E-zani

Shoqata ALSAR ka nxjerë së fundmi në botim përmbledhjen e plotë të të gjithë numrave të revistës Kultura Islame, një periodik i Komunitetit Musliman Shqiptar gjatë mesit të shek. XX. Botimi ka nxjerrë nga arkivat tërë numrat e kësaj reviste, duke i përmbledhur në një vepër të plotë në tre volume.

Revista Kultura Islame, ka qenë një kontribut i rëndësishëm i muslimanëve shqiptarë në debatin publik, duke ofruar ide, mendime qendrime të rëndësishme mbi problemet e kohës dhe duke dhënë një kontribut të vyer në zhvillimin dhe emancipimin e shoqërisë shqiptare. Ajo është botuar gjatë periudhës së luftës së dytë botërore që prej shtatorit të vitit 1939 dhe ka ndaluar së botuari në fillim të vitit 1946 me instalimin e regjimit komunist. Përveç trajtimit të problematikës së kohës, revista ka ofruar një material të pasur informativ e studimor në fushën e mendimit, kulturës, shkencës, duke publikuar shkrime të shumta me natyrë fetare, filozofike, letrare, historike e shkencore. Përkthimet dhe studimet kanë sjellë në shqip produktet më bashkohore të mendimit filozofik të kohës, duke e njohur publikun shqiptar me prurjet e reja në këto fusha.

Materiali i ofruar është surprizues, për nivelin e lartë intelektual që dëshmon, duke rrokur tematika që ende sot nuk trajtohen në shtypin shqiptar. Prej këtej mund të kuptohet qartë regresi kulturor i shoqërisë shqiptare gjatë regjimit komunist dhe tranzicionit të tanishëm, e gjithashtu edhe distanca e madhe që ndan bashkësinë muslimane të sotme nga paraardhësit e saj. Gjithashtu ai ofron mundësitë për të zbardhur më shumë realitetin historik të kohës edhe përsa i përket anëve problematike, në kushtet e regjimit fashist të ardhur në Shqipëri me pushtuesit italianë e gjermanë dhe shtrëngesave politike me të cilat muslimanët janë përballur.

Ky botim ofron për lexuesit, e sidmos për studiuesit e historisë dhe mendimit shqiptar, mundësitë për të njohur më mirë realitetin shoqëror të këtyre viteve, por edhe qendrimet, mendimet si dhe aktivitetin e muslimanëve shqiptarë gjatë kësaj peridhe. Ky botim është një kontribut i vyer, i cili bën të mundur aksesueshmërinë e materialit arkivor për publikun e gjerë, duke e afruar atë me të shkuarën. Ai bën të mundur lehtësimin e lidhjeve të shoqërisë shqiptare dhe sidomos të asaj muslimane me trashëgiminë kulturore të elitave paraardhëse. Për këtë arsye ai do të shërbejë për të rigjetur shumë nga vlerat e trashëguara, të cilat mund të ofrohen sot si modele të zhvillimit të debatit publik, por edhe si modele mbi të cilat mund të mbështetet “Islami shqiptar”, që sot përën një objekt të gjerë debati. Të gjitha këto janë vlera të rënësishme, për të cilat shoqëria shqiptare, dhe në veëanti ajo muslimane, brenda saj, ka shumë nevojë. Ne kemi nevojë të rigjejmë lidhjet me të kaluarën, si një mënyrë e rëndësishme për t’i dhënë vijueshmëri zhvillimeve tona.

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *