Ekspresit material per te ofruar argumente (qofshin edhe fallco), per tezat e tyre.

    Normal qe mufkate qe keput secili prej tyre nuk i bejne ata terroriste apo radikale, ne kuptimin qe thote gazeta, por ama jane per t’ia plas gazit dhe kjo krijon nje kosto te madhe per imazhin e fese.
    Kur Duka thote se ne Kosove do te vije qameti sepse u zgjodh presidente nje femer, kjo do te thote se ai jo vetem qe nuk ben per hoxhe, por as per mesues filloreje. Njehere ia fut kot, sepse ky hadithiqe thua ti nuk merret literalisht. Ka shume dijetare qe kane sqaruar tekstin duke treguar kuptimin e tij, qe eshte tjeter nga kuptimi bukvalisht qe nxjerr Duka. Por, mjaft te themi se kjo qe thote ai nuk eshte vertetu asnjehere ne realitet. Nuk di asnje rast kur nje vend te kete deshtu, kur ka vene ne krye nje grua. Perkundrazi, Rasti i Belkises, ofrohet si argument per te rrezuar ate cfare Duka thote. Pervec kesaj, kemi shume shembuj grash te sukseshme ne drejtimin e shtetit.
    Anglia psh, nuk pesoi kurrfare qameti me Thecerin. Perkundrazi ajo mund te quhet pa frike si udheheqesja me e sukseshme ne drejtimin e Britanise ne kohet moderne, duke ndermarre reforma radikale qe arriten ta shpetojne kete vend nga kercenimi i krizes. Te njejten gje mund ta themi edhe per Merkelin, qe eshte ne drejtim te Gjermanise, motorrit ekonomik te Europes. Po edhe sikur kuptimi i tij per hadithin te jete i sakte. A vertete mendon se perkatesia gjinore e presidentit, eshte problemi i Kosoves? Cfare mund te themi tjeter kur hoxha (hoxhe i thencin) rri e merret me keto muhabete dhe behet gazi i botes?!

    Po keshtu edhe te tjeret, kane probleme te peraferta, ndonese ne nivele te ndryshme.
    Cfare ti thuash Hoxhe Mazllamit qe nga maja e minberit ne cepin e vet te izoluar, nuk ka pune tjeter por rri e merret me njerezit qe lahen ne plazh, a thua se ketu eshte pika kyce per te kthy rrjedhen e historise se ketij vendi.
    Keta nuk kane te qarte se kujt dhe si po i flasin. Nese po i flasin xhematit, kjo ceshtje nuk me duket problem qe ekziston. Nese po i flasin popullit shqiptar, atehere, akoma edhe me keq: Duhet me pranu se po e kapin gomarin per bishti. Populli ka nje mije gjera me te rendesishme per te kuptuar e diskutuar se sa ky. Te pretendosh se po ben emr bin maruf nga maja e minberit, apo nga youtube-i, duke sprovu miletin me argumente fetare, kjo eshte pak ta quash papjekuri.

    Po keshtu, kerkesa e hoxhe Krasniqit per shehadet ne flamur, eshte muhabet aq pa lidhje sa nuk ia vlen te zihet ne goje. Kjo do te thote te fluturosh per qef. Ne kendej nga Tirona i themi: Me i hyp minares pa shkalle. Hoxhe Krasniqi sot nuk mundet as me i cu vajzat ne shkolle me shami, ai do shehadet ne flamur. Me kete, normalisht qe nuk ben asgje tjeter vetem se irriton nje pjese te mire te shoqerise dhe hap dabate pa bereqet.

    Te gjitha keto, kush me shume e kush me pak nuk bejne gje tjeter vetem se u japin argument islamofobeve te justifikojne antiislamizmin e tyre. Sherbim me te mire nuk mund t’i bejne hoxhallaret antiislamizmit.

  • OK, e kuptoj shum mire ate qe thua ti dhe nuk eshte se s’jam dakort, apo se s’dua qe hoxhallaret tane te jene me ne kontakt me realitetin e me te rafinuar ne te shprehur. Por problemi qendron tek qellimi i keq i ketyre reportazheve. Edhe sikur hoxhallaret tane te ishin nga me te arsimuarit e te emancipuarit, gazetar te tille do gjenin patjeter dicka per te thene e per te shpifur. Shiko Tarik Ramadan psh, cfare nuk dalin e i thone edhe atij, vetem e vetem per t’ia nxire reputacionin e per t’ia humbur shkelqimin.
    Po ti marresh prifterinjte katolike e ortodokse, kushedi se cfare kopacesh do gjej ne deklaratat e tyre, duke shkuar deri tek Papa, qe nuk eshte i huaj ndaj gafave. Mirepo kete gje nuk e sheh ne shtypin shqiptar e kosovar, fokusi eshte vetem tek hoxhallaret. Nuk mund te lejojme inkompetencen e disa prej hoxhallareve te na hutoje nga sulmi qellimkeq qe i behet islamit ne trojet tona. Vertet ka vend per permiresim tek ne vete, por nuk duhen toleruar sulme te tilla me agjende. Ndoshta duhet te jemi ne ata qe jane me kritike ndaj klerikeve tane qe te mos mbese kritika ne duar te armiqve te islamit. Por kur vjen puna per tu dale zot hoxhallareve kur sulmohen pa te drejte, duhet tu dalim zot.

    Sic e kam thene dhe me siper, deklaratat e cituara ne kete shkrim edhe pse te dobeta, nuk me duken as radikale e as shume larg qendrimeve standarte te hoxhallareve ne krejt boten.

  • Nuk po thote njeri qe te mos kemi vemendje ndaj sulmeve kunder Islamit, por po them se jemi vete ne qe shpesh u japim shkas te tjereve te na sulmojne. Eshte e vertete qe, nje pjese e akuzave do te vazhdojne te jene edhe sikur ne te jemi te perkryer, por ne kete rast akuzat do te perpiqen te gjejne gjilperen ne kashte per te legjitimuar vetveten dhe ne te tilla raste behen te pabesueshme, megjithese do te vazhdojne te ekzistojne. Puna eshte se me keta hoxhallare, i bejme akuzat e Ekspresit te besueshme. Dmth ne nuk kemi ne dore te frenojme akuzat, por kemi ne dore ti bejme ato te pabesueshme. Gafat e mesiperme i japin besueshmeri atyre. Prandaj duhet te jemi te ashper ndaj denoncimit te ketyre gafave dhe jo ti dalim ne mbrojtje. Kete duhet ta bejme per hir te dashurise per fene tone. Nuk mund te tolerojme qe njerez te nxituar e te pamatur, te prishin imazhin e fese sone.
    Jam me ty, kur thua qe deklaratat e mesiperme nuk perbejne terrorizem apo radikalizem qe kerkon dhune, dhe kete ka shprehur edhe shkrimi me siper. Por sidoqofte duhet ta themi qe keto deklarata tregojne papjekuri dhe paaftesi per te njohur dhe kuptuar mjedisin ku thuhen.
    E keqja eshte se ne kemi shume hoxhallare serioze e te arsimuar, por ata qe bien ne sy jane pikerisht keta qe nxitohen dhe kepusin mufka. Dhe duam s’duam, keta edhe behen perfaqesuesit dhe imazhi i Islamit ne kete vend. Kjo eshte fatkeqesia jone.

  • Lufta kunder shovinizmint dhe llumit islamo magjup asht detyre e cdo shqiptari te ndershem. Islami asht nje kulture ne kundershtim te plote me interesat tona komebtare dhe te ardhmen tone perendimore. Islami duhet zhduk me themel se asht si kolere e keqe, qe po i kthen shqiptaret ne arabe e terroriste sic kemi pa kohet e fundit qe kallen ma shume per Kuran e Taliban sesa per vetin dhe identitetin e vet

  • Ezani Ben mire qe I kalon keto mesazhe racizmi e islamophobie me tone baritore be atmosphere lahute se tregojne se me cfare pazari Jemi.

  • e-zani kritikon me te drejte modelet negative por po na ofron ca modele akoma me negative, megjithese ne te shumten e kohes nuk afron asnje alternative pozitive ne drejtim te hoxhllikut madje edhe shume komente pro hoxhiste i fshin, ashtu sic edhe fillon edhe ben rasti te sulmoje ne korr ndonje koment tjeter, si p,sh ky qe sapo lexuat.

    • Me nje fjale ti thua mos me ktheni xhevap njeri se une e kam deklaruar veten viktime te “sulmeve ne korr.” Nje gje nuk mora vesh une, mos pret qe ky blog te krijoje universitete per hoxhallare kur thua se e-zani “nuk afron asnje alternative pozitive ne drejtim te hoxhllikut.” Ke mendim shume te mire per e-zanin.

      • “mos pret qe ky blog te krijoje universitete per hoxhallare”?

        ne mos universitete drejt krijimit te dickaje eshte duke shkuar, se cfare ngelet per tu pare? spo bejme rolin e parashikuesit se te ardhmen nuk e dime, por sy qe shikojme kemi te gjithe.

        • Ti qenke i madh fare. Ti di qe po shkohet drejt krijimit te “dickaje” por se cfare, e thua vete qe nuk e di dhe qe pret ta shohesh. Por megjithate, megjithese nuk e di se cfare eshte kjo, nuk ngurron te thuash se eshte dicka akoma me negative se ajo cfare bejne hoxhallaret.
          Ti ose di gajbin, ose nuk di c’te them.

          • historia e fese na meson shume gjera, dhe kemi sy ta shohim ate te perseritet, por gajbin e di vetem Zoti, e rruga qe nuk merr per mire nuk pritet te coje kund ne hajer edhe pse askush ekzaktesisht nuk e di se ku do te shkoje. lexoje e-zanin, këtë faqe islamike, nga fillimi deri ne fund dhe përvec ndonje ajeti dhe hadithi shume te rralle te cilet i gjen vetem ne shkrimet e pakta te ndonje hoxhe, dhe do të kuptosh se ku eshte keqja qe shoh dhe qe sjam ne gjendje ta parashikoj. keto jane ngacmime per te reflektuar dhe per tu thelluar mbi gjendjen dhe jo kritike per hire te kritikes ndaj e-zanit, qe me debate carcaf komentesh per te mbrojtur qendrimet e tij nuk pranon as kritika ndaj kritikave dhe qendrimeve te tij. pak me teper perulesi qofte edhe me kryenecet, ky eshte nje sifat i mire dallues i besimtareve. ne akuzofshi per mungese ate qe po ua keshillon se paku tregojni ju se jeni me te mire se ai. pa sterhollime. selam

          • Ti mos ngaterro E-zanin me komentet. Komente tek E-zani ben edhe ti, qe akzuon te zotet e shtepise.

            Sa perperulesi, nuk mund t’ia kerkosh ate te tjereve kur nuk e ke vete. Postimet e tua ketu shfaqin arrogance qe mire si ta tolerojne. Kur e dike se ky perulesia eshte sifat i besimtarit deshmoje vete fillimisht, pastaj kerkoje tek te tjeret. Aq me pak ke te drejte te kerkosh tek te tjeret perulsi ndaj arrogances tende.

            Ketu kemi nje hapesire ku mund te diskutojme mendimet tona. Ti, dhe shume te tjere si ty (ne mos qofshi i njejti) e shfytezojne hapesiren qe u jep ky forum per te akuzuar e denoncuar te zotet e shtepise. Dhe kete e bejne si misionare, pa u interesuar per fakte, argumente dhe te verteten. Per mua ky eshte difekti i vetem qe ka e-zani.

            Zera si ky i yti, po synojne te bejne zhurme duke denoncuar pa argument me fraza si keto: Ajo qe do sjelle E-zani eshte edhe me negative se ajo qe kritikon.
            Se si, se qysh, se tek, ti nuk merr persiper te na sqarosh. Ti e shpreh mendimin tend si deshmi, pa pasur nevoje te ofrosh fakte e argumente. Kjo nuk e di sesi te tolerohet.
            Ne qofte se ti kerkon reflektim dhe thellim mbi gjendjen, mos hidh gure ne ajer, por ofro argumente per gjerat qe thua. Por ty nuk te intereson reflektimi, por zhurma. Ty te intereson te ruash delet (xhematin) nga bariu i lig (e-zani). Nese delet fillojne dhe mendojne me koken e tyre, kjo trondit pozitat e tua, trondit pozitat e bariut ekzistues, ndaj dhe ka nje mobilizim te tille kundra e-zanit tek te gjithe krahu i njerezve me pushtet xhemator.
            Por une nuk di qe E-zani te kete ne axhende te zevendesoje barinjte. Ajo qe po ben E-zani, eshte krijimi i kendi debati, ne menyre qe njerezit te kene mundesi te ndergjegjesohen per gjendjen e tyre dhe te reflektojne e thellohen per te. Por me sa duket barinjve nuk u leverdis qe delet te kthjellohen per realitetin e tyre, ndaj dhe vijne ketu dhe hedhin tym, duke e spostu gjithmone debatin mga temat qe diskutohen tek nje teme e vetme: tek rrezikshmeria e E-zanit. Ne kete menyre, njerezit pengohen te diskutojne per temen, por diskutojne per te zotin e shtepise qe i ka thirrur ne kuvend. Ky eshte difekti i Ezanit. Fakti qe eshte treguar shume i bute me ju.

            Sa per argumente fetare qe kerkon zotrote, me bere te qesh. Hidhi nje sy shkrimit te mesiperm dhe me gjej aty se ku dhe pse duhen citimet nga Kurani dhe fjalet e Profetit a.s. 🙂
            Kur nuk kupton natyren e debatit, normalisht do perpiqesh te kapesh pas skemave, per te denoncuar se kundershtari ka dale nga formati i kerkuar.

    • Kush jane keto modelet “akoma me negative te E-zanit”? Kur te lene lirine me ia fut kodra mas bregut, duke e sulmu E-zanin pa argumente, ke te drejte te qahesh se ne disa raste te censurojne. E mira do te ishte te te censuronin gjithmone me keto mend.

  • Bravo Imer Mushkoles qe i ka mbledhur gjithe fyerjet qe i qenkan bere ne internet dhe po sensibilizon publikun me to. Cdo shkrues kete duhet te beje: t’ia perplase publikut ne fytyre pasqyren. Ka muslimane qe jane fyer e fyhen, jane kercenuar e kercenohen me vdekje neper komente gazetash per shkrimet e tyre, por kane menduar se nuk ka rendesi t’i denoncojne keto komente, se helbete pune anonimesh. Tani qe e hapi lojen Imeri eshte injorance te tolerohet me anonimati qe ulerin

  • kur replikohet me gjykimin koti se tjetri te kritikon i motivuar nga frika e humbjeve te deleve (?!) apo se kapet pas skemave, per te denoncuar kundershtarin, dhe duke mos pare thelbin e asaj qe thuhet per “skemen” dhe mesazhin qe ajo mbart, diskutimi merr krejt ngjyrim tjeter.

    • Fillimisht duhet te kete nje diskutim, qe te marre me pas “rruge tjeter”. Me lart, nuk me duket se ke ofruar diskutim, per sa kohe gjykimet i jep si denoncime dhe perfundime, pa ofruar shembuj dhe argumente konkrete per to.

  • Megjithëse lexuesit mbesin pa emra dhe pa ditur të identifikojnë se kush janë këta kriminelë që qenkan shpërndarë kudo e po ua zënë në grykë drekën e Bajramit, gazeta na siguron se kjo mund të vërtetohet kollaj nëpërmjet youtube-it dhe facebook-ut, në ligjëratat e vulgare të disa hoxhallarëve periferikë si Mazllam Mazllami apo Enes Goga, që fuqia e internetit u krijon mundësinë e komunikimit në distancë për të krijuar fshatin e tyre kibernetik në një komunitet virtual të grumbulluar nga kushedi ç’cepa të botës. Në këto ligjërata, hoxhallarët virtualë jepkan përgjigje mbi pyetje të tilla si psh: a i lejohet një çifti të sapomartuar të ecë rrugëve kapur për dore, apo, a është haram me pi coca-cola. Këtyre u shtohet edhe rasti i hoxhes nga Elbasani Kastriot Duka, i shpallur non grata si përhapës të ideve ekstremiste, i cili, duke sfiduar shtetin, qenka kthyer përsëri në Kosovë duke predikuar se korrupsioni në këtë vend është shenjë e shkatërrimit që do të vijë për shkak se ka zgjedhur për presidente një grua.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *