Kërcënimet e gjuhës së urrejtjes





E-zani

Debati mbi radilkalizmin musliman në Kosovë, i hapur nga gazeta Koha Ditore, sikurse pritej, nuk solli asnjë vlerë, por vetëm ndikoi për mëse dy javë, në radikalizimin dhe egërsimin e qendrimeve midis palëve. Imer Mushkola u ankua në gazetën Expres për gjuhën agresive me të cilën ishte fyer nga ata muslimanë që, sipas tij, janë ndjerë të prekur prej shkrimit të tij. Reagime të tilla, siç jemi shprehur më pare, janë sa të dënueshme edhe të kuptueshme për vetë faktin se shkrimi i tij ishte provokues dhe jo pak radikal në kufirin që ai vendos midis radikalizmit dhe Islamit tradicional. Ndërkohë, jemi të detyruar të sjellim në vëmendje pjesën tjetër të realitetit – për të cilën nuk flet askush në shtypin shqiptar – agresivitetin anti-islamik që po zë rrënjë në një truall urrejtjeje të plehërosur mirë.

Komentet anti-islame gjatë këtyre ditëve në web-faqet e Gazetës Tema, Express, Peshku pa Ujë e Respublica vijuan me tone të ndezura duke shfaqur një retorikë genocidale. Ato i paraqesin muslimanët si armiq të kombit, tradhëtarë e heretikë të shitur tek terroristët. Ata etiketohen si talebanë, kriminelë, jevgjitë, barbarë, arabë shkretëtirash, këlyshë të shkjaut, antishqiptarë, injorantë, perversë, pedofilë,  etj. Një shumicë zërash kërkojnë zhdukjen e muslimanëve (të cilët sipas tyre janë terroristë), largimin e tyre për në shkretëtirat e arabisë, madje nuk mungojnë edhe kërcënimet për shfarosje me “dhoma gazi”. Urrejtja pati fatin të festojë për dy javë rrjesht në shumicën e blogjeve shqiptare dhe madje edhe në komentet e shkrimit të z. Mushkolaj që synonte pikërisht të denonconte urrejtjen. Për këtë arsye, e kemi konsideruar që në fillim si provokacion të dëmshëm mënyrën e trajtimit të temave të tilla nga shtypi shqiptar, të përsëritur tashmë për të shumtën herë nga gazeta Koha Ditore dhe Express.

Krijimin e kësaj vale urrejtjeje fetare e konsiderojmë si një prej gjërave më të dëmshme për shoqërinë shqiptare dhe gazetat Koha Ditore dhe Express, po i shërbejnë një polarizimi të rrezikshëm. Në përgjithësi shtypi shqiptar, me apo pa vetëdije, ka luajtur një rol negativ në tema të tilla pa u ngritur dot në nivelin e përgjegjësisë qytetare e profesionale në trajtimin e tyre. Në masën më të madhe, shtypi ose ka qenë palë me elementë të errët qe ushqehen nëpërmjet kultivimit të rivaliteteve midis grupeve shoqërore, ose ka shkuar pas skupeve qe mbledhin audiencë pa pyetur për pasojat. Nuk është e rastit që kur sot, pas kaq vitesh që ky fenomen vijon te zerë faqet e para të gazetave, publiku vijon të jetë ende krejtësisht i painforumuar mbi shumë gjëra elementare duke përfshirë këtu edhe gazetarë të interesuar në mënyrë të drejtpërdrejtë.

Vlerësojmë vëmendjen që Respublica, i kushtoi blogut tonë në këtë debat, gjë që e konsiderojmë si tregues i të qenit të hapur dhe mendojmë se debati ka nevojë të zhvillohet në terma të tjerë për t’u bërë i frytshëm. Është e nevojshme që çdokush që ka nivelin e duhur të intelektit dhe përgjegjësisë qytetare të denoncojë një dukuri të tillë, sa pa marrë ende përmasa katastrofike. Përndryshe, do të jemi të gjithë përgjegjës që nuk ditëm t’u trashëgojmë fëmijëve tanë një shtëpi të përshtatshme për të jetuar, ku banorët sillen vërtetë si njerëz.

 

 

Tema të tilla i kemi trajtuar në mënyrë të ripërsëritur në këtë blog. Po sjellim në vëmendjen tuaj disa prej tyre për të plotësuar më mire tablonë e kësaj problematike:

Tellallet e Urrejtjes Ndershqiptare

Kunder Propagandes Terroriste ne Median Shqiptare

Ballkanadoll dhe Breiviket e Gazetarise Shqiptare

Përgjegjësit për shpërthimin e urrejtjes fetare

Antivehabizmi mediatik në ditë feste

Ndal Urrejtjes!

Minareja ne thes

Islami me Direktivë nga Lart!

Papërgjegjshmëria e licencës gjuhësore kundra Islamit

Instalimi i Islamofobisë tek e Djathta Shqiptare

E shenjta dhe profania në Xhaminë e re të Tiranës

Politika e jashtme e islamofobisë

Receta për radikalizimin e besimtarit musliman. Apo qysh me çue ujë m’mulli t’Serbisë

Riciklimi i Olsi Jazexhiut

Replikë me një sulm kundra Dr. Tarik Ramadan në gazetën 55

Gazeta e Berishës fyen popullin e Tiranës dhe fenë Islame

Retorika e urrejtjes ndaj Myslimanëve nxit dhunën

A ka kuptim islamofobia ?

Comments

  • http://www.respublica.al/opinion/2012/09/02/pergjegjesit-per-shperthimin-e-urrejtjes-fetare

    Shih pak c’thote per ju komentusi Genti nga Kombinati i Tekstileve Stalin.

    nga Genti | 5 shtator, 2012 – 01:40
    Une mendoj se Muci dhe Zaloshnja kane bere mire qe i kane lejuar keto postime. Ervin Hatibi, Besnik Sinani e ndonje tjeter qe fshihen me nofka pas ezanit, duhet ta dine vendin se ku jetojne. Muslimanet jane te padashur ne Shqiperi. Keta kot mundohen te bindin nje shumice te joshur me eren e perendimit, qe, edhe keta, jane si ata. Nuk jane te njejte. Kete, keta duhet ta dine, e ta ndajne mendjen njehere e mire. per me teper urrejtja eshte cilesi njerezore. Keta djemte e ezanit vete urrehen me njeri tjetrin e shajne muslimanet e tyre larte e poshte. Eshte koha e ketille. Me mire do jete qe te mos prononcohen fare, pasi edhe nese prononcohen nuk zgjidhin gje, por duken qaramane e qurramane.”

    A e kuptuat qe nuk duhet te prononcoheni fare?

    Ju duhet te pushoni se shkruari ketu, dhe te lini vetem Gentin e Kombinatit te Tekstileve Stalin te botoje me
    Kstriot Myftarin tek gazeta Sot. Cdo gazete tjeter eshte kot. Te gjithe ne rresht pas Gentit nga Kombinati i Tekstileve Putin!

    Me shpirt, me gjak, tu bofsha o Bashar Asad! (perseritet dy here, para dhe mbas buke)

  • Edhe dicka tjeter,

    Pse nuk i fotografoni komentet genocidiale qe permendni ketu? Qe neser Respublica apo Zemra Shqyptare mund t’i fshijne komentet kriminalizuese te perdoruesve te tyre dhe juve ju rrofte qe i keni permendur e nuk i doukumentoni dot pastaj. Ashtu si thote edhe Genti nga Kombinati, ne nuk mundemi dot te bejme ate qe nuk bejme dot, por te pakten te tregojme hipokrizine e sistemit, qe fajeson te dobetin dhe toleron ekstremizmin e te fortit. Por me e rendesishme se denoncimi i sistemit, eshte edhe hapja e syve per ata qe ende i kane me dylle. Duke publikuar e dokumentuar ekstremizmin anti-musliman, duke demaskuar endrrat genocidiale te tyre, ndergjegjesojme te fjeturit per rrezikun e mundshem. Kleriket tane qe jane bere pale me sistemin, duke organizuar falje neper bulevarde dhe iftare me politikane, japin pershtypjen sikur muslimanet jane te sigurte e te respektuar ne vendin etyre, nderkaq qe e verteta eshte se dite per dite rritet ekstremizmi antimusliman, i pandeshkuar, dite per dite instalohen mekanizma te rinj perjashtues per muslimanet, qe nga tekstet shkollore, e deri tek rregulloret e brendshme te sjelljes ne institucione. Keto faljet ne bulevard jane ndertime pa leje qe tolerohen perkohesisht, po deri sa te vije urdheri per prishje, sherbejne si sinjale te rreme per xhematin qe kujton se punet shkojne vaj. Ne keto kohe krizash, eshte shume kollaj qe te krijohen kushte per shperthime fashizmash, dhe vullnetaret e fashizmit jane pikerisht ata qe neper gazeta shprehin deshira te vrasin e te perzejne nga Shqiperia muslimanet. Ekstremizmi anti-musliman duhet dokumentuar imtesisht, ne menyre qe gjithkush ta kuptoje perhapjen dhe potencialin e tij dhe te pergatitet seriozisht per te krijuar mekanizmat dhe institucionet e mbrojtjes. Neser mund te jete shume vone

  • e lexova zuzarin. tani po del ne mbrojtje te Asadit:
    http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=43268:konflikti-sirian-dhe-kryqezatat-e-xhihadet-shiito-vehabite-1&catid=87:koment-a-analize&Itemid=539

    vazhdon carcafin:

    http://sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=43357:konflikti-sirian-dhe-kryqezatat-e-xhihadet-shiito-vehabite-2&catid=87:koment-a-analize&Itemid=539

    Sigurisht qe nje horri si atij nuk i vje per mare cfare thote e-zani e plus do vjelle vrer kundra hasmiresise se vest te deklaruar. Gjithe problemi eshte se jo se s’ka cfare ti behet Jazexhiut po kjo vjen me cmimin se duhet te behesh pak si ai dhe kete e kemi ditur prej kohesh.

    • Qyqa! “Zuzari” e “horr” i paske thënë Olsit, o burrë? Hahaha! 😀 😀 😀 Kur pashë se ishte gazeta “Sot”, kujtova se do të ketë shkruar ndonjë gjë ai Kaç Myftaraj. Kur ky na qenka Olsi! 😀 😀 😀 Po qysh, ore, i thua “horr” myslimanit? E kam të qartë që Olsi shkruan e thotë çudira dhe edhe unë u këputa duke bërë sherre me të edhe më keq se ç’bëj me ju këtu (sidomos tani, që ka dalë të mbrojë këta bathsitët komunistë si Esedi, Gadafi, Mubaraku etj.), po “zuzar”, “horr” e “me të vjella” s’i thuhet tjetrit, se është besimtar burri i botës, pavarësisht çudirave që thotë. Pa bërë hallall haqet e njëri-tjetrit, në vend të derës së Xhenetit do të përfundojmë në derë të Lemes. Kështu që zbutini etiketimet për njerëzit dhe merruni me çështjet që ata ngrenë, se individi nuk preket. Ndonjë spicë e thumb diku është normale të tolerohet, po jo deri këtu, se s’shkon. S’na ka as lezet as të na shohë dynjaja duke sharë njëri-tjetrin në këtë derexhe. E marr me mend se ai mund të ketë “nisur i pari”, po edhe atij të njëjtën këshillë i kam dhënë kur e kam parë ta teprojë me etiketime. Tani, meqë diskutimi se kush ia nisi i pari s’ka më vlerë, Zoti e shpërbleftë atë që pushon i pari. 😉 🙂 Tani të lexoj një herë ç’ka broçkullisur ky Olsi në këtë rrtikllën te “Soti”, se mos mes gjithë kozmopolitllëqeve i gjej ndonjë gjë të dobishme aty ku ka sharë vehabinjtë dhe shiitët. 😀 😀 😀

  • Respublika nuk meriton asnje fare mirenjohjeje, per sa kohe do te lejoje te qendroje ne faqen e saj poshte artikullit te Ezanit nje ofendim aq i rende per Profetin tone te dashur. Per sa kohe ai ofendim rri aty ben me faj ne rradhe te pare keta ndyresirat drejtuesit e respublikes qe e kane lejuar dhe vazhdojne ta lejojne. I lutem drejtuesve te Ezanit te mos na perziejne me me kesi fare gazetash.

  • O Xon vellai, po edhe tashti qe Respublica vendosi me bo teube dhe mos me botu komente me fyerje, ti po vjen me fyerje ketu?

    Nga ana tjeter nuk me duket se. Artikulli qe ti ke sjelle eshte pro Bashar Asadit. Artikulli ne fakt eshte shume i sakte ne analizen politike ndaj konfliktit sirian, nga i cili vetem muslimanet nuk perfitojne gje. Plehu Bashar nuk terhiqet dot nga vrasja, se klani i tij kontrollohet nga ruset e iranianet, Amerika nxit luften po nuk ia mban te nderhyje, dhe s’ka sepse, sepse gjithe palet ne lufte jane ne esence armike te saj, populli vritet si mizat perdite e nuk ka shans ta fitoje dot perplasjen me shtetin, Turqia qe kruhet kot vetem sa do denmtohet me shume nga sponsorizimi siriano-iranian i kurdeve, sauditet dhe kataristet rrisin kapitalin politik ne kurriz te
    muslimaneve te kategorise se dyte si turqit, kuredt, sirianet. Kaq eshte loja. Gabimi i shqiptareve eshte se i marrin zhume personalisht keto pune qe nuk u perkasin, e ne vend qe te mjaftohen me lutje per shpirtin e viktimave, me lutje per pushimin e gjakderdhejs, behen tifoze , nje pale duke felliqur veten me mbeshtetje ndaj Asad plehut, tjetra duke mbeshtetur suninjte e pergjakur, po praktikisht duke mbeshtetur rrenimin e Sirise. Nuk u mesuan akoma shqiptaret te shohin punet e veta, se jane cope- cope ne shtepine e vet, po do zgjidhin si xhaxhi Enver ceshtjen e Gjirit Persik. Turp

    • O cuna me falni po nuk po shoh gje tobe nga ana respublikas. Komenti i tmerrshem mbi Profetin, i rangut te karikaturave qe u bene sebep sherri per sa kohe, vazhdon te qendroje mbi kete pis gazete.
      Dhe me gerryen stomakun kjo fjali e shkeputur nga artikulli i Ezanit: “Vlerësojmë vëmendjen që Respublica, i kushtoi blogut tonë në këtë debat, gjë që e konsiderojmë si tregues i të qenit të hapur dhe mendojmë se debati ka nevojë të zhvillohet në terma të tjerë për t’u bërë i frytshëm.”

      • Cfare ka per te te gerryer stomakun?! E-zani ka hyre sa e sa here ne polemike me shkrime te Respublica-s, por kjo nuk na ben qe te mos e vleresojme kur i krijon hapesire qendrimeve te tjera ne debat. Ky eshte vleresim, per veprimin ne fjale, jo vleresim per te gjithe veprimtarine e blogut e madje as mirenjohje. Shkrimi eshte botuar pa ndonje kerkese tonen dhe botimin e shohim si deshire e Respublica-s per te qene te hapur dhe kjo eshte per t’u vleresuar, ne kushtet e gazetarise shqitpare te militantizuar egersisht.
        Normalisht komente si ato qe ti permend nuk duhen lejuar, por ne pergjithesi Respulica nuk i censuron komentet dhe i lejon sido qe te jene. Natyrisht qe, per mua kjo eshte e gabuar, por sido qe te jete, komentet e njerezve nuk jane qendrime te Respublica-s.
        Ne nuk besojme ne ndonje tobe te sajtit ne fjale dhe mendojme se do te kemi raste te tjera per te debatuar me ta. Por kjo nuk na pengon te mos vleresojme rastet kur ky sajt vepron drejt.

        • Shume e drejte dhe shume dakord nese do te flisnim per nje gazete serioze. Nuk me duket se artikullin e kane botuar per tjeter gje pervecse shtimit te benzines ne zjarr. Nuk dua te debatoj per kete, por me shume se nje here administratoret e blogut kane shprehur konsiderate te larte per kete gazete. Per mua per sa kohe qe ofendimet vazhdojne te qendrojne atu ku jane, qendrimet e njerezve behen pjese apo pale e gazetes. Per sa kohe qe nuk kane as oponence si ajo qe bei ju ne rastin konkret. Ata shume mire mire mund ti fshijne sepse sic e thashe jane ofendime te tmerrshme, por i pelqen ti shohin aty sepse ashtu e mendojne dhe kjo eshte e ditur tashme prej kohesh. Qendrimet e drejtuesve te asaj pacavureje ndaj islamit dhe muslimaneve dihen.

        • Nuk e kanë thënë kot, burrë e grua, mish e thua. Edhe unë, si ime shoqe L-ja, të njëjtën konsideratë kam për Respublica-n, ndëras E-Zani, në flirtin me Respublica-n, më ngjan si E-Zani i Popullit. Ju ma dini këtë mendim, kështu që nuk ju mbetet hatri prej meje, kurse mua më mbetet veçse t’ju bëj hallall komunistllëkun e rastit në platformën tuaj të socializmit hallall. 😉 😀

          Po lexoja këtë të A. Vehbiut në Mapo: http://www.mapo.al/2012/09/06/debojini-para-se-tju-debojne/. Pra, Respublica do t’i moderojë komentet, me sa na thonë haberet e shtypit. Po është e qartë se nuk do ta bëjë këtë për të gjitha komentet. Së paku gjer tani, komenti i atij të frustruarit për Profetin (a.s.) mbetet aty ku ka qenë.

          Ndërkohë, Respublica ka gjetur një blog si E-Zani, që në gjithë ç’shkruan për politikë ushtron Berishofobi më shumë se Zëri i Popullit në kohë të Erjon Braçes. Këtë s’e ka pritur askush në atë krah. Kjo bën që, në sytë e oksidentalit Muç Nano, ju të jeni ca çuna të mirë që, pavarësisht se keni të metën e të qenit anadollakë e myslimanë, së paku i keni inat Berishën dhe dhe PD-në më shumë se Muçi dhe Zaloshnja bashkë dhe me këtë rast, të metën e myslimanllëkut e korrigjoni. Atëherë Muçi promovon E-Zanin te Respublica duke i ribotuar ndonjë shkrim “pa zarar”, ndërsa lejon komentet e të frustruarve, që e ndihmojnë të nxjerrë gështenjat nga zjarri me duart e të tjerëve. Komentuesit e frustruar janë ata që e ndihmojnë Muçin të shprehë atë që i bie rytbja po ta thotë vetë aq copë, po që ne gjithsesi e dimë se ashtu e mendon, sepse eufemizmat nuk i kanë shërbyer kurrë mjaftueshëm për të fshehur gjë.

          Ndërkohë, E-Zani vlerëson Respublica-n duke kënduar këngën: “Respublica jonë, sa e mirë, sa e ëmbël, sa e dëlirë, sa e bukur, sa e gjerë, sa e pastër, sa me vlerë”. Plheu i komenteve pak rëndësi ka. Ai i mbetet taksirateve të lirisë së shprehjes, që Respublica duket sikur e vuan “nga halli e jo nga malli” (Axheba?).

          Për ta përmbledhur gjithmonë në kuadrin e standardit të (pa)anësisë, E-Zani u thotë lesuesve të vet se “Gazeta e Berishës shan myslimanët” duke i lënë në derë Berishës qëndrimin e Bahri Falliut për diçka që vetë Berisha e ka shprehur gjithmonë ndryshe, ndërsa vlerëson lart standardet e “gazetës së Ramës”, ndërkohë që qëndrimet e Muçit e të Ramës për hallet e myslimanëve janë të njësuara dhe dihen se në ç’drejtim.

          Tani na mbetet të presim vetëm që një ditë të bukur zgjedhjesh, nën shembullin e gazetave e revistave të njohura perëndimore si New York Times, Time apo Der Spiegel, edhe E-Zani të mbajë një qëndrim e t’u thotë lexuesve: “Të paanshëm jemi, i njohim të metat e opozitës, por kësaj radhe kemi vendosur t’ju bëjmë thirrje që të votoni për…” 😀 😀 😀

          Tani, meqë juve ju pëlqen të flisni hakun në perspektivën tuaj për të gjitha ç’ndodhin në Shqipëri (si unë, që kur isha pionier i Enverit, këndoja këngën: “Çdo gjë që bëhet në Shqipëri,/ që të lulzojë i bukri atdhe/ dhe pse të vegjël, jemi fëmijë,/ na llogarisni edhe ne!), a do të na thoni ndonjë llaf për shitjen monstruoze të Albpetrolit, për vjedhjen e llotarisë kombëtare, për deklaratat e Uidhërsit që pohon se Shqipëria është buzë greminës… etj., etj., apo si e keni hallin? 😀 😀 😀

          • Ndonjerit qe i bie rruga sefte kendej dhe mund tja benim hallall, po ty…

            http://www.e-zani.com/2012/06/01/ekstremistet-e-medias-shqiptare/

            gjithashtu

            http://www.e-zani.com/2011/06/20/kryqtaret-e-politikes-shqiptare/

            si dhe

            http://www.e-zani.com/2012/04/08/ballkanadoll-dhe-breiviket-e-gazetarise-shqiptare/

            Une nuk e di cfare kengesh ke kenduar ti po une bera nje hile e nuk u bera pionier asnjehere. Pune femijesh keto gjithsesi, po nuk ben te na vesh ne goje kenge qe nuk i kendojme kendej nga kjo mehalle. Cdo te mire.

          • Po kjo, pra, është e keqja, që ju ia keni hedhur paq kësaj pune dhe s’jeni bërë ndonjëherë as pionierë të Enverit, as anëtarë të BRPSH-së (FRESSH-it apo re:FRESSH-it të sotëm), ndaj edhe s’mbani mend gjë nga aksioni i rinisë për kthimin e xhamive në depo duhani me emrin e malit të Taraboshit që shoku Ramiz thoshte se nuk tundet nga era, apo në depo patatesh edhe bukë, edhe gjellë, sot të kthyera në patatina nëpër reklamat e shtypit të pavarur. 😀 😀 😀

            Gjithsesi, unë mbetem burrë i moçëm, që siç më ka thënë miku ynë i përbashkët Mir Hoxha, kam qenë pjesëmarrës edhe në mbledhjen ku hidheshin themelet më 8 nëntor 1941, prandaj edhe do t’ju tregoj një histori të vjetër që ma kujton gjithmonë mënyra se si ju këtu i bini nganjëherë më qafë këtyre të krahut të Muçit dhe të Respublica-s: Njërit i ankohet e ëma dhe i thotë:
            – Ah, mër bir, jot shoqe po m’bje fort m’qafë! Nuk ka hiç rrespekt për mu, qi jom nona jote!
            – Ou, kshu qeka puna? – pyeti i revoltuar djali. Atëherë mori një pupël pëllumbi nga ato që dikur përdoreshin për t’i fryrë zjarrit të vatrës apo të mangallit dhe duke e goditur lehtë nusen në faqe me të, i tha:
            – Po ti, mi faqetase, pse ma ke bezdis nonën! 😀 😀 😀

            Sikur të ishti me të gjithë kaq të butë, s’do të më shqetësonte gjë. Fundja unë nuk them që ju të dilni e të shani dynjanë me sa t’ju hajë dora. Po kur cave u bini me pupël kur e bëjnë bozë dhe jeni gati t’i puthni në ballë kur tregojnë ndonjë shenjë “reflektimi” apo “autokritike” qoftë edhe implicite, ndërsa të tjerëve t’u mëshoni sa t’ju hajë krahu dhe t’ia trajtoni si “fushatë elektorale” dhe “shtirje” edhe qëndrimet më neutrale, kjo s’është gjë që i shpëton as syrit tim vigjilent, të regjur në kudhrën e pionierëve të Enverit dhe të BRPSH-së së Lisjen Bashkurtit, as syrit vigjilent të Muçit dhe të Zaloshnjës që më duket se e lexojnë E-Zanin e Popullit më shpesh se unë! 😀 😀 😀 😀

          • O administrata, ej, po kaq shpejt bini pre e presionit ju? Detyra e komentuesit eshte qe jo vetem te komentoje mbi nje artikull, po edhe te ndikoje sadopak ne axhenden e artikull-shkruesit, ta impresonoje sa mundet. EC-ja shkruan nje koment dhe ju nxjerr nga shinat, ju thote socialiste dhe ju opa nxirrni nga arkiva shkrimet antisocialiste si prova shfajesuese. Po pse nuk botoni qe neser nje shkrim safi kunder Berishes, kot, qe ta kuptoje cdo komentator se ju nuk impresionoheni dot, dhe keni axhenden tuaj socialsite qe nuk e fshihni pas asnje maske antisocialiste!
            Ej, po sa tinzar ky Gustav Nano mer ti! Per te fshehur kembet socialiste te e-zanit, shkon e boton nje shkrim te e-zanit mbi mediat dhe fene, dhe jo ndonje shkrim antiQeveri, antihidrocentral, antiintegrim, antireforme nga ato qe botoni ju ketu perdite.

            Allahu ju rujte cuna, se anej Genci i Kombinatit qe jua sill sa i ha krahu, pa meshire, knej seksioni i gjelber i Pd-se me akuza intensive, anej nurxhinjte jua kane bo bene, per te mos harru selefinjte dhe shiat qe jane egersu per faktin se keni botu selefinjte dhe shiat ktu… Nuk ju mbete gjo tjeter vetem se vertete me u fut ne PS, per mbrojtje, per asgjo tjeter. Kur nuk te kuptojne apo nuk te duan njerzit e tu, ose me mire me thone
            ‘vellezerit’, duhet me pa edhe opcionet e socializmit hallall ( ndonse kjo implikon nje akuze te tmerrshme per PS-ne, sikur kjo qenka socialiste!!!!) ose me sakte duhet me shku me ceremoni dhe me u pajis me tesera PS-je. Keshtu keni te pakten garancine se ju mbron Tom Doshi nga vellezerit e egersum. SaliBerisha eshte fut per shume me pak se kaq ne Parti, e kur i falet Atij, imagjino juve…

            Na prit Parti…

          • Ky shkëmb graniti në luftën kundër të gjithë armiqve të jashtëm e të brendshëm nuk del kurrë nga shinat e kësaj beteje të paepur vetëm për shkak të diversionit të një diversanti si puna ime, sepse udhëheqja e lavdishme lart dhe vigjilenca e kontrollit punëtor që e ushqen nga poshtë duke i kontrolluar çdo mëngjes e çdo mbrëmje termoçiftet nuk i hap rrugë sabotatorëve si unë dhe Gjon Vusha. Prandaj s’ka nevojë kush t’i bjerë pragut që të dëgjojë dera se mos trysnia ime “nga jashtë” çon në ndonjë zbutje të goditjes së armikut të kllasës. Rrini të qetë. Unë nuk shkruaj me shpresë se mos shkëmbi i granitit zbut luftën e kllasave, por përçoj vetëm zërin tim për ndonjë që lexon, mendon si unë, habitet dhe lëkundet. Unë thjesht i them çdo të lëkunduri: “Mos ua vër re këtyre, po ruaj istikamin e rri ku ke qenë.” Sa për shkëmbin, le të vazhdojë të rrahë dallgët dhe prej çdo dallge të marrë me bisht të lugës nganjë pikë ujë për t’ia dhënë gjithkujt që e pi. 😉 Prandaj mos u trembni dhe mos u thoni më shokëve të udhëheqjes: “Kujdes, mos bini pre e presionit të EC-së!” Rrini të qetë, se udhëheqja nuk e bën atë gabim të rëndë ideo-politik.

      • Nuk eshte edhe kaq e sigurte qe jemi cuna ne qe vume re se respublica ‘ ka bo kthese’, demek nuk do me leju ‘qe sot e tutje’ komentet me fyerje. Une e thashe jete, jo e-zani. Ka pak dallim. Ti dhe une qe shkrujme ketu i/e dashur L, nuk jemi e-zani.
        shiko pak ketu:

        http://respublica.al/authors-vs-readers/2012/09/04/nje-njoftim-per-lexuesit-e-respublica-s

        Sic duket, respublica premton se do vendose moderatore qe te mos lejoje te paperfjegjshmit te komentojne me fyerje. Le te shpresojme se edhe komente fyese te qellimshme mbi Profetet, nuk do te lejohen me atje. Po gjithsesi, koncepti yne per lirein e fjales eshte sigurisht me i ngushte se i Respublica-s dhe medias laike ne pergjithesi. qendrime jolavderuese, kritike per fene, qe disave do vazhdojne t’u duken si fyerje
        te qellimshme, do te vazhdojne te shfaqen ne gazeta e internet

  • (vazhdon komenti)

    po te ishte vetem mbeshtetje e theshte, pa shkatktuar konflikt midis mbeshtetesve, gjysma e te keqes, po puna eshte se edhe po armiqewohen me njeri-tjetrin keta vellezerit tane qe ulerijne per Sirine ne Fejsbuk, forume apo ne sajte si ky proIraniani ketu http://mendimipress.com. Ca akuzojne tjetrin si anetar i al Kaides, ca si i Hezbollahut, ca si spiun i amerikes, ca si i rusit. Po pse dijme te jemi kaq qesharake ne shqiptaret, e?

    • Problemi tjeter Taratoronto eshte se teksa shqiptaret kane luksin te jene qesharak e te shemtute pa ndonje reperkursion, ama kur shqiptaret myslimane behen qesharake si ky menderja qe zume ne goje me larte apo dhe ato hoxhallaret qe i sjellin keto muhabete ne hutbe, kjo myslimaneve u futet ne dosje – e pergjithesisht jo individualisht, por si profil komunitar sa here qe sistemi riciklon nenin e agjitacion propagandes, luften e klasave me biografi te keqe e gjithe format e tjera politikisht te pranueshme ne ditet e sotme.

      • Ke shume te drejte, dhe akoma me shume te drejte do kesh sikur t’i evitosh fjalet e renda me te cilat disa tipa konfirmojne se jane ne rruge te drejte. Keshtu e kane shqiptaret: po i shau ai qe kane kundershtar, mendojne se jane ne rregull. Ja pse duhet me u tregu pak te krishtere me kundershtaret. Duke i lavderu kur te shajne, i corienton pak, i fut ne dyshime.

  • Kur thote populli qe te kundertat puqen, nuk e ka fort keq.
    Ne rastin konkret ti Como, me duket se puqesh krejtesisht me Mucin, nese e marrim per te mirqene ate qe thua per te. Sipas postimit tend, ti dhe Muci keni te njejtin lexim (“te sakte”) per E-zanin, si nje faqe kripto-komuniste apo berishofobike.
    Sipas asaj qe ti shkruan ju jeni gjithashtu ne nje mendje per perparesine qe i jepni partishmerise, ashtu si edhe Partia e Punes dikur. Qe te dy i jepni me shume rendesi qendrimeve politike sesa atyre kulturore, shoqerore e madje edhe fetare te faqes sone dhe “promovimi” apo denoncimi ndaj kesaj faqeje, nuk varen fare nga puna jone per sensibilitetet qe ngreme ne ceshtjet fetare, por nga qendrimet ndaj Berishes. Si per ty, ashtu edhe per Mucin tend imagjinar, sevapet humbin dhe kthehen ne pluhur, nese ben kufer ndaj Berishes.
    Ne fakt, kjo faqe nuk e ka fare ne hesap Berishen, dhe ndoshta ky eshte qyfri yne i pafalshem, qe e kthen ne qyfyre tere kete muhabet me dekonspirime kripto-komuniste. Kjo pune kthehet ne ceshtje imani qe, duke qene gajb, ta mban gjithnje te hapur deren e dyshimit. Ndoshta edhe une vete nuk e kuptoj sesa armik paskam qene.

    Gjithashtu ne te njejten menyre, ti dhe Muci yt imagjinar, kalkuloni kaq holle me peshore farmacisti diferencen nanometrike (Ketu e kam fjalen per njesine matese perkatese, jo per Muc Nanon) te qendrimeve tona ndaj partive, qe gjithsesi, per nivelin tuaj obsesional te partishmerise, eshte i mjaftueshem per te percaktuar anshmerine tone definitive. Rrjedhimisht, arrini ne te njejtin perfundim mbi kahun e orientimit partiak te E-zanit. Per kete arsye, denoncimin qe ne i bejme islamofobise, ti e konsideron si dicka “pa zarar” dmth, pa ndonje vlere me rendesi per miletin. Zarar per ty eshte vetem nese shajme Berishen. Kjo eshte edhe arsyeja qe, ne gazetat e tua te preferuara, qe ke promovuar ne blogun personal, figuron edhe ajo e dy pesave te Fahri Balliut. Ti promovon Balliun dhe denoncon E-zanin. Kjo vjen sepse ti zgjedh ate qe shan Islamin dhe mbron Berishen perballe atij qe “shan” Berishen dhe mbron Islamin.

    Kjo persiatja jote sa imagjinativo-konspirative me flirte blogjesh grusht-bashkuar rreth idealit anti-berishist (jemi mesuar tejemi gjithnje te rrethuar nga armiq, lumi fle dhe armiku s’fle), me ngjan nje skeme sa e koklavitur po aq edhe hipotetike, per te cilen nuk kam as se cfare argumenti te ofroj per t’a kundershtuar, sepse ky arsyetim i karikuar nga vigjilenca dhe sypetritizmi partiak me zell sizifian per te gjetur gjilperen ne kashte, vetem argumente nuk ha. Ne fund fare, mbetet vetem arsyetimi i Gjinos tek “Perralle nga e kaluara” per t’i mbushur mendjen fshatit se Marigoja nuk ishte me barre: “Te dalim dere me dere e te bejme be se kjo nuk eshte e vertete”. Nuk e di a funksionon kjo tek perralla jote me Nano e Zaloshnje, sepse vigjilenca nganjehere eshte vesvese qe te behet havale.

    Ky perfundim del kollaj nga akuzat qe ben duke na ofruar nje skeme fantastike shpjegimi mbi shtresezimet tona konspirative kripto-kripto-komunite. Ne kete menyre, ti edhe kritikat tona ndaj Mucit i merr si strategji qe synojne ta sperdredhin ujin me marifet e munafikllek, per t’a cu tek mulliri i Gramoz Rucit. Sipas kesaj, kritika jone ndaj “vellezerve tane socialiste”, eshte nifak publik, qe ne e perdorim per t’i hedh hi syve demokrateve te thjeshte e te padjallezuar te xhematit. Paanshmeria jone per ty eshte kamuflazh, per t’i devijuar rruge grigjes se Berishes, per t’i cuar ne vathe te Rames. Ne kritikat tona ndaj Respublica-s ti lexon ndermjet rrjeshtave ironine e ujkut qe intrigonte per ti sharru briret kaut: “Kujton se jam piktor”.
    Ky eshte teksti i leximit te mesazheve “implicite”, qe ti lexon ne tekstet tona.
    Po i tille mbetet edhe shtresezimi i nieteve dhe strategjive qe sheh tek Muci, ne “flirtin” konspirativ te E-zanit me Respublica-n. Me nje llaf, ballisti ishte veshur si ballist, qe ne ta merrnim per partizan te veshur si ballist. Por ne nuk i hame keto dhe i fusim plumbin, per te qene brenda.

    Vin vellai! Vigjilenca politike duhet te pushoje ndonjehere, se perndryshe fillon dhe sheh gjera qe s’jane. Keshtu bene edhe ustallaret e Partise dhe perfunduan duke vrare dynjane vetem per nje llaf goje psh. vetem pse dikush ankohej se “nuk ka patate”. Ne te njejten menyre ti po na akuzon tani per agjitacion e propagande, duke u kap pas mesazhesh “implicite”, qe ne fakt i prodhon nga mendja.
    Pikerisht kjo vigjilence e lodhur nga pagjumsia te ben te interpretosh edhe polemikat tona me Respublica-n (si per ironi, Respublica eshte media ndaj se ciles ne kemi polemizuar me shume se kujtdo) si goditje me pupel, nderkohe qe ato ndaj Berishes, i sheh si sulm berthamore. .

    Ne fund Vino ti e di qe muzika qe kendoj une me ato 5 akorde qe di, eshte e mjaftueshme per t’u bere lanet nga komunistet e te gjitha llojeve, qofshin demokrate, socialiste, enveriste, ramiste e berishiste apo edhe ihuane, gyleniste e selefiste. Kjo me jep te gjithe imunizimin e nevojshem per te mos u nenshtruar ndaj asnje lloj ideologjie, megalomanie si dhe kulti individi, ndaj nuk ke arsye per te ushqyer kurrfare iluzioni ndaj kesaj faqeje.

  • Gyso, meqë të pata shtruar për krahasim dikur si një provë anësie të E-Zanit artikullin për Klosin dhe artikullin për Jozefinën, në të cilët Klosit i kërkohej e mira si gjilpërë nën kashtë ndërsa Jozefinës i zbulohej nijeti i keq e “për fushatë” edhe në një veprimtari jetimësh dhe ti më pate thënë se këto dy artikuj nuk janë të E-Zanit, po qëndrim i një autoreje të caktuar (gjithsesi, meqë në komente i dole për zot ti, si admin, mori fund edhe puna e “qëndrimit personal të autores”), tani prapë kam marrë një shembull krahasimesh “ballë për ballë” dhe konkretisht (1), shprehjen tuaj:

    1. “Vlerësojmë vëmendjen që Respublica, i kushtoi blogut tonë në këtë debat, gjë që e konsiderojmë si tregues i të qenit të hapur…”

    dhe (2) titullin tuaj një herë e një kohë:

    “Gazeta e Berishës fyen popullin e Tiranës dhe fenë Islame”

    Si në rastin e Jozit, që edhe veprimtarinë për jetimë duhet ta ketë vetëm “me nijet” për fushatë elektorale dhe kurrsesi për ndonjë qëllim të hajrit, edhe Berisha duhet medoemos të ketë të njëjtin qëndrim me Bahri Falliun për punë të fesë islame edhe kur, në fakt, s’e ka. Kurse Respublica, përveç rasteve kur kritikohet atëherë kur e bën bozë më keq se Fahriu, gjendet mundësia edhe të lavdërohet e të vlerësohet.

    Në gjithë këtë mes, as mos u lodh kot të dalësh derë më derë si Marigoja për të ndryshuar perceptimin e botës për E-Zanin (perceptim në të cilin është e vërtetë se si unë, ashtu edhe Muçi dhe Zaloshnja pajtohemi plotësisht), sepse nëse do të dilni të paanshëm ju këtu, atëherë të paanshëm i bie të jenë edhe Shekulli, edhe Shqipi etj., që për muhabet politike nuk kanë asnjë dallim në qëndrime prej jush. Ah, po qe se thoni se edhe Shekulli është i paanshëm, s’kam ç’ju bëj! 😀 😀 😀 😀

    Ndërkohë, faleminderit e bëfsh hajër për kritikën për punën e faqes personale (s’kam blog unë, o burrë, se nuk kam hiç respekt për popullin! :D), në të cilën je treguar vigjilent dhe ke vënë re se promovoj 55-ën. Kritikat konstruktive edhe unë i pranoj dhe të shtoj një kafe në listë, se kemi kohë që s’e kemi update-uar. 😀 Megjithatë, këtu më duhet të sqaroj se atë faqe e kam bërë në vitin 1998 apo 1999 (s’e kujtoj saktë, po diku rreth kësaj kohe, kur Bahri Falliu shkruante për Sami Frashërin e për Qyprillinjtë dhe s’ishte njohur akoma me De Gasparin) dhe synimi nuk ka qenë që të bëj një faqe për të prezantuar veten, por të mësoj HTML-në si gjuhë programimi. Kur erdhi puna për të vënë një radhë linkesh në provat që bëja për aplikacionin e tabelave, normal që në atë kohë desha të vë një radhë linkesh që s’i vinte askush, meqë nuk ishin në modë. Dhe hidhini një sy po patët kureshtje: http://www.edvincami.8m.com. Janë TV Shijaku, Rimëkëmbja, EDSH-ja e ca faqe që sot as që ekzistojnë më. Madje ka qenë edhe Radio Kontakt, që në atë kohë çdo dy muaj i bllokonin telefonin dhe i hidhnin në erë antenat transmetuese, po e pata hequr meqë nuk zgjati shumë dhe i mbylli transmetimet. Me kohë, hoqa edhe gazetën “Tema”, po ca të tjera mbetën për neglizhencë. Madje po të shihni linkun e PD-së, ka ende një “new” anash, ndërkohë që ajo new-ja është bërë “old” së paku prej vitesh e vitesh. Gjithsesi, e pranoj vërejtjen tënde dhe them se është koha që të heq Shijakun (a ekziston më?) dhe të vë Klanin, si dhe të heq 55-ën dhe të vë Kohën Tonë, po thashë të pres një herë, se mos këto e dredhin prapë dhe dalin në krahun tuaj e pastaj më shkon mundimi kot. 😀 😀 😀 Pastaj kam hallin edhe se po hoqa akoma, s’do të kem më ç’të vë dhe do të më mbetet tabi bosh. Sidoqoftë, ti vetë e ke thënë që Vin Comi më mirë bëhet kaurr se komunist, kështu që s’është çudi që mua më ka rënë në mend të heq “Temën”, po s’e kam vënë re 55-ën. 😀 😀 😀 Megjithatë, në sajë të vërejtjes tënde, që e pranoj se është me vend, do të shoh mos bëhem mbarë ta heq edhe 55-ën, po më përpara më duhet të kujtoj password-in e faqes dhe veç kësaj, më duhet edhe ta lexoj ndonjëherë 55-ën (ej, ç’më fute në siklet! Edhe këtë ma bëre? Të rri e të lexoj 55-ën unë tani!) dhe të shoh nëse e ka bërë edhe Bahri Falliu blozë për këtë muhabetin e fesë, apo vetëm nganjëherë thotë ndonjë llafe të tepërt dhe kallam kusurin e ka vetëm propagandë për qeverinë. Se edhe për një plesht nuk digjet jorgani, thotë populli i shumëvuajtur dhe fillozof. Aq më tepër kur, laj thaj, ai jorgan ka mbetur. 😀 😀 😀

  • Po ketu e kam muhabetin une, sepse ne kete menyre na gjykon edhe neve ti. Kujdesi yt ndaj Meros dhe neglizhenca ndaj Fahriut, tregon se cfare ke paresore ne vleresimin tend per E-zanin. Kjo ben qe (edhe sikur te kesh te drejte ne ceshtjen e mungeses se paanesise), ti nuk vlereson gjithe ate mund qe ne derdhim per te luftuar islamofobine e per te prodhuar nje debat normal mbi fene ne kete vend, por rri e kapesh me perqindjet e kritikave tona, nese anojne me shume nga e djathta apo e majta. Nderkohe qe ne nuk e kemi fare ne prioritetet tona politiken, ti na gjykon me kutin tend te prioriteteve. Kjo nuk shkon.

    Nga ana tjeter, akoma edhe me e gabuar eshte menyra sesi ti radikalizon qendrimet. Nese ty te rezulton se ka ndonje fije perqindjeje me shume kritike djathtas se majtas, kjo mund te kete shume arsye.
    E para njehere, sepse qeveria prodhon me shume lajme sesa opozita dhe natyrisht prodhon edhe me shume mundesi per t’u kritikuar. Por kjo nuk do te thote se kritikuesit mbeshtesin Ramen, meqe u bie me shume rradha te kritikojne qeverine. Per me teper, nuk ka mundesi ta thuash kete, kur ne i kemi goditur te dyja palet dhe e theksoj me pergjegjesi te plote se kemi qene shume parimor ne keto qendrime. Pesha e goditjes qe thua ti, eshte thjesht kendveshtrim i yti, qe mua me duket krejtesisht joreal.
    Dhe e dyta, eshte normale qe ai qe eshte ne pushtet te kritikohet me shume, sepse ai perfaqeson shtetin dhe ka ne dore vendimmarrje. Natyrisht, une nuk e ve ne dyshim se edhe Rama, po te shkonte ne Izrael si Sala psh, do te bente te njejten gje, madje edhe me keq. Por ca ti bej une qe i takoi Sales te jete ne pushtet dhe ta bente ai figuren e servilit diplomatik. Duke qene ne opozite, Rama nuk kish “fatin” te ishte ai protagonist i ketij muhabeti dhe une nuk mund te ngre reagime mbi veprime hipotetike. Une kritikoj ate qe e ben veprimin jo ate qe mund ta beje, nese e ka ne dore.
    Por, megjithate, une mendoj se balanca jone nuk na ka munguar aspak. Por edhe sikur ta kemi kritikuar qeverine me shume se opoziten, kjo nuk na ben ne ramiste, PS-iste, majtiste apo komuniste neo e kripto qofte. Diversioni yt ketu, per disa pike perqindjeje me shume e me pak, duke kalu ne akuza radikale qe synojne te na ngjyrosin me te kuqe koke e kembe, eshte krejtesisht i papranueshem. Kjo te shnderron ne militant te verber duke t’i zbehur shume vlerat qe ke, aq me shume kur keto i shoqeron me konspiracione hipotetike me aludime flirtesh kripto-majtiste. Quajse si te duash kete, por nuk shkon fare.

    E fundit, sic edhe t’a kam thene kur jemi takuar, jo cdo gje qe shkruan nje autor tek E-zani, eshte qendrim i E-zanit. Ne madje, jemi te hapur te botojme edhe mendime te ndryshme nga tonat dhe disa here e kemi bere kete, kur na jane ofruar shkrime te ketij lloji. Ne rastin konkret, jo cdo gje qe eshte thene per Jozefinen ketu eshte qendrimi yne, pavaresisht se une vete e besoj plotesisht qe ceshtja e shtruar nga Loela eshte fiks ashtu sic ka trajtuar ajo. Por eshte tjeter gje, ta besosh dicka dhe tjeter gje te marresh qendrim. Dhe tjeter gje eshte te botosh nje koment te dikujt, qe ka shkruar dicka qe ti e beson, por qe nuk e ke shprehur si qendrim.
    Por gjithashtu, duhet kuptuar se disa qendrime te nje organi shtypi, nxirren, jo nga ndonje tekst direkt, por nga fryma qe percjell. Konkretisht ne kemi denoncuar raste te Gazetes 55 duke i ilustruar si shembuj te nje fryme anti-islame dhe jo ne perputhje me etiken publike. Fakti qe ne kemi theksuar se ajo eshte gazete e Berishes, eshte nje e vertete qe kushdo, madje edheti, e ke te qarte. Natyrisht, ne nuk themi se cdo gje qe shkruan Fahriu eshte mendim i Berishes, por ama nuk mund te mos themi qe Berisha nuk eshte kundra me frymen e Fahriut. Te jesh i bindur se, nese Berisha do te kishte ndonje lloj shqetesimi serioz per muslimanet shqiptare, Fahriu nuk do te botonte pislleqet qe boton ndaj muslimaneve ne ate gazete.
    Patjeter qe 55-a perfaqeson qendrimet e PD-se dhe anti-islamizmi i saj tregon per nje permase anti-islamike brenda PD-se qe Berisha, te pakten, e toleron. Une as qe e ve ne dyshim qe Berisha vete nuk ka ndonje inat me muslimanet dhe ky muhabet vjen me shume per shkak te oportunizmit te tij, por sido qe te jete jam i detyruar qe te reagoj ndaj tolerances qe Berisha i ben artikulimeve te tilla anti-islame dhe anti-kombetare, si ato te 55-s.
    Gjithsesi, per ate cfare ti na akuzon, ne lidhje me qendrimin tone ndaj Respublica-s, po te shpjegoj se Respublica eshte blogu qe na ka rastisur te kritikojme me shume se cdo media tjeter. Nuk po rri te te sjell linket tani, sepse po ia pertoj ketij muhabeti, por qendrimet tona ndaj Respublica-s nuk kane qene aspak te buta sic thua ti. Megjithate, une mendoj se Respublica eshte shume me serioze se 55-a ne keto pune, qofte edhe per faktin se ka seriozitetin te botoje qendrimet te kunderta me te vetat. Ndersa per Fahriun, nuk ke c’flet se s’ke nga ta zesh. Ne kte menyre, nuk kam faj une pse Respublica boton shkrime kunder islamofobise, ndersa Fahriu jo. Po ta bente Fahriu kete pune, patjeter qe une do te shprehja te njejten gje sic shpreha per Respublica-n. Por, sido qe te jete vleresimi yne per aq sa Respublica i krijon hapesire mendimit kunder islamofobise, nuk do te thote se ne tolerojme gjithcka tjeter qe ka thene e do te thote kjo faqe me pas. Ne do te vazhdojme te debatojme me te edhe ne vijim per tema te tilla.

    Mua me duken shume te qarta keto pune dhe nuk e kuptoj se cfare ka ketu per t’u ngaterruar!

    Nejse, flasim me gjate here tjeter.
    Meqe nuk pata mundesi t’i pergjigjem bujarise tende kur ishe ne kurbet, tani qe po iki une, te ftoj te na besh nje ziharet andej. Kushtet financiare tani me ofertat e tajareve jane shume te favorshme dhe ke me shume mundesi per me ardhe. Hoteli qyl i ka dyert hap ne mirepritje te bujtesve si puna jote. 🙂
    Selom e qelom!

    • Avash nje here. Respublika po gjykohet gjithsesi per komentet – sigurisht joetike qe permban ku pasi deklaron moderim, aty gjenden thirjet qe myslimanet te cohen ne dhoma me gaz. Ka here pas here ndonje shkrim apo njoftim gjer diku tendencioz – dakort dhe kjo. Po nuk ka krahasim fare, po fare ama, me vrerin programatik dhe ideologjik te 55 ku me ne krye kalorsin e fytyres se vrerosur Lavdrim Litan e ktheu ne refrenin e gazetes urrejtjes kundra Islamit, pa zene ne goje qe eshte botuesi i Oriana Falachit dhe qe gjithe ky vrer kundra islamit leshohej teksa kishte si burim te vetin kryesor lajmesh radio vatikanin.

      Kesisoj, fakti qe ky robi ketu lart nuk duro t’ja shaj njeri Berishen ky eshte halli i vet e Zoti e nimofte, po nuk ka paralelizma ne kete mes. Pa qene ndonje tifoz i Respublikas se nuk ke per cfare te jesh tifoz ketu, nuk me duket me vend edhe sugjerimi se Respublika nuk eshte ndonje fare medieje per te qene sepse nuk me duket se si ne standartet e medias shqiptare qenka me poshte atyre qe supozohet “se ja per te qene.” Nese standarti i krahasimit eshte ideologjik pastaj, tjeter muhabet e nuk ja vlen ti hyme fare.

  • vallahi ky robi EC ketu na eshte bo si anetar i byrose politike qe po mundohet me na vu kufirin se ata qe jane me Berishen jane myslimane te vertete e ata qe guxojne me thone na i gjo kundra berishes jo vetem qe jane “te majte” (po e ve ne thonjeza se duhet me pas nivel shume t’ulet njohjeje te politikes me barazu PS me ndonje ide te majte) por nuk jane edhe myslimane… patjeter qe secili ka te drejten per hapesire shprehjeje, por ky qendrimi i EC qe perdor cdo shkrim ne Ezan per ta klasifiku pro/kundra Berishes/Topallit e co. e per rrjedhim mysliman e jo aq shume mysliman po behet me te vertete i merzitshem dhe banal, sidomos kur shoqerohet me fytyra shakatare qe bejne per t’qesh vetem ate qe e shkrun.

    • Mos ki frykë, Sare, se ti qi përfaqso kontrollin proletar ke E-Zoni nuk ke për ta lonë udhheqjen e E-Zonit me dalë testirit ene me hy n’brazdat ideollogjike t’qeverisë. Sa t’jetë udhheqja lavdishme ene sa t’jetë kontrolli proletar, E-Zoni nuk ka për tu ndiku hiç pri armiqve t’popllit si puna ime ene ka për t’vazhdu sistematikisht me na qit t’gjithve n’kthesë t’rrugës qi t’shofim drejtsinë e vijës s’Partisë. 🙂 Me selomet e ma bo hallall, po çere t’i boj qi s’ëm rri dora pa ju ra m’qafë içike ju t’ksaj zavijes ksaj nohije. 😀 😀

  • Për ta thjeshtuar më shumë këtë çështjen “55 vs. Respublica”, po përmbledh që njëra është gazete e Bahri Falliut që (1) ushqen islamofobi, por (2) mbështet qeverinë dhe i bie PS-së, kurse Respublica është gazetë e Muçit që (1) usheqen, gjithashtu, islamofobi, por (2) është në krah të PS-së dhe sulmon qeverinë. Kaq është i gjithë muhabeti. Në këndvështrimin tim, Fahriu ka një të keqe e një të mirë, kurse në qëndrimin tuaj, me ç’duken bathët, Muçi ka një të keqe e një të mirë. Të tjerat janë llafe të tepërta.

    Për sa i përket nivelit intelektual të këtyre gazetave, nuk di me peshoren e cilit farmacist duhet matur për të verifikuar nëse ngre më shumë kandar truri obskurantist i Fahriut apo mendja e ndriçuar e rrëzëllitëse e Muçit.

    Gjithsesi, pavarësisht se s’kam ndonjë respekt për shtypin shqiptar dhe në Shqipëri nuk lexoj asnjëherë gazetë, them se aq “standard krahasimi ideologjik” sa të mos e ndyejmë veten me vlerësime për organet e varura të Partisë mëmë që na i mbylli me dryn xhami e kisha bashkë duhet ta kemi së paku ne që dimë të shkruajmë pa gabime drejtshkrimore.

    Kur rrimë e gjuajmë në çaste interesi (në dukje jashtëpolitik e në thelb kriptopartiak) gjilpërën nën kashtë për të gjetur numrin e teserës së partisë që ka pasur Berisha në kohë të PPSH-së, si dreqin vetë partinë ku paskësh milituar Berisha s’e paskemi shqetësim hiç? Më tepër sesa si çështje ideologjike, këtë e shoh si çështje karakteri dhe kujtese historike.

    Gjithsesi, ju vazhdoni punën e ruani paanësi politike ala “Shekulli” apo ala “Shqip”, me ndonjë kreartikull editoriali me Berishë në stil “ZP” vend e pa vend, po mos u habisni nëse një ditë ju mbin në forum ndonjë islamofob katolikocentrist që t’ju shkruajë:

    “A as kaq marre mos me e pasë ju myslimant’ a? Jua ka myllë Enver Hoxha xhamitë me dry e ju ka varë n’shtyllë, e tash ju bani sevda m’partinë qi jua themeluen Enveri me Dushanin me 8 nanduer 1941! Ah, ju ju marroftë Zoti, se ju paskeni kenë për me u çue n’Afganistan ke aj Hekmatjari me i thurë lavde Bashkimit Sovjetik e m’u falë n’xhami me autorizim partiet!” 😀 😀 😀

    Nëse nuk ju ka ardhur deri tani ndonjë i tillë, me siguri kjo ka ndodhur pasi të tillë shkrues veriorë, me ç’po shoh poshtë e përëjetë, e urrekëshin Berishën më shumë se ç’e urrejnë në lagjen Çole apo në Kuçovë, po nëse ndodh që ndonjë i tillë të jetë me PD-në dhe të vijë t’jua thotë këto fjalë, më kujtoni mua dhe përfytyromëni duke ju tundur gishtin e duke ju thënë: “Ju pata thënë! Mbajeni tani!” 😀 😀 😀

    • Vin.
      Te shpjegova me lart te gjithe arsyet perse akuzat e tua nuk qendrojne dhe jane krejt pa lidhje. Nese arsyet e mija nuk qendrojne mund ti kundershtosh dhe te sjellesh fakte apo argumente, por nuk ka kuptim te riartikulosh edhe njehere te njejtat akuza, sikur une te mos kem folur fare.
      Sapo te thashe, se perqindja milimetrike qe ti nxjerr si diference ne kritikat tona mes paleve, nuk ka asnje arsye ne bote per te te cuar ne perfundimin se ne jemi me njeren prej paleve: ate qe kritikojme me pak. Ne kete linje te argumentova gjithashtu se perse eshte krejtesisht e paarsyeshme qe, akoma edhe me shume, ta radikalizosh qendrimin duke na konsideruar njesoj me gazetat Shekulli apo Shqip. Nese nuk i lexon ato qe une shkruaj, me thuaj, qe te mos lodhem kot. Gjithashtu, nese po kerkon te besh gallate, me thuaj ta leme fare kete muhabet, sepse une nuk mund te bej te njejten gje me djersen time. Gjithcka te kam shkruar e kam me shume seriozitet dhe sinqeritet ndaj, kerkoj te njejten gje edhe nga ty, si nje minimum etike ne kete diskutim, kur behet fjale per nje angazhim, te cilit ne i kemi kushtuar nje pjese te rendesishme te kohes, perkushtimit dhe vetes sone.

      Qe te ta lehtesoj pak punen, po te sugjeroj t’i hedhesh nje sy shkrimit te meposhtem:

      http://www.e-zani.com/2011/10/08/edi-rama-stis-fashizmin-oriental/

      Gjithashtu, meqe u permend ceshtja e projektit te xhamise, kemi pasur nje sere shkrimesh ku eshte atakuar Rama, nje prej te ciles ka qene shkrimi i Fabit:

      http://www.e-zani.com/2010/11/20/%E2%80%9Cdhurata%E2%80%9D-e-ram%D1%91s-p%D1%91r-bajram/

      Tani, nese ti gjen shkrime te tilla tek Shekulli per Ramen, ke te drejte te na quash ramiste. Perndryshe, nuk di si ta quaj kete akuze per agjitacion e propagande qe ti ben ndaj E-zanit.

      Per kete arsye, situata qe parashtron se mund te dale dikush neser dhe te na tregoje turpin duke na akuzuar se po mbeshtesim ata qe kane prish kisha e xhamia, me duket dicka qe nuk ia vlen ta veme ne qese. Ne na kane dale njerez qe na kane akuzuar per lloj-lloj cudie, ndaj nuk me shqeteson e as nuk me habit kjo qe thua ti. Budallenj ne kete bote ka sa te duash dhe nuk kam ndermend te sheroj boten nga budallalleku njerezor. Me duket qesharake qe te rri e te sqaroj dynjane qe une nuk jam me PS-ne. Eshte e tepert edhe kaq sa po diskutoj me ty tani.

      Po edhe sikur te isha me PS-ne mor burre, cfare ka ketu per t’u marre kaq shume? Ore, fati i fese dhe popullit ne kete vend nuk varet nga diferenca PD-PS ne pushtet.
      Fundja e fundit, nese une mendoj se muslimanet duhet t’ia japin voten PS-se, eshte shume me me kembe ne toke, sesa militantizmi yt ndaj PD-se. Eshte me normale te besh nje zgjedhje te gabuar duke votuar nje parti me te keqe ne kete vend sesa te militosh ne partine me pak te keqe.
      Ta thashe edhe kur u takuam per Bajram. E pranoj qe njeriu mund te mbroje idene se, midis dy te keqijave (PD-PS), te duash te zgjedhesh te keqen me te vogel (qe, per mua te pakten, eshte PD-ja). Por nuk te ka hije fare te militosh per nje te keqe, qofte kjo edhe me e vogla. Dhe aq me pak i ka hije nje njeriu te letrave, te behet apologjet i gjerave kaq banale ne kete vend sa partite. Mbi te gjitha eshte edhe ceshtje drejtesie. Per sa kohe politika ne Shqiperi eshte zgjedhje e “te keqes me te vogel”, eshte e padrejte fetarisht te behesh apologjet i se keqes. Ti mund ta zgjedhesh ate, si pasoje e te qenit i kushtezuar, po rjo ta mbrosh, jo te besh apologjetike per te.

      Dakort, ta pranoj kete te mete si mik dhe si njeri qe te vleresoj per ato vlera qe ke. Por te pakten prano edhe ti (nuk po te them: vlereso) faktin qe te tjere si ne, nuk e kane kete te defekt.

      • Gyso, puna është se artikujt që ke sjellë nuk mund të merren si shembuj të asnjanësisë dhe nuk e nxjerrin E-Zanin nga formati i krahasimit me “Shekullin” apo me “Shqipin” që ngre unë, sepse Rama në këto shkrime është goditur pasi e ka bërë aq bozë, saqë s’do të kishte kuptim të lihej pa reagim në një blog myslimanësh. Është njësoj sikur Rama të tallet me Koço Kokëdhimën apo me Dritan Hoxhën dhe “Shekulli” e “Topi” të mos ndihen. 😀 😀 😀 Nëse Rama nuk preket as kur fajëson poshtë e përpjetë për despotizëm me natyrë “orientale”, s’ka më se kur e kush të preket tjetër.

        Ndërkohë, shih pak se sa “anshëm” shkon kandari në një përpjekje për relativizim dhe baraspeshim me një shprehje të vetme të njërit nga shkrimet që ke sjellë:

        “…Shpeshherё Berisha ёshtё goditur politikisht nga opozita pёr qasjet e tij ‘orientale’, viktimizim qё Berisha ka ditur t’ua shesё muslimanёve mjaft mirё…”

        Viktimizim që Berisha ka ditur t’ua shesë muslimanëve mjaft mirë… 😉 Kjo është shprehja që, në fakt, mjafton për të kuptuar se Rama goditet nga halli, kurse Berisha për qejf. Sepse të themi atë që është e të mos i hamë hakun kujt, Berisha nuk ka bërë asgjë për t’u shitur myslimanëve apo kurrkujt tjetër si viktimizim fajësimet e oponentëve për despotizëm “oriental”. Nëse ka myslimanë demokratë që pëlqejnë të besojnë se Berisha është “mysliman i fshehtë” që “falet e agjëron fshehurazi” (siç ka myslimanë socialistë që besojnë se Rama Islamofili pasi e ha shumë hallvën me shumë sheqer), Berisha s’ka ndonjë faj, se s’ka dalë t’i thotë kujt vetë gjëra të tilla. Ai nuk ka bërë gjë prej gjëje për t’i shitur myslimanëve si viktimizim të tilla deklarime. Prandaj edhe shprehja “diversioniste” për mënyrën se si Berisha e “shet” viktimizimin e vet te myslimanët është ajo që duhet parë për të kuptuar anësinë dhe jo shkrimi që godet Ramën pasi ky e ka tepruar me një qasje kaq raciste që s’ka si të lihet pa kritikuar.

        Fundja kur E-Zani i ka rënë më qafë edhe Bamirit të Myrtezasë duke gjetur shenja islamofobie në deklaratën e tij në Postribë se mirditorët në luftën e tyre kundër turqve ushqenin vokacionin perëndimor të shqiptarëve (sado komike të jetë deklarata e Topit, mua nuk më duket se ka vend për të folur për cenim të Islamit këtu), atëherë s’mbetet më hapësirë për t’i kaluar “lehtë” e pa përmendur deklaratat a Ramës.

        Ndërkohë, unë nuk pretendoj që ju t’i godisni Ramën apo PS-në siç kam qejf unë. Do të isha plotësisht dakord me qëndrime të zbutura e të përqendruara në çështjet konkrete, pa u shpërndarë si vaji në lakra në përgjithësime të panevojshme.

        Po ta sjell edhe një herë shembullin që kemi biseduar. Kur Rama talli menderen me Sabri Koçin në një mbledhje KPD-je në 2005-ën, Forumi Mysliman deshi të mbante një qëndrim dhe unë i propozova që të ishte i ashpër duke u shprehur që kryetari i partisë që e burgosi Sabri Koçin dhe goditi fetë në Shqipëri, përpara se të ironizojë me kryetarin e ndjerë të KMSH-së, bën mirë të kërkojë falje për përgjegjësinë e partisë së tij në goditjen e pashembullt të besimit fetar në vend.

        U ulëm dhe e biseduam me FMSH-në. Disa nuk qene dakord me qëndrimin që unë propozoja dhe pati sugjerimin që FMSH-ja në reagimin e vet të tregohej më e përmbajtur, duke u përqendruar te çështja dhe jo te historia e partisë apo te fajet historike të PS-së për të shkuarën. Dhe unë u binda. Madje pa asnjë pishmanllëk. U ulëm, e rishkruam deklaratën reaguese, e pastruam nga “emocionaliteti” im dhe ja produkti: http://www.forumimusliman.org/sabrirama.html. Pavarësisht se qëndrimet e mia nuk gjetën vend në deklaratë, unë isha plotësisht i kënaqur me tekstin që u arrit dhe kisha një ndjesi të mirë që u ndërtua diçka më e baraspeshuar se ajo që unë propozoja.

        Them se ky tekst është një standard i mirë që mund t’ju vlejë edhe juve si një model i dobishëm për reagime më të balancuara, nëse dëshironi. E veçanta e këtij teksti është përqendrimi te çështja konkrete pa cenuar personalitetin e individit (në këtë rast, të Ramës) dhe pa ngatërruar në këtë mes ngjarje të shkuara e pa synuar ekuilibrim duke përmendur individë të tjerë, qoftë duke i lëvduar, qoftë duke i kritikuar në një hapësirë që s’u takon. Nëse e pranoni sugjerimin tim modest dhe dashamirës, unë nuk ju këshilloj asgjë tjetër veç ruajtjes së këtij standardi.

        Ah, edhe diçka tjetër do t’jua sugjeroja sa herë të jetë rasti: duke nisur që nga komentet e mia të parit, fshijini të gjitha komentet tona dhe mos na lini të komentojmë, sepse qëndrimet që kemi ne, lexuesit, ndaj shkrimeve jo vetëm që nuk kanë asnjë vlerë, pasi tekstet tuaja flasin vetë dhe mjaftueshëm, por ndezin kot së koti debate dhe përplasin deri edhe në nivele personale njerëzit me njëri-tjetrin në një atmosferë të pafrytshme e madje të dëmshme. Shkurt, ju sugjeroj të ruani “udhëheqjen” prej “kontrollit proletar”! 😀 😀 😀 Dhe në këtë rast, nuk kursej as veten dhe jam i gatshëm t’i nënshtrohem me kënaqësi “fshesës” tuaj. 🙂 Në të mirë të mjedisit virtual të myslimanëve dhe për asgjë tjetër.

        Me selame!

  • EC, Edvin Cami, me pati habitur dhe mua kur pati kritikuar teper ashper ne fazen e Ezanit ne facebook shkrimin tim te para ca koheve “Xhami e Re” http://e-zani.blogspot.com/2011/03/xhamia-e-re.html
    Shkrimi nuk eshte ndonje veper e arrire letrare dhe ndoshta kritikat artistike i meritonte, por ajo qe me cuditi ishte se shkrimi im po sulmohej per ceshtje politike. Edhe pse shkrimi qe botuar nje vit para se Edi Rama te shpallte konkursin e tij per xhamine e Tiranes, E-zanit ia solla ne vemendje ne ate kohe meqe xhamia e re e Tiranes ishte pjese e debateve te perditshme, dhe ata e pranuan ta botojne. Nderkohe Camit i qe dukur sikur ky shkrim po botohej per ti thurur lavde iniciatives se Rames per xhamine e re dhe me pak fjale me lincoi ne komentin e tij teper te hidhet ne fb. Sigurisht qe thurja lavde Rames s’ka qene fare ne radarin tim as kur e pata shkruar kete reflektim personal, as kur i kerkova Ezanit ta botonte, por mendja e Camit dhe e tipave si ai funksionojne vetem ne vija partiake.
    Kjo mua me duket nji tribalizem modern, te jesh me partine/tribu tenden edhe kur ata e kane mire edhe kur e kane gabim. Kjo eshte dicka qe, nga aq sa kam mesuar une per Islamin, me eshte dukur se profeti e ka ndaluar. Ne jemi te urdheruar te jemi ne anen e se drejtes, jo ne anen e tribuse sone. Prandaj habitem tej mase nga keto doza kaq te forta partitizmi qe shpreh Cami dhe disa si ai. Mbaj mend para zgjedhjeve te 2009 dikush tek abl-muslimstudents pati deklaruar se kush nuk voton per Berishen ka bere kufer (“ka mor fund ai muhabet” e mbyllte komentin). Ndoshta edhe Cami na konsideron ne qafira ose gati-qafira nese nuk votojme per Berishen ne zgjedhjet e ardhshme…

  • Hehehe, ashtu do të të pëlqente ty, ë? Që unë dhe “ca tipa si unë” t’ju gjykonim si qafirë e të dalë feje ju që s’votoni për Berishën dhe me këtë rast të bini rahat prej meje një herë e mirë? 😀 😀 😀 Jo, jo, nuk do t’jua jap këtë kënaqësi. Do t’ju konsideroj vëllezër e motra në besim, doni apo nuk doni ju dhe do të mbaj përgjegjësinë e plotë të kësaj marrëdhënieje vëllazërore duke mos ju rënë kurrë më qafë e fyer personalisht, por vetëm duke kritikuar qëndrimet tuaja dhe duke ju shpotitur më e shumta si “aguridhë të pamend” (shprehje e Eqerem Bej Vlorës) sa herë që të dëgjoj të më thoni se PS-ja dhe PD-ja janë e njëjta gjë. Dhe natyrisht që e keni edhe ju të drejtën që të më gjykoni mua për naiv e për leshko për arsyen se mua më ka mbetur ora në 1990-ën dhe vazhdoj të gjykoj se PS-ja është ajo që ka qenë më 8 nëntor 1941 apo në 1967-ën kur rrënonte xhamitë, ndërsa PD-ja mbetet po ai kalë beteje që kemi shfrytëzuar në atë kohë për të fituar kaq liri sa kemi sot, po ai kalë që s’mund ta “menderosim” kaq lehtë tani që kaluam lumin. Mund të më thoni naiv për këtë dhe bëjeni po të doni. Nuk më mbetet hatri. Mbase do të duhet të kalojë pak më shumë kohë që të kuptojmë se kush pati të drejtë.

    Tani, po qe se unë do të përsëris sërish se kësaj radhe nuk do të votoj PD-në dhe Berishën, por PLL-në dhe Eqerem Spahinë, ju s’keni për të më besuar, kështu që vazhdoni të besoni se jam berishist e pëdëist i pandreqshëm, se fundja nuk është se kjo më bën të ndihem i fyer. 🙂 🙂 🙂

    Të vijmë pak tani tek ky shkrimi. Meqë nisi me politikë e po bitis me politikë kjo punë, po kujtoj një batutë politike. Mbaj mend një herë në “Opinion” mendjendriturin Muç Nano që iu drejtua Berishës me fjalët: “Ti nuk respekton presidentin! Ke thënë se kur i shkova Moisiut në zyrë, e gjeta duke luajtur domino.” Dhe Berisha iu përgjigj duke qeshur: “Është hera e parë në jetën time që më ndodh të mos e mohoj dot një deklaratë që s’mbaj mend ta kem bërë.” 😀 😀 😀 Kjo po më ndodh edhe mua me shkrimin në fjalë. Është hera e parë që s’mbaj mend as ta kem lexuar e as ta kem kritikuar një shkrim për të cilin autori më fajëson ta kem linçuar. Ose do të të jetë dukur linçim ndonjë batutë ironike imja, ose po më ngatërron me dikë tjetër, sepse nuk i mbaj mend fare as rrethanat e botimit të shkrimit, as përmbjatjen e tij dhe as që ta kem lexuar apo kritikuar ndonjëherë.

    Po, e mbaj mend që kam kritikuar një shkrim të Besnik Sinanit pak ditë pas “ofertës” së Ramës për t’i bërë myslimanët me xhami, pasi gjykova se qëndrimi i Besnikut i ngjante një ftese për myslimanët që ta dëgjojnë me vëmendje dhe, në njëfarë mënyre, ta pranojnë xhaminë si një tjetër dhuratë të partisë për masat punonjëse pas stadiumit të Beratit, HEC-it të Komanit, muzeut “Enver Hoxha” dhe Pallatit të Kongreseve. 😀 😀 😀 Por këtë shkrim, të treguar më sipër, më vjen keq që nuk e mbaj mend. A është e sigurt që kam qenë unë dhe jo miku im Elton Cami? Na ngatërrojnë shpesh bashkë dhe, me ç’shoh, ai e paska linçuar vërtet shkrimin. 😀

    Nëse je i sigurt që kam qenë unë, atëherë shih një herë mos e gjen tekstin e kritikës sime në Facebook dhe hidhe këtu që ta lexojmë së bashku ç’kam thënë dhe pastaj gjithsekushi të gjykojë nëse kritika qëndron apo jo. Se me kaq sa ke thënë nuk jam në gjendje as vetë të gjykoj rreth gjykimit tim. 🙂

    • Fatkeqesisht nuk mund ta gjej me ate postim sepse faqja e re e Ezanit shkon vetem deri me 3 Tetor 2011. Por ndoshta ka qene miku yt Eltoni, ku i dihet, sepse te dy i paskeni emrat me E dhe mbiemrin Cami. Pyete njehere Eltonin se ndoshta e mban mend ai ta kete bere ate postim qe ti nuk e kujton.
      Une tani po kuptoj qe me paska mbetur ne mendje ai postim, ndoshta per nga hidhesia e tij, ndoshta per nga kritika e pakuptueshme politike kur vetem politike qe aty s’kishte.

      • Aaaaa, Eltoni është i sertë shumë! 😀 😀 😀 Po gjithsesi, po të isha në vendin tënd, vetëm prej Eltonit që s’do të më mbetej hiç hatri, se ai e ka pa të keq dhe shkruan me emër e me mbiemër. Edhe këtë L-në këtu poshtë e ka bërë rruspaq një herë për një shkrim që pati shkruar këtej nga zavija e E-Zanit, po as L-së s’i mbeti hatri dhe as mua që rastësisht ndodh që me L-në të jem, siç e kam thënë më lart, burrë e grua-mish e thua. 😀 😀 😀 Kështu që Eltonit bëja hallall, se është çun hallall! 🙂 🙂 🙂

  • Meqe debati u nis me komentuesit e tepert e te pacipe te gazetave e po bitiset po per ta, edhe une them t’i bashkohem nismes per gazeta pa komentues. Nuk ka kuptim qe anonime cfaredo te hyjne e te bejne ekspertin e midhjes e te peshkut. Me kujtohet shkrimi qe kam postuar dikur tek ezani, qe u bastardua nga komente nga me idiotet. Dhe u pervuajta per nje koment qe vertet t’ia vlente artistikisht, meqe ishte fjala per art e estetike. Ndaj nese eshte halli qe te frustruarit te shfryjne anonimce dhe me pas nga ana tjeter te dalin e te bejne vellain a motren e mire, me mire te mbyllet ky shteg i shkrete dhe i mbarsur me ligesi e shejtanllek. Nderkohe mbi gazeten Respublika vazhdon te qendroje komenti qe perdhos Profetin dhe Aishen e dashur. Me shume kenaqesi do isha futur ne dhomat e gazit dhe nuk do me bente pershtypje fare nje paragraf i tille, por ai i Profetit, i Babait tone e i Nenes tone nuk durohet. Nuk luhet me familjen, nese per ta Profetet jane perveset dhe eshte gje normale, per ne jo dhe ketu nuk ka vend per ulje zeri apo buonizem te shtirur per te mos qene si ata.

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *