Kur Vuajnë Fëmijët





Hamza Yusuf*

Do doja të shkruaja në pasim të një pyetjeje të ngritur pas një citimi që postova në Facebook, pak ditë më parë. Pyetja shtrohej se si mundet Zoti të lejojë përdhunimin e një vajze 7 vjeçare. Së pari, do doja tu kërkoja njerëzve mos ishin kaq të ashpër me ata që kanë pyetje legjitime. Disa myslimanë nxitojnë të sulmojnë dhe dënojnë myslimanë të tjerë që kanë dyshime e shqetësime e në fakt i shtyjnë ata edhe më larg nga Islami. Unë vetë kam qenë fajtor për këtë dhe jam pishman që i jam përgjigjur shumë ashpër një të riu saudit në Xhedah i cili ishte pranë apostasisë. Në atë moment ju përgjigja në atë mënyrë sepse më tronditi fakti që dikush ishte në atë gjendje teksa ishte aq pranë Harami Sherifit. Gjithsesi, në retrospektivë, kuptova se ndoshta e kisha bërë situatën edhe më keq. Sot e kësaj dite lutem për të.

Në librin Vëllezërit Karamazov, Dostojevski sjell këtë pyetje moderne të vuajtjes së fëmijve në gjuhën e Ivanit drejtuar Aljoshës dhe e përdor si provë që ai nuk mundet të besojë më në Zot apo në një Zot që mund të kriojë një botë të tillë. Prej meritës së tij, Dostojevski sjell formulimin më të mirë që mund të gjendet e u përball përkitazi me këtë çështje.

Shumë të rinjë myslimanë në Perëndim dhe në vende të tjera të lidhur online janë të ekspozuar me pyetje të tilla. Të moçmit ishin mirëfilli prezent me aspektet hyjnore të botës e prandaj nuk i shtronin pyetje Zotit për botën, sepse Zoti është ai që na pyet ne. Teksa teologjia dhe teodicia janë përpjekje të lodhshme e të gjata për të adresuar pyetje të tilla njerzore, na duhen gjithsesi qasje të arsyeshme për publikun e përgjithshëm për të ndihmuar myslimanët në bashkësistë tona si dhe të tjerët të cilët po kërkojnë përgjigje për probleme të thukta.

Do doja të përmendja një hadith që hedh dritë më tej në përgjigjen që dhashë për këtë pyetje të postuar në Facebook. Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, tha: “Kushdo që falë faljen tonë, drejtohet për nga drejtimi (kibla) jonë dhe ha ushqimin tonë hallall është mysliman dhe ka mbrojtjen e Zotit e më pas mbrojtjen e të Dërguarit të Zotit. Mos tradhtoni të mbrojturit e Zotit.” (la takhfiru ‘llaha fi dhimmatihi). Fjala dhimmah ka disa kuptime, përfshi “mborjtje, kujdesje, përkudesje, pakt mbrojtjeje, qëndrueshmëri, përgjegjsi, vetëdije, përgjegjsi ligjore, paprekshmëri, siguri dhe ndërgjegje.” Arabët thonë “ala dhimmati,” që do të thotë “për fjalë të nderit.” Sipas këtij hadithi, Zoti ka vendosur mbrojtjen e Tij mbi disa gjëra – në rastin e këtij hadithi, myslimanët, por më përgjithësisht, sipas Kuranit, shumë thënieve profetike dhe ligjit Islam – mbi krijimin e Tij dhe mbi botën. Kësisoj, pemët, puset e ujit, lumenjtë, oqeanet, ajri, dheu, ushqimi, kafshët e më e rëndësishmja njerëzit, pavarësisht nga feja, ngjyra apo kredoja e besimit të tyre kanë mbrojtjen e Zotit. Gjithsesi, Zoti ka bërë njeriun kujdestar të kësaj mbrojtjeje. Folja khafarajakhfuru, një variant i të cilit është përdorur në këtë hadith, do të thotë “të kujdesesh për diçka.” Ndërrimi i foljes në të tashmen nga jakhfurujakhfiru, siç është bërë në hadith, ndryshon kuptimin në “të tradhëtosh.” Kësisoj, mbrojtja mund të tradhtohet nga një rrëshkitje na lart poshtë, nga fathakasrah.

Hadithi i mësipërm nuk përjashton njerëzit e feve të tjera. Ata që nuk janë myslimanë, përfshi njerëz të feve të tjera e jo vetëm pasuesit e feve Abrahamike, sipas shkollave Maliki dhe Hanefi, janë njerëz të paktit në vendet e myslimanëve, siç ishte praktika osmane në shekuj: prandaj ata njihen si “popujt e paktit të mbrojtjes” (ahl al dhimmah). Përfshi në këtë kategori janë dhe popujt që kanë marëveshje me myslimanët dhe njerëzit në vende jo myslimane ku vetë myslimanët jetojnë në siguri. Me fjalë të tjera, të gjithë këta njerëz janë në mbrojtjen e Zotit dhe të Dërguarit të Tij. Kjo është arsyeja pse në Ditën e Gjykimit Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të do jetë avokati kundra myslimanëve i njerëzve të paktit që u tradhtua nga myslimanët.

Nga gjithë krijesat e Zotit, fëmijët janë ata që kanë nevojë për më shumë mbrojtje për shkak të pafajsisë së tyre dhe faktit që janë më vulnerabël dhe kjo është arsyeja pse dënimi për dhunimin e fëmijve është dhe më i ashpër. Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të, i donte dhe nderonte fëmijët e në shumë raste i thërriste me emra nderues apo duke u ledhatuar kokën, duke lënë mbi kokat e tyre aromën e muskut. I dërguari i Zotit, në fakt, shkoi në një rast për të ngushëlluar një fëmijë që i kish ngordhur kafsha shtëpiake ashtu siç mallkoi me ferr ata që keqtrajtojnë kafshët pasi mori vesh për torturimin e një maceje; ai njoftoi falje hyjnore për një prostitutë që i kish dhënë ujë një qeni që po ngordhte nga etja.

Krime të tmerrshme kryhen kundra fëmijve dhe janë gjithashtu shenjë jo vetëm e faktit që kemi vullnet të lirë, por gjithashtu, sipas kredos tonë, se Zoti nuk është i obliguar të ndërhyjë kur ne thyejnë paktet e mbrojtjes së Zotit dhe dhunojmë të padhunueshmet. Imam al Lakani thotë në Xhauhara-n e tij:

Pretendimi i Racionalistëve (Mutazila) se Zoti duhet të lejojë vetëm të dobishmen është gënjeshtër;

A nuk kanë parë ata vuajtjet e fëmijve në botë?

Së fundmi, incidente të vazhdueshme dhunimesh të tilla janë shenjë e fundit të kohëve, siç ka thënë Profeti, paqja dhe bekimi i Zotit qoftë mbi të: “Do vijë një kohë kur do ketë epsh ndaj fëmijve ashtu siç sot ju keni joshje natyrale ndaj femrave.” Aftësia për të thyer këtë pakt mbrojtjeje quhet vullnet i lirë. Të drejtat dhe mbrojtja që Zoti u ka dhënë njerëzve duhet nderuar e ruajtur nga secili nga ne. Nëse dikush i tradhëton ato në këtë botë, qeveria ka autoritetin dhe të drejtën të adresojë dhunimin. Me adresimin e dhunimit rikthehet rendi dhe mund të fillojë procesi i kurimit. Nëse kjo nuk bëhet, viktima duhet të kujtojë se do ketë një ditë ndëshkim hyjnor që do adresojë gjithë dëmet, do shërojë çdo plagë, përmbushë çdo betim dhe do largojë për gjithë përjetsinë gjithë plagët e kësaj bote që u shkaktuan padrejtsisht prej atyre që tradhtuan paktet e mbrojtura të Zotit.

*Sandala Blog

Comments

  • …dhe mua me vijne nder mend dy episode nga tregimi i Tolstoit ‘At Sergei’ . Episodi i pare: Personazhi(At Sergei) pret me thike gishtin e dores qe dhimbja fizike te mposhte triumfin e epshit ne momentin kur ishte perballe nje provokimi te fuqishem femeror(personazhja kishte vene edhe bast me miqte se do ta tundonte Atin dhe ai do te mekatonte)Ajo e humbi bastin dhe ajo qe eshte me e rendesishme ajo humbi edhe pasionet e shfrenuara…me pas u be murgeshe.Episodi i dyte dhe i fundit(At Sergei ka braktisur Zotin) Sergei mekaton me vajzen e semure qe e ka sjelle i ati per ta sheruar Ati i ‘shenjte’…Ndersa nga gjeniu tjeter rus,Dostojevski me vjen ndermend thenia:’Po te mos ishte Zoti gjithshka do te ishte e lejuar’

  • Perkthimi eshte nje nga punet me te veshtira dhe me me pergjegjesi per cdo individ qe merr persiper nje detyre te tille, sepse pergjegjesia eshte e dyfishte:ai eshte pergjegjes edhe per veten edhe per autorin e shkrimit.Pra nje perkethim i manget se pari demton autorin e shkrimit dhe se dyti zbulon paaftesine e perkethyesit.Kete deshmon shkrimi i mesiperm, si perkthim.E shqetesuar nga dobesite gjuhesore (perdorimi i fjaleve te huaja:i obliguar,legjitim,apostasi,retrospektive,ekspozuar,prezent,adresuar, vulnerabel, incidence,etj;ndertimet e pasakta gjuhesore: ‘perfshi ne kete kategori jane edhe popujt’,’te adresoje dhunimin’,etj),por e tronditut nga dobesite kuptimore lexova materialin ne origjinal(anglisht) dhe dallova mesazhet e sakta te autorit te mirenjohur, qe per shkak te nivelit te dobet te perkthyesit jane erresuar.Jo me pak pergjegjesi kane edhe drejtuesit e gazetes.A e dine valle ata se sa e demtojne lexuesin shqiptar dhe mbi te gjitha besimtarin mysliman?!

    • Si blog vullnetare ne mirepresim bashkpunimin e perkthyesve dhe autoreve e vecanerisht te atyre qe jane tekujdeshshem ne perdorimin e gjuhes. Do vereja vetem se shume nga fjalet qe sjell ne komentin tend jane fjale qe perdoren ne shqip dhe si te tilla jane bere pjese e shqipes. Kjo eshte ceshtje kendveshtrimi.

    • Nuk e di ne c’planet linguistik jeton ti, po mua perkthimi mu duk shume i mire, te pakten shume me i mire se pjesa derrmuese e perkthimeve qe kaperdijme cdo dite ne libra, gazeta, apo web-faqe. Nese ky eshte perkthim i kaq i keq sa cæe ke bere ti, cfare do te duhet te thoje per to?!

      Ne lidhje me temen, do te thoja se retorika e sheh Hamzes eshte pikerisht ajo qe i duhet ligjerimit fetar edhe ne Shqiperi, nje retorike e ngarkuar mire me pasuri dijeje dhe kulturore, e mbi te gjitha e ngarkuar me humanitet e dhembsuri, e afte te sheroje mendjet dhe zemrat e degjuesve apo lexuesve. Mbi te gjitha, kjo retorike eshte thellesisht e thjeshte dhe e rrokshme nga cdo njeri me nje kulture minimale apo mesatare, pa kaluar ne vulgarizim. Eshte kenaqesi perhere te lexosh Hamza Yousuf-in.

  • Leave a Reply to Terxhuman Cancel reply

    Your email address will not be published. Required fields are marked *