E-zani

Teksa të gjithë preokupohen për krizat politike e ekonomike, shohim indiferencë të thellë ndaj llojit më të keq të krizave njerëzore që po përhapen në Shqipëri: krizave sociale. Ndonëse herë-herë, lajmet na ofrojnë të dhënat e një krize alarmante të tillë, përveç dy-tre komenteve të çastit, sa për të mbushur hapësirën kohore të lajmeve, asgjë nuk merret seriozisht. Shifrat mbi numrin e divorceve që na vijnë nga Gjykata e Tiranës janë shokuese, ndërkohë që, kurrfarë shqetësimi, lëvizjeje a serioziteti nuk shohim as prej shtetit, as prej intelektualëve e as nga opinioni publik.

Nga mediat mësojmë se në 7 muajt e parë të këtij viti kemi pasur rreth 1300 kërkesa për divorc në Gjykatën e Tiranës, të cilat përkthehen në 8 divorce për çdo ditë pune të saj. Gjithsesi këto shifra duken të zbutura në krahasim me ato të një viti më parë, ku u realizuan rreth 6 mijë të tilla. Psikologët në gjykata thonë se arsyeja kryesore e këtyre divorceve është tradhëtia bashkëshortore. Ajo po shkatërron familjet si një epidemi masive.

Për të kuptuar më mirë problemin po përpiqemi të bëjmë më të qartë se çfarë do të thonë këto shifra.

Sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë, në Shqipëri ka rreth 740 mijë familje. Prej tyre, afro një e treta jetojnë në Tiranë. Kjo do të thotë se brenda një viti janë divorcuar 2.4 përqind e të gjithë familjeve në këtë qark. Po t’i shtosh arsyetimit edhe faktin se pjesa dërrmuese e këtyre divorceve ndodhin në qytet, përqindja do të dalë shumë më e lartë gjë që na ndihmon realisht të bindemi për përmasat e kësaj krize në kryeqytetin shqiptar, i cili si për ironinë të të gjithëve pretendon të jetë në avangardë te ndryshimeve sociale, duke i ofruar të gjithë vendit modelet e tij shoqërore si standarde të zhvillimit. Me këto ritme, do të vijë një moment kur kjo sëmundje nuk do të ketë lënë familje pa prekur dhe shanci për një martesë të lumtur do të jetë një BINGO.

Në një vështrim më njerëzor do të shihnim dramën e 12 mijë njerëzve të zhvilluar brenda një viti, e cila merr përmasa të frikshme po t’i shtosh edhe masën e madhe të padukshme të familjeve që mbahen me zor, teksa e kanë humbur kuptimin e tyre, apo edhe të atyre që kanë pranuar burgun familjar për shkak se hesapet u dalin më keq me divorcin. Të gjitha këto ndodhin çdo ditë para hundës sonë, pa u bërë kurrë shqetësime serioze publike. Kjo është një dramë e pëditshme që nuk alarmon askënd. Ajo nuk shfaqet ne faqet e gazetave, dhe as ne ekranet e lajmeve. Kjo mund të jetë vërtetë tragjedia më e madhe e shoqërisë së sotme shqiptare, më e madhe se ajo e Gërdecit, Otrantos, Himarës etj. apo edhe vetë 97-s. Por sot për të  askush nuk vajton e mban zi, dhe as që e çan njeri kokën .

Duhet thënë gjithashtu se kjo është mrekullia e modernitetit shqiptar. Këto janë pasojat e mjedisit ndotur social që kemi krijuar me isntitucionet tona arsimore, mediat, tregun, etj. Ky është dështimi i kësaj shoqërie për të formuar individë të shëndetshëm, për të edukuar njerëz, për t’i motivuar ata drejt një jete të shëndetshme e të virtytshme. Në thelb, ky është dështimi i liberalizmit ideologjik e moral që po përqafohet gjithnjë e më shumë në Shqipëri. Ky është produkt i materializmit të egër që i ka tharë shpirtërat e njerëzve, duke i paaftësuar ata për të qenë bashkëshortë apo prindër të mirë. Ky është produkt, kyresisht i mediave të çoroditura që janë ç’edukatorët më të mëdhenj të rinisë shqiptare duke ofruar modelet e një jete të mbushur me hedonizëm konsumerist e materializëm.

Të gjitha këto kultivojnë egoizëm, duke i bërë njerëzit që vetëm të kërkojnë e jo të japin. Ai i bën ata të paaftë të sakrifikojnë për familjen e tyre, e cila nuk mund të ndërtohet pa individë të gatshëm për t’u përmbajtur nga qefet dhe trillet e egos. Për këtë arsye ata nuk mund të jenë dot familjarë të mirë, gjë që premton një të ardhme të palumtur. Kjo është tragjedija jonë, e cila po përhapet me ritme katastrofale, duke zymtësuar jetët e njerëzve në mënyrë të padukshme. Jemi të gjithë viktima të një sistemi që na bën të zgjedhim me duart tona paaftësinë për të jetuar.

Comments

  • Ne krye te rradhes eshte e rendesishme te mbitheksohet se ky fenomen behet edhe me shqetesues dhe therres teksa vren nje indeference dhe heshtje thuajse te plote ne ligjerimin e predikueseve fetare, ndersa jemi deshmitare qe kjo krisje sociale nuk ka lene me pak anash edhe familjet e indetifikuara si pjese e nje bashkesie fetare.
    Mendoj se perpos nismave te shtetit apo te ndonje organizate jo qeveritare, pikesepari eshte detyre dhe obligim moral i liderve shpirterore te ndermarrin hapat e para per ndergjegjesimin e komunitetin te tyre fetar si dhe te shpalosin me tej fushata me nje shtrirje me te gjere ne opinionin publik. Mbetet pergjegjesi e tyre predikimi per lartesimin e shpirterores karshi materiales, e mandej te kthjelltesimit te njerezise per peshen dhe rendesine qe luan jo vetem krijimi po dhe ruajta e kujdesi i nje familje per veten dhe shoqerine.

  • Lideret fetare jane shume larg asaj qe duhet. Ne shumicen e rasteve ata jane ose demagoge ose legaliste. Ne rastin e pare ata flasin fjale te medha pa asnje kuptim konkret duke ofruar vetem klishete e tyre tipike pa asnje lidhje me mjedisin ku jetojme, ndersa ne te dytin, martesa humbet thelbin e vet me te qenesishem qe lidhet me aspektet shpirterore te njeriut, duke u shnderruar ne nje subjekt juridik sheriatik, shpesh si nje hapesire e normuar nga nje perzgjedhje juridike qe i pershtatet epsheve te ndrydhura xhematore.
    Po te shohesh, diskursi i tyre e sugjeron martesen si nje mekanizem qe te mundeson realizimin e te gjitha instikteve te shtrenguara nga nje jete paramartesore e ndrydhur. Me shume se begati dhe prehje shpirterore, kjo lloj martese eshte nje valvol shkarkimi per te gjitha instiktet e shtypura, ne kushtet kur bota jashtefetare konceptohet thuajse totalisht si epsh. Jo me kot diskursi i disa imameve ne Kryeqytet, kane si teme qendrore te ligjeratave, ruajtjen prej sprovave me natyre seksuale, duke artikuluar pafundesisht kontrastin midis lirise se pafre te epshit ne boten e kufrit, dhe permbushjen e kufizuar te tij ne boten e besimit. Ky lloj perceptimi buron nga nje konceptim i varfer i botes, i ngarkuar me seksualitet.
    Kjo eshte dukuri krejtesisht moderniste. Bota moderne eshte e mbingarkuar me seksualitet si nje mundesi per ta eksploruar pafundesisht ate, ndersa bota e disa prej imameve tane, e konceptuar ne te njejten menyre, ofron nje ligjerim poaq te dominuar nga seksualiteti, por duke shtuar konceptimin e tij si nje sfide qe duhet perballuar. Kjo ben qe edhe martesa te dominohet nga elementi seksual, gje qe e ka varferuar konceptimin e saj tek te rinjte muslimane. Kjo ben qe shpesh shume prej tyre te mos gjejne ate qe enderrojne ne martese, duke krijuar probleme te shumta, te cilat gjithashtu jane jopak te perhapura edhe midis nesh.

  • Kjo ndoth per aresyen qe femra shqiptare e pa ditur ne sjellje nga nje familje e vrare psiqikisht dhe e mbyllur nga sistemi komuniste, dhe duke pare me sy dhe jo me zemer te paster nje zgjedhje materiale e te gabuar ate te anes ekonomike parane , e fituar lehte nga njerez pa shkolle dhe pa kulture qe u favorizuan nga sistemi , dhe vajzat shqiptare i lane djemte e mire pa makina e me zemer te paster , sepse interesi paras ishte ne mes , Me mire te dish apo te kesh ? Normal qe me mire te dish se po nuk dite dhe ato qe ke do i humbasesh : leku kollaj per tu fituar veshtir per tu mbajtur , Titulli i ketij shkrimi nuk duhej te ishte 6000 divorce por 6000 vajza qe kane shitur trupin e tyre per para dhe tani rine dhe presin ti dali ndonje burre i mire , por i thone nje llafi kur te vine mende sti hane as qente !

  • Mendoj se ja vlen te permenden ketu edhe dy gjera qe po ndikojne shume ne ndarjen e cifteve te reja.
    E para jane prinderit e dy paleve. Meqenese po behen martesa me nivele te ndryshme financiare, intelektuale, kadastrale etj etj dhe te kurorezuara me dashuri paramartesore. Familjet qe nuk jane kurre dakort me keto disnivele qe presin te kene nje nuse te urte te bute te gatuaj dhe te laj te mos i ndihet zeri fare nese ndodh ndryshe fillojne e brejne ngadale fillin e martesave te sapolidhura derisa disa prej ketyre familjeve i kepusin dhe ne brendesi jane te kenaqur qe ndodhi keshtu ndersa jashte shfaqin qe nuk ishte per fajin tone por cifti nuk shkonin mire me njeri tjetrin.

    E dyta: Moda e re qe ka dale tani. Zhvatja e burrit. Martesa te perkohshme me objektiva te qarte qe ne fillim. Pra mos bej femije me te dhe synimi kryesor eshte brenda dy-tre vitesh te behesh e pasur duke i zhvatur gjysmen e pasurise. Ju duket qesharake por ne europe po aplikohet me shumice dhe virusi ka ardhur edhe ne vendin tone.

    Qershia mbi torte: Nese mendon se ke gjetur personin e duhur dhe mendon se me te do te kalosh mire kete jete dhe do te ndihmoje per te fituar ahiretin me vepra te mira nuk duhet te ndikohesh nga prinderit sepse ata ne fund te fundit kane nje ndjenje xhelozie per femijet kur martohen.

    Ndersa per piken e dyte.
    Modeli i zhvatjes si mina me sahat duhet te kihet parasysh sepse eshte fakt.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *