Arti i Fundamentalizmit Anti-Islamik.





e-zani.

Peisazhe të Fjalës kish reflektuar sot mbi përjashtimin e minares nga Bienalja e Venecias, një ngjarje e raportuar gjerësisht nga gazeta Panorama. Artisti Ardian Isufi ka deklaruar se: “Censurimi i projektit tim ka baza religjioze.” Thotë Isufi:

Një ditë përpara se të bëhej hapja zyrtare, kanë ardhur shumë njerëz të interesuar mbi artin bashkëkohor dhe një ndër ta ishte edhe kuratori me famë botërore Robert Stor, i cili para 4 ditësh ka kuruar Bienalen e artit pamor, dhe u shpreh me fjalët më të mira për projektin tim, duke e etiketuar si unik dhe origjinal. Kur puna filloi të publikohej dhe të ngjallte interes, u vu re një lloj irritimi jo vetëm te kuratori, por edhe te stafi i tij, ku shihja një lloj filtri të religjionit. Shakaja e hidhur apo gafa e kuratorit u shfaq në momentin kur hodhi pretendimin që në vend të minares mbi oxhakun e fabrikës, të ishte një kullë e një kishe ortodokse. Një ditë para hapjes së pavijonit u përballa me një mënyrë komunikimi, absolutisht jo profesionale dhe artistike, por që ishte e gjitha një komunikim fundamentalist.

 

Kuratori Voci ka deklaruar se arsyeja e përjashtimit të ka qenë niveli artistik, por kjo është kundërshtuar nga artistët e tjerë pjesmarës në Bienale.

Sigurisht që bëhet fjalë për oxhakun e fabrikës së qelqit të kthyer nga Haxhi Xhafer Shkodra dhe djemtë e tij në minare xhamije dhe artisti Isufi kish menduar ta rindërtonte në Venecia. Në këtë mini-përplasje të qytetrimeve, kujdestarët e imazhit evropian të Shqipërisë korën një tjetër fitore duke e hequr projektin e oxhakut – minare nga Bienalja në ditën e fundit para hapjes.

Comments

  • nese eshte e vertete kjo qe thote isufi, atehere qeka per te ardh keq ku paska shku muhabeti… dhe, c’eshte ma zi, ku paska sy per te shku…

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *