Terrorizmi i YouTube





BRUCE B. LAWRENCE

Një ambasador amerikan u vra në krye të detyrës për herë të parë pas 33 vitesh. Tre të tjerë vdiqën bashkë me të. Një konsullatë amerikane u shkatërrua. Në të njëjtën kohë, flamurit amerikan iu vu flaka, ndërsa një zyrë tjetër diplomatike, një ambasadë, është vendosur nën shënjestër në vendet Arabe. Në ditët në vijim, sulme të tjera do të drejtohen ndaj oficerëve amerikan, selive diplomatike në dy apo tre vende arabe.

Titujt e gazetave janë mbushur më shumë se kurrë jo për të mbrojtur të pafajshmit por për të dëshmuar dhunën që ka pushtuar në një nivel të paprecedentë këto vende.

Ajo çka e shndërron akoma e më shumë surreale këtë situatë është fakti se një film i ndërtuar për 14 muaj ishte shkëndija e një dhune kaq të madhe dhe të paprecedentë ndaj zyrtarëve amerikanë në këto vende dhe se pikërisht kjo dhunë ndodhi në përvjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe pranë një fushate elektorale.

Çështjet që ngrihen janë të kundërta: 1) Liria e fjalës, që të jep mundësin për t’u vendosur në një vijë të ndërmjetme mes kritikës publike dhe satirës (që lejohet), dhe deformimit apo urrejtjes (që nuk lejohet); dhe 2) Mbrojtja e interesave të SHBA-ve që përfshijnë në veçanti ato të posteve diplomatike dhe personave që i shërbejnë qeverisë së SHBA-ve jashtë territorit në zona të ndryshme konflikti.

Shumë mund të diskutohet mbi të dy këto pika: Nga njëra anë, kush e prodhoi këtë film me kosto të ulët, artistikisht të pavlere dhe të ndyrë? (Mbi këtë lexoni shkrimin e mrekullueshëm detektiv  mbi këtë pyetje); dhe për të kuptuar se kush i nxiti këto sulme mbi vendqëndrimet amerikane në Kajro, Bengazi dhe mbase në Sana?

Kushdo që mund të jetë “Sam Bacile” (me shumë mundësi ai është një kopt patriot i quajtur Nakoula Basseley Nakoula), ai është shprehur në mënyrë korrekte kur thotë: “Ky film nuk ishte për të nxitur religjionin por politikën.” Kushdo që e ka krijuar dhe shpërndarë atë “përmbledhje” mbi Pafajësinë e Myslimanëve ka pasur për qëllim që të ngacmojë myslimanët, mbase ato nuk kanë pasur qëllim që të provokojnë një dhunë kaq masive dhe një urrejtje kaq të madhe që solli shkatërrim dhe dhunë në botën arabe. Ajo çka mund të deduktojmë vetiu është se video është një pretekst për të lehtësuar sulmet e al-Kaedës, mbase e simpatizuesve të tyre. Por sërishmi kjo ngre një pyetje: si arriti që një film i dytë të dublohej në arabisht, e më pas u përdor për të justifikuar sulmet ndaj amerikanëve përtej detit?

Të dy principet — liria e fjalës dhe mbrojtja e diplomatëve amerikanë — lidhen mes tyre kur interneti jo vetëm që i mundëson shpërndarjen, por edhe rikthimin e prodhimeve vizuale (një film, një klip, një përmbledhje) në një moment delikat siç ishte ai i përkujtimore së shtatorit 2001. Përtej çdo teme që kemi diskutuar, debatuar dhe shkruar deri në tragjedinë e Bengazit të 11 shtatorit 2012, një pikë kryesore duket se na mungon, dhe na duhet që ta përforcojmë nga dita në ditë: për të pritur të papriturën, për të parë të palidhurën që të lidhet, e më pas për të projektuar interesin e një grupi të vogël mbi natyrën e botës moderne dhe mbi të gjitha mbi “neutralitetin” mediatik.

Nuk ka tema më të urryera dhe më të parëndësishme se ato që vijnë prej internetit. Ato udhëtojnë në formën e një virusi në botën e atyre që i pranojnë ata dhe që nuk munden t’i monitorojnë përmbajtjen dhe impaktin e tyre. Al-Kaeda bëri sot atë çfarë polemistë apo terroristë të tjerë do të bënin dhe që do mund të bëjnë nesër.

Ky është leksioni më i madh dhe njëkohësisht më i hidhur që mund të mësojmë nga vdekja dhe shkatërrimi që na erdh’ në shtatorët e viteve 2001 dhe 2012. Por kujdes, kjo është pjesë e një bote më të mirë që përbëhet nga një informacion i pafundmë dhe nga përdorimi i tij prej mendjepakëve. Gertrude Himmelfarb njëherë vërejti: “Sikundër postmodernizmi, edhe interneti nuk arrin të dallojë të vërtetën nga gënjeshtra, të rëndësishmen nga trivialia, të fundmen nga efemerja.”

A mos duhet shtuar vallë “mes sherrit dhe paqes”, sepse fjalët e saj do të parashikonin atë që pamë në Bengazi, por vini re, se një gjë të ngjashme mund ta shohim në çdo hap të shekullit të 21st . Është një shekull, shekulli ynë, që s’i përket as SHBA-ve dhe as Kinës madje as perandorisë së terroristëve, por i përket mbretërisë së kompjuterit dhe të atyre që krijojnë pafundësinë e të mirës dhe të keqes që ndërtohet nga një Epokë Informacioni.

 

Përktheu: Xhodi Hysa

Comments

  • Your email address will not be published. Required fields are marked *