Marrëzia e protestave të dhunshme nga myslimanë kudo në botë vazhdoi sot dhe shkaktoi vdekjen e 19 njerëzve në Pakistan, një pikë gjaku e të cilëve, sipas fjalëve të Profetit, paqja e Zotit qoftë mbi të, është më e vlefshme për Zotin se vetë Kaba.
Në një editorial në gazetën britanike The Guardian shkruhej:
…dikush, diku, duhet të tregojë aftësi udhëheqëse për të ndërprerë atë që është bërë një cikël familjar. Sa herë që grupet e djathta të krishtera shtypin këtë buton, fryhet balona. Ndoshta duhet të qëndrojë e lidhur dhe ka ende nevojë për buon sens.
Kjo ndodhi këtë të premte në Egjipt ku partitë kryesore islamiste – partia Nur e selefive dhe partia e Lirisë dhe Drejtësisë e Vëllazërisë Myslimane – deklaruan se nuk do mernin pjesë në demonstratat përballë ambasadës franceze, por ndoqën këshillën e kreministrit francez, Jean-Marc Ayrault në formimin e një ekipi të përbashkët legal kundra Charlie Hebdo për një seri karikaturash që tallen me Profetin Muhamed. Askush s’po i thotë tjetrit që të kthejë faqen tjetër, por ja vlen të dëgjohej myftiu i Egjiptit Ali Xhuma kur tha se Profeti u përballë me shumë lloj ofendimesh e sulmesh fizike pa u kundërpërgjegjur. Filmi dhe karikaturat pasuese janë ofenduese dhe provokuese, por njerëzit mund të zgjedhin se si shprehin neverinë e tyre. A bëhet kjo duke sulmuar simbolet më të afërta apo nëpërmjet protestave paqsore dhe rrugëve ligjore?
Lexoni të plotë editorialin e The Guardian duke klikuar këtu.
Comments