Liria, barazia dhe dhuna





Aryeh Neier*

Sulmet e dhunshme ndaj selive diplomatike të SHBA-së në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut kanë ngritur dhe një herë pyetjen se si duhet të përgjigjemi kur Amerikanët dhe Perëndimorët ndërmarrin shprehje provokative ndaj një grupi që i quan këto provokime si blasfemi. Edhe pse sulmi ndaj trupit diplomatik të SHBA në Bengazi, në të cilin ambasadori J. Christopher Stevens dhe tre anëtarë të stafit të tij u vranë, mundet fare mirë të ketë qenë planifikuar, sikundër dhe Departamenti i Shtetit ka pohuar, vrasësit dukshëm ruajtën momentin për të vepruar duke shfrytëzuar një film anti-islam të prodhuar në SHBA.

Ka pasur episode të shumta vitet e fundit në të cilat perceptimi blasfemues ka sjellë dhunë dhe vrasje, duke filluar me publikimin e romanit të Selman Ruzhdie “Vargjet Satanike” më shumë se dy dekada më parë dhe duke vazhduar me botimin e karikaturave të Profetit Muhamed në një gazetë Daneze Jyllands-Posten. Në Holandë, Theo Van Gogh u vra në një trotuar të Amsterdamit për shkak të filmit të tij me titull Nënshtrimi, i cili kritikon mënyrën e trajtimit të gruas në islam.

Por edhe ato që mbrojnë lirinë e shprehjes kësaj radhe kanë qenë më pak aktiv. Kësaj rradhe, filmi që solli ato trazira në Kajro, Bengazi, Sana dhe kudo gjetkë është kaq i vrazhdë dhe provokues e duket qartësisht qëllimin për të cilin është prodhuar.

Sërishmi mendoj se nuk duhet të jenë gjykatësit e bukurisë artistike të një filmi përcaktuesit e lirisë së shprehjes. Prirja e disa individëve diku gjetkë për të reaguar dhunshëm ndaj asaj që ato e konsiderojnë si blasfemuese nuk mund të jetë një kriter për të përcaktuar limite mbi lirinë e fjalës dhe mendimit n SHBA, Mbretërinë e Bashkuar, Danimarkë apo Holandë (apo kudo gjetkë).

Është shumë e rëndësishme për të diferencuar blasfeminë nga gjuha e urrejtjes. Ajo çka është e dënueshme ndaj gjuhës së urrejtjes dhe e bën atë të ndaluar në shumicën e vendeve të botës, është se ajo ka një tendencë për të diskriminuar apo për të ndikuar në ushtrimin e dhunës ndaj anëtarëve të një grupi etnik, kombëtar, racial apo religjioz.

Madje edhe në SHBA, ku liria e shprehjes mbrohet me mjaft zell, një nxitje e tillë mund të ndiqet penalisht dhe të dënohet në raste ku dhuna apo sjellje të tjera të jashtëligjshme nxiten. Ndërsa, në rastin e blasfemisë, nuk është folësi (apo në rastin konkret producenti i filmit) ai i cili nxit në mënyrë të drejtë për drejtë diskriminimin apo dhunën. Përkundrazi, janë ato të cilët janë mllefosur nga shprehja e pikëpamjeve që mund të kërcënojnë apo të ushtrojnë dhunë ndaj folësit apo ndaj zyrtarëve të qeverisë amerikane të cilët, sipas tyre, u kanë lehtësuar punën atyre që kanë kryer këtë punë blasfemuese.

Natyrisht që nuk mund të jemi të sigurt në tërësi se kush mund të kenë qenë shkaqet e një dhune kaq ekstreme. Ndonjëherë, siç duket se ndodh me videon që duket se ka vënë në lëvizje protestat e tanishme ne qytetet e ndryshme përgjat Afrikës Veriore dhe Lindjes së Mesme, mund të kaloj një periudhë e gjatë ndermjet publikimit të materialit fyes dhe shpërthimit të zemërimit popullor.  Dhuna, me sa duket, nuk është spontane; përkundrazi, është një artefakt lokal apo rajonal i politikës. E gjitha kjo nuk ul aspak papërgjeshmërinë e atyre që kaq lirshmërisht kryejnë sjellje ofenduese dhe diskriminuese por na bën të qartë  se sjellja e tyre nuk duhet të na ulë përgjegjshmërinë tonë ndaj luftës mbi lirinë e shprehjes.

E si duhet të veprojmë? Përgjigja e vetme e duhur është ajo e përzgjedhur nga ambasadori i SHBA-së në Kairo, i cili denoncoi filmin duke thënë se qeveria Amerikane e dënon ato persona që ofendojnë besimet e tjera po kështu dhe Sekretaria e Shtetit Hilari Klinton përforcoi aktin e dënimit të një filmi që ajo e quajti “të shpifur dhe ofendues.”

Me sa duket, kjo nuk qe edhe aq e mjaftueshme për ato të cilët kërkonin një shkak për të sulmuar konsullatat e SHBA në Bengazi. Nëse ato nuk do të kishin gjetur këtë shkak atëherë do të kërkonin një shkak tjetër. Thjesht duke dënuar një film nuk do të thotë shumë për ato që besojnë se një qeveri e fortë si ajo e SHBA-ve mundet të  vendosë fare thjeshtë nëse duhet apo jo xhiruar ky film apo dhe transmetuar.

Edhe pse deklarata e Ambasadës Amerikane në Kajro u kritikua gjerësisht nga ana e politikës, ajo meriton lavdërim për mishërimin e vlerave amerikane. Ndryshe nga kritika, dënimi i filmit nuk do të thotë censurim i tij, qeveria e SHBA-ve nuk duhet të heqë dorë nga autoriteti i saj për të reaguar ndaj ndjeshmërive që prek ky film dhe për të dënuar një veprim provokues të dukshëm që prodhoj konsekuenca kaq tragjike.

*Aryeh Neier, president i Institutit për një Shoqëri të Hapur (Open Society Institute) dhe themelues i Human Rights Watch, është autor i librit të fundit Taking Liberties: Four Decades in the Struggle for Rights.

 

 

Përktheu: Xhodi Hysa

Comments

Your email address will not be published. Required fields are marked *